VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Zhurnal, BLERIM BUNJAKU - NUK DO TË LEJOJ TË KEQPËRDORET EMRI 'SHQIPTAR' NË ZVICËRBunjaku - Ka ardhur koha që ne shqiptarët e Zvicrës t'i japim fund veprimtarisë me lopatë dhe të merremi me politikë

                                                                                      

E Enjte, 10.10.2024, 11:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Zhurnal, BLERIM BUNJAKU - NUK DO TË LEJOJ TË KEQPËRDORET EMRI 'SHQIPTAR' NË ZVICËR
Bunjaku - Ka ardhur koha që ne shqiptarët e Zvicrës t'i japim fund veprimtarisë me lopatë dhe të merremi me politikë


E Enjte, 03.26.2015, 08:31am (GMT+1)



Blerim Bunjaku është një tjetër shqiptar i suksesshëm në Zvicër, i cili ka vendosur të bëjë më shumë se ç'kanë bërë bashkëkombësit e tij deri sot: të përfaqësojë politikisht komunitetin shqiptar në Parlamentin Kantonal të Zvicrës.

Bunjaku në një intervistë ekskluzive për Agjencinë "Zhurnal", thotë se ka ardhur koha "t'i japim fund veprimtarisë me lopatë dhe të merremi me politikë".

Kandidati shqiptar, i cili po mbështetet tashmë masivisht nga të gjithë shqiptarët ngado që janë, thotë se shqiptarët e Zvicrës janë dëshmuar në të gjitha lëmenjtë dhe se mbetet të sfidohen edhe në politikë.

"Unë si Blerim Bunjaku nuk do të lejojë askënd ta keqpërdorë fjalën "˜shqiptar' sidomos nga partia e djathtë SVP, partia që ka qenë gjithmonë kundër bashkëkombësve të mi", shprehet Bunjaku.

Zhurnal: Për çfarë arsye kandidoni për në Parlamentin e Cyrihut?

B. Bunjaku:
Ka ardhur koha të ngremë zërin edhe në Politiken Zvicerane! Sepse mjaft kemi vepruar me lopatë dhe është koha që duhet të merremi edhe me politikë..

Unë si Blerim Bunjaku nuk do të lejojë askënd ta keqpërdorë fjalën "shqiptar" sidomos nga partia e djathtë SVP, partia që ka qenë gjithmonë kundër bashkëkombësve të mi.

Nuk do ta lejoj që të komprometohet identiteti i besimtarëve myslimanë, pjesë e së cilës jam edhe vetë. Qëllimi im personal është që përmes angazhimit tim që është objektiv kryesor te rinia edhe rinia në këtë lëmi të politikës, sepse nëpërmjet kësaj mundësie krijojmë kushte për një të ardhme më të suksesshme pa paragjykime të emrit apo besimit.

Ne si komunitet jemi dëshmuar me mjaft suksese, si në sport, në punë, në kulturë, në art dhe tani gjenerata e re po sfidohet edhe në rrjedhat e politikes.

Zhurnal: A keni përkrahjen e komunitetit shqiptar?

B. Bunjaku:
Është një befasi për mua dhe stafin tim zgjedhor ngase bashkëkombësit janë treguar të gatshëm të votojnë dhe të më mbështesin. Jo vetëm nga Winterthuri dhe Seenhof por nga të gjitha kantonet e Zvicrës.  Pa marrë parasysh se nga e kanë prejardhjen d.m.th nga gjitha trojet shqiptare dëshirojnë të më mbështesin.

Duket se është thyer akulli i vetëdijesimit për të votuar dhe për bashkëkombësit tanë në Zvicër ka ardhur koha ku mundemi të kërkojmë të drejtat tona ligjore pa paragjykuar emrin, mbiemrin apo përkatësinë fetare.

Unë njërin nga qëllimet e mia e kam arritur dhe jam i lumtur për këtë, që kemi mundur të aktivizojmë bashkëkombësit të merremi edhe me politikë në Zvicër dhe jo vetëm në trojet tona.

Zhurnal: Po stafi juaj?

B. Bunjaku:
Unë jam shumë i gëzuar që stafi im zgjedhor është duke bërë çmos për t'i arritur qëllimet politike. Në stafin tim zgjedhor janë personalitete të veçanta dhe me prejardhje nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, por edhe zviceranë.

Zhurnal: A do ta arrini qëllimin të jeni pjesë e Parlamentit kantonal të Zyrihut?

B. Bunjaku:
Ky ka qenë qëllimi im nga fillimi i kandidaturës dhe si sipërmarrës kam përvojat e mia personale që më kanë forcuar. Sepse të jesh një sipërmarrës i suksesshëm duhesh të përballesh me sfida, d.m.th. të kontribuojmë më shumë se të tjerët në shoqërinë zvicerane.

Dhe siç e kam përmendur më sipër, bashkëkombësit jo vetëm nga Winterthuri me rrethinë janë duke më përkrahur, por nga e gjithë Zvicra janë duke më pyetur se si munden të më mbështesin. Sipas statistikave pozitive jemi duke arritur qëllimin, por për të qenë përzgjedhja 100%e e sigurt duhet ende mobilizim edhe ata që nuk kanë votuar deri më tani t'i kontaktojmë me stafin tim për t'i informuar për procedurat e votimit.

Mundësia e votimit është në tërë kantonin e Zyrihut, d.m.th për ministër në Qeverinë e Kantonit "REGIERUNGSRAT" ku kanë mundësi të gjithë në kanton të Zyrihut të më votojnë shumë lehtë. Në listën e kaltër dhe në anën e majtë e futin emrin tim : BUNJAKU BLERIM, kurse në anën e djathtë WINTERTHUR.

Këtë listë e futin në zarfin me vrima dhe zarfin me vrima e futin në zarfin e madh. "STIMMRECHTSAUSWEIS".

Kartë votimi duhet të nënshkruhet dhe të futet në zarf, ashtu që të shihet adresa e komunës dhe e dërgon falas në post.

Kurse për Parlamentin Kantonal të Zyrihut dhe për ministër "REGIERUNGSRAT" mundet Winterthur dhe Sennhof të më votojë për të dyjat.

Në listën e kaltër dhe në anën e majtë e futin emrin tim: BUNJAKU BLERIM, kurse në anën e djathtë WINTERTHUR.

Prandaj për Parlamentin e Kantonit të Zyrihut e shqyejnë fletën e votimit me numër 7 dhe i shlyejnë të gjithë emrat tjerë përveç 07.102 Bunjaku Blerim,1978... Prandaj e vendosin edhe një herë me dorë mes të parit në listë dhe të katërtit 07.102 Bunjaku Blerim, 1978.

Këto lista i futin në zarfin me vrima dhe zarfin me vrima e futin në zarfin e madh: "STIMMRECHTSAUSWEIS" kartë votimi duhet të nënshkruhet dhe të futet në zarf, ashtu që të shihet adresa e komunës dhe e dërgon falas me post.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHOQATA E STUDENTËVE SHQIPTARË NË UNIVERSITETIN E SENT GALENIT AKADEMI PËR FAN NOLIN (03.23.2015)
GJASHTË SHQIPTARË ME KOMBËTAREN ZVICERANE NË NDESHJET KUNDËR ESTONISË DHE SHBA (03.20.2015)
ËSHTË NDARË NGA JETA AKTORI ZVICERAN BUDDY ELIAS - KUSHËRI I ANNA FRANKUT (03.20.2015)
EKLIPSI ZVICERAN I DIELLIT FILLON TË SHFAQET NË TIÇINO (03.20.2015)
KOMBËTARJA E KOSOVËS NUK LEJOHET MË TË ORGANIZOJË NDESHJE NË TERRITORIN ZVICERAN (03.19.2015)
(UPDATED)KRYEPARLAMENTARI ILIR META PËRFUNDOI VIZITËN ZYRTARE NË ZVICËR (03.19.2015)
NË WINTERTHUR TË ZVICRËS JAHJAGA TAKOI BIZNESMENËT SHQIPTARË - IU FOLI PËR FUTBOLLISTËTJahjaga i ftoi shqiptarët e Zvicrës që të investojnë në Kosovë (03.18.2015)
PRESIDENTJA SOMMARUGA - ZVICRA ËSHTË SHUMË E PËRKUSHTUAR PËR STABILITETIN, SHTETIN E SË DREJTËS, EKONOMINË E TREGUT NË KOSOVËPresidentja e Konfederatës Sommaruga priti sot presidenten e Republikës së Kosovës Jahjaga (03.16.2015)
(UPDATED) PRESIDENTJA E ZVICRËS SIMONETTA SOMMARUGA DHE PRESIDENTJA E KOSOVËS ATIFETE JAHJAGA BISEDUAN PËR SHTIMIN E INVESTIMEVE ZVICERANE DHE PËR GJENDJEN NË KOSOVË (03.16.2015)
BLERIM BUNJAKU IU BËN THIRRJE SHQIPTARËVE - VOTONI, VOTA JUAJ VLEN3700 qytetarë të komunitetit shqiptar në Winterthur kanë të drejtë vote (03.16.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lartë]