E Premte, 04.26.2024, 05:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Në Kosovë diçka po zihet

Nga LEBIT MURTISHI


E Djelë, 12.06.2009, 12:06pm

Dy shkrime të autorit, të datave korrik e gusht 2009

Mitrovica zotërinj qeveritarë, do të thotë Kosovë, do të thotë Atdhe. Andaj nga ai krah i Kosovës,po dëbohen shqiptarët e pakët të mbetur nga lufta,po dëbohen në mes të ditës dhe me uniformat e Republikës së Kosovës,ndërsa ministri i brendshëm z.Pajaziti pret t`i raportohet  nga policia serbe e Millosheviqitse,çështë duke ndodhur në atë pjesë të „Globit“. Vërtet duket e pabesueshme hamendja e Pajazitit përpara kamerave,deri sa në anën tjetër,gjithashtu përpara kamerave,një polic-bandit serb,deklaron se shqiptarët duhet të marrin lejendertimi prej organeve komunale te “Veriut“ që do të thotë:te marrin leje nga serbia,ndryshe,nuk kishte nevojë të flasë më tepër serbi,flisnin vet policët e armatosur dhe me uniformat e Kosovës, por të gatshem për të vrarë shqiptarë si kohë më parë…

NË SHKOLLËN SHQIPE NË JURA

Nga Nexhmije MEHMETAJ, mësuese Zvicër


E Hënë, 11.30.2009, 02:08pm


 

  

Të flasësh në gjuhën shqipe

(Për më shumë kliko në titull)


SHBA: 28 Nëntori një festë e madhe që i bashkon shqiptarët
E Djelë, 11.29.2009, 10:28am

 

 

New York, 29 nëntor.Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në qytetet ku janë të përqëndruar më tepër shqiptarët, si në New York, në Boston, Chicago, Detroit, Dallas, Philadelphia, dhe në shumë qytete të shteteve si Florida, California, Ohio, Wisconsin, por edhe në kryeqytet, në Washington DC në dy ditët e fundit shqiptaro-amerikanët kanë festuar 97 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë të njohur edhe si Ditë e Flamurit me këngë dhe valle, me fjalime patriotike të rastit, por edhe duke përkujtuar dhe edukuar brezat e rinj se prej nga kanë ardhur dhe cila është histori e kombit të tyre.

 

Dita e Flamurit apo siç po quhet në dy vjetët e fundit si Dita e Shqiptarëve, këtu në Amerikë është festa më e madhe që i bashkon të gjithë shqiptarët nga të gjitha krahinat e trojeve të tyre në Ballkan.

Në New York, ku është përqëndrimi më i madh i shqiptarëve në Amerikë, një manifetsim qendror tradicionalisht e mban shoqata panshqiptare Vatra, ndërsa edhe grupime të tjera politike dhe krahinore organizojnë mbrëmje në shenjë të përvjetorit të pavarësisë.

Dita e Flamurit e shqiptarëve koincidon edhe me një festë të madhe të Amerikës, Ditën e Falënderimeve, që festohet të enjtën e fundit në nëntor që është një ditë e shënuar kur amerikanët e të gjitha etnive, kulturave dhe racave, falënderojnë për sofrën plotë me familjen dhe me miqtë, një traditë që gjenë zanafillën ç’prej ardhjes së peligrinëve të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti i largët 1621.

Kremtimi i Ditës së Flamurit në Lozanë

E Premte, 11.27.2009, 06:54am

Për të festuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, nxënësit e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues nga kantoni i Vaud-it u mblodhën së bashku në Lozanë në një manifestim të përbashkët shkollor. Manifestimi u mbajt të dielën më 22 nëntor 2009 në një sallë të bukur spektakli të përgatitur ashtu siç i ka hije kësaj dite të shënuar. Nuk munguan as flamuj të vegjël në dorë të nxënësve si dhe balona të kuq me shqiponjë dykrenore

Në sallë ishin prezent të gjithë nxënësit e shkollave shqipe të kantonit Vaud (Lozanë, Nyon, Morges, Rolle dhe Yverdon), me përjashtim të nxënësve nga Vevey. Edhe prindërit në një numër të madh iu përgjigjen ftesës për manifestim. Nuk munguan as mysafirët e nderuar në krye me koordinatorin e përgjithshëm të LAPSH «Naim Frashëri» në Zvicër, zoti Mahir Mustafa si dhe aktivistë tjerë të shkollës shqipe nga kantoni e më gjerë. Kësaj radhe nuk mungoi as përcjellja e medieve elektronike. I tërë manifestimi u incizua nga gazetari i RTSH zoti Ilir Buçpapaj dhe aktivisti i shkollës shqipe zoti Arsim Ymeri.

Këtë ditë të shënuar e pasuruan edhe aktivitete tjera që e bënë manifestimin edhe më madhështorë.
U hap ekspozita e pikturave të nxënësve nga Shkolla Shqipe e Lozanës nën përkujdesjen e piktorit tonë të njohur, zoti Samedin Asllani. 21 piktura të punuara nga vetë nxënësit zbukuruan ambientin e sallës.
Poetët nga kantoni jonë si zonja Fatime Kalimashi dhe profesori ynë i njohur zoti Besnik Camaj bënë promovimin e librave të tyre të poezisë në prezencë të një numri të madh të bashkatdhetarëve tanë.
.
 
Në manifestim nxënësit u paraqitën me këngë, valle, recitime, pjesë teatrale dhe gjimnastikë ritmike. Në skenë u paraqit edhe mësuesja e shkollës muzikore nga Ecublens-i, e cila së bashku me nxënësit tanë ekzekutoi melodi nga burimi ynë i pasur muzikor.

Dhe ashtu siç filloi manifestimi me të gjithë nxënësit në skenë, ashtu edhe mbaroi. Me këtë rast për herë të parë të gjithë nxënësit kënduan së bashku këngën «Shkolla Shqipe» të krijuar dhe të kompozuar enkas për ta nga mësuesja Shpresa Idrizi, mësimdhënëse në Lozanë.




LEBIT MURTISHI JAM UNË
E Martë, 11.17.2009, 09:25am

Jetëshkrimin e poetit Lebit Murtishi po e fillojmë krejtësisht ndryshe nga praktika e deritashme, që u lexohet poetëve, me rastin e përurimt të ndonjë vepre ap veprave, ditëlindjes etj.

E për këtë ndryshim, apo thyerje rregulli, nëse mund të quhet kështu me këtë rast, fajet i ka  Lebiti Murtishi, i cili është fajësuar e përndjekur vazhdimisht, nga pushtuesit sllavomaqedon, si fajtor, vetem se lindi shqiptar, u rrit i till në trollin e të parëve të tij, historikisht shqiptar, ku bashkë me rriten gërshetoi dhe zhvilloi veprimet e tija në vazhdimsi, për çështjen e nevojshme kombëtare në përgjithësi siç shkruan në njërën nga poezitë e tij: “Këtu jam që sot e mot…“ dhe me poezinë tjetër me të cilën po fillojm:

 

„ pak biografi…!

 

rrethojë me tel                                    

                               Me gjemba

përngjajshëm me një bishë në kafaz

tryelat gjer në shpirt më dëpërtuan

që unë të zbutem

si një bishë  e mjerë

                                                                               

m`i vranë buzqeshjet shpërgënjë

                                                                             

 rininë ma gozhduan në zëndan

                                                                                

po shpirti më përgjakej përmbi tela

                                                                              

dhe mbeta bishë e egër

                                                                                                                  

pa zinxhir…

 

Flet Alida Hisku, tashmë si shkrimtare dhe kryetare e grupit muzikor "Melodi Rain"
E Enjte, 11.12.2009, 02:06pm

Libri më bëri më shumë publike, por dhe befasoi vendasit

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Alida Hisku tashmë shfaqet para publikut gjerman edhe si shkrimtare. Ende sështë mbushur muaji ku ajo ka hedhur në treg romanin “Biografia”, një libër që i kushtohet jetës së saj mbushur me peripeci, ngjarje, aktivitete, dhimbje, dashuri, gëzime, hidhërime, zhgënime por ku mbi të gjitha spikat vetmohimi i saj për të mbijetuar dhe për të rritur dy djemtë në vitet e prara të tranzicionit jashtë atdheut në Gjermani. Jeta e saj është shumë intersante. Një ikje si në filmat hollivudianë dhe një mbritje në Gjermna në mënyrën më të pabesueshme. Me këtë libër ajo tashmë është bërë me një reputacion të padiskutueshëm në qytetin ku banon, ku të gjithë qytetarët ndalin, e përshëndesin, por dhe i bëjnë pyetje, Kush e njeh nga afër Alidën patjetër ka parë një grua të fortë, të qeshur, të dashur, që të bën për vete. Ajo i do shumë njerëzit, pasi jeta e saj ka qenë gjithë vuajtje që vetëm nëj grua si ajo ka ditur dhe ka mundur të përballoj sfidat e kohës. Nisma e saj për të bërë një roman tregon edhe njëherë vullnetin, por dhe karakterin e fortë të një gruaje shqiptare, që nuk ndalet për të rritur sadopak personalitein e femrës shqiptare kudo në botë. Vetë bahkshorti i saj (të cilin e kam takuar dy herë), habitet por dhe qesh me mënyrën e saj të kominukimit, ekspresivitetin, humorin, dashurinë për fëmijët, por sidomos për dëshirën për të parë vetëm para. Ajo fëmijët e saj i ka edukuar me një dashuri për Shqipërinë që rrallë kush e bën dhe pse ata janë rritur në Gjermani.

Kur doli nga shtypi libri juaj dhe si titullohet?

Berlini i ndarë: "Më dukej vetja si majmun në kopështin zoologjik"
E Hënë, 11.09.2009, 02:59pm

DW - Për katër dekada Berlini ishte i ndarë. Për të kaluar kufirin duheshin viza ose leje të veçanta. Kadri Mulaj ishte ndër të paktët që kishte këtë leje. Kosovari nga Mitrovica kujton ato kohë që kaloi me të shoqen Elken.Elke Müller nuk e njeh më qytetin e saj të lindjes: Shtëpitë e vjetra dhe të rrënuara nga koha e socializmit janë zhdukur. Pallate të qelqta dhe rrugë të asfaltuara janë ngritur tani rreth përqark lumit Spre në stacionin e trenit "Friedrichstraße". "Shpeshherë them: o ç'bën leku!" Këtë e bëri kapitali", thotë shoku i saj shqiptar nga Mitrovica, Kadri Mulaj.

Elke shikon njerëzit që kalojnë mbi urë pastaj thotë: "Është shumë e çuditshme që këtu ishte kufiri. Dhe që njerëzit kanë vdekur kur kanë dashur të kalojnë. Ndërsa tani të gjithë mund të lëvizin lirshëm".  Në brigjet e lumit janë vendosur kryqe në kujtim të njerëzve që kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalojnë në anën tjetër.

Kadri Mulaj emocionohet tek i sheh dhe kujton: "Unë atëherë kisha marrë me qera banesën e një kolegu të punës së Elkes, Chris Gueffroy. Ai ishte personi i fundit që tentoi të kalonte murin dhe u vra. Kur dëgjuam për këtë u prekëm shumë", kujton ai.

 

Po të kaloje këtë urë vdisje...

Jeta e emigrantit - sinonim i mbijetesës së vështirë
E Shtunë, 11.07.2009, 09:07am

Jeta e emigrantit është sinonimi i mbijetesës së vështirë. Kështu ndodh edhe me emigrantin shqiptar Agim Basha, të mërguar që në vitin 1997. Arsimtar në Shqipëri, punëtor ndërtimi në Greqi. Në rrëfimin e tij, ndërkohë, në bisedën me korrespondentin tonë në Athinë Niko Anagnosti, Basha shprehet i përmalluar për atdheun por edhe optimist për jetën duke parë nga e ardhmja dhe integrimi në shoqërinë ku jeton.

Historia e tij, edhe pse pa elementin dramatik, me natyrshmerinë që e tregon me fytyrën e tij prej babaxhani, është gjithsesi pjesë e historisë së imigracionit shqiptar. Një siguri të tillë sikur përcillte gjatë gjithë rrëfimit të  tij, që nga prezantimi i shkurtër fillestar, në zyrat e gazetës “Tribuna” të imigracionit shqiptar:

"Agim Basha, nga Lekdushi i Kurveleshit”. Por ç'erë e solli në Greqi?

 

“Unë kam ardhur në vitin 1997 në Greqi. Lashë vendin, pa e dëshiruar një gjë të tillë. Ishte një vit i trazuar, një vit i zi i rebelimit. Më nxiti që të ikja, se nuk doja të bëhesha edhe unë pjesë e atij trazimi. Ika me mendimin që të stabilizohesha përkohësisht në Greqi, me të parë e më të bërë, ashtu si të gjithë që ikën nga Shqipëria”.

Në Greqi e priste fati i vështirë i mbijetesës. Iu desh të harronte punën e arsimtarit të gjuhë-letërsisë dhe më vonë të gazetarit në vendin e tij dhe t'i hynte ndërtimit ku punoi si punëtor, karpantier në ndërtime banesash, por edhe veprash, si trami i Athinës dhe tani së fundi si ndihmës-topograf.

“Fillimisht punova në ndërtim, ashtu siç bëmë të gjithë”.

 

Punët e vështira për mbijetesë, siç tregojnë edhe duart e tij të argasura, jo vetëm që nuk i lanë asnjë fije pezmatimi për kalvarin e përditshëm të mërgimtarit, por nuk munden t'i zbehin aspak edhe optimizmin për jetën. “Jeta jonë tani është normale. Jemi integruar në jetën këtu. Punoj normalisht edhe unë edhe bashkëshortja ime. Kemi fëmijët që po rriten, janë nëpër shkolla, nëpër kurse. Jemi të detyruar që t'i mbështesim për të ardhmen e tyre”.

 

Fati i imigrantëve në vende të huaja është shpesh i vështirë

Publikohet strategjia kombëtare për parandalimin e emigracionit ilegal
E Mërkurë, 11.04.2009, 06:48pm

Sot është publikuar dokumenti “Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Migracion dhe Plani i Veprimit 2009-2012”, i cili është miratuar nga qeveria, ndërsa pritet të implementohet

 

Ministria e Punëve të Brendshme organizoi takimin punues për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Migracion të aprovuar nga Qeveria e Kosovës. Ne këtë takim morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Gjergj Dedaj, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ministri i Punëve të Brendshme ka shprehur shqetësimin e tij se përkundër përpjekjeve dhe procesit shumë pozitiv të shtet-ndërtimit, ende ka raste të migrimit ilegal me fatalitet. Mirëpo pavarësisht kësaj, Pajaziti tha se Kosova po hyn në një proces të obligimeve në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të BE-së.

Ministri Pajaziti tha se strategjia për parandalimin e migrimit ilegal është në kuadër të politikave të Qeverisë së Kosovës dhe një ndër kriteret e rëndësishme sa i përket liberalizimit të vizave. Sipas Pajazitit me këtë strategji tregohet një sinjal pozitiv për qytetarët dhe BE-në se është duke u punuar seriozisht në kuadër të rekomandimeve të BE-së.

Ministri i Brendshëm tha se për të parandaluar emigracionin ilegal duhet të punohet bashkërisht në shumë segmente nga shumë institucione.

Kryetari i Degës së LDD në Nju Jork ka dhënë dorëheqje të parevokueshme
E Hënë, 11.02.2009, 05:42pm
Nju Jork, 2 nëntor - Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, (LDD) në Nju Jork me Rrethe, Agim Rexhaj, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky post. Në tekstin e dorëheqjes që i është drejtuar liderit të LDD, Nexhat Daci, Rexhaj thotë se jep dorëheqje për shkak të qëndrimeve të papranueshme "të cilat në thelb, janë në kundërshtim me frymën, me statusin dhe programin e LDD së dhe, mbi të gjitha, në kundërshtim të plotë me frymën dhe filozofinë rugoviane të komunikimeve e të qëndrimeve demokratike". Gjithashtu Rexhaj pohon se sjellja dhe qëndrimi politik i Dacit ka vazhduar të "shfaqet si sjellje dhe qëndrim arbitrar", sidomos gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA. Duke mos dashur t'i nxjerrë jashtë problemet e tjera të brendshme lidhur me sjelljen dhe qëndrimet e kreut të LDD-së, Rexhaj thotë se fryma e komunikimit të Dacit është në kundërshtim me mendimin demokratik. "Duke mos dashur të jemi në shërbim të arbitraritetit politik e partiak të individit, por të programit partiak, politik e kombëtar, duke mos dashur të jemi në shërbim të mentalitetit i cili refuzon frymën demokratike të komunikimeve, të bashkëpunimeve e të veprimeve të përgjegjshme, ua them se dorëheqja ime nga pozita e Kryetarit të Degës së LDD së për New York me Rrethe është e parevokueshme", shkruan në dorëheqjen e tij Agim Rexhaj.
  » Përurohet libri i personalitetit të shquar Lekë Gojçaj
  » Berna emëron Drejtorin e ri të Zyrës së Emigracionit
  » Greqia jo më një vend tmerri për emigrantëtNga Shpëtim Zinxhirija
  » Shoqata "Scanderbeg" në Parma dhe nisja e mësimeve të gjuhës shqipeNga Anila Kadija, Itali
  » Evropa e Lirë: Pse emigrojnë kosovarët?
  » Arbneshi i Zarës, fshati i shqiptarëve të Kroacisë ku jetohet si në 1400Nga Dr. Musa Ahmeti
  » Vajza shqiptare lufton me grabitësin në banesë, ia dorëzon policisë
  » Të bëhemi njësh për ta mbrojtur dinjitetin e shqiptarit dhe të figurave tona të shquara si Ismail KadareNga Alfred Papuçiu
  » HRW: Qeveria e re greke të ndryshojë trajtimin e emigrantëve
  » Zëri i Amerikës: Reportazh në shtëpinë e vëllezërve Gojçaj në Nju Jork



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]