VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARTHUR SCHNITZLER dhe ËNDËRRA E DYFISHTËNga Elida Buçpapaj

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 09:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

ARTHUR SCHNITZLER dhe ËNDËRRA E DYFISHTË

Nga Elida Buçpapaj


E Mërkurë, 01.13.2010, 06:21pm (GMT+1)

 

 

Arthur Schnitzler (Artur Shnicler), shkrimtar dhe dramaturg i madh austriak, lindi në Vjenë të Austrisë më 15 maj 1862 si bir i mjekut të famshëm hebrej Johan (Janosh ) Schnitzler. Nga vitit 1871 deri në vitin 1879 vazhdoi gjimnazin. Pastaj studioi në qytetin e lindjes për mjekësi dhe e u diplomua më 1885. Deri në vitin 1894 ai praktikoi mjekësinë. Prej atëherë filloi jetën si shkrimtar. Debuti i tij letrar ishte "Liebeslied der Ballerine" Aventura e kërcimtares (1880 ). Në këtë prozë do të shfaqet për herë të parë personazhi Anatol që do të jetë në qendër të disa dramave njëaktëshe.

 

 

 

 

Në vitin 1890 Schnitzler bashkë me miqtë e tij Hugo von Hofmannsthal dhe Richard Beer-Hofmann është në krye të grupit letrar avangardë Jungen Wien (Vjena e re ), një grup që iu kundërvihej fuqimisht kanuneve të ngurta të jetës dhe të artit të kohës.

 

Ndër veprat e tij kryesore janë dramat "Anatol" (1893 ), "Libelai" (Flirtimi- 1895 ), "Freiwild" (Loja e ndershme 1896 ), "Reigen" (Duart rrotull" - 1900 ), "Paracelsus" (1899), "Der grüne Kakadu" (Papagalli ma balluke të verdhë 1899 ), "Der einsame Weg" (Rruga e vetmuar- 1904 ), "Komtesse Mizzi oder Der Familientag" (Kontesha Mici ose Dita e Familjes- 1909 ), "Der junge Medardus" (Medardusi i ri 1910 ), "Das weite Land" (Kjo tokë e gjerë 1911 ), "Profesor Bernhard" (1912 ), "Komödie der Verführung" (Komedia e tundimit 1924 ). Romanet: "Der Weg int Freie" (Rruga në të hapur 1908 ), "Therese. Chronic einses Frauenlebens" (Tereza. Kronika e jetës së një gruaje 1928. Prozat. "Sterben" (Vdekja- 1895 ), "Leutnant Gustl" (Togeri Gustl 1900 ),  "Berta Garlan" (1900 ), "Der blinde Geronimo und sein Bruder" (Jeronimi i verbër dhe vëllai i tij 1902 ), "Die Weissagung" (Profecia 1905 ), "Casanovas Heimfarht" (Riatdhesimi i Kazanovës 1918 ), "Fräulein Else" (Zonjusha Elsë 1924 ), "Traumnovele" (Ëndërra e dyfishtë 1926 ), "Spiel im Morgengrauen" (Lojërat e natës 1926 ), "Flucht in die Finsternis" (Fluturimi në errësirë 1931 ). Pas vdekjes i është botuar autobiografia "Jugend in Wien" (1968 ) dhe "Ditarët, 1879-1931 ).

 

Në vitin 1902 atij i lind djali Heinrich, nga këngëtarja Olga Gussmann, me të cilën martohet në vitin 1903. Po atë vit vë në skenë në Mynih dramën Reigen, duke provokuar një skandal të pashoq për cinizmin me të cilin paraqiten raportet midis pesë burrave dhe pesë grave të cilët kanë një ideal të përbashkët. Pas vënies në skenë drama botohet duke u bërë bestseller i hatashëm. Ajo mbetet një nga kryeveprat e autorit. Në vitin 1905 me Zwischenspiel  (Ndërkohë ) do të merrte çmimin Grillparzer për komedi. Në vitin 1909 i lind vajza Lili. Në vitin 1913 publikon  Frau Beate und ihr Sohnel (Zonja Beate dhe i biri ). Vitin tjetër u realizua një film me pikënisje nga komedia "Flirtimi", skenarin e të cilit e shkroi ai vetë. Është nisja e një filli të gjatë të veprave kinematografike bazuar në veprën e Schnitzel, fill që arrin deri në ditët tona. Më 26 korrik 1928 e bija Lili vetëvritet. Është një akt i pashpjegueshëm dhe një goditje tepër e rëndë për babain nga e cila ai nuk e merr veten më. Tri vjet më vonë, më 21 tetor 1931, Schnitzler vdes në Vjenë nga pika në tru.

 

Arthur Schnitzler nga pikëpamja e mjeshtërisë ka meritën se solli monologun e brendshëm, një mjet nëpërmjet të cilit shkrimtari ka mundësi më të mëdha për të hyrë në mendimet dhe në shpirtin e personazheve. Fama e jashtëzakonshme dhe suksesi që e shoqëruan gjithë jetën provokuan një interes për atë dhe veprën e tij nga babai i psikanalizës, Sigmund Freud, të cilin e quante si "kopje" apo sozi të vetën. Ky fakt ia nxiste atij një ndjenjë të përzier kënaqësie dhe droje.

 

Në të vërtetë vepra e Freud duke se ka ndikuar shumë në krijimtarinë e Schnitzler dhe në fillimet e karrierës së tij mjekësore shkrimtari pati treguar interes për studimet e hipnozës. Ata të dy takoheshin rrallë, por kanë pasur letërkëmbime. Një një letër (8 maj 1906 ) Freud se pyet shkrimtarin Schnitzler si kishte mundur të arrinte dije të tilla të cilat atij i kishin kërkuar vite studimesh dhe sakrificash.

 

Duke iu përgjigjur një intervistuesi se cili ishte mendimi i Schnitzler rreth kritikave se veprat e tij duket sikur trajtojnë të gjitha të njëjtën temë, ai ia ktheu: "Unë shkruaj për dashurinë dhe vdekjen. Çfarë temash të tjera ekzistojnë ?" Veprat e tij ishin shpesh kundërthënëse, si për përshkrimin e çiltër të marrëdhënieve fizike dashurore, ashtu edhe për kundërvënien e fuqishme ndaj antisemitizmit, përfaqësuar nga vepra si "Professor Bernhardi" dhe "Der Weg ins Freie". Gjithsesi është interesante që, edhe pse Schnitzler ishte vetë hebre "Professor Bernhardi" është e vetmja vepër e tij me një protagonist të identifikuar qartësisht si hebre. Në "Der Weg ins Freie" heroi ka shumë miq hebrej, por vetë nuk është hebre. Schnitzler akuzohej si tepër erotik dhe pas daljes së veprës së tij Reigen, vepra e tij u citua si një shembull i "flligështisë hebreje" nga Adolf Hitleri. Kjo vepër u përshtat për film në frëngjisht në vitin 1950 nga regjisori gjerman Max Ophuls me titullin La Ronde (Vardisësi ). Filmi pati sukses të madh në botën anglofone, ku filmi ruajti titullin në frëngjisht. Pavarësisht seriozitetit të tij në trajtimin e temave, Schnitzler shpesh përdorte dhomëne gjumit si farsë në dramat e tij (dhe pati një aferë famëkeqe me një na aktoret e tij, Adele Sandrock ). Professor Bernhardi, dramë për një mjek hebre që përzë një prift katolik për të shtruar një grua që është duke vdekur, prandaj ai është larguar nga klinika dhe është burgosur, është e vetmja vepër dramatike e tij pa temën e marrëdhënieve fizike dashurore.

 

Proza "Traumnovele" (Ëndërra e dyfishtë ) ka në qendër të saj një mjek të ri dhe gruan e tij, të bukur, të dashuruar dhe të lumtur. Teksa rikthehen nga një ballo (festë me vallëzime e shoqërisë së lartë ) me maska ata të dy fillojnë të tregojnë episode (ndodhira ) të jetë së tyre personale. Janë episode të cilat nuk dihet a kanë ndodhur vërtetë apo janë fantazi të përjetuara prej tyre. Por ishin episode të cilat deri në atë çast nuk ia kishin rrëfyer njëri-tjetrit dhe askujt në botë. Përftohet kësisoj tek të dy, pothuaj përtej vullnetit të tyre apo vetëdijës së tyre, një spirale vizionare e përbërë nga maska tejet trallisëse, nga mjedise të mistershme dhe të fshehta, nga dëshira të ndrydhura të cilat ia behin në dritën e diellit krejt pa pritur e pa kujtuar, nga tensione erotike të cilat kishin mbetur të nëndheshme për shumë kohë. Kjo spirale arrin kulmin një natë kur e vërteta e nxitjeve të tyre të brendshme nuk mund të mposhtej më. Kjo ua ndryshon thellësisht jetën të dyve. 

 

Thonë se kjo vepër i ka ngjallur shumë xhelozi vetë Frojdit. Kurrnjëherë, as më parë dhe as më vonë, nuk ka arritur ndonjë shkrimtar tjetër të pasqyrojë me kaq realizëm dhe në mënyrë kaq prekëse fantazmat e nënvetëdijës (të subkoshiencës ), ndoshta kurrë nuk ka arritur ndonjë mjeshtër tjetër i prozës të zhytet kaq në thellësi dhe të mbledhë lëndë për një prozë absolutisht krejt të veçantë. Ëndërr e dyfishtë ose ëndërra brenda ëndërrës gjen në këtë vepër kaq mjeshtërore e të paarritshme një masë të baraspeshimit shprehës më shumë se të përkryer: pavarësisht nga përmasat e kufizuara, kjo vepër mbetet një nga kryveprat klasike të Shekullit XX, një nga më të lexuarat dhe më të mëdhatë e qytetërimit letrar europian.

 

Në mesin e korrikut 1999 do të dilte, ndërkohë, filmi Eyes Wide Shut, që mund të përkthehet Sytë Gjysmë të Mbyllur apo Sytë Gjysmë të Hapur. Do të ishte filmi i fundit i regjisorit gjenial Stanley Kubrick, bazuar pikërisht në romanin Ëndërra e Dyfishtë të Arthur Schnitzler.

 

Regjisorit iu desh një periudhë shumë e gjatë për ta asimiluar dhe për ta shndërruar kryveprën letrare në kryevepër kinematografike. "Është një roman i Arthur Schnitzler, Ëndërra e Dyfishtë, mbi të cilin do të doja të vazhdoja të punoja." Kështu deklaronte Stanley Kubrick në një intervistë pas daljes së "A Clockwork Orange" (Portokalli mekanik- 1971 ). Ëndërrën e Dyfishtë Kubrick e kishte lexuar në vitet 1950 dhe kishte mbetur tejet magjepsur: "Shpalos dyfishësinë e jetës në shtrat të një çifti të martuar lumturisht dhe kërkon të barasvlerësojë rëndësinë e ëndërrave dhe të dashurive të fantazuara me realitetin martesor." Në prill të vitit 1971, një shpallje e studios hollivudiane Warner Bros., që sapo kishte realizuar "Portokallin mekanik", ku bëhej e ditur se filmi i ri i Kubrick do të bazohej pikërisht në Ëndërrën e Dyfishtë të Arthur Schnitzler. Ndërkohë që realizonte disa filma të tjerë, Kubrick nuk pushonte së menduari për tekstin e Arthur Schnitzler derisa më 1994 takonte shkrimtarin Frederic Raphael, me të cilin shkruan skenarin e filmit Eyes Wide Shut. Buja dhe kurioziteti i lig për projektin e regjisorit, sërish në punë pas Full Metal Jacket, shoqërojnë realizimin e filmit. Xhirimet fillojnë në nëntor 1996 dhe mbarojnë në janar 1998. Fakti që Kubrick zgjidhte si protagonistë dy superyje si Tom Cruise dhe Nicole Kidman, përveç vdekjes së papritur të regjisorit, një javë pas mbarimit të montazhit të filmit, e bënë filmin njërin më të bujshmit në historinë e kinemasë. Filmi do të ishte tejet i suksesshëm në kinematë, tejet i mirëpritur nga kritika, duke u cilësuar si një përkryerje e sofistikuar e stilit të regjisorit Kubrick dhe artit kinematografik në përgjithësi.

 

Filmi Eyes Wide Shut, 159 minuta i gjatë, i gjinisë dramë triller, do të shënonte kulmin e karrierës të aktorëve Tom Cruise e Nicole Kidman. Përveç vdekjes së regjisorit Stanley Kubrick filmit teksa korrte sukses absolut, shoqërohej edhe me ndarjen dhe divorcin e aktorëve, si dhe me dështimin e një foshnjeje që Kidman kishte pasur me Cruise. Suksesi i filmit e riaktualizonte edhe prozën e Arthur Schintzler, e cila bëhej përsëri bestseller dhjetëra vite pas suksesit të saj të parë. Vepra është përkthyer në anglisht me titullin "Historia e Ëndërrës", duke iu përmbajtur pikë për pikë titullit në origjinal "Traumnovele", ndërsa në gjuhët neolatine është përkthyer me titullin "Ëndërra e dyfishtë", duke iu përmbajtur porosisë frojdiane të përmbajtjes së librit, ku ndodh në art ajo që na ndodh edhe në jetë, kur na rastis që duke qenë në ëndërr ia tregojmë dikujt një ëndërr që sapo e kemi parë.

 

Në film emri i personazhit të luajtur nga Nicole Kidman është Alice Harford, ndërsa emri i personazhit të luajtur nga Tom Cruise është William Harford, shkurt Bill. Në prozën e Schnitzler këto personazhe mbajnë respektivisht emrat Albertinë dhe Fridolin.

 

Fakti që "Ëndërra e dyfishtë" përjetoi një tjetër periudhë bestseller pas daljes së filmit "Eyes Wide Shut" tregon se adhuruesit e filmit, për ta kuptuar porosinë tejet të thellë dhe vështirë të lexueshme të "Eyes Wide Shut", duhet patjetër të lexojnë "Ëndërrën e dyfishtë", duke e shoqëruar, natyrisht, me përfytyrimet konkrete të skenave të luajtura nga Tom Cruise e Nicole Kidman, pra duke bërë një shfletim të nënvetëdijës, çka përbën përputhje të plotë stilesh dhe filozofish si të shkrimtarit Arthur Schintzler (Ëndërra e dyfishtë 1926 ), ashtu edhe të regjisorit e bashkëskenaristit Stanley Kubrick (1999)./Elida Buçpapaj






Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa I
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa II
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa III
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa IV
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa V
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa VI
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa VII









Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa I (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa II (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa III (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa IV (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa V (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa VI (01.13.2010)
Arthur Schnitzler ËNDËRRA E DYFISHTË Pjesa VII (01.13.2010)
Një nga librat më të bukur të poezisë shqipeNga Qazim D. Shehu (01.11.2010)
PËRGJËRATË: UDHËS PËR TEK NËNAKushtuar Gjylë Buçpapajt (1918-2007)Nga Skënder BuçpapajUa kushtoj këtë poemë veç nënës time, të gjithë nënave dhe bijve që kanë përjetuar çka kemi përjetuar ne të dy (12.31.2009)
KAM ZGJEDHUR VUAJTJEN TIME, KAM JETUAR ËMBËLSITË E MIA, EDHE PSE RINIA SI ËNDËRRAT MË ËSHTË TRETURPoezi nga OSKAR UAJLLD (Oscar Wilde, 1854-1900) (12.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]