VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Lëvizja e lirë, punësimi, infrastruktura, fshati, arsimi, pagat, pensionet dhe shëndetësia, prioritetet e PD

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 05:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Lëvizja e lirë, punësimi, infrastruktura, fshati, arsimi, pagat, pensionet dhe shëndetësia, prioritetet e PD
E Premte, 06.05.2009, 08:01am (GMT+1)

 

Kryeministri Berisha ka shpalosur dje përpara publikut shqiptar gjashtë shtyllat kryesore të programit të tij qeverisës për katër vitet e ardhshme të mandatit të dytë qeverisës. Përmes një emisioni televiziv maratonë për më shumë se katër orë, kryeministri Berisha dhe një pjesë e ekipit të punës së tij, ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, ministri i Financave, Ridvan Bode, ministri i Ekonomisë, Genc Ruli dhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, prezantuan pikat kyçe të programit elektoral, të cilat përfshijnë liberalizimin e vizave, punësimin, infrastrukturën, fshatin, arsimin dhe shëndetësinë. Duke u ndalur tek prioriteti i parë i këtij programi, kryeministri Berisha theksoi se, del përpara qytetarëve shqiptarë një projekt, i cili përbëhet nga dhjetra ligje, vendime, reforma, të cilat me zbatimin e tyre do të sjellin për qytetarët shqiptarët standardet europiane. Kryeministri Berisha vlerësoi se, ky program i Partisë Demokratike falë arritjeve të katër viteve të mandatit të parë, qeveria është baza e krijimit të një programi të dytë ambicioz për katër vitet e ardhshme. "Rezultatet e katër viteve më parë, më lejojnë mua që t'u paraqes shqiptarëve projektin më ambicioz në të gjithë historinë e tyre. Shqipërinë europiane. Europa, gjatë gjithë historisë shqiptare ka patur konotacione nga më të ndryshmet dhe nga më tragjiket. Për mua, Shqipëria europiane do, që qytetarët shqiptarë të jenë me të drejta, me kushte të ngjashme me disa nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Në këtë garë, ne nuk mund të parakalojmë vendet e mëdha të Europës, por së paku në këtë garë do të kalojmë të paktën gjashtë vende anëtare të Bashkimit Europian", është shprehur kryeministri. Duke u ndalur konkretisht në këtë çështje, kryeministri theksoi se, prodhimi i kartave të identitetit është një nga gjashtë kushtet që duhet të plotësohen, por përsa i përket kushteve të tjera, Shqipëria mund ta finalizojë procesin deri sot. Kështu, kryeministri vlerësoi se, nëse bëhet fjalë për korrupsion, Shqipëria i parakaloi të gjitha vendet dhe u shpall më e mira në Ballkan.

 

Kryeministri shprehu garancinë se, pasaportat biometrike do të prodhohen dhe procesi do të ecë me ritme të shpejta për t'u finalizuar më pas me sukses. "Nëse bëhet fjalë për pasaportat ato do të prodhohen dhe shqiptarët do të lëvizin me to. Nëse homologët e mi në vendet e rajonit e kanë nisur me pasaporta dhe karta identiteti, unë e nisa me doganat të kryesuara nga bandat e Nehat Kullave dhe Aldo Baret. Ne ishim një emër i një vendi shumë i rrezikshëm. Lëvizja e lirë është premtimi im solemn. Zv/presidenti i Komisionit Europian, Barrot, ishte shumë entuziast kur tha se, Shqipëria është në rrugë të mbarë në këtë proces. Për ata që se kishim mendjen, Barrot tha se shqiptarët do të lëvizin të lirë, brenda vitit të parë të mandatit të dytë", vijoi më tej kryeministri.

 

Basha: Rruga e Shqipërisë drejt heqjes së vizave, e hapur

 

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, shprehu dje garancinë e plotë se Shqipëria në vitin e parë të mandatit të dytë qeverisës së kësaj mazhorance, do të udhëtojë pa viza në vendet e Bashkimit Europian. Basha theksoi se, kjo deklaratë e tij konfirmohet nga vetë strukturat më të larta të Brukselit, të cilat në raportet e tyre kanë vlerësuar maksimalisht përmbushjen e kushteve kryesore, që Shqipëria duhet të plotësojë në sajë të këtij procesi. "Procesi ka nisur me vizitën e zv/presidentit të Komisionit Europian, Franco Fratini, i cili hapi rrugën e liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ka vazhduar me marrjen e udhërrëfyesit dhe zhvillimin e punës për të kategorizuar arritjet në disa nga fushat që Shqipëria kishte realizuar sipas udhërrëfyesit. Nga vlerësimi paraprak i Komisionit u vlerësua se, Shqipëria kishte një progres të dukshëm në të gjitha fushat. Katër ishin fushat kryesore, siguria e dokumentave, fusha e sigurisë, fusha e të drejtave themelore të njeriut, si dhe fusha e azilit", u shpreh ministri Basha. Gjithashtu, ai shtoi se në këto katër blloqe, Shqipëria është vlerësuar maksimalisht. "Edhe sot është zhvilluar një mbledhje për të diskutuar mbi një raport teknik mbi përmbushjen e kushteve dhe sipas burimeve zyrtare diplomatike shqiptare, në Bruksel thuhet se, progresi i dukshëm i Shqipërisë është më i mirë në krahasim me të gjitha vendet e tjera", tha Basha, ndërsa vlerësoi se ecuria e Shqipërisë me reformat është më e shpejtë krahasuar me reformat e tjera. "Brenda një periudhe kohore për dy apo tre muaj, kjo fazë kalon në rrafshin politik dhe sipas burimeve diplomatike të hapura dhe të mbyllura është e qartë, se Shqipëria e ka të hapur rrugën për të liberalizuar vizat në përputhje me përkushtimin tonë për të përmbushur këtë proces. Është vlerësuar shumë lufta kundër trafiqeve dhe Shqipëria sot konsiderohet si një vend armik i këtyre trafiqeve", vijoi më tej ministri Basha.

 

Nuk do të pranohet asnjë kusht i opozitës për të prishur zgjedhjet

 

Kryeministri Berisha ka rrëzuar dje në mënyrë kategorike çdo tentativë të kryetarit të Partisë Socialiste për të prishur zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ndërsa, ka shprehur bindjen e plotë se, zgjedhjet e pritshme do të jenë zgjedhjet më të lira e demokratike në të gjithë historinë e kombit shqiptar, kryeministri Berisha ka dënuar ashpër propagandën e Partisë Socialiste për të zbehur interesin e qytetarëve në pajisjen me letërnjoftimet e reja elektronike. "Një nga arritjet e qeverisë për Shqipërinë dixhitale do të jetë që shqiptarët të votojnë kudo që ndodhen në mënyrë dixhitale. Sot, unë ndihem i lehtësuar, në një kohë kur opozita ka bërë përditë me mediat e saj, me politikanët e saj përpjekjet për të dekurajuar shqiptarët. Por unë sot falenderoj 1 milion e 2 qind mijë shqiptarë që kanë aplikuar. Opozita nuk ka hallin e kartave, Edi Rama e ka hallin tek çertifikatat. Maniaku i çertifikatave dhe manipulimet e zgjedhjeve me këto çertifikata tani po e sheh se po i vjen fundi, se mosha dixhitale është mosha e së vërtetës. Ai këtu ka frikë", tha kryeministri. Më tej, kreu i qeverisë vuri në dukje se mungesën e tij në krye të listës së PS, Rama po u tregon shqiptarëve standardin më të turpshëm të një vendi demokratik jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën. "Ai që s'vjen për të paraqitur përpara shqiptarëve, për të paraqitur programin, ai i cili është tutkallosur pas karriges së Bashkisë nga frika se mos largohet prej saj, ai i cili u tregon shqiptarëve standardin më të turpshëm të pluralizimit europian dhe botëror, që nuk pranon të udhëheqë listën elektorale. Shqiptarët do të bëjnë zgjedhjet më të mira në historinë e tyre. Në vitin 2006, opozita me një skenar më të shëmtuar në historinë vendit nxori boritë, kungujt dhe bilbilat në Parlament dhe Europa u bëri thirrje të firmosnin MSA. Nëse Edi Rama do në vetvete tua prishë dasmën shqiptarëve edhe vetë shqiptarët do të dalin kundër tij. Ai do të marrë damkën e bojkotuesit, por shqiptarët do të votojnë me qetësinë më të madhe. Në mënyrë kategorike nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve", vijoi më tej kryeministri. Kryeministri theksoi se, nuk do të pranohet asnjë kusht nga Partia Socialiste me tentativat e saj për të vonuar apo prishur zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Më tej, kreu i qeverisë u drejtoi një thirrje miqësore të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike e Partisë Socialiste, si dhe të gjitha partive të tjera që të ndihmojnë sa të mundin për procesin e letërnjoftimeve elektronike. Duke iu referuar problemeve me pasaportat biometrike, kryeministri tha se këto probleme kanë lindur për shkak të standardeve. "Kam qenë për të filluar menjëherë, por standardi i sigurisë së tyre ka patur me çdo kush rregjistrin elektronik të gjendjes civile. Kjo ishte përparësi absolute dhe ishte një projekt shumë voluminoz. 14 mijë rregjistra të gjendjes civile deri më sot janë kaluar në formë dixhitale. Tani të dhënat janë në bazë elektronike. Problemi është që katër vite u punua për këtë reformë dhe kjo është një nga reformat më të shkëlqyera që kemi bërë. Çështja e premtimit tim do një konsensus me opozitën. Zgjedhjet me atë që pashë unë, që zotëria bëri me çertifikatat në 2007, këtë standard që sollëm ne, ai nuk e pranon kurrë", vijoi më tej kryeministri.

Punësimi, rritja ekonomike garanci për 160 mijë vende pune

Një tjetër prioritet madhor i kësaj qeverie është edhe punësimi. Ministri i Financave, Ridvan Bode, vlerësoi dje se punësimi është një rezultante e rëndësishme e politikave zhvillimore të vendit. Bode vlerësoi se, gjeneratori kryesor i punësimit në Shqipëri ka qenë stabiliteti ekonomik. Sipas tij është pikërisht ky stabilitet ekonomik që i jep qeverisë mundësitë për të ofruar në mandatin e dytë të saj 160 mijë vende të reja pune. "Punësimi është një rezultante e rëndësishme dhe përcaktuese e politikave të zhvillimit të vendit. Gjeneratori kryesor i punësimit ka qenë stabiliteti ekonomik në vend dhe rritja e lartë ekonomike është e vetmja garanci që siguron punësim optimal për të gjithë popullsinë. Fakti që ne hoqëm dorë nga praktikat dhe teoritë e së majtës për gjoja punësim publik dëshmoi një nisje të re të praktikave të punësimit. Në katër vitet e para, ne siguruam 80 mijë vende të reja pune. Sektorët që kanë rritur nivelin e lartë të punësimit janë sektorët e tregtisë, industrisë dhe infrastrukturës", tha ministri Bode. Ai theksoi se, qeveria programon që të shtojë edhe 160 mijë vende të reja pune. Sipas tij, fakti që ekonomia shqiptare dëshmoi një qëndrueshmëri në rritjen e saj dëshmon se, Shqipëria ka të bëjë me një zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

 

Besim tek taksat e ulta

 

Në prezantimin e programit për reformat fiskale, kryeministri Berisha tha dje në emisionin "Opinion" se beson tek taksat e ulëta. E kam provuar dy herë strategjinë e taksave të ulëta dhe për mua kanë qenë çelësi i suksesit. Me taksa të ulëta do të rrisë rrogat e pensionet, tha kryeministri. Duke theksuar se sa herë do të ishte në pushtet do të rriste rrogat e pensionet, kreu i ekzekutivit theksoi se rrogat e pensionet do të rriten, që të ketë një qendrueshmëri ekonomia shqiptare. "Qëndrimi im ndaj energjisë nuk përputhet me kërkesat e tregut. Mendimi im është që energjinë t'ia japim falas për biznesin, por kjo nuk është e realizueshme për momentin, megjithëse kjo metodë e jep fitimin në 4 herë. Ne kemi pasur qeveri badigardësh dhe tani është kaluar në qeveri civile. Tani, nga administratë me shofera, në administratë pa shofera, por gjithmonë duke iu rritur rrogat", tha kreu i ekzekutivit. Në prezantimin e reformave ekonomike kreu i qeverisë e vuri theksin tek papunësia. Ai deklaroi se, shqiptarëve nuk u interesojnë teoritë ekonomike. Atyre u interesojnë ku do të punësohen. "Kështu, punësimi i shqiptarëve do të fillojë nga punësimi në gjashtë parqe elektorale. Dhe ju duhet ta dini se 60% e eksporteve të këtij vendi është manifrakturë. Vetëm 20% është gurë miniera. Janë 6 parqe indrustriale, që do të ngrihen, për të cilat janë përcaktuar edhe kompanitë që do t'i ndërtojnë këto parqe industriale. Do të punësohen në këto parqe dhjetëra e mijëra qytetarë. Po ku tjetër do të punësohen qytetarët shqiptarë? Janë firmosur konçesionet dhe do të fillojnë së shpejti punimet në 104 hidrocentrale, nga të cilat gjiganti i Europës, kaskada e Devollit. Këtë kaskadë do ta ndërtojnë dy kompanitë më të fuqishme në Europë në fushën e energjisë. Janë gati për t'u ndërtuar 320 hidrocentrale të reja", tha kryeministri. Duke u ndalur tek lehtësirat e biznesit, shefi i qeverisë theksoi se, qeveria në këto 4 vite krijoi klimën më të përshtatshme të biznesit, duke i krijuar atij vazhdimisht lehtësira. "Ne kemi bërë heqjen e barrierave fiskale, duke filluar nga regjistrimi i biznesit. Më datë 10 qershor do të inaugurohet Qendra Kombëtare e Liçencimit, e cila do të funksionojë në versionin One Top Shop. Shqipëria do të jetë vendi i parë për lehtësirat e biznesit, duke ia hequr çdo barrë në mandatin e dytë. Biznesi i vogël do të ketë një zhvillim të madh, absolutisht do të jetë ulja e taksave për zhvillimin e bizneit", theksoi kryeministri. Ai solli në vëmendje vizitën në tregun çam, ku e pritën me entuziazëm. "Çfarë u kishte bërë kreu i Bashkisë së Tiranës atyre? Ua kishte ngritur taksat me 4-fish më shumë. Çfarë bëri qeveria? Ia vuri kufirin tek thana. Nuk mund ta vëjë taksën më shumë se 10%", tha ai. Një lumë ankesash për rritjen stratosferike të taksave nga pushteti vendor në Tiranë ka marrë kryeministri Berisha nga tregtarët e tregut çam. Ndonëse Bashkia, si fajtorja kryesore dhe e vetme për vendosjen në vështirësi të skajshme të sipërmarrjeve të vogla në këtë kohë krize financiare ka preferuar të heshtë, qeveria qendrore ka marrë disa masa energjike për të evituar taksat abuzive, që siç duket, janë pjesë e strategjisë elektorale të kryetarit të PS-së, që drejton Bashkinë e Tiranës. Edhe pse pretendon se në programin e kësaj partie nuk parashikohen rritje taksash, veprimet e tij në atë pjesë të vendit ku qeveris aktualisht konfirmojnë të kundërtën. "Ne kemi favorizuar biznesin, filozofia jonë nuk është që të diskriminojmë biznesin, por përkundrazi ta rrisim atë. Ne do të punojmë me privatizimet që të fuqizojmë biznesin e madh. Ne do të punojmë dhe do t'i privatizojmë të gjithë sektorët strategjikë. Koncepti i Ramës është i cunguar tek konceptet e privatizimit. Nuk përfundon kurrë privatizimi, privatizimet përfundojnë atëherë kur njerëzimi nuk do të ekzistojë më. Ja ku është rruga gjigante. A do të përfundonte po të ishte me konçesion? Jo kaq shpejt. Atij zotërisë që i ka ngelur mendja tek Klubi 'Dinamo' dhe kujton se ka mbaruar privatizimi, jo nuk ka mbaruar privatizimi", tha kryeministri Berisha. "Duke theksuar se këta zotërinjtë opozitarë më thonë mua të rrijmë kështu siç jemi, pa revulicion industrial, jo zotëri, Shqipëria do të ketë revolucionin industrial më të fuqishëm dhe më të shpejtë, Shqipëria do të bëhet një nga vendet më të zhvilluara industriale, duke respektuar standardet më maksimale të mjedisit", tha kryeministri. Ai shtoi se ata që hodhën naftën në Vlorë, që i drejtoi Rama, i arrestoi policia, ai është antiglobalist. Kryeminstri garantoi gjithashtu se në 4 vitet e ardhshme do të rrisi me dyfish eksportet.

 

Bode: Politika jonë fiskale

 

Ministri Bode tha se, modeli im është tipik liberal, është model që u bazua në uljen e taksave, është model që është bazuar në mbështetjen e biznesit. "Të gjitha taksat që uli qeveria ishin taksat e drejtpërdrejta që të favorizonim biznesin. Kjo na dha rezultat, ne realizuam rritje të lartë ekonomike. Kjo është konfirmuar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që mbikëqyrin ekonominë. FMN-ja kishte parashikuar se ekonomia shqiptare nuk do ta kalonte rritjen ekonomike më shumë se 3%, sepse po vinte kriza botërore. Falë reformave liberale ekonomike që ndërmori qeveria, u arrit që mbi 80% e administratës publike t'i dyfishohen pagat, 68% e pensionistëve t'i dyfishohet pensioni. Shqipëria pati një rritje mesatare të pagave së paku 4 herë më të lartë se vitet e qeverisë socialiste", tha ministri Bode. "Kjo rritje do të jetë progresive, sepse qeveria shqiptare vijon të ketë një qeveri të vogël, përsa i përket administratës. Shqipëria është në grupin e vendeve me qeverisje të vogël dhe me ritme të larta ekonomike. Nga 28 vende në botë, që klasifikohen në këtë grup, Shqipëria është e pozicionuar në këtë grup", theksoi kreu i financave. Ai bëri një bilanc të 4 viteve, ku nënvizoi se është ulur në mënyrë konstante borxhi i brendshëm. Krizë do të thotë mungesë likuiditedi në treg, krizë financiare në banka. Për shembull, Anglia e ka zhvlerësuar me 50% monedhën e vet. Ministri Bode iu përgjigj pyetjeve dhe argumenteve të gazetarëve, të cilët tentuan të nxirrnin difektet e ekonomisë shqiptare. Në vendin tonë ka një rritje ekonomike dhe kredinë ne e kemi marrë në bankat mëmë.

 

Infrastruktura

 

Infrastruktura do të jetë pika më e fortë e programit të ardhshëm, tha dje gjatë prezantimit të programit ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Ai renditi rrugët që janë në pritje për t'u bërë në mandatin e dytë. "Shkodër-Hani i Hotit është i tenderuar, kemi ndërtuar Lushnje-Fier, jemi në mes të rrugës Levan-Vlorë. Shkodër-Velipojë është mbaruar. Ne kemi një projekt rrugor që fillon në Shkodër dhe mbaron në Vlorë. Po dublohen, që do të thotë do të bëhen me 4 korsi të gjitha rrugët nga Shkodra në Vlorë, sigurisht projekt i madh është dhe rruga e Arbërit, që e shkurton distancën nga Maqedonia me 100 kilometra. Do të fillojë dhe do të mbarojë brenda mandatit të dytë boshti i Jugut, që është projekti i dytë më madhor i shqiptarëve pas rrugës Durrës-Kukës", tha ministri Olldashi. Për infrastrukturën, që është projekt madhor, shefi i qeverisë tha se Shqipëria, me infrastrukturën më moderne është kusht për Shqipërinë europiane. Të gjitha fshatrat do të lidhen me rrugët nacionale me asfalt. Asnjë rrugë nuk do të jetë më larg se 20 minuta nga rruga nacionale, tha kryeministri gjatë prezantimit të programit të infrastrukurës. Kryeministri ritheksoi edhe një herë se Shqipëria do të jetë në pëllëmbë të dorës, nuk do ketë rrugë nacionale pa standarde. Ai tha se, nuk do të ketë asnjë pikë të Shqipërisë, sado larg që të jetë, që t'i bëjë rruga për në Tiranë më shumë se 150 minuta. Ky është premtimi im, tha kryeministri Berisha.

 

Qeveria e vendosur të zgjidhë problemin e pronave

 

Kryeministri Berisha theksoi dje, se çështja e pronësisë është gjithashtu një prioritet i hershëm i qeverisë, që brenda mandatit të dytë të kësaj qeverie do të marrë zgjidhje të plotë. Kryeministri vlerësoi maksimalisht punën e bërë deri tani nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por në të njëjtën kohë ai theksoi nevojën e kësaj agjencie për një reformim, duke cilësuar si praktikën më të mirë dhënien me konçension. Kryeministri tha se, qeveria do të bëjë çmos që çështja e pronave brenda mandatit të dytë qeverisës të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë. "Dua të siguroj pronarët, se ata për mua janë një çështje themelore. Së pari, mund të them me përgjegjësi të plotë se, agjencia po punon dhe po përpiqet të kthjellojë zgjidhjen e problemit për kompensimin. Ndoshta kjo ka nevojë tërësisht për t'u reformuar. Praktikat e konçensionit të kësaj agjencie është praktika më e mirë. Ne do të bëjmë çdo gjë për të zgjidhur problemin e pronësisë".

 

Qeveria do të përafrojë fshatin me standardet e qytetit

Qeveria ka një program të qartë për zhvillimin e fshatit, duke përfshirë në programin e saj rehabilitimin infrastrukturor, furnizimin me ujë dhe drita pa ndërprerje si krijimin e të gjitha kushteve në fshat njëlloj si në qytet. Në programin e saj qeverisës, qeveria parashikon që të shkurtojë distancat e rrugëve lidhëse me fshatrat dhe komunat që kanë afër. Gjithashtu, qeveria do të ketë një plan të detajuar dhe të hollësishëm për zhvillimin e bujqësisë. Në katër vitet që vijnë, qeveria do të rrisë grantet për fermerët në mënyrë që të nxitet prodhimi vendas. RD

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Komisioni Amerikan i Helsinkit: Zgjedhjet test për në BE, kartat problem (06.04.2009)
Berisha: Shqipëria është shndërruar në vend të besuar për biznesin (06.04.2009)
Daci kritikon Prishtinën zyrtare për diplomaci të dobët (06.04.2009)
Kryeministri inauguron terminalin e depozitimit të karburanteve, në Vlorë, një investim me vlerë 57 milionë euro (06.04.2009)
Programi elektoral i Polit të Lirisë (06.03.2009)
Liberation: Një vështrim nga Shqipëria (06.03.2009)
The Muslim News: Njiheni pavarësinë e Kosovës (06.02.2009)
Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë, fitore kombëtare (06.02.2009)
Ne fituam lirinë nga krimiNga Arben IMAMI (05.30.2009)
Audry Glover: Le të lemë faktet të flasin (05.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]