VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LDK në proces të reformimit të gjithanshëm

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 06:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
LDK në proces të reformimit të gjithanshëm
E Mërkurë, 06.10.2009, 10:25am (GMT+1)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar dje një konferencë me moton "Vlera të dëshmuara, vizon i ri" mbi orientimet strategjike në këtë parti. Konferenca kishte për qëllim shpalosjen e vizionit të ri të LDK së dhe identifikimin e shtyllave themelore të programit të ri të saj. Në një komunikatë të lëshuar mbrëmë pas përfundimit të punimeve theksohet se kjo konferencë është organizuar si pjesë e procesit të ripërtëritjes së programit të LDK së dhe të fuqizimit të strukturave të saj organizative. Sekretari i Përgjithshëm i LDK së, Ramë Manaj, në fjalimin hyrës të konferencës theksoi se "kjo konferencë përkon me shënimin e 20 vjetorit të LDK së dhe është një hap i rëndësishëm për t?u përballur me sfidat e ardhshme të Kosovës". Ai theksoi se konferenca e sotme synon që të përcaktojë qartë orientimet tona strategjike për të ardhmen, duke iu referuar në vazhdimësi verave tradicionale të LDK së, të cilat kanë qenë vlera dhe parime udhëheqëse të qytetarit të Kosovës. Duke shpalosur Propozim dokumentin e Orientimeve Strategjike të LDK së, i cili u hartua nga një numër i madh i ekspertëve të fushave të ndryshme, Isa Mustafa theksoi se "projekt dokumenti synon të vërë bazat për zhvillimin e një platforme programore të re të LDK së dhe të dizajnimit të politikave specifike në Kosovën e pavarur". Projekt dokumenti i prezantuar ka identifikuar vlerat mbi të cilat mbështetet veprimtaria e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe ka ofruar një vizion për të ardhmen evropiane të vendit. Me këtë dokument të propozuar, LDK ja synon ndërtimin e një Kosove të fuqishme dhe prosperuese për të gjithë, si dhe një identitet të ri ndërkombëtar të saj, që siguron përmbushjen e objektivit të saj madhor: integrimin në strukturat euroatlantike. Konferenca, e cila i zhvilloi punimet në gjashtë grupe punuese, i përcaktoi parimet e përgjithshme të programit të LDK së, bazuar në vizionin e ri të saj. Në këtë proces ishin të përfshirë më shumë se 200 pjesëmarrës dhe ekspertë të shumtë, të cilët ofruan dijen dhe përvojën e tyre në hartimin e shtyllave programore të LDK së. Në këtë komunikatë gjithashtu thuhet se ekspertët pjesëmarrës në këtë konferencë, të përgatitur në universitetet më të mira evropiane dhe amerikane, kanë ngritur dukshëm potencialet dhe kapacitetet e LDK së për të zhvilluar dhe implementuar një program që është në përputhje me këto orientime strategjike të LDK së. Grupet e ekspertëve të LDK së do të vazhdojnë angazhimin e tyre në këtë proces, i cili do të përmbyllet me përgatitjen e platformës programore të LDK së. QIK
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kryeministri Berisha tha dje në Peqin se vendet e reja të punës janë kryefjala e programit elektoral të PD (06.10.2009)
Opozita bashkohet rreth datës së zgjedhjeve (06.09.2009)
Ramë Manaj: LDK do të vazhdojë të jetë artikuluese e fuqishme e interesave të popullit (06.09.2009)
LDK mbetet pasqyrë e një elite të përgjegjshme politike në Kosovë (06.09.2009)
Sot në Prishtinë i zhvillon punimet Konferenca njëditore e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi orinetimet strategjike të kësaj partie (06.09.2009)
Kryeministri Berisha pret shiritin e fillimit të punimeve për projektin më të madh hidroenergjitik në Evropë (06.09.2009)
Është prezantuar koalicioni i vëzhguesve vendës (06.08.2009)
Berati i bashkohet marshimit të fitores: Boshti i Jugut, projekti infrastrukturor madhoir i mandatit të dytë (06.06.2009)
Lëvizja e lirë, punësimi, infrastruktura, fshati, arsimi, pagat, pensionet dhe shëndetësia, prioritetet e PD (06.05.2009)
Komisioni Amerikan i Helsinkit: Zgjedhjet test për në BE, kartat problem (06.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]