VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Berati i bashkohet marshimit të fitores: Boshti i Jugut, projekti infrastrukturor madhoir i mandatit të dytë

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 05:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Berati i bashkohet marshimit të fitores: Boshti i Jugut, projekti infrastrukturor madhoir i mandatit të dytë
E Shtunë, 06.06.2009, 07:59am (GMT+1)

Kryeministri Berisha çeli dje fushatën e fitores së thellë të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit. Në një atmosferë mikpritëse madhështore, kreu i qeverisë duke përshëndetur të pranishmit uroi që në zgjedhjet e 28 qershorit të fitojë Shqipëria Europiane dhe të gjithë qytetarët shqiptarë. Ai theksoi se, Partia Demokratike në çdo rreth çel fushatën e saj më krenare se kurrë ndonjëherë, sepse çon në çdo qark të vendit të realizuara premtimet e dhëna katër vite më parë. "Përshëndetje të përzemërta dhe mirënjohje të thellë ndaj jush, qytetarëve të këtij qyteti, për mbështetjen e fuqishme që i dhatë qeverisë sime, në këto katër vite. Ne takohemi sot, në këtë shesh, më krenar se asnjëherë më parë, krenarë, sepse këto katër vite Beratin ia dolëm ta bëjmë të njohur në mbarë botën si trashëgimi, pasuri e madhe kulturore e njerëzimit. Merita është e juaja. Ju e sollët Beratin në shekuj e mijëvjeçarë dhe ai u shpall një nga 200 qytetet më të pasura kulture të rruzullit tokësor", është shprehur kryeministri. Më tej, ai vlerësoi se, pas katër vitesh Partia Demokratike kërkon votbesimin e qytetarëve shqiptarë, të cilët falë reformave të gjithanshme të qeverisë, sot janë qytetarë të një qyteti dhe vendi anëtar të NATO-s, si qytetarë të një qyteti dhe vendi që ka aplikuar për anëtarë të Bashkimit Europian. Më tej, kyeministri vlerësoi se kjo qeveri falë përkushtimit të saj arriti t'i shndërronte qytetarët shqiptarë si qytetarë të një qyteti dhe një vendi, që me reforma të thella ia doli në katër vite, ta vendosë Shqipërinë në krye të rritjes ekonomike europiane për dy vite me radhë, si qytetarë të një qyteti dhe vendi, që ia doli me reforma dhe përpjekje të thella të nxjerrë Shqipërinë të dytën në botë për klimën e biznesit, ta nxjerrë atë më të mirën në Ballkan dhe në 10 më të mirët në botë, në luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, kryeministri vlerësoi se pas katër viteve, PD kërkon votbesimin e qytetarëve shqiptarë, pasi ia doli të dyfishojë pensionet e 170 mijë burrave dhe grave të moshuar në fermat, ia doli të rrisë 50 deri më 70 përqind pensionet në qytetet. Më tej, kryeministri vlerësoi se, me kursin e reformave qeveria ia doli të nxjerrë nga varfëria 400 mijë qytetarë shqiptare. "Së bashku, ia dolëm të krijojmë 80 mijë vende pune dhe ta shndërrojmë Shqipërinë në një nga vendet më të tërheqëse në botë për investimet e huaja. Në trashëgiminë tuaj kulturore, në identitetin tuaj shpirtëror, ju keni qenë dhe jeni europiane në të gjitha kohërat", tha kryeministri. Më tej, kryeministri theksoi se, projekti i Partisë Demokratike për qytetin e Beratit është për ta shndërruar këtë qytet dhe mbarë Shqipërinë me standardet më të larta europiane. Kështu, kryeministri theksoi se, kjo qeveri do të bëjë që qytetarët e këtij vendi, të gëzojnë dhe të kenë kushte të njëjta ose përafërsisht të njëjta jo me një, por me disa vende anëtare të BE-së. Kryeministri tha se, kjo do të thotë që beratasit dhe berataset në qytetin dhe vendin e tyre të udhëtojnë në rrugë moderne, të kenë infrastrukturën që meritojnë.

 

Rama po turpëron Shqipërinë, struket nga frika e humbjes

 

Mazhoranca është e gatshme të ndryshojë ligjin në rast se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pranon të kryesojë listën e PS për zgjedhjet e 28 qershorit, duke mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë. Duke e cilësuar mungesën e lidershipit të PS në garën elektorale si një veprim të turpshëm për një vend demokratik, kryeministri Berisha e cilësoi këtë mungesë si dëshmi të qartë se Rama e ka të sigurtë disfatën.

"I them zotit Rama, se po të jap shansin e fundit, ke edhe 5 ditë afat, mblidh forcën dhe kurajën dhe u dil në krye socialistëve, sepse aty të duan ata, në qoftë se ndihesh kryetar i tyre. Do të mbledh Parlamentin, do të ndryshoj ligjin, do të jap të drejtë të regjistrohesh qoftë edhe si kryetar bashkie. Dil mos turpëro vendin. Dil mos turpëro partinë tënde", u shpreh kryeministri gjatë një takimi mëdhështor me qytetarët e Beratit. Kreu i qeverisë ftoi sërish qytetarët shqiptarë që të pajisen me kartat e identitetit sa më shpejt, ndërsa shprehu optimizmin se zgjedhjet e 28 qershorit do të mbahen mend në historinë e kombit ashtu siç janë të ngulitura edhe zgjedhjet e vitit 1992. "Unë sot, kam një thirrje vëllazërore për çdo qytetar dhe qytetare të këtij qyteti, pavarësisht nga bindjet politike, të shkoni e të merrni letërnjoftimet e reja, pasi ato janë dëshmitë më moderne të identitetit tuaj. Ju me ato barazoheni me çdo qytetar të kontinentit, që ka sot dëshminë e identitetit më të avancuar. I merrni ato të shkoni në votime, sepse ne do t'i bëjmë këto votime festën më të madhe të demokracisë shqiptare, do të kthejmë lavdinë elektorale të vitit '92. Zemërthyer për çdo sukses të këtij vendi, këtij kombi dhe këtyre qytetarëve është Edi Rama, pasi nuk i bëri asnjë thirrje qytetarëve që të merrnin letërnjoftimet. Por bëri aktin tjetër më të turpshëm në historinë e pluralizmit europian dhe botëror, nuk vuri veten në krye të listës për t'i prirë partisë së tij në garën elektorale, vetëm e vetëm se e ka të sigurtë disfatën. Por dinjiteti i burrit, i qytetarit kërkon betejë dhe jo kapitullim", tha kryeministri, ndërsa theksoi se ata që kapitullojnë nuk kanë të ardhme në politikë. Më tej, kreu i ekzekutivit theksoi se, Rama duhet të ndjekë rrugën e gjithë liderëve të vendeve demokratike dhe jo të turpërojë e të zhgënjejë elektoratin e partisë që drejton. Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë në votime dhe t'i shndërrojnë zgjedhjet e 28 qershorit në festën e besimit, lirisë dhe zhvillimit të Shqipërisë. "Mbeten edhe 23 ditë nga dita e zgjedhjeve. Le t'i shndërrojmë këto 23 ditë në festën e ngadhnjimit të idealeve tona të lirisë, të sakrificave tona për liri, të besimit tonë tek e ardhmja, të besimit tonë tek njëri-tjetri, të besimit tonë tek Shqipëria. Në 28 qershor, votoni të gjithë Partinë Demokratike, votoni dhjetën. Dhjeta është numri më i merituar", tha kryeministri.

 

Boshti i Jugut kryeprojekti i qeverisë së PD-së në katër viteve që vijnë

 

Kryeministri Berisha garantoi dje se, projekti i të gjitha projekteve infrastrukturore të katër viteve që vijnë është boshti i jugut. Gjatë takimit me qytetarët e Beratit, kryeministri vlerësoi se ky qytet në shekuj e mijëvjeçarë ka qenë kryeqendër e kësaj zone dhe në vitet që vijnë, Berati do të jetë një metropol i fuqishëm që lidhet me rrugë ultramoderne, me Tiranën, Sarandën dhe mbarë botën. "Boshti i jugut është kryeprojekti i katër viteve që vijnë. Unë jam këtu për t'u zotuar se në këtë rreth do të asfaltojmë çdo rrugë për ju, kudo që ndodheni, nga Tomori në Shpirag dhe në të gjitha zonat e tjera. Berati europian dhe Shqipëria europiane do të thotë që ju, qytetarët e këtij qyteti të bekuar, të keni punë, të punësoheni", tha kryeministri. Më tej ai vlerësoi se në katër vitet që vijnë, Shqipëria ka krijuar të gjitha potencialet edhe për 160 mijë vende të reja pune. Kështu, kryeministri theksoi se më datën 8 qershor, qeveria do të inaugurojë fillimin e punimeve të veprës energjitike më të madhe ujore në Europë, kaskadën e Devollit dhe përgatitemi për kaskadën e Osumit, të Vjosës dhe qindra hidrocentraleve në vend. Por ky, tha kryeministri, është vetëm njëri front i punësimit. Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se, parqet industriale dhe nxitja e biznesit është dhe do të mbetet drejtimi themelor i qeverisë. "Ndaj jam këtu për t'u zotuar para jush, se në qytetin e Beratin dhe në mbarë Shqipërinë, katër vitet që vijnë do të jenë vitet më të lulëzuara për biznesin. Unë ju bëj thirrje qeveritarëve vendorë në mbarë Shqipërinë, të mbajnë larg duart nga biznesi i vogël, të mos e taksojnë atë. Për çdo nevojë të vijnë në qeveri", tha më tej kryeministri.

 

Qeveria do të mbështesë pushtetin vendor pa asnjë dallim partiak

 

Për katër vitet që vijnë, qeveria do të financojë pa asnjë dallim partiak çdo projekt që pushteti vendor do të hartojë në mbështetje të nevojave dhe problemeve të qytetarëve. "Qeveria, pa asnjë dallim partiak, do të financojë çdo projekt që ata do të hartojnë për të ndryshuar gjendjen e banorëve në qytetet e tyre. Për biznesin, forcën motore të vendit, asnjë qindarkë mbi 10 përqindëshin. 10 përqindëshi është taksa e të gjitha kohërave, të dhjetat është e librave të shenjtë, të dhjetat do të jetë taksa e të gjithë shqiptarëve. Për ju dhe të gjithë shqiptarët, Berati europian dhe Shqipëria europiane do të thotë që ju të keni ujë të pijshëm 24 orë", tha kryeministri. Ai vuri në dukje se, mandati i dytë i kësaj qeverie do të jetë mandati i ujit. Në mënyrë absolute, tha ai, ne do të çojmë ujë 24 orë, në të katër anët e vendit. Gjithashtu, kryeministri vlerësoi premtimet e qeverisë katër vite më parë për furnizimin me energji elektrike pa ndërprerje dhe sot kjo qeveri e nis fushatën e saj elektorale me premtime të mbajtura. Kjo, tha kryeministri, jo se nuk kishte një çmimin, se vetëm vitin e kaluar ne kemi importuar 210 milion euro energji, por unë ju jap fjalën se edhe 500 milion po të duhen, ne do t'i importojmë dhe ju nuk do të keni kurrë mungese energjie. "Ju nuk mund të keni mungesë furnizimi me ujë në një vend që Zoti e ka bekuar të notojë në ujëra në të gjitha anët. Ndaj ne do të çojmë ujin në çdo shtëpi dhe familje shqiptare. Ky është zotimi ynë për ju", tha kryeministri. Më tej, ai vuri në dukje se qeveria do të vendosë për qytetarët shqiptarë jetesën sipas standardeve europiane, sipas të cilave ata do të paguhen ashtu si paguhen qytetarët në vendet europiane. "Unë kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe nuk mund të them se në katër vite, ne do të arrijmë të paguhemi si në Gjermani, Francë apo Britani, por unë ju jap fjalën se në katër vite, në këtë garë që kemi nisur, ne do të parakalojmë jo vetëm dy, por 6 vende anëtare të BE-së për pagat dhe pensionet", tha kryeministri. Ai vuri në dukje se, Shqipëria është një vend i bekuar dhe në katër vitet që vijnë qeveria do të vazhdojë rritjen e papërmbajtur të pagave dhe pensioneve, derisa Shqipëria të dalë para 6 vendeve anëtare të BE-së. Ne kemi vuajtur mjaft dhe nuk kemi përse të vuajmë më tepër. "Shqipëria europiane dhe Berati europian do të thotë që ju, burrat dhe gratë e Beratit dhe gjithë Shqipërisë, djemtë dhe vajzat e Beratit dhe gjithë Shqipërisë, të cilët për shekuj e mijëvjeçarë mbajtët në shpirt dëshminë e identitetit europian, të lëvizni të lirë në mbarë Europën, brenda 12 muajve të mandatit të parë. Tek vija në Berat, pata kënaqësinë të kaloja nëpërmjet hyrjes së re të qytetit. Unë dua t'ju garantoj ju dhe kryetarin tuaj të bashkisë, pavarësisht se është i një force tjetër politike, se do të financojmë çdo projekt për ju, në rrugë, rrugica dhe gjithçka që duhet për ju. I premtuam rrugën dhe e bëmë, i premtuam urën dhe e inauguruam atë, do të bëjmë bulevardin tjetër dhe do t'i japim Beratit fizionominë që mbartet në shpirtin tuaj", tha kryeministri. Më tej, ai garantoi se së shpejti Berati do të ketë universitetin e tij, i cili do të mbështetet maksimalisht nga ana e qeverisë, në mënyrë që të shndërrohet në një epiqendër të madhe të dijes, shkencës dhe studimit. Në katër vite, tha kryeministri, ju garantoj se horizonti që do të kapim është ende larg pamjes së syve tanë.

 

Kryeministri inauguron disa vepra publike në Komunën e Synejt në rrethin e Kavajës

Berisha: 28 qershori, procesi zgjedhor më modern në gjithë historinë e vendit

 

Kryeministri Berisha vlerësoi dje se, procesi zgjedhor për zgjedhjet e 28 qershorit është procesi më modern që historia e Shqipërisë ka njohur ndonjëherë. Gjatë një takimi me banorët e Synejit në Kavajë, kreu i qeverisë vlerësoi se ky proces për herë të parë bazohet mbi një dokumentacion tërësisht dixhital. Berisha e vuri theksin në detyrën e madhe të qytetarëve për t'u pajisur sa më shpejt me letërnjoftimet e reja elektronike. 28 qershori është një ditë e madhe, tha kryeministri, e cila vjen pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, vjen pasi 26 vende anëtare të NATO-s firmosën për anëtarësimin e Shqipërisë, vjen pasi 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian firmosën Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me ne dhe pranuan të dorëzojmë kërkesën për anëtarësim të plotë. "Ne asnjëherë në histori nuk kemi pasur një besim kaq të madh të dëshmuar nga Evropa dhe bota. Ata janë miqtë tanë. Ndaj, këto zgjedhje që vijnë nuk janë vetëm për veten tonë, por janë edhe për të shpërblyer besimin e madh që kombet e vendeve mike, qeveritë dhe parlamentet e tyre dëshmuan duke firmosur për Shqipërinë me besim e plotë në demokracinë e saj, në njerëzit e saj dhe në ekonominë e tregut. Ky proces zgjedhor është procesi më modern në historinë e vendit. Bazohet në dokumentacionin më të shkëlqyer, në një dokumentacion tërësisht dixhital. Por, ju keni një detyrë madhore, marrjen e kartave të identitetit", tha kryeministri për ata që ende nuk janë pajisur me letërnjoftimet e reja gjatë këtyre ditëve. Ai shprheu mirënjohjen e përzemërt për 1 milion e 250 mijë shqiptarë që kanë aplikuar deri më tani për pajisjen me dokumenbet e reja, duke nënvizuar se ky kontigjent qytetarësh iu përgjigjën detyrimit të tyre qytetar dhe thirrjes së qeverisë shqiptare për t'u pajisur me dokumentet më të avancuara. "Është shans i madh që të votojnë me datën 28 qershor me standardin më modern në Evropë, me letërnjoftimet më të reja dhe më moderne në Evropë dhe t'i dëshmojmë vëzhguesve nga e mbarë bota se për ne vota është themeli i demokracisë. Unë kam besim të madh tek ju, tek mbarë qytetarët e Kavajës dhe Shqipërisë, se këto ditë që të gjithë ata që nuk i kanë marrë letërnjoftimet do t'i marrin dhe do të shkojnë më 28 qershor të sigurt për një fitore të dytë, si ajo e 22 marsit. Ne e meritojmë atë. Shqipëria evropiane është ëndrra që do të shndërrojmë në realitet këto katër vite. Ne do të fitojmë", tha kryeministri.

 

Synej, qeveria e PD 10-fishon investimet krahasuar me katër vite më parë

 

Qeveria e Partisë Demokratike ka dëshmuar përkushtimin e saj kundrejt investimeve në zonat rurale të vendit. Vetëm në Komunën Synej në rrethin e Kavajës, qeveria ka dhjetëfishuar investimet në krahasim me katër vite më parë. Gjatë vizitës së tij në këtë komunë, kryeministri Berisha inauguroi në fshatin Bogo të kësaj komune përfundimin e punimeve të sistemim asfaltimit të rrugës që lidh këtë fshat me Peqinajn dhe Synejin. Rruga me gjatësi 5.6 kilometër dhe me vlerë 50 milion lekë lehtëson daljen në bregdet të fshatrave të kësaj komune. Gjithashtu kreu i qeverisë inauguroi edhe ujësjellësin e Komunës Synej, i cili furnizon me 24 orë ujë të cilësisë shumë të mirë 7 mijë banorë të kësaj zone, si dhe bulevardin e kësaj komune, me vlerë 38 milion lekë. Mes një takimi të ngrohtë e të përzemërt me banorët e Komunës Synej, kryeministri Berisha ka shprehur kënaqësinë që pas katër vitesh vjen në këtë komunë me premtimet e realizuara. "Së pari, dua t'ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe të shpreh kënaqësinë time që ndaj me ju sot gëzimin e inaugurimit të ujësjellësit të ri, i cili furnizon me 24 orë ujë të një cilësie shumë të mirë 7 mijë banorë të kësaj zone. Gjithashtu, shpreh kënaqësinë se në këtë komunë, në përputhje me programin tonë të zhvillimit të qëndrueshëm rural janë asfaltuar 20 kilometra rrugë. Në këtë fshat janë asfaltuar 9 rrugë dhe bulevardi kryesor është në ndërtim", është shprehur kryeministri. Ai theksoi se, me këto invetsime që ka bërë qeveria realizohet plotësisht urbanizimi i kësaj komune, e cila ka një potencial të fuqishëm si në fushën e turizmit ashtu edhe në atë bujqësor. Kryeministri Berisha i shprehu gatishmërinë e qeverisë kryetarit të kësaj komune për të mbështetur çdo projekt që ai do t`i paraqesë qeverisë. "Pra, në tërësi ne po realizojmë këtu urbanizimin e plotë të fshatit dhe komunës tuaj. Syneji është një nga komunat më të fuqishme të vendit, si në potencialin e saj turistik ashtu dhe në atë bujqësor. Unë jam këtu për t'i thënë kryetarit tuaj të komunës të bëjë gati çdo projekt për Komunën e Synejt. Ne kemi rritur dhjetë herë investimet në këtë komunë, krahasuar me katër vite më parë. Absolutisht që edhe dhjetë herë të tjera do t'i rrisim deri sa Synej të shndërrohet në një lagje të vërtetë të qytetit", tha kryeministri, ndërsa vlerësoi gjithashtu se Synej ka një perspektivë të madhe turistike. Në këtë kontekst, kryeministri theksoi se kompani të mëdha botërore kanë treguar dhe tregojnë interes të madh për brigjet e kësaj komune.

 

Shqipëria europiane, alternativa që ofron programi i PD-së

 

Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare për të arritur standarde të tjera jetike për vendin, anëtarësimin në Bashkimin Europian. Shqipëria europiane është ajo që premton Partia Demokratike për katër vitet e ardhshme. Gjatë një takimi me banorët e Komunës së Synejt në rrethin e Kavajës, kryeministri Berisha evidentoi faktin se Shqipëria europiane është prioriteti më madhor i programit elektoral të PD-së për katër vitet e ardhshme. "Po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe ne kemi ndryshuar Shqipërinë, kemi ndryshuar Synejn, por Shqipëria dhe Synej kanë nevojë për ndryshime të tjera akoma edhe më të mëdha, të cilat ne do t'i bëjmë. Syneji, Kavaja dhe Shqipëria, kanë nevojë që ju, të dashur qytetarë, të gëzoni ato standarde që gëzojnë edhe qytetarët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë që ju kudo që jeni të keni ujë 24 orë, të keni rrugë të asfaltuara, të keni shkolla moderne, të keni pensione të njëjta me disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të keni mundësi të gëzoni shërbimet që gëzojnë në qytet" është shprehur kryeministri. Më tej, ai shprehu bindjen se ky është një projekt i vështirë dhe ambicioz. Megjithatë, kryeministri theksoi se në rast se kjo qeveri asfaltoi në katër vite rreth 6 mijë kilometra rrugë, absolutisht që në katër vitet që vijnë do të asfaltojë çdo rrugë të këtij vendi ku ka prani të fermerëve shqiptarë. Gjithashtu ai theksoi, se në rast se qeveria në katër vite ndërtoi 720 ujësjellës, një ndër të cilët është edhe ai që u inaugurua në këtë komunë, ai garantoi se në katër vitet që vijnë nuk do të ketë familje shqiptare që të mos ketë ujë 24 orë. "Në rast se në katër vitet që kaluan, ne dhjetërafishuam mbështetjen për fshatin me rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla, por edhe me financime për projekte bujqësore, në katër vitet që vijnë do të mbulojmë me subvencion të gjitha sipërfaqet tuaja të mbjella, do të subvencionojmë inputet tuaja, do të subvencionojmë edhe naftën. Kjo do të bëhet mbi bazën e sipërfaqeve të mbjella. Gjithashtu, ne do të financojmë çdo projekt tuajin. Ju hartoni projektet për fermat tuaja, ndërsa ne do t'i financojmë ato. Kjo sepse vetëm në këtë mënyrë ju mund të ndjeni se jeni fermerë evropianë dhe mund të

 

Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës e konsiderojnë si destruktive për vendin mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve

Asambleja e Këshillit të Europës: Opozita, jo lojëra politike me kartat

 

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i kërkoi dje opozitës në Shqipëri që të mos bëjë lojë politike me kartat e identitetit, por të inkurajojë mbështetësit e saj që të pajisen me këto dokumente. Kryesuesja e delegacionit të Komisionit Ad-Hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e ngarkuar për vëzhgimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, Corien Jonker, bëri disa vlerësime për situatën parazgjedhore, duke u ndalur veçanërisht tek pajisja e qytetarëve me dokumentet e reja të identitetit. "Qeveria ka përgjegjësinë kryesore në pajisjen e qytetarëve me karta, por ne shpresojmë që dhe partitë politike, sidomos ato të opozitës, të mos bëjnë thjesht një lojë politike, por të jenë edhe ato pozitive në gjithë këtë proces, duke inkurajuar njerëzit të marrin kartat, në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë demokratik", u shpreh Jonker pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani. Ndërsa e pyetur për idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, një ide kjo e hedhur nga Rama pak ditë më parë, parlamentarja europiane tha se kjo mundësi është në kundërshtim me interesat e Shqipërisë dhe nuk do të ndihmonte në ecurinë e vendit. "Kjo mundësi është hedhur nga disa aktorë, por ajo nuk është absolutisht në interes të Shqipërisë dhe nuk do të ndihmonte në funksionimin e sistemit, pasi ka pasur kohë të mjaftueshme për funksionimin e mirë të tij", tha kryesuesja e Komisionit Ad-Hoc të Asamblesë Parlamentare të KE-së për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Dy ditë më parë, Partia Socialiste me pretendimin se nuk ekziston koha e nevojshme për pajisjen e qytetarëve me kartat e identitetit, tha se mund të kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve, një opsion ky që shihet si destruktiv dhe obskurantist për vendin nga komuniteti ndërkombëtar. Misionet vëzhguese që kanë mbërritur në Tiranë për monitorimin e zgjedhjeve të 28 qershorit kanë konstatuar fushatën negative që Partia Socialiste ka ndërmarrë kundër procesit të pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit, duke tentuar në këtë mënyrë cënimin e zgjedhjeve. Megjithatë, përfaqësues të këtyre misioneve shprehen se qeveria u ka ofruar qytetarëve kushtet e nevojshme për pajisjen me dokumentet e reja, duke nënvizuar faktin se procesi varet gjithashtu edhe nga qëndrimet e partive politike dhe nga vullneti i vetë qytetarëve për të marrë dokumentin e ri.

 

Opozita ka dhënë pa sukses mesazhe shkurajuese për frenimin e pajisjes së qytetarëve me karta

Berisha garanton KE: Zgjedhjet brenda afateve kushtetuese

 

Kryeministri Berisha i përcolli dje Komisionit Ad-Hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës shqetësimin për qëndrimet obskurantiste të opozitës për frenimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit. Gjatë një takimi që pati me anëtarët e këtij komisioni, të kryesuar nga parlamentarja holandeze, kreu i ekzekutivit e vuri theksin në faktin se përkundër thirrjeve të vazhdueshme të qeverisë që shtetasit të pajisen me letërnjoftim, opozita ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme, por pa sukses mesazhe shkurajuese që, gjithsesi, nuk kanë mundur të cënojnë suksesin e procesit. Kreu i qeverisë shprehu vendosmërinë për zhvillimin e zgjedhjeve në afatin e tyre kushtetues, duke hedhur poshtë në mënyrë kategorike marrjen në konsideratë të ndonjë propozimi të mundshëm për shtyrjen e tyre. Berisha i njohu përfaqësuesit e Këshillit të Europës me përpjekjet që po bën qeveria, përkrah administratës zgjedhore, për arritjen e standardeve më të mira në zgjedhjet e 28 qershorit. Në përgjigje të interesit të anëtarëve të delegacionit, kryeministri i informoi ata në lidhje me arritjet e reformës zgjedhore konsensuale, e cila reformoi rrënjësisht sistemin zgjedhor, rriti besueshmërinë e administratës zgjedhore, adaptoi standardet më të mira të Këshillit të Evropës mbi transparencën e financimit të fushatës zgjedhore, rriti transparencën dhe efikasitetin e procesit të numërimit, etj. Përsa i përket pajisjes së shtetasve me letërnjoftime elektronike, kryeministri nënvizoi reformën e suksesshme që solli modernizimin e shërbimit të Gjendjes Civile. Ai vlerësoi punën e shkëlqyer të kryer nga konsorciumi konçensionar që po prodhon dokumentet biometrike të identitetit, i cili ka vënë në dispozicion të procesit në të gjithë vendin mbi 500 pika aplikimi me kapacitet mëse të mjaftueshëm për përballimin e plotë të kërkesave. Kryeministri theksoi se, sistemi i aplikimit është shfrytëzuar vetëm me një të tretën e kapacitetit ditor që disponon dhe se qeveria shqiptare ka mundësuar plotësisht për të gjithë shtetasit pa pasaporta që të pajisen me letërnjoftim, kundrejt jo më shumë se 200 lekë, në rast se aplikojnë para zgjedhjeve parlamentare. Deri tani, tha kryeministri, kanë aplikuar rreth 1.250.000 shtetas, prej të cilëve rreth 750.000 i kanë marrë tashmë letërnjoftimet, ndërkohë që ritmi i aplikimeve dhe shpërndarjes së dokumenteve vjen gjithnjë në rritje. Ai garantoi delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për një proces zgjedhor të standardeve më të mira demokratike. Kreu i qeverisë shprehu edhe një herë kënaqësinë dhe mirëpritjen për monitorimin e zgjedhjeve nga ana e vëzhguesve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ndërsa anëtarët e komisionit, të kryesuar nga parlamentarja holandeze Corien Jonker, shprehën falenderimin për pritjen e ngrohtë dhe informuan se një delegacion prej 20 parlamentarësh do të vijë në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet. Në këtë kontekst, kryeministri theksoi rëndësinë themelore që kanë zgjedhjet e këtij muaji për Shqipërinë në integrimin europian të vendit. RD

 

 

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Lëvizja e lirë, punësimi, infrastruktura, fshati, arsimi, pagat, pensionet dhe shëndetësia, prioritetet e PD (06.05.2009)
Komisioni Amerikan i Helsinkit: Zgjedhjet test për në BE, kartat problem (06.04.2009)
Berisha: Shqipëria është shndërruar në vend të besuar për biznesin (06.04.2009)
Daci kritikon Prishtinën zyrtare për diplomaci të dobët (06.04.2009)
Kryeministri inauguron terminalin e depozitimit të karburanteve, në Vlorë, një investim me vlerë 57 milionë euro (06.04.2009)
Programi elektoral i Polit të Lirisë (06.03.2009)
Liberation: Një vështrim nga Shqipëria (06.03.2009)
The Muslim News: Njiheni pavarësinë e Kosovës (06.02.2009)
Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë, fitore kombëtare (06.02.2009)
Ne fituam lirinë nga krimiNga Arben IMAMI (05.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]