VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ramë Manaj: LDK do të vazhdojë të jetë artikuluese e fuqishme e interesave të popullit

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 11:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Ramë Manaj: LDK do të vazhdojë të jetë artikuluese e fuqishme e interesave të popullit
E Martë, 06.09.2009, 12:45pm (GMT+1)

 

 

 

Në konferencën e LDK-së mbi orientimet strategjike, sekretar i përgigthshëm i LDK-së Ramë Manaj tha se tubimi i sotëm synon të rrumbullaksojë vlerat e dy dhjetëvjetëshave: të kultivojë traditën më të mirë të brezave, si dhe të synojë të përcaktojë qartë orientimet tona strategjike për të ardhmen e Kosovës. Pasi shprehu admirimin e thellë për punën e brezave në fomësimin e konceptit të LDK së për liri e pavarësi të shqiptarëve në këtë pjesë të Europës Juglindore, Manaj përkujtoi figurën madhore të dijetarit e prijësit, Presidentit historik të Kosovës e liderit nacional të shqiptarëve, dr. Ibrahim Rugovën, brezin e tërë të intelektualëve e të dijetarëve, njërëzve të kulturës e të arteve, të cilët u mblodhën rreth një koncepti nacional kulturor dhe e krijuan bërthamën e LDK së, e cila shpejt u shndërrua në bërthamë të lëvizjes për pavarësi e dinjitet kombëtar. Kjo ambicie, vijoi ai, u kanonizua në Programin nacional të LDK së për liri, pavarësi dhe demokraci, të cilat u bënë sinonim i veprimit tonë politik dhe moto jona udhëheqëse drejt realizimit të aspiratave të brezave. Sekretari i përgjithshëm të LDK-së theksoi se me realizimin e aspiratës së qytetarëve të Kosovës për pavarësinë e vendit u realizua edhe pjesa e parë e Programit nacional të LDK së - formimi i shtetit të pavarur të Kosovës. "Arritja e pavarësisë së vendit, proces të cilin LDK ja e ka udhëhequr për më shumë se një dekadë e gjysmë, ka qenë sinjal për ne që të fillojmë procesin e ripërtëritjes, për t'iu përgjigjur sfidave të reja të vendit", tha Manaj dhe shtoi se pavarësia ka sjellë sfida dhe synime të reja për Kosovën, të cilat kërkojnë qasje të re.

Ndërkaq, konsolidimi i shtetësisë dhe forcimi i demokracisë, ofrimi i arsimit cilësor dhe i shërbimeve shëndetësore sipas standardeve më të larta dhe vlerave të qytetarëve të Kosovës, si dhe promovimi i ekonomisë së tregut, forcimi i rendit dhe i sigurisë, kultivimi i vlerave identitare dhe nacional kulturore, janë disa nga sfidat kryesore që paraqiten para LDK së në këtë periudhë, nënvizoi Manaj. Ai tha se konferenca për orientimet strategjike: "Vlera të dëshmuara, vizion i ri", e cila përkon edhe me shënimin e 20 vjetorit të LDK së, është pikënisje për t'u përballur me sfidat e ardhshme të qytetarit të Kosovës. "Konferenca e sotme dëshiron që të përcaktojë qartë orientimet tona strategjike për të ardhmen, duke iu referuar në vazhdimësi verave tradicionale të LDK së, të cilat kanë qenë vlera dhe parime udhëheqëse të qytetarit të Kosovës", tha Manaj. Në vazhdim ai theksoi se në Kosovën e pavarur LDK ja mbetet e përkushtuar për arritjen e qëllimeve kombëtare, bazuar në vlerat tradicionale dhe në interesat e qytetarëve të Kosovës, ndërsa ajo i ka adaptuar këto vlera në rrethana të reja brenda dhe jashtë Kosovës. Por, sipas Manajt, ripërtëritja e tyre është rezultat i një dialogu të gjatë dhe intensiv i cili është zhvilluar me qytetarin e Kosovës për më shumë se një vit.

"Sot dëshirojmë të dëshmojmë se ne po e respektojmë vullnetin e tij: po e ripërtërijmë programin tonë politik, për t'iu përgjigjur sfidave të ardhshme për Kosovën", theksoi Manaj. Prandaj, vijoi ai, LDK ka ftuar ekspertët më të mirë që i ka Kosova në fusha të ndryshme dhe së bashku me ta nga sot do të fillojë së hartuari programin nacional. "Programi i ri i LDK së do t'i përfshijë vlerat e dëshmuara të LDK së të qytetarit të Kosovës, sikur që do t'i parashohë të gjitha sfidat e së ardhmes dhe do të japë përgjigje për to". Ndërkaq duke folur për ndërtimin e vizionit të LDK-së mbi vlerat e përbashkëta dhe duke ruajtur kulturën identitare të qytetarit të Kosovës, Manaj tha se synimet e Kosovës dhe të LDK së kanë evoluar pas arritjes së pavarësisë së vendit. "Në Kosovën e pavarur vizioni i LDK së është një Kosovë evropiane, në të cilën vazhdimisht forcohet demokracia qytetare, sundon ligji dhe respektohen të drejtat e njeriut, promovohet mirëqenia e qytetarit dhe zhvillimi ekonomik nëpërmjet ofrimit të mundësive të barabarta, stimulohet tregu i hapur dhe lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e ideve, mbështetur në arsim modern dhe në shoqëri të dijes, në të cilën respektohen individi, familja dhe vlerat dhe traditat e qytetarit të Kosovës. LDK është sinonim i Kosovës evropiane". Manaj shprehu besimin se konferenca e sotme do t'i institucionalizojë këto vlera mbi parime të përgjithshme të programit nacional të LDK së dhe se LDK ja do të vazhdojë të jetë artikuluese e fuqishme e kërkesave të popullit të Kosovës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LDK mbetet pasqyrë e një elite të përgjegjshme politike në Kosovë (06.09.2009)
Sot në Prishtinë i zhvillon punimet Konferenca njëditore e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi orinetimet strategjike të kësaj partie (06.09.2009)
Kryeministri Berisha pret shiritin e fillimit të punimeve për projektin më të madh hidroenergjitik në Evropë (06.09.2009)
Është prezantuar koalicioni i vëzhguesve vendës (06.08.2009)
Berati i bashkohet marshimit të fitores: Boshti i Jugut, projekti infrastrukturor madhoir i mandatit të dytë (06.06.2009)
Lëvizja e lirë, punësimi, infrastruktura, fshati, arsimi, pagat, pensionet dhe shëndetësia, prioritetet e PD (06.05.2009)
Komisioni Amerikan i Helsinkit: Zgjedhjet test për në BE, kartat problem (06.04.2009)
Berisha: Shqipëria është shndërruar në vend të besuar për biznesin (06.04.2009)
Daci kritikon Prishtinën zyrtare për diplomaci të dobët (06.04.2009)
Kryeministri inauguron terminalin e depozitimit të karburanteve, në Vlorë, një investim me vlerë 57 milionë euro (06.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]