VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LDK mbetet pasqyrë e një elite të përgjegjshme politike në Kosovë

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 09:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
LDK mbetet pasqyrë e një elite të përgjegjshme politike në Kosovë
E Martë, 06.09.2009, 12:39pm (GMT+1)

 

Me moton "Vlera të dëshmuara, vizioni i ri", sot në mjediset e hotelit "Grand" në Prishtinë po i zhvillon punimet Konferenca e LDK-së mbi orientimet strategjike të kësaj partie, ku po marrin pjesë një numër madh pjesëmarrësish nga të gjitha strukturat e partiake. Para të pranishmëve, Isa Musftafa, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, paraqiti Propozim dokumentin mbi orientimet strategjike programore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përgatitjen e të cilit kanë punuar një grup i profesionistëve me përvojë dhe me ekspertizë të pasur në fusha të ndryshme. Ai vlerësoi se ky propozim dokument synon të vërë bazat për zhvillimin e një platforme programore të re të LDK së dhe të disenjimit të politikave specifike në Kosovën e pavarur. Mustafa shkurtimisht i bëri jë vështrim të kaluarës shumë të pasur që ka LDK ja në skenën politike në Kosovë, e cila siç tha, "është me shumë interes për të vlerësuar se sa i rëndësishëm është përkushtimi i lartë atdhetar dhe vendosmëria që duhet pasur për shtet formim dhe për zhvillimin e vendit". Gjitha këtë përkushtim dhe vendosmëri, tha ai, LDK ja e ka dëshmuar fuqishëm për afër 20 vjet të veprimtarisë së saj, duke qenë "sinonim i përpjekjeve për pavarësi të popullit të Kosovës". "E udhëhequr nga Presidenti dr. Ibrahim Rugova, ajo i priu suksesshëm lëvizjes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", theksoi Mustafa për të vijuar: "Që nga themelimi i saj para afër 20 vitesh, LDK kishte vizion të artikuluar qartë për Kosovën shtet të pavarur e demokratik dhe të integruar në mekanizmat ndërkombëtarë. Mufatafa më tej vlerësoi se si artikuluese autentike e vullnetit të popullit të Kosovës me mobilizimin e përgjithshëm dhe organizimin qytetar të pashembullt, LDK e ngriti vullnetin e popullit të Kosovës në vullnet institucional që kulmoni me lirinë dhe pavarësinë e vendit, arriti të organizojë me një disiplinë të jashtëzakonshme institucionet autentike në fushën e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes, sportit, kulturës, ekonomisë, përkrahjes sociale dhe në fushat e tjera të jetës.

Duke folur për planin ndërkombëtar, Mustafa tha se LDK-ja ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës në gjithë botën, duke siguruar mbështetjen e vendeve më të fuqishme të demokracisë botërore, para se gjithash të SHBA ve dhe vendeve kryesore të BE së, dhe duke i dhënë LDK-së një atribut të veçantë në skenën politike në Kosovë. "LDK e kujton me dhembje momentin kur dr. Ibrahim Rugova, Presidenti i Parë i Kosovës dhe prijësi në vitet e mëdha të procesit për pavarësi, ndërroi jetë", tha Mustafa dhe theksoi se edhe pas kësaj ngjarjeje të dhimbshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, LDK vazhdoi me rolin e saj prijës politik, të japë kontributin e pazëvendësueshëm në jetën institucionale dhe në procesin e pavarësimit të vendit nën drejtimin e Dr. Fatmir Sejdiut, tani President i Republikës së Kosovës. Të gjitha këto përpjekje, tha ai, u kurorëzuan me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Ndërkaq duke folur për aktualitetin e sotëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ai tha se kjo periudhë ka sjellë sfida dhe synime të reja për Kosovën dhe për LDK në. "Liria e pavarësia janë arritur dhe kohët kanë ndryshuar, por LDK mbetet e përkushtuar në forcimin e demokracisë dhe integrimin euroatlantik të Kosovës", konstatoi Mustafa dhe theksoi se në Kosovën e pavarur, "LDK ja do të angazhohet fuqishëm në konsolidimin e shtetësisë dhe forcimin e demokracisë, në promovimin e zhvillimit ekonomik që krijon vende pune për numrin e madh të të rinjve, në forcimin e rendit dhe të sigurisë dhe në kultivimin e vlerave të identitetit". Ai tha se LDK është parti e vlerave dhe mbështetet në vlerat demokratike si respekti për traditën, toleranca, përgjegjësia dhe transparenca, liria e të shprehurit dhe liritë individuale dhe kolektive. Po ashtu LDK ja është e përkushtuar për realizimin e vizionit të saj dhe e ka dëshmuar këtë me arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke qenë artikuluesja më e fuqishme e vizionit dhe e kërkesave politike të popullit të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci. "LDK mbetet pasqyrë e një elite të përgjegjshme politike në Kosovë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë para qytetarit për jetësimin e vizionit të ri në Kosovën e pavarur. Koha dhe rrethanat kanë ndryshuar, por përgjegjësia ndaj qytetarit mbetet ndër vlerat qenësore të LDK së", tha Mustafa dhe shtoi se "këto vlera fundamentale të LDK së janë në fakt vlera të qytetarëve të Kosovës".

Pas arritjes së pavarësisë së vendit, tha më tej Mustafa, LDK ka angazhuar një numër të madh të ekspertëve për të punuar në artikulimin e një vizioni të ri të LDK së dhe se në Kosovën e pavarur, vizioni i LDK së është një Kosovë evropiane, në të cilën: vazhdimisht forcohet demokracia qytetare; sundon ligji dhe respektohen të drejtat e njeriut; promovohet mirëqenia e qytetarit dhe zhvillimi ekonomik nëpërmjet ofrimit të mundësive të barabarta; stimulohet tregu i hapur dhe lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e ideve; mbështetur në arsim modern dhe në shoqëri të dijes; dhe respektohen vlerat dhe traditat e qytetarit të Kosovës. Ky është vizioni i ardhshëm i LDK së i mbështetur në vlerat e dëshmuara për afër 20 vite dhe i cili do të promovojë një Kosovë të fuqishme dhe prosperuese për të gjithë. Mustafa tha se LDK angazhohet për ndërtimin e një Kosove të fuqishme dhe prosperuese për të gjithë ku individi mund të promovojë veten dhe të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë. Shteti është bërë, tani duhet ta forcojmë atë dhe në këtë drejtim LDK ja do të tregojë përkushtimin e njëjtë që ka treguar gjatë viteve të 90 ta. Duke folur për rrafshin ndërkombëtar, ai tha se LDK ja ka vizion se si të promovojë përfaqësimin dhe integrimin e plotë të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë. Por njëherësh LDK është e vendosur të ndërtojë një identitet të ri ndërkombëtar të Kosovës si një vend, i cili pasi ka fituar betejën për pavarësi, është i përkushtuar në forcimin e demokracisë dhe promovimin e zhvillimit ekonomik. Në marrëdhëniet me jashtë, LDK gjithmonë do të nxisë frymën e bashkëpunimit miqësor me objektiv kryesor integrimin e plotë euro atlantik. Në anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë, LDK ja është e përkushtuar për mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Kjo qasje në marrëdhëniet ndërkombëtare është vazhdimësi e politikës 20 vjeçare të LDK së për afirmimin dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në planin ndërkombëtar, tha mes tjerash Isa Mustfa, duke paraqitur Propozim dokumentin mbi orientimet strategjike programore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sot në Prishtinë i zhvillon punimet Konferenca njëditore e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi orinetimet strategjike të kësaj partie (06.09.2009)
Kryeministri Berisha pret shiritin e fillimit të punimeve për projektin më të madh hidroenergjitik në Evropë (06.09.2009)
Është prezantuar koalicioni i vëzhguesve vendës (06.08.2009)
Berati i bashkohet marshimit të fitores: Boshti i Jugut, projekti infrastrukturor madhoir i mandatit të dytë (06.06.2009)
Lëvizja e lirë, punësimi, infrastruktura, fshati, arsimi, pagat, pensionet dhe shëndetësia, prioritetet e PD (06.05.2009)
Komisioni Amerikan i Helsinkit: Zgjedhjet test për në BE, kartat problem (06.04.2009)
Berisha: Shqipëria është shndërruar në vend të besuar për biznesin (06.04.2009)
Daci kritikon Prishtinën zyrtare për diplomaci të dobët (06.04.2009)
Kryeministri inauguron terminalin e depozitimit të karburanteve, në Vlorë, një investim me vlerë 57 milionë euro (06.04.2009)
Programi elektoral i Polit të Lirisë (06.03.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]