VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - REZOLUTA ÇAME DHE POLITIKA SHQIPTARENga BEHAR GJOKA

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 04:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
REZOLUTA ÇAME DHE POLITIKA SHQIPTARE
Nga BEHAR GJOKA

E Hënë, 04.15.2013, 09:35am (GMT+1)



Prej vitit 1991 e deri më tani, politika shqiptare, me ulje-ngritjet e veta, është gjendur në situatën e një prove zjarri dhe dinjiteti për të mbajtur qëndrim ndaj çështjes së drejtë të popullsisë çame, sipas dokumenteve të kohës, të dëbuar me dhunë dhe masivisht nga trojet e veta, duke përvijuar kështu përmasat e një gjenocidi të pastër etnik.

Hezitimi dhe droja për ta miratuar atë, në harkun e njëzet viteve, si një akt politik, juridik dhe historik, përveç të tjerash, dëshmon një situatë të mungesës së dinjitetit të politikëbërjes, si dhe të një pozicioni inferioriteti të faktorit politik, pra që duket se nuk ka vënë ende në themel të marrëdhënieve ndërshtetërore reciprocitetin dhe fqinjësinë e mirë. Kuptohet se miratimi i rezolutës mbi të drejtat e mohuara të popullsisë çame kërkon që të merren përgjegjësitë përsipër nga e gjithë politika shqiptare, sepse në marrëdhënie me çështjen kombëtare dhe me fatin e bashkëkombësve, nuk ka krahë dhe ngjyresa partiake, nuk ka arsye që të vihet në dyshim uniteti dhe unifikimi i qëndrimeve të politikës shqiptare, ashtu siç ngjau në vitin 1999, kur shqiptarët e Kosovës u dëbuan prej trojeve të veta nga serbomëdhenjtë.

Humbja dhe fitorja në marrëdhënie me çështjen kombëtare është e përbashkët, prandaj është thelbësore që edhe zgjidhja e këtij ngërçi, që nuk mundet të zgjidhet nga kalendat greke, të merret përsipër nga e gjithë politika shqiptare. Miratimi apo mosmiratimi i saj, pikërisht në këto momente, nuk ka gjasa të shndërrohet në mollë sherri për të shënuar patriotët dhe tradhtarët, përkundrazi, janë shanset për të evidentuar maturinë dhe pjekurinë për të marrë përsipër përgjegjësitë, së bashku dhe në emër të kombit shqiptar, në emër të demokracisë dhe fatit të përbashkët të banorëve të rajonit të gadishullit të Ballkanit. Momenti i zgjedhur, në pragzgjedhjet parlamentare të radhës, nuk ka asnjë shkak që të përdoret si një trampolinë e përkohshme, e mbajtjes ose e marrjes së pushtetit, duke fshirë kështu të drejtën e shqiptarëve, të drejtën e kthimit dhe të lëvizjes, të drejtën e pronës dhe të përkujtesës së sakrificës së dikurshme, le të shërbejë për të evidentuar dhe përfaqësuar thelbin e politikës sonë, si një model mirëkuptimi në lidhje me çështjet madhore të kombit.

Nga ana tjetër, miratimi i rezolutës, në fakt shënon një akt të mirëfilltë juridik në marrëdhënie me politikën shqiptare, e sidomos me detyrimin që qeveritë, pra Ekzekutivi i çdo kohe, pavarësisht ngjyrës dhe krahut politik, ta ketë gjithnjë në qendër të vëmendjes çështjen shqiptare në përgjithësi, e po kaq çështjen e popullsisë shqiptare në Greqi, që në fakt lidhet ngushtësisht me fatin e shqiptarëve të Vilajetit të Janinës, i cili prej vendimeve të Konferencës së Londrës, ku Fuqitë e Mëdha të kohës, në këtë rajon të trazuar, por që e kanë vënë në zgrip të ekzistencës kombin shqiptar, madje trojet e saj shpeshherë kanë shërbyer për të shuar etjen e shovinizmit të fqinjëve tanë jugorë dhe veriorë, padrejtësisht copëtojë trojet shqiptare, duke lënë jashtë shtetit shqiptar më shumë se sa gjysmën e tyre.

Padrejtësia historike e vitit 1913 bëri që në mes të tjerash të përfshihej në shtetin grek Vilajeti i Janinës, e bashkë me të edhe fati i çamëve. Po kaq, në anën tjetër, në pikëpamje të rrjedhave historike, çështja e shqiptarëve të Greqisë, ku përfshihet edhe çështja çame, ka një moment që bëhet gjithçka për të fajësuar shqiptarët në një kohë që ishin të pushtuar nga fashistët italianë, e në mënyrë të veçantë për të fshehur gjenocidin e ushtruar gjatë gjithë kohës, e që kulmohet me dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë. Pra, jemi në të drejtën tonë, legjitime dhe demokratike, që duke miratuar rezolutën mbi popullsinë çame, një realitet historik dhe gjeografik, zbehim fluturimet pindarike mbi Vorio-Epirin, një realitet politik që fle në jo pak koka të fqinjit jugor dhe pa asnjë bazë historike, e duke hedhur themelet e reciprocitetit ndërshtetëror, si dhe për të vërtetuar se demokracia shqiptare kalon nëpër Tiranë, para së gjithash.


BEHAR GJOKA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZONA E RE INDUSTRIALE MES TIRANËS DHE DURRËSIT (04.15.2013)
S'BAHET SHTETI ME XEXERICANga AGIM VUNIQI (04.13.2013)
JO MË TEPËR, EDHE NËSE BEOGRADI NA E NJEH SOT PAVARËSINËNga ADRIATIK KELMENDI (04.13.2013)
ALBINOT MALOKU - 'DEBATI' I JEREMIQIT ËSHTË CIRKUS (04.12.2013)
VLLAZNIA LAVIRJA E RADHËS NË DUART E POLITIKËSKoment nga REDAN BUSHATI (04.12.2013)
MASKARALLEKU… SI TRASHËGIM?Nga SELIM M. NËNGURRA (04.11.2013)
RRETH NJË BISEDE, ZHVILLUAR NË RADIO-KONTAKT…Nga MURAT GECAJ (04.10.2013)
NDARJA E HASITNga ZEQIR LUSHAJ (04.09.2013)
DISA NJOHURI PËR DEPUTETIN E AGIMIT TË ARTË KRISTO PAPANga ARBEN LLALLA, historian i pavarur (04.08.2013)
DITA E FONDACIONIT PLAVË-GUCI, QË FRYMON SHQIP E VEPRIMTARON SHQIPTARISHTNga RAMIZ LUSHAJ (04.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]