ANGELA MARTINI - NË LIDHJE ME LEDRI VULËN
E Shtunë, 02.01.2014, 11:04pm (GMT+1)
Fiks një muaj më parë, ajo deklaroi në kopertinën e fundit të "Bluetooth" për vitin 2013 se dëshironte që mashkulli i jetës së saj të ishte shqiptar. "Kam filluar të mendoj që duhet të gjej një burrë shqiptar, s'e kam ditur që janë kaq të mirë. Unë kam bërë të kundërtën e asaj që kanë bërë vajzat shqiptare; nëse të gjitha provojnë një herë shqiptarët pastaj shkojnë tek të huajt, unë jam marrë me të huajt në fillim dhe në një moment thashë: Prit, burrat shqiptarë qenkan yll. Edhe personaliteti i tyre më pëlqen shumë, jam e habitur", - tha Angela Martini në fund të dhjetorit, ndonëse në të vërtetë ajo e kishte gjetur mashkullin e saj asokohe. Dhe ai ishte (është), as më pak e as më shumë, sesa një prej reperëve më të përfolur në showbiz-in shqiptar, Ledri Vula. Zeshkani që çmend gjininë femërore me tiparet dhe fizikun e tij, gjatë vizitës që bëri në fundvit në shtëpinë e Fadil Berishës, arriti të bëjë për vete edhe një prej vajzave më të bukura shqiptare, Angela Martinin... Kështu, historia e tyre e dashurisë ka pak më shumë se një muaj që ka nisur, por duhet thënë se ky ka qenë një muaj shumë intensiv dhe, me gjithë angazhimet e shumta që ka pasur Angela si modele, Ledri nuk i është ndarë. Ka vetëm pak ditë që ata janë kthyer në Kosovë, pas një udhëtimi në Meksikë e më tej në Los Angeles, ku Angela ka qenë e preokupuar me punë. Aktualisht të dy janë në Kosovë, prej nga ku Angela ka postuar dje në "˜Instagram' edhe një "˜Mirëmëngjes' nga hoteli ku po qëndrojnë. "Bluetooth" uron që kjo lidhje të zgjasë, duke qenë se të dy bashkë bëjnë një çift shumë simpatik.
Ledri i rikthehet muzikës
Këtë fillim shkurti është paralajmëruar edhe rikthimi i Ledrit në muzikë, pas një tërheqjeje 1-vjeçare. Siç duket, reperi simpatik ka gjetur muzën e frymëzimit tek Angela, e cila nga ana tjetër vazhdon të jetë shumë e angazhuar në projektet e saj që kanë lidhje me modelingun. Të dy personazhet simpatike kanë qenë në qendër të medias rozë për historitë e tyre të dashurisë...
www.voal-online.ch
|