VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MBRETËRESHA EGJIPTIANE HATSHEPSUT - E CILA VISHEJ SI BURRË

                                                                                      

E Shtunë, 07.27.2024, 06:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
MBRETËRESHA EGJIPTIANE HATSHEPSUT - E CILA VISHEJ SI BURRË

E Martë, 03.10.2015, 03:47pm (GMT+1)


Luksor, 10 mars - Mbretëresha egjiptiane Hatshepsut nga periudha e shekullit të 18-të të dinastisë së lashtë egjiptiane ka ndërtuar tempullin e saj në Luksor në brigjet e Nilit, ndërsa pikërisht ky ndërtim tërheq turistë të shumtë nga e gjithë bota.

Qyteti Luksor ndodhet në rajonin e Teba e lashtë dhe sot konsiderohet si një nga muzetë më të mëdhenj i hapur. Tempujt e lashtë egjiptianë dhe nekropolet në këtë pjesë të bregdetit Nil tërheqin vëmendjen e turistëve dhe hulumtuesve nga e gjithë bota, ndërsa njëra nga destinacionet e preferuara të tyre është edhe tempulli i mbretëreshës Hatshepsut.

Egjiptologu Besam es-Shema pretendon se mbretëresha Hatshepsut ka sunduar në Egjipt nga viti 1479 deri në vitin 1458 para erës sonë, por shton se në lidhje me këtë ekzistojnë tregime të shumta. Shema më tej thotë se gjatë sundimit të saj mbretëresha urdhëroi mimarin Senmut të ndërtojë tempullin për të në Luksor.

Tempulli i mbretëreshës Hatshepsut është një ndërtim interesant dhe i bukur i ndërtuar në shkëmbinj, dhe në hyrje ndodhet modeli i tij.

Kjo ndërtesë trekatësh e ngulitur në shkëmbinj me bukurinë e saj ka impresionuar edhe mbretin Tutmozis III, i cili në fron erdhi pas mbretëreshës Hatshepsut dhe i cili nga hakmarrja shkatërroi të gjitha monumentet e saj, por jo edhe tempullin.

Përveç faktit se ishte njëra nga sundueset e para të Egjiptit, Mbretëresha Hatshepsut kujtohet si mbretëresha e cila vishej si një mbret dhe mbante një mjekër të rreme, që reflektohet në skulptura dhe statujat e saj.

Sundimi i Mbretëreshës Hatshepsut nuk është i njohur për marshime të mëdha ushtarake, por nga politika paqësore dhe zhvillimin e tregtisë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARABIA SAUDITE IMPORTUESJA MË E MADHE E ARMËVE, SHBA EKSPORTUESJA MË E MADHE (03.09.2015)
'TIMELINE' - KJO ËSHTË HISTORIA E JETËS SË FACEBOOC (03.09.2015)
RAPORT - SITUATA E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KRIMÉ (03.06.2015)
SI PO NDODH RADIKALIZIMI I TË RINJVE MYSLIMANË (03.06.2015)
APARTAMENTET LUKSOZE TË MILIARDIERËVE NË NJU JORK (03.06.2015)
SONDA DAWN NË ORBITËN E TRUPIT QIELLOR CERES (03.04.2015)
40 VJETORI I GJETJES SË SKELETIT ANTIK LUCY (03.02.2015)
JA 10 NJERËZIT MË TË ZGJUAR TË NJERËZIMIT (03.01.2015)
FINANCAT E 'SHTETIT ISLAMIK' (02.27.2015)
NDRANGHETA - MAFIA QË KA AQ SHUMË PARA SA NUK KA T'I ÇOJË (02.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lartë]