BRUKSEL - MARRËVESHJE PËR FINANCIM TË LUMIT BUNA DHE LIQENIT TË SHKODRËS NGA BASHKIMIT EVROPIAN Të pranishëm ministrat homologë Panariti-Ivanoviç
E Mërkurë, 04.09.2014, 11:44am (GMT+1)
TIRANË, 9 Prill - Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti u takua në Bruksel me homologun e tij të Malit të Zi, Petar Ivanoviç, Ministër i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural.
Në këtë takim u diskutua mbi arritjen e një marrëveshjeje për menaxhim të integruar dhe financim nga BE të ujërave të lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës për parandalimin e dëmeve dhe përmbytjeve. Gjithashtu diskutuan për një marrëveshje për menaxhim të integruar të pikave të kontrollit kufitar, sidomos për pikat e reja që do të hapen.
Panariti dhe Ivanovic gjithashtu ranë dakord për bashkëpunim në fushën e sigurisë ushqimore, për kontrollin e mbetjeve dhe njoftimit reciprok të vendeve respektive për analizat ushqimore të produkteve që levizin në të dyja anët e kufirit./atsh
www.voal-online.ch
|