ERMELINDA MEKSI - E THIRRA UNË KËSHILLIN MBIKQYRËS PËR TË SHKARKUAR FULLANIN
E Djelë, 08.10.2014, 07:56am (GMT+1)
TIRANE - Propozimi i Ermelinda Meksit në mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës për shkarkimin e skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, tashmë është zyrtar. Është vetë anëtarja e bordit të Këshillit Mbikqyrës, e cila e pohon këtë përmes një postimi në rrjetet sociale, madje konfirmon edhe faktin se mbledhja e zhvilluar tre ditë, ishte e thirrur prej saj, dhe jo një mbledhje rutinë, siç u pretendua nga vetë Banka e Shqipërisë.
Në postimin e bërë, Meksi pohon se qëndrimi i saj në mbledhjen e Këshillit të BSH është ai i publikuar në media, për propozim për shkarkim të Fullanit, kërkesë kjo e hedhur poshtë nga bordi drejtues, ku gjatë votimit anëtarët votuan kundër, ndërsa Meksi ishte e vetmja pro.
Gjithashtu, ish-deputetja e Partisë Socialiste, thekson se ishte po vetë ajo e cila thirri në mbledhje urgjente Këshillin Mbikqyrës, temë e të cilit ishte mega skandali i vjedhjes së Thesarit të shtetit.
"Qëndrimi im është tashmë publik dhe nuk mund të mendohet që do hezitoja për këtë në mbledhjen urgjente të Këshillit Mbikqyrës i thirrur me inisiativën time. Për modesti nuk kam thënë se kjo mbledhje si dhe të tjera të Këshillit Mbikqyrës pas ngjarjes së rëndë janë thirrur me inisiativën dhe propozimin tim zyrtar." shkruan Meksi në postimin e saj në Facebook.
Pohimi i Meksit, hedh përfundimisht dritë mbi atë se çka u diskutua në mbledhjen e Këshillit të BSH, ku vetë ky institucion, pas lajmit të dhënë në media, reagoi duke e përgënjështruar një lajm të tillë. Sipas komunikatës së BSH, në mbledhje nuk ishte kërkuar shkarkimi i Fullanit, dhe se mbledhja e organizuar ishte rutinë
"Në vijim të lajmit të publikuar "Fullani, propozohet shkarkimi", Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë informon publikun se ky lajm nuk është i vërtetë. Në diskutimet e zhvilluara gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Mbikëqyrës ju bëjmë me dije se nuk ka pasur asnjë propozim nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë." thuhej në përgënjështrimin e BSH tre ditë më parë.
Po atë ditë vetë Meksi, nuk e hodhi poshtë vërtetësinë e kërkesës së bërë prej saj, ndërsa shtoi se vendimet e Këshillit mbikqyrës, janë konfidenciale, në përputhje me legjislacionin ne fuqi duke nënvizuar se do të fliste vetëm përpara Kuvendit. 'Shpëton' nga shkarkimi Fullani E mbron Këshilli Mbikqyrës
Tre ditë më parë, 7 anëtarët e bordit të Këshillit Mbikqyrës, hodhën në votim propozimin e Ermelinda Meksit për shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani. Meksi ishte e vetme që votoi pro këtij propozimi, ndërsa të gjashtë anëtarët e tjerë kundër duke "˜shpëtuar' kështu shkarkimin e guvernatorit.
Aktualisht këshilli ka 7 anëtarë, ndërsa ligji partashikon që të ketë 9. Sipas legjislacionit nevojiten 4 vota pro, nga 7 anëtarët prezentë në mbledhje, lidhur me këtë propozim që ai të shkonte për votim në Kuvendin e Shqipërisë.
www.voal-online.ch
|