E Shtunë, 07.27.2024, 07:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA NIS MUAJIN E TRETË PAS ZGJEDHJEVE - PA QEVERI TË RE

E Shtunë, 08.09.2014, 05:27pm (GMT+1)


PRISHTINE - Kosova ka nisur sot muajin e tretë pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të 8 qershorit, por ende nuk ka qeverinë e re, as nuk dihet kur do ta ketë as kush do ta formojë, koalicioni parazgjedhor i PDK-së apo koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, me mandatarët e tyre të nominuar.

Pritet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të cilës pas zhvillimeve në mbledhjen konstituive të 17 korrikut të Kuvendit të Kosovës i janë drejtuar deputetëve nga koalicioni parazgjedhor e më pastaj si kundërpërgjigje deputetëve të koalicionit paszgjedhor.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila në 23 korrik pezulloi vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e kryeparlamentarit deri në vendimin e këtij institucioni për kërkesën e deputetëve të PDK-së, në 21 gusht do të mbajë seancën dëgjimore lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes e më pas do ta marrë vendimin, i cili pritet para shtatorit.

Sipas deklaratave nga deputetë të PDK-së koalicionit parazgjedhor, pritjet janë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të tyre dhe në zhvillimet e mëtejshme mund të ketë edhe qeveri të spektrit të gjerë politik apo edhe mund të shkohet në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Ndërsa, nëse Kushtetuesja legjitimitimon zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, deklaratat nga koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma paralajmërojnë takime të tjera me Lëvizjen Vetëvendosje për marrëveshje të mundshme për të qenë pjesë e qeverisë së re e për të arritur 83 vota bashkë me deputetët e komuniteteve pakicë.

Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë dhe për zgjedhjen e qeverisë duhen së paku 61 vota. Koalicioni paszgjedhor, i deklaruar edhe si grup i përbashkët parlametar, ka 47 deputetë: LDK 30, AAK 11 e Nisma 6. Koalicioni parazgjedhor i PDK-së me katër parti të vogla ka 37 deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje ka 16 deputetë. Komuniteti serb ka 10 deputetë, e 10 të tjerë komunitetet tjera pakicë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JOSIF LEVI - VENDIMI I IZRAELIT PËR TË MOS NJOHUR KOSOVËN LIDHET MË SHUMË ME KONFLIKTIN TONË PRIVAT (08.09.2014)
KASUMI - MUND TË JENË MBI 450 TRUPA NË RUDNICË (Intervistë) (08.09.2014)
ZIRKON DISHA - FULLAN, HIQ MERCENARËT DHE SHANTAZHISTËT (08.09.2014)
MAQEDONI - POLICIA NDALON PROTESTËN E SHQIPTARËVE PARA GODINËS SË QEVERISË (08.09.2014)
BANKA E SHQIPËRISË - DO TË MERRET NËN HETIME KËSHILLI MBIKQYRËS (08.09.2014)
SHUMICA E RE QEVERISËSE BESON SE KUSHTETUESJA NUK DO TA RIPËRSËRISË VOTIMIN PËR ISA MUSTAFËN (08.08.2014)
FERIZAJ - CERTIFIKOHEN KADETËT E SHBA DHE TË FSK (08.08.2014)
ZËRI I AMERIKËS - NIS PETICIONI PËR SHKARKIMIN E GUVERNATORIT FULLANIVazhdon në këtë mënyrë protesta për largimin e drejtuesit kryesor të Bankës së Shqipërisë pas vjedhjes së saj (08.08.2014)
SPARTAK NGJELA - NË GRABITJEN E BANKËS KANË DORË 3 KRYEMINISTRA (08.08.2014)
PO MBLIDHEN FIRMA PËR SHKARKIMIN E FULLANIT - QYTETARËT FIRMOSIN PETICIONIN DREJTUAR KUVENDIT! (08.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]