Në Shqipëri një
incident u shënua mbrëmë në Kolonjë gjatë një aktiviteti elektoral të
opozitës, ku kryetari i saj Lulzim Basha gjendej për të prezantuar
kandidatin për kryetar të Bashkisë në zgjedhjet e 21 qershorit. Një 27
vjecar, Suel Lico, ka qëlluar me karrige në drejtim të vendit ku gjendje
zoti Basha. Karrigja ka goditur një qytetar që ndodhej aty pranë, Fuat
Ndini, 65 vjec, i cili u dërgua në spital, për shkak të dëmtimeve. Lico u
arrestua më pas nga policia.
Partia demokratike akuzoi për ngjarjen shumicën në pushtet. Sipas saj
Lico "është një person i njohur për lidhjet e tij me pushtetin. Mos
distancimi ndaj këtij sulmi nxjerr zbuluar autorët dhe porositësit që
janë të njëjtët që kanë frymëzuar akte dhune edhe në qytete të tjera
kundër opozitës. Ky është tregues i panikut dhe frikës që ka kapur
dyshen Rama-Meta nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor" thuhet në
një deklaratë të partisë demokratike.
Ky është incidenti i dytë i regjistruar deri më tani. Javën e shkuar
dy të rinj me flamuj të partisë socialiste ndërhynë gjatë një aktiviteti
të kandidates demokrate në Durrës Grida Duma, duke provokuar edhe
përplasje fizike me mbështetësit e opozitës.
Kryetari i parlamentit Ilir Meta me anë të një deklarate u shpreh se e
dënonte ngjarjen duke i bërë "thirrje të gjithë qytetarëve të
distancohen nga akte të tilla, të cilat dëmtojnë klimën e një fushate
elektorale qytetare. Kryetari i Kuvendit kërkon që organet e zbatimit të
ligjit të ndëshkojnë në mënyrën më shembullore autorët e këtyre
incidenteve të papranueshme", shprehet zoti Meta. za