Reagim ndaj shkrimin "Kryevepër për faqe të zezë", të Rexhep Qosjes në Gazetën Shqiptare
....Duke lexuar këtë shkrim kaq të ulët nga pikëpamja intelektuale të një kalibri akademiku, duhet të kesh një durim të pashoq për mos me të kap paniku, nga urrejtja e fëlliqur që ky njeri përcjell te lexuesi. Prandaj, je i detyruar ta lexosh dhe prapë ta lexosh që të kuptosh në thellësinë e vet mllefin e shfaqur nga një njeri me emër, por me një emër jo dosido, nga njeriu zevzek e inatçor, pa parime njerëzore, pa peshë politike e morale kombëtare.
Babai i Revolucionit të vonuar Demokratik të vitit të mbrapsht 1997, Akadhemyku Rexhep Qosja, bartësi i çmimit "7 Juli" ("7 Korriku") të Beogradit, tekanjozi me mjekër të bardhë, të cilën mjekër e rruajti vetëm një herë, prej se mbahet mend, dhe atë, më 1999, kur iku si grua e keqe i maskuar, matanë kufirin në Bllace, me bisht nën shalë, bash sikur miku i tij ideologjik i kastës komuniste të Partisë së punës më 1998, Gramoz Ruçi, i cili iku po ashtu, por më 1977, (sot Kryetar i grupit parlamentar të bijës së PPSH, Partisë Socialiste të Edvin Kristaq Ramës). Akademiku Rexhep Qosja e ka marrë mundimin të vjellë vrerin e tij ideologjik kundër Sali Berishës, por jo vetëm kundër tij dhe jo për herë të parë, duke shfaqur kaq hapur, pa asnjë fije turpi urrejtjen e tij patologjike, të pa kruspull, kaq të ndyrë e kaq të ulët nga pikëpamja morale, kryekëput luftënxitëse, duke pasur për bazë vetëm shpifjen, rrenën, përbaltjen, inatin, shpirtvogëlsinë e Akademikut mjekrosh, i cili i ngjanë një shkoftlarku, që nga goja qet vetëm vrer dhe jargë, duke përlyer jo vetëm Sali Berishën dhe krejt të djathtën shqiptare, ku nuk mund ta lente pa e përlyer edhe këtë herë, Ismail Kadarenë!
Rexhep Qosja, nuk ka lënë pa përlyer edhe figurën atdhetare dhe kombëtare të Ibrahim Rugovës, dhe jo për gjë tjetër, por vetëm nga inati, nga xhelozia, nga shpërfillja që i ka bërë populli figurës tragjikomike Qosja, kaq të ulët moralisht dhe shpirtërisht, sepse po ky popull, prej të cilit Rexhep Qosja kërkon që t'a rrëzoj Sali Berishën e ka kuptuar me kohë se ky njeri nuk ka asnjë vlerë as njerëzore as kombëtare dhe as shpirtërore. Populli e dënoi me votë, duke ia treguar vendin aty ku e ka, pra në bisht të odës së burrave, që do të thotë në bisht të lahutës. Ky popull ia tregoji Rexhës se sa i vlen lëkura, dhe ky person (Rexhep Qosje, pra) është kaq shpirt ngushtë, nga inati dhe nga mospërfillja që ka ndaj kreut të shtetit dhe në veçanti kundër të djathtës shqiptare, nuk rri rehat në skutën e tij, por gjen kurajë dhe del, ngre kryet e fytyrës së tij me mjekër, duke i fërkuar duart se ja tashti i paska ardhur koha, duke lëshuar kushtrimin për përmbysjen e pushtetit demokratik në Shqipëri. Njeriu, kur e humbë arsyen, nuk e ka as më të voglin dert se sa poshtë mund të bie, me veprën që ai bënë. Shan dhe fëlliqë hapur, kundër Sali Berishës, duke qenë i bindur se ka thënë diçka të mençur. Përdorë fjalorin më të shpifur nga goja e një Akademiku, i cili për temë të shkrimit ka Gënjeshtrën, të cilës shqip, nga anët tona i thonë RRENË. Bile për tu dukur sikur Akademyk, përdorë edhe emra të mëdhenj, si: Kanti, Dekarti, Spinoza etj, pa asnjë lidhje, kinse po citon njerëz të shquar. Pastaj, Qosja flet e filozofon gjatë e gjatë për fenomenin "Gënjeshtër" duke pyetur se a është dënuar Gënjeshtra nga shteti Shqiptar nëpër periudha? Dhe pa pritur vjen në përfundim se të gjithë me radhë *Rrejnë*, ose gënjejnë; edhe shkrimtarët!, krijuesit e fushave të ndryshme të arteve, shkencëtarët, politikanët,...por jo askush sikur Sali Berisha, ndaj të cilit Qosja ka një urrejtje të vjetër e të pafalshme, sepse me sa merret vesh, Saliu ka zgjedhur si mik Ibrahim Rugovën dhe jo Qosjen. Prandaj, nuk ka se si ja falë Qosja këtij Tradhtari!!!
Bënë be e rrëfe Rexha që e njeh mirë historinë dhe kulturën shqiptare që nga koha e Skënderbeut e këtej, dhe shton, citoj: "këto njohuri historike që kam më bëjnë të mundshme të them: në historinë politike dhe në historinë kulturore të popullit shqiptar nuk ka pasur dhe nuk ka njeri publik, politikan a intelektual, që ka gënjyer sa dhe si gënjen ish-kryetari i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i tashëm i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryetari 20-vjeçar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha"
Merreni me mend o njerëz se për çfarë i shërbejnë Akadhemykut tonë njohuritë e mëdha, pra për të ardhur deri te përfundimi sensacion që ky shkencëtar mjekërrosh, duke shkri mend paska zbuluar, se Sali Berisha qenka gënjeshtar! Tre herë ia përmend emrin vetëm në një fjali!!! O burra, sa keq që turpin nuk e hanë me bukë shpifësit e kombit. Dhe, Qosja ,...duke qenë njeri i zgjuar i fjalës dhe i shprehjes, ia numëron "gënjeshtarit" Sali Berishës fap e fap, shkurt e shqip alla malësorçe pa i dridhur mjekra hiq, se Saliu gënjen e gënjen, e gënjen, e gënjen, e gënjen kudo dhe në çdo rast edhe në shpi edhe në rrugë, në tubime, në punë, në fushata zgjedhore,... e ku jo! Nuk e di a mos ka "gënjyer Saliu"që ka qenë ndonjëherë edhe mjek, edhe kirurg i zoti, edhe profesor në Universitet????Sipas Rrencit dhe shpifësit të pa shtyllë kurrizore dhe të pa fije turpi e të pa kokërr fytyre, Rexhep Qosja, Sali Berisha: "gënjen aq shpesh, aq mjeshtërisht dhe aq naivisht, aq djallëzisht dhe aq primitivisht, aq sofistikueshëm dhe aq hapur, aq premtueshëm e aq kërcënueshëm, saqë të gjitha këto ngjyresa të gënjeshtrave të tij publike bëjnë të mundshme, madje, të domosdoshme, të thuhet se gënjeshtra është thelbi i tij, substanca e tij mendore e shpirtërore, qenia e tij, ashtu siç është servilizmi thelbi, substanca mendore e shpirtërore, qenja e Ismail Kadaresë."
Duke radhitur me kaq zell, të gjitha këto "virtyte" të "Gënjeshtarit" studiuesi i shquar i "Gënjeshtarit Sali Berisha" vjen deri në përfundimin se po kjo "gënjeshtra" na qenka thelbi, substanca mendore dhe shpirtërore, qenia e tij, (por keni kujdes!!!! Se në ç'përfundim ka arritur Akadhemyku ynë!?!?! ) siç është servilizmi thelbi, substanca mendore e shpirtërore, qenja e Ismail Kadaresë. Fjali më idiote nuk mund të gjesh në krejt literaturën shqipe. Se si ka ardhur deri në këtë përfundimin kaq banal, unë nuk arrij ta kuptoj, me gjithë mundin që i kam qitë vetes për t'i kthyer një përgjigje të merituar këtij dështaku në politikë, i cili për inat të popullit që e dënoi me votë, nuk mundet kurrë të pajtohet, prandaj nuk lë rast pa e nxjerrë mjekrën e tij, simbol të pafytyrësisë duke, fyer, fëlliqur, përlyer, sharë dhe mallkuar,...bash si një grua e përdalë. Përgjigjen nga Ismail Kadare i madh e ka marr, por vogëlsia e tij kundruall Kadaresë nuk e lë rehat, ia ka ngjallë të shkretit Qose dëshirën për gjak e dhunë në sheshet e Tiranës dhe krejt Shqipërisë, sikur në Revolucionet e tija (gjithmonë të vonuara,....fatmirësisht!). Prandaj nuk e lë vendi të qetë,...kur i kujtohet Qoses funerali i varrimit të Burrit më të çmuar të Kombit tonë, Ibrahim Rugovës, si një makth, sepse është i vetëdijshëm Qosja se ky nuk do ta ketë këtë madhështi as sa të jetë gjallë, se kur të na lë ,...nuk ka me i shkua kush as për mort. Sepse ky njeri nuk e meriton, nuk la kënd pa sha e pa përfol, duke shpifë e duke rrejt si një rrenacak i keq! Zilia që shfaqë Rexhep Qosja, është diçka e pa krahasueshme as edhe me egërsirat më grabitqare në rruzullin tokësor. Shihet qartë se si Rexhep Qosja, ndjenë një kënaqësi të pa përmbajtur kur shpifë për figurën e Sali Berishës, duke ia radhitur atij "meritat" e "Gënjeshtarit" të pa krahasueshëm (sipas shpifësit) në krejt botën e zezë! Me një fjalë, Rexhep Qosja, shpifë aq shumë sa që nuk ka fushë të jetës në të cilën Sali Berisha nuk qenka "Gënjeshtar",...edhe në histori, edhe në letërsi, edhe në ekonomi, edhe në mjekësi e shëndetësi, edhe për numra edhe për krahasimet, thjeshtë, sipas Qosjes,"gënjeshtra" qenka e vetmja e "vërtetë" për Sali Berishën, (sa për inat të QOSES, është edhe kryeministër i Shqipërisë). Mirëpo, Rexhep Qosja, paska pas me ja falë te gjitha "gënjeshtrat" Saliut, por kurrë edhe gënjeshtrat e datave 21, 22, 23 dhe 24 janar. Këtu Qosja është i prerë sikur një Komandant i Revolucioneve të vonuara, duke përshkruar ngjarjen në mënyrë kronologjike të zhvillimeve të ngjarjeve. Por gjithnjë duke shpifë e duke qitë flakë nga goja e tij, edhe pse duke u përpjekë të shpifë për Fenomenin Gënjeshtër, ky njeri (Rexhep Qosja) rren dhe vetëm rren, pa fije turpi, rren pa u skuq hiq, dhe pa i bë mjekra tërr!, thuaj se ne nuk e pamë drejtpërsëdrejti në çdo detaj! Këtij Dështaku ndër Revolucione të vonuara i djeg më shumë se pse Sali Berisha këto ngjarje i quan puç e jo Revolucione të vonuara?, pa e thënë asnjë fjalë të vetme se kush ishte Iniciuesi i Revolucionit të vonuar Qosist? Mos ndoshta po ky? I dhemb Qosjes, po ashtu, se pse Sali Berisha e paska sulmuar ShISH-in? Pastaj Qosja,..duke i kopjuar keq fjalimet idioteske të Edvin Kristaqit ia nisë e i numëron "dështimet" e qeverisjes së mallkuar Berishiste!, duke ia numëruar "krizat" e shumta qeveritare, për të cilat më bukur nuk kishin me shpifë as Mero Baze, Kokëdhima, Erion Veliaj, Sajmir Tahiri, Xhelat Nxhela e falanga të tjera, fundërrina të komunizmit, pjellë e së cilës është edhe Akadhemyku ynë, i cili nuk qe i zoti ta kthente së paku simbolikisht çmimin Serb të turpit "7 Juli". Qosja, duke qenë se shpifë e fëlliqë keq, ky nuk mjaftohet me kaq. Ai, duke u thelluar në batakun e shpifjes që krijon vet, nisë dhe bënë thirrje për mosbindje deri në shkatërrimin e qeverisë (së Sali Berishës). Ai thotë se përderisa Sali Berisha "gënjen" edhe si Kryeministër (me çka nuk ka se si pajtohet mjerani Qose!) , e kjo nuk durohet, kjo nuk mund të durohet, kjo nuk duhet të durohet, thotë QOSA!
... Diku kah fundi i shkrimit të tij përplot me rrena e trillime fantastike-shkencore, Qosa fillon dhe bënë moral politik, për të cilin do të duhej që ky person ta mbyllë qapellën përgjithmonë, sepse qysh u tha që në fillim të reagimit tim,...se politikisht Qosja ka mbaruar qysh moti! Sa ishte gjallë i ndjeri Ibrahim Rugova, deshi edhe Qosja ta maste veten në logun e burrave, dhe mori vetëm 0.013% të krejt votuesve në Kosovë. Prandaj, vuan ky njeri, vuan nga shpirtvogëlsia që e ka mbërthye atë. Nuk kënaqet Rexhep Qosja vetëm duke fyer Sali Berishën, por ky nuk e ka për turp që të përfol edhe Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topallin dhe mbarë ministrat dhe krejt anëtarësinë e PD-së, sepse urrejtja ia ka verbua sytë, dhe ja ndrydhë mendjen e shëndoshë. Dhe kështu, duke sha e rrejt si i pa fytyrë, në fund të shkrimit të tij pamflet, Qosja lëshon kushtrimin si një pamflet të fëlliqur për një grusht shteti prej së vërteti, ashtu siç din ti paramendojë vetëm Gjenerali i Revolucioneve të vonuara dhe thotë:"Populli shqiptar do ta rikthejë dinjitetin e përulur, të fyer rëndë prej gënjeshtrave të Sali Berishës dhe pretorianëve të tij politikë e shtetërorë vetëm në një mënyrë: duke e larguar Sali Berishën prej pushtetit dhe, pas largimit prej pushtetit, duke kërkuar hetimin e pasojave të gënjeshtrave të tij në jetën kombëtare dhe në sigurinë e qytetarëve. Dhe, kjo mund të arrihet jo me fjalimet poetike e përshtypjelënëse të Edi Ramës, por (në qoftë se nuk pranohen zgjedhjet e parakohshme) me lëvizje popullore dhe mosbindje qytetare. Jam thellësisht i bindur se vetëm duke e larguar Sali Berishën prej pushtetit dhe duke e nxjerrë në gjyq për pasojat kriminale të politikës së tij sidomos më 1997, 1998 dhe, tani, më 2011 Shqipëria do ta kthejë rendin, paqen, drejtësinë dhe qëndrueshmërinë. Dhe, ç'është me rëndësi tepër të madhe: do ta ndalë rënien shpirtërore dhe morale që po e shkallmon".
Eh sa ulët ke ra o Rexhep Qosja. Se sa djeg e vërteta o Rexhep Qosja, kjo nuk do ndonjë mençuri të madhe, se kur një komunist i pa asnjë vlerë si puna jote o Rexhep Qosja, kot e ke që e vajton të '97, të cilën e konstruktove vet, dhe për të cilën sheh ëndërr hala se vetëm me revolucione të tilla mund të vije vet dhe pinjollët tu, në pushtet, përndryshe jeni të pa shpresë. Bindja jote thellësisht idiote se vetëm duke larguar Sali Berishën nga pushteti, (nëse ai nuk pranon zgjedhjet e parakohshme) dhe jo vetëm kaq, por duke e nxjerrë në gjyq për pasojat kriminale që i ke organizuar ti Qose, edhe më 1997, 1998 dhe më 2011si dhe bijtë tu ideologjik si Edi Rama me Skender Gjinushat, e Nard Ndokat, me Paskal Milot e me Nxhelat e Zogajt (të gjithë pa elektorat si ti)! Koha e Revolucioneve ka kaluar Zotni Qose, këtë besoj ta kesh mësuar, dhe mos harro se Shqipërinë me në krye Sali Berishën e duan më shumë se 80% e shqiptarëve të Kosovës, prandaj kot ke shkarravitur në atë palo shkrim që për ty ndoshta është analizë, kurse për mua është një pamflet shumë i keq, pa fije vlere, as morale, as politike, aq më pak njerëzore. Turpi nuk ke se si e ha me bukë, Zotëri Akademik.