VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LIRIA E TYRE, FRIKA JONËNga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 04:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

LIRIA E TYRE, FRIKA JONË

Nga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera


E Premte, 02.18.2011, 03:07pm (GMT+1)

Me të drejtë shkroi Sergio Romano me 13 shkurt sesa paradoksal është fakti që perëndimorët, të gëzuar për dëbimin e Mubarak-ut, kanë duartrokitur një grusht shteti ushtarak, por ky nuk është i vetmi paradoks. Ka edhe një rrethanë të veçantë, si ironike dhe tragjike në të njëjtën kohë (dhe, në njëfarë mase, "skandaloze"), që shpjegon qëndrimin ambivalent të perëndimorëve ndaj revolucioneve të Lindjes së Mesme, që mund të përmblidhet si vijon: si mund ta heqim mendjen nga "mendimet e këqija" sipas të cilit, në kontekstin kompleks të Lindjes së Mesme, diktatura të korruptuara dhe represive, kanë qenë megjithatë një garanci për paqen dhe pse jo e garantuar dhe që demokratizimi (i mundshëm) i këtyre regjimeve, me atë egjiptian në krye, mund të rezultojë në luftë? Nga një anë, si mund të mos solidarizohesh me njerëzit, për shembull, me ata të rinj, që kanë dalë me mjaft guxim nëpër sheshe duke kërkuar lirinë? Kemi vepruar shumë mirë që jemi solidarizuar me ata. Nëse nuk do ta kishim bërë, do të tregonim se nuk besojmë në vlerat e lirisë në të cilat themi se besojmë.
Përveç kësaj, siç tregojnë dhe lajmet e përleshjeve që po ndodhin në Iran, kontaminimi demokratik mund (por me kusht është një domosdoshmëri) të rihapë lojërat dhe në shtetin më të rrezikshëm teokratik.
Nga ana tjetër, si është e mundur kanalizimi i proceseve në mënyrë që ndryshimet e regjimit mos të shkaktojnë luftëra të reja?
Nga ato që dimë për demokracinë është se, sapo të jenë stabilizuar, vështirë se bëjnë luftëra ndërmjet tyre. Nuk është se janë gjithmonë më pacifiste se sistemet autoritare. Ne dimë se, rrallë demokracitë e stabilizuara të sulmohen midis tyre. Vini re se, kjo ide nuk ka mbetur e kufizuar në mbylljen e diskutimeve akademike. Gjithashtu ka frymëzuar veprimet e disa presidentëve amerikanë, nga Woodrow Wilson tek Ronald Reagan, nga Bill Clinton tek George Bush Jr.
Në qoftë se demokracia liberale, apo diçka e ngjashme me të, do të mbizotërojë në botën islamike, mendonin për shembull, neo-konservatorët të mbledhur rreth Presidentit Bush, në rajon do të ketë paqe, nuk do të ketë më sulme si ato të 11 shtatorit, madje dhe paqja ndërmjet Izraelit, Palestinës dhe botës arabe do të jetë e mundur, por gjërat janë më të komplikuara. Ka dy saktësime për të bërë. I pari është se nëse demokracitë e qëndrueshme kanë tendencë të krijojnë marrëdhënie pacifiste ndërmjet tyre, rregulli nuk vlen për regjimet në tranzicion drejt demokracisë. Përkundrazi, ka prova të faktit që regjimet në rrugën e demokratizimit mund të jenë në veçanti agresivë dhe ndaj fqinjëve demokratikë. Derisa demokracia nuk do të stabilizohet, është i lartë rreziku që neo-elitat e dala nga zgjedhjet e para të lira do të drejtojnë tek një armik i jashtëm tensionet që shoqërojnë gjithmonë ndryshimin e regjimit. Kroacia dhe Serbia ishin vende në rrugën e demokratizimit në epokën e luftërave të tyre.
Pika e dytë është se proceset demokratike jo doemos çojnë në demokraci liberale. Shpesh gjenerojnë demokraci jo-liberale, regjime hibridë që bashkojnë institucionet liberale (zgjedhje pak a shumë të lira) dhe institucione jo- liberale (rregulla emergjente me qëllim për të mposhtur kundërshtarët). Një demokraci jo-liberale mund të jetë tejet agresive me vendet e tjera, më agresive se disa regjime autoritare.
Nëse zbatohen në kontekstin egjiptian këto konsiderata, atëherë ne mund ta shohim rëndësinë. Ushtarakët u nxituan kur garantuan botën se mund të ruanin traktatin e paqes me Izraelin, por si mund të garantojnë se kjo gjendje do të vazhdojë dhe pas zgjedhjeve të lira, pas instalimit të një qeverie demokratike në një vend ku, si në të gjitha sheshet arabe, armiqësia ndaj Izraelit është e rrënjosur në popull prej dekadash të tëra? Ndër të tjera, traktatet e paqes dhe pse formalisht në fuqi, mund të anulohen, për shembull, një qeveri demokratike, që duhet të merret me një prezencë të madhe parlamentare të Vëllezërve Myslimanë do të vazhdojë, si diktatura e Mubarak-ut të bashkëpunojë më Izraelin në kontrast me veprimet e luftës së Hamasit në Gaza? Ka dyshime rreth kësaj.
Le të konsiderojmë një aspekt tjetër. Diktatura egjiptiane ka gëzuar për dekada të tëra mbështetjen amerikane dhe evropiane. Dhe pse Obama dhe perëndimorë të tjerë më në fund u shkëputën nga Mubarak-u, kujtimin e asaj mbështetjeje egjiptianët nuk mund ta harrojnë lehtë. Udhëheqësit që do të kërkojnë vota në zgjedhjet e lira duhet ta marrin në konsideratë. Ka mundësi që demokratizimi, të paktën në fillim, të shoqërohet më një afirmim të fortë kundra-perëndimor dhe kundra-izraelit dhe me pasoja gjeo-politike të lehta për tu imagjinuar.
Prandaj, duhet të kemi shpresa në vizionin e ushtrisë egjiptiane? Në fakt, ne duhet të shpresojmë që ky proces të ndodhë gradualisht. Për shembull, tashmë kemi zbuluar (dhe në sajë të ngjarjeve në Afganistan e Irak) se zgjedhjet e lira duhet të jenë kurorëzimi i procesit të demokratizimit, pika e mbërritjes, jo e nisjes. Së pari, ne duhet të forcojmë institucionet që të kufizojmë kompetencat e qeverisë (gjykatat kushtetuese dhe ekuilibrat e tjerë) dhe të hiqen kufizimet e pafundme, ligjore e burokratike që pengojnë lirinë personale të individit.
Vetëm pas përfundimit të kësaj rruge të mundimshme, mund të shpresojmë që zgjedhjet e lira mos të rezultojnë në demokraci jo-liberale, duke kërcënuar qytetarët dhe paqen.
Kanë të drejtë ata që argumentojnë se demokracia mund të pajtohet shumë mirë me fenë myslimane (siç provojnë regjime të ndryshme demokratike ekzistuese në botën islame) dhe se, edhe në atë botë, demokracia, nëse është e konsoliduar mirë, mund t'i mbajë urtë fanatikët. Rruga që të çon në stabilizimin e demokracive dhe në shijimin e rezultateve të tyre, është e gjatë, e ashpër dhe plot me rreziqe. Kjo shpjegon ambivalencën perëndimore.

(http://www.gazeta55.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPTARËT PËRBALLË NJË BETEJE TË PAPËRFUNDUARNga BEQIR SINA, New York (02.18.2011)
ME RASTIN E 3-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËSNDERIMI I DËSHMORËVE DHE AMANETI I TYRENga FRANK SHKRELI (02.17.2011)
MODELI TURK PËR EGJIPTINNga SERGIO ROMANO, "Panorama" (02.16.2011)
GRUAJA DHE TË DREJTAT E SAJNga MIMOZA DAJÇI (02.15.2011)
NJË KARTOLINË NGA EGJIPTINga THOMA L. FRIEDMAN, New York Times (02.13.2011)
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENITNga Elida BUÇPAPAJ (02.13.2011)
QEVERISJE FER DHE FER JASHTË QEVERISJESNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.13.2011)
ANTI-AMERIKANIZMI I PRO-KORRUPSIONITNga FRANK SHKRELI (02.10.2011)
"Wall Street Journal": SHPIFJET NDAJ HASHIM THAÇITNga DENIS MACSHANE, anëtar i parlamentit britanik, ish i deleguar britanik në Këshillin e Evropës dhe ish Ministër për Ballkanin (02.08.2011)
SATRAPËT SI ALEATË POLITIKËNga SHABAN MURATI (02.08.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]