
Është vënë re me shqetësim në opinionin tonë fakti që Kosovës në trevjetorin e saj të zyrtarizimit të pavarësisë nuk i erdhën urime nga partneret e saj evropiane dhe nga Brukseli. Disa edhe u ngushëlluan hëpërhë duke ia bërë log vetes dhe të tjerëve se "ndoshta urimet vijnë".
Ndoshta nuk do të vijnë. Në praktikën normale ndërkombëtare është që, kur marrëdhëniet ndërshtetërore janë ekzistuese, nuk janë të ndërprera, atëherë urimet dhe falënderimet përkatëse shkëmbehen. Edhe kur këto marrëdhënie janë të ftohura, por nuk janë të ndërprera, urimet dërgohen. Kosovën, pra, pritej ta kishin ururuar Rompuy, Napolitano, Sarkozi, Elizabeta, Vulfi e tjerë. Kur marrëdhëniet janë të ngrohta, atëherë urimet dërgohen edhe nga kryeministrat. Kosovën atëherë do ta uronin edhe Barrozo, Berluskoni, Fijoni, Kameroni, Merkel e tjerë. Ndërsa kur marrëdhëniet janë të ngushta, atëherë urimet dërgohen edhe nga ministrat e Jashtëm.
Ftohja e marrëdhënieve të Evropës me ne, u duk edhe nga mungesa e pjesëmarrjes në pritjet e dhëna prej përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Kosovës me rastin e trevjetorit të pavarësisë. Këtë ftohje e kishte ndjerë më parë Tirana dhe, prandaj, me shfajësimin e pamundësive financiare, përfaqësitë kryesisht nuk dhanë pritje. Një këshillë që do të kishte qenë e mirë edhe për Kosovën. Sidoqoftë kjo tregon se marrëdhëniet e Evropës janë ftohur me Shqipërinë, me Kosovën, pra me ne shqiptarët.
Në opinion është lakuar edhe mënyra e dërgimit të urimeve nga personalitetet e larta të huaja shtetërore. Ato dërgohen drejtpërdrejt nga zyrat e tyre tek homologët. Pra kryetari i shtetit të Kosovës do ta merrte në zyrën e tij urimin e homologëve italian, francez, britanik, gjerman e tjerë. Po ashtu edhe kryeministri apo ministri i Jashtëm. Në raste të tjera, urimet dërgohen nëpërmjet përfaqësive diplomatike, përkatësisht nëpërmjet titullarëve të ambasadave.
Niveli i marrëdhënieve, përkatësisht ngrohjes dhe ftohjes së tyre, vihet re edhe nga rangu i zyrtarëve të cilët i vizitojnë kryeqytetet përkatëse. Muajt e fundit ne kemi parë në Prishtinë dhe në Tiranë nga Evropa pothuajse vetëm drejtorë drejtorish apo zytarë të tjerë të rangjeve të ulëta e gati të nivelit teknik. Ftohja evropiane u pasqyrua edhe në ftohje të fqinjëve. Kosovën nuk e uruan as Shkupi dhe Podgorica apo kryeqytete të tjera rajonale të cilat e kanë njohur zyrtarisht.
Hija e ftohjes, ndishkut në marrëdhëniet e Evropës me ne u shpall për herë të parë në fillim të dhjetorit, nëpërmjet pakënaqësisë ndaj pritjes së Tiranës dhe Prishtinës ndaj raportit të një institucioni evropian si Këshilli i Evropës. Vrazhdësia, e konsideruar si e tepëruar, e dy kryeqyteteve tona, nuk u përtyp as nuk u kapërdi në Bruksel apo në kryeqytetet evropiane. Në ftohjen ndikoi edhe cilësia e zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë, edhe kriza institucionale në Kosovë, edhe përshkallëzimi i krizës midis pozitës dhe opozitës në Shqipëri.
Embrioni i ftohjes, megjithatë, është në vetë mitrën e Evropës. Ajo buron nga 22 korriku 2010, përkatësisht nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Evropa e kishte përkrahur Serbinë në iniciativën e saj për ta paditur Kosovën në GJNK, në mënyrë që ajo ta cilësonte ta paligjshme shpalljen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës më 17 janar 2008 dhe ta rihapte çështjen e statusit të Kosovës. Vendimi i drejtësisë ndërkombëtare të drejtësisë e zuri Evropën me letra krejt të tjera në dorë. Dhe nuk e ndali dot Serbinë për ta dërguar Rezolutën kundër Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nuk iu kundërvu dot asaj, prandaj iu bashkëngjit dhe bëri që Rezoluta e Serbisë kundër Kosovës të miratohej.
Ky ishte një hap tjetër largues i Evropës ndaj shqiptarëve. Një hap tjetër largues ishte liberalizimi i vizave me Serbinë, miratimi i Mrrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Serbinë, vonesat integruese dhe prirjet përjashtuese ndaj Shqipërisë e sidomos Kosovës, mosnjohja e plotë e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian (kur ende Kosovën nuk e kanë njohur Greqia, Qiproja, Rumania, Sllovakia dhe Spanja).
Shqiptarët janë ata që janë. Nuk janë ata që mendon Serbia se janë. Nuk janë as ata që mendon dikush si Serbia se janë. Dhe, prandaj, nuk mund ta përjetonin e nuk mund ta përjetojnë me ndonjë entusiazëm Evropën e hapave të mësipërm. Shqiptarët nuk janë mësuar të përkëdhelen nga Evropa as më herët, as më vonë. Dhe marrëdhëniet e tyre nuk mëtojnë të jenë mbi bazën e përkëdhelive apo lazdrive, por thjesht mbi bazën e drejtësisë. Dhe drejtësia edhe sot e kësaj dite është në anën tonë.
Mungesa e urimeve për 17 shkurtin nuk është një çnjohje për Kosovën apo një shthënie për Shqipërinë. Por edhe në përmasat e tij përpjesëtimisht të stërtepëruara ky kundërveprim i Evropës është e udhës të trajtohet racionalisht nga ne.
Ndoshta, pra, urimet evropiane për trevjetorin e pavarësisë së Kosovës nuk do të vijnë. Unë, sidoqoftë, nuk jam në pritje të tyre. Unë jam në pritje të reagimeve të tyre pas krijimit të institucioneve të reja të Kosovës. Atëherë magma e lëngët, fluide, do të marrë trajtën konkrete të lëndës.
(Botuar në Bota Sot më 22 shkurt 2011)
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ