Me të drejtë analistët i japin rëndësi faktit që opozita në Kosovë është numerikisht sfiduese ndaj shumicës qeverisëse. Kjo e fundit vërtet ka një mbështetje të dobët numerike në Kuvendin e Kosovës. Por këto dy fakte, nuk përkthehen vetvetiu dhe atypëratyshëm në forcë për opozitën.
Gjatë mandatit të kaluar e kemi kritikuar shpesh opozitën e atëhershme se ajo nuk bënte opozitë. Në të vërtetë, ajo nuk bënte opozitë jo për shkak të numrit të vogël të saj, por për shkak se ishte e përçarë. Dhe kjo përçarje më shumë buronte prej vetë atyre se prej ndikimit të shumicës qeverisëse. Dhe opozita e mandatit të kaluar, siç e pamë të gjithë, u ndëshkua nga vota e popullit. LDD-ja doli nga parlamenti, ndërsa AKR-ja pësoi rënie të ndjeshme. AAK-ja është e vetmja nga partitë e opozitës së mëparshme që u konsolidua si forcë politike parlamentare nga vota e 12 dhjetorit 2010.
Forca e opozitës qëndron në gjetjen e rrugëve dhe mënyrave të bashkërendimit e të bashkëveprimit për ta vënë në pozita pune shumicën qeverisëse, për ta detyruar atë që të japë llogari për gjithçka, për ta detyruar atë që ta kontrollojë veten në të gjitha drejtimet. Një opozitë që i ka gjetur rrugët dhe mënyrat e bashkërendimit e të bashkëveprimit është e aftë të gjejë mirëkuptim për inciativa të suksesshme parlamentare apo joparlamentare. Opozita e kaluar, në asnjë rast, nuk arriti të gjente një mirëkuptim të tillë, në asnjë segment të saj.
Nga ana tjetër, kjo kërkon që partitë opozitare, ndonëse pjesë e një opozite të bashkuar, të ruajnë individualitetin e vet, të kenë stilin e vet të opozitbërjes dhe të imponohen nga të tjerët apo t'iu imponohen opozitarëve të tjerë vetëm në kuadrin e koniunkturave pragmatike. Nga partitë përbërëse të opozitës së kaluar, vetëm AAK-ja arriti të kishte fizionominë e vet. Mungesa e kësaj përmase tek dy partitë e tjera solli edhe mungesën e arritjes së një pajtimi në radhët e opozitës, solli edhe mungesën e opozitës në Kosovë.
Një opozitë e bashkuar nënkupton edhe një forcë kryesuese opozitare, e cila të ketë autorizimet e nevojshme nga opozita për të folur në emër të saj. Një opozitë e bashkuar nënkupton edhe një lider të opozitës, i cili t'i ketë autorizimet e nevojshme për të folur në emër të saj. Kjo, natyrisht, për çështje kryesore të bërjes së opozitës. Dhe jo që selitë e partive të tjera të marrin frymë nëpërmjet selisë së partisë kryesore apo që liderët e tjerë opozitarë të jenë nën hijen e liderit të opozitës. Në rastin e opozitës së kaluar, klima opozitare nuk lejo përvijimin e forcës kryesore opozitare as të liderit të opozitës.
Analistët pyesin tash se a mund të gjejnë rrugë dhe mënyra bashkërendimi e bashkëveprimi dy forcat kryesore të opozitës aktual, LDK-ja dhe Vetëvendosja, dy faktorë me fizionomi aq të ndryshme. AAK-ja është e pritshme ta pranojë LDK-në si forcë kryesore opozitare, por a e bën këtë Vetëvendosja? Vetëvendosja është një forcë parlamentare që e gjen peshën dhe rolin e vet në parlament nëpërmjet mbështetjes jashtëparlamentare. A pranon sidomos LDK-ja ta përshtasë këtë stil për veten dhe për jetën opozitare në përgjithësi? Pra pyetjet që bëhen sot kur është fjala tek opozita e re, sillen nga sillen, vijnë tek Vetëvendosja. Kjo konsiderohet si pika e rëndesës e asaj lënde prej së cilës përbëhet kjo opozitë.
Disa analistë e llogarisin forcën e opozitës edhe tek dobësia e shumicës së re qeverisëse, e cila përfshin një numër të madh partish në vetvete. Në fakt, fjala pushtet përkthehet dhe rimon me unitet. Interesi i karrikeve, interesi i përfitimeve, interesi i privilegjeve dhe interesa të tjera të panumërta, të cilat nuk kanë lidhje me moralin jashtëpolitik, janë pjesë e mirëfilltë organike e moralit politik. Dhe askush nuk ka çfarë t'iu bëjë.
Fjala pushtet përkthehet, ndonëse nuk rimon, me korruptim. Sa është imune opozita, pjesë të saj, nga korruptimet prej pushtetit. Në opozitën e kaluar ne kemi parë kalime të deputetëve nga njëri krah në tjetrin. Dhe këto lëvizje kanë qenë frut i mirëfilltë u tundimeve korruptuese. Mjetet e qeverisjes, pra, pavarësisht numrave jo aq në epërsi, janë në epërsi të jashtëzakonshme. Varet sa e regjur dhe sa e paskrupullt është qeverisja në përdorimin e tyre. Prandaj mjetet kundërvënëse të opozitës kërkohet të jenë frytdhënëse dhe të mos shoqërohen me humbje të mëdha energjish e sidomos me humbje imazhi, çka do të thotë edhe humbje mbështetje dhe përkrahje në popull dhe tek miqtë e aleatët.
Opozita e mëparshme nuk bëri opozitë. Dhe kjo solli krizën institucionale në kohën më të pakohë. Nëse as kjo aktuale nuk bën dot opozitë, atëherë i mbetet popullit që të bëjë opozitë. Dhe kur opozitën e bën populli, atëherë nuk është as në të mirë të shumicës qeverisëse, as në të mirë të pakicës parlamentare. Dhe nuk dihet sa do të ishte në të mirë apo të keq të Kosovës.
(Botuar në Bota Sot më 20 shkurt 2011)
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ