Për absurd, në prag
të Ditës të Shtypit të Lire, dje mbrëma na panë sytë diçka që është antiteza e
Lirisë së Shtypit dhe shprehjes të lirë të mendimit.
Dje në debatin e
Rudina Xhungës me temë zgjedhjet e 8 Majit ishin ftuar Henri Çili, Arjan Çani,
Saimir Tahiri, Erion Veliaj, pra dy gazetarë dhe dy njerëz nga rrethi vicioz i kryetarit
të PS, Ed Ramës, i cili garon për herë të katërt për Bashkinë e Tiranës.
Them nga rrethi vizioz sepse, për shembull, Rudina
Xhunga nuk kishte ftuar as Kastriot Islamin, as Andis Harasanin, as Pandeli
Majkon, emra përfaqësues të PS. Nejse.
Debati u nxeh, sepse
u mor vesh se kishte plasur një bombë pranë Tendës Elektorale të liderit të
opozitës, ku ishte lënduar edhe një kalimtar. Kaq mjaftoi që Saimir Tahiri të
niste tiradat e sulmeve arrogante kundër kryeministrit dhe kandidatit të PD-së,
duke e akuzuar se bombën e kishte vënë "Saliu" me një gjestikulacion që të
kujtonte veç shefin e tij, i cili e punësoi Saimirin në fillim në Bashki e
pastaj e bëri deputet të PS.
Nuk më intereson fare,
pasi është punë e demokracisë së brendshme të PS kariera e Saimir Tahirit apo Erion
Veliajt, i cili pa bërë një gram punë, duke u katapultuar nga një OJQ, që nga emri
do të thotë organizatë jo qeveritare dhe jofitimprurëse, doli prej saj i pasur
e me xhepat plot me pare, sepse kjo është puna e Ed Ramës, e shijeve dhe
interesave të tij. Mua më intereson ajo që ngjau tek Xhunga.
Ndërsa Saimir Tahiri
akuzonte "Saliun" si bombvënës, Arjan Çani reagoi duke shprehur mendimin e tij,
se njeriu që ishte më pak i interesuar për bomba në fushatë elektorale ishte
pikërisht kryeministri, i cili nuk ka asnjë arsye se përse të vendosë një bombë
në tendën elektorale të kundërshtarit të tij.
Të njëjtin mendim me
Arjan Çanin e ndaj edhe unë. Çdo kryeministër, përfshi edhe Ed Ramën sikur të
kishte qenë ai në vend të Sali Berishës, do të ishte i interesuar që fushata
zgjedhore të shkonte sa më mbarë dhe sa më qetë. E përse Sali Berisha po dashka
të dëmtoka veten e tij, duke e ditur se çdo incident dëmton imazhin e fushatës dhe të qeverisë që ai vetë e drejton? Po pse
ky Sali Berisha qenka më pak inteligjent se koka e Erion Veliajt apo e Saimir
Tahirit ? Po ky Erion Veliaj dhe ky Saimir Tahiri qenkan krejt budallë që t'i marrin
shqiptarët për budallenj, duke marrë rolin e shplarjes të truve të
shqiptarëve në shekullin XXI, kur diktaturën shqiptarët e kanë çuar në theqafje
prej 20 vitesh ?
Por ndërsa Arjan Çani
ishte duke shprehur mendimin e tij, si një të drejtë të patjetërsushme, nga
shtëpia merr mesazh me sms se familja e
tij kishte marrë kërcënime se do t'i vinin bombë. Në këto kushte ai largohet
nga emisioni i Xhunglës dhe më vonë del në telefon tek Shqip dhe në ekran tek ABCNEWS
duke deklaruar se PS është marrë peng nga një bandë e rrezikshme.
Natyrisht në gazetari
në një shoqëri demokratike nuk përjashtohen simpatitë e gazetareve. Siç dihet
ka massmediume të qendrës, të majta, të djathta; ama në shoqëritë demokratike
nuk ka massmediume që abuzojnë me të vërtetën për hir të bindjeve politike, apo
gazetarë që nuk mund të shprehin mendimet e tyre sepse kjo i vë në rrezik jetën
e tyre apo të familjes, siç ngjau me Arjan Çanin, pasi ky shprehu mendimin e tij
se bombën pranë tendës elektorale të Ed Ramës nuk mund ta kishte vënë Sali Berisha.
Trazira, demonstrata,
përmbysje regjimit, Liban, Egjypt, Tunizi, Ben Ali, Kadaf, Mubarak, opinion mbarë
shqiptar i njeh mire përdoruesit e tyre.
Mbarë opinioni
shqiptar dhe organizmat ndërkombëtare në Shqipëri e dinë mire se kush është i
interesuar që fushata zgjedhore të jetë me incidente dhe problematike, natyrisht
jo shefi i ekzekutivit, sepse çdo incident do t'i kthehej atij të parit boomerang.
Opinioni shqiptar dhe organizmat ndërkombëtare e dinë shumë mire se kush donte
t'i bojkotonte këto zgjedhje, ashtu si kishte orientuar bojkotimin e
parlamentit të Shqipërisë, me pretendimet nga më absurdet.
Opinioni shqiptar po
ashtu e di shumë mire se ata që kërcënuan me bombë familjen e Arjan Çanit,
ndërsa ky ishte duke thënë se bombën tek tenda elektorale e Ed Ramës nuk e ka vënë Sali Berisha, nuk ishte
kryeministri i Shqipërisë. Arjan Çani e tha shkoqur se kush ishte, e tha shqip,
edhe tek emisioni i Xhunglës edhe tek
ABCNEWS.
Prandaj ne sot duhet të jemi me
Arjan Çanin. Për të drejtën që Arjan Çani ka, dhe për të drejtën që ne kemi, që ta shprehim mendimin pa pasur frikë
se ky mendim do të vejë në rrezik familjen e Çanit apo familjet tona, nga banda që kërkojnë
t'i venë bombën lirisë të fjalës.
Ne jemi sot me Arjan Çanin, sepse duke u
solidarizuar me të, ne mbrojmë të drejtën tonë si
gazetarë dhe si qytetarë të lirë për të thënë të vërtetën pa pasur frikë nga hijet e zeza të së
shkuarës.
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ