VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UNË JAM NDËR ATA QË E "TAKOVA" STEVE JOBS NË RININË TIMENga SALI BERISHA

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 11:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

UNË JAM NDËR ATA QË E "TAKOVA" STEVE JOBS NË RININË TIME

Nga SALI BERISHA


E Premte, 10.07.2011, 07:46am (GMT+1)

Sot, kombi amerikan, njerëzimi dhe bota u zgjuan më të vegjël. Kjo, sepse Steve Jobs, njeriu që ndryshoi më shumë se kushdo tjetër kohën e tij, jetën tonë, jetën e miliarda qytetarëve të planetit, nuk është më.

Pararendës gjenial i të ardhmes, ai solli në duart tona, vizionin, ëndrrën e tij mahnitëse dhe i bëri të vërteta për ne të gjithë.

Steve Jobs, që nuk është më, por sot, ai duket si qiellor që na dhuroi ne, tokësorëve, universin e komunikimit, të trashëgimisë së madhe të muzikës, universin e internetit. Çdo njeri dhe njerëzimi në tërësi i detyrohen shumë e shumë atij.

Unë jam një ndër ata që e "takova" Steve Jobs në rininë time, natyrisht, jo vetë atë, por krijesën e tij të parë dhe për rastësi, unë jam një ndër ata që i detyrohem më shumë se të tjerët atij. Unë pata fatin të "takohem" me "Mollën e Dytë" ('Apple 2"), në vitet e errësirës më të madhe të vendit tim. Në laboratorin tim të Hemodinamikës, me ekipin që drejtoja, me ndihmën e "Mollës së tij të parë", mundëm të realizojmë studime origjinale, që u botuan në revistat e kardiologjisë më serioze në mbarë botën.

Ndjehem sot i lumtur që ndjenjat e mia për "Mollën" i ndaj me qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja shqiptare dhe që sot vendi im, Shqipëria, shndrit në hartën e perandorisë së "Mollës" që Steve Jobs ndërtoi dhe drejtoi. Vetëm pak muaj më parë, "Molla" e IPad në Tiranë u përzgjodh nga ai, si reklama javore e korporatës së tij gjigante.

Me këtë rast, dua t'i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, ekipit të korporatës së tij, kombit të madh amerikan dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Steve Jobs nuk jeton më, por legjenda e tij do të mbetet jo vetëm burim i madh drite për mendjen e njeriut, por frymëzim i pashtershëm për energjitë e tij krijuese.

Kjo deklaratë nuk ka të bëjë me çështjen kryesore të debatit, por Steve Jobs i përkiste çdo njeriu dhe mbarë njerëzimit, ndaj dhe unë nuk mund të lija pa shfrytëzuar rastin që nga kjo platformë të shprehja nderimin tim më të thellë".

SALI BERISHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FLET FRANK SHKRELI ME RASTIN E 20 VJETORIT TË RIHAPJES SË AMBASADËS AMERIKANE NË TIRANË Intervistoi Ëngjëll Musai, Drejtor i gazetës Telegraf (10.06.2011)
KY ËSHTË ALBANIA'S 2011 CENSUS DHE JO BALLKAN'S 2011 CENSUS!Nga ARTUR VREKAJ (10.05.2011)
BALLKANI DHE KUNDËRTHËNIET E FUQIVE TË MËDHA RRETH TIJNga XHELAL ZEJNELI (10.04.2011)
LOJËRAT BALLKANIKE NË SYTË E NJË TETËVJEÇARI (Tiranë tetor 1946-tetor, 2006) Kujtime nga SKIFTER KËLLIÇI (10.03.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKUÇK-JA LUFTOI PËR KOSOVË E PËR SHQIPËRINga Prof. Dr. Mehdi HYSENI (10.02.2011)
INTEGRIM DUKE RUAJTUR THELBIN E GJENETIKËS SONË KOMBËTARE(Çdo gjë në shoqëritë njerëzore ka një çmim) Nga ZEF MULAJ (10.02.2011)
CENSUSI 2010 NË SHBANjë mundësi e humbur për shqiptarëtNga ILIR HYSA, Ph.D. Candidate, ish specialist partneriteti, Censusi 2010 (10.02.2011)
20 VJET MIQËSI Nga FRANK SHKRELI (10.02.2011)
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZUNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.01.2011)
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES – PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHORNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]