Dje në Pasqyrën e Shtypit të Tiranës, dhënë nga disa televizione midis të tjerave në paraqitjen që i bëhej faqes të parë të gazetës MAPO citohej shkrimi i autorit Tonin Gjuraj me titull PJETËR ARBNORI I ANASHKALUAR. Sot në webfaqen e gazetën MAPO online titulli i mësipërm ishte ndryshuar në PJETËR ARBNORI DHE NATAN SHARANSKY. Ndryshimi i titullit ishte 180 gradësh, pra nga një kritikë e hapur në një bashkërendim me një emër që për njerëzit e thjeshtë nuk thotë asgjë. Pra, ndryshimi i titullit është shprehje e hapur e censurës, autocensurës apo konformizmit.
Këtë fakt, në dukje i parëndësishëm, e zbulova krej rastësisht. Pasi dje dëgjova titullin, sot shkova në botimin online të gazetës MAPO për ta lexuar artikullin në fjalë dhe e gjeta me titull tjetër, me një titull përmbysës nëse do të krahasohej me titullin e parë. Sepse nëse për lexuesin dhe opinionin shqiptar titulli PJETËR ARBNORI I ANASHKALUAR përbën një fakt dramatik, një kritikë, një denoncim, një fakt që pasqyron një realitet i cili është i papranueshëm për opinionin, sepse Pjetër Arbnori jo vetëm që është Ikona e vuajtjeve dhe demokracisë shqiptare, por de facto është ikonë edhe për njerëzimin, si simbol i vuajtjeve antinjerëzore të shkaktuara nga një sistem diktatorial si ai i Shqipërisë, sepse i madhi Mandela ka kaluar 27 vjet të jetës së tij nëpër burgje, ndërsa Pjetër Arbnori shqiptar pothuaj 30 vjet.
Por çfarë ka ndodhur. Sipas mendjes time dhe imagjinatës të thjeshtë, me urdhër nga lart, titulli u ndryshua. Pra me urdhër të Henri Çilit, që drejton gazetën, i cili në fakt ishte ai që e kishte botuar shkrimin me titullin kritik. Pra Henri Çilin e jep urdhërin për ndryshim të titullit sepse atë e urdhëron një forcë madhore, që duhet të jetë ose pronari i gazetës ose ndonjë njeri me influencë detyruese tek Henri Çili, të cilin në fakt ky redaktim titulli e vendos në një pozitë shumë të padëshiruar. Po të isha në vendin e tij, unë do të jepja dorëheqjen, por Henri Çili nuk është nga ata, është konformist. Pra titulli në fjalë u censurua për shkak të konformizmit të shefit të MAPO-s.
Duke analizuar më tej, botimi i këtij shkrimi tek MAPO me titullin kritik, që reflekton përmbajtjen, ndaj sjelljes të papërgjegjëshme të politikës kundër Pjetër Arbnorit ishte normal dhe shprehte një realitet, të cilin shtypi i lirë e ka për obligim ta denoncojë. Por MAPO me urdhër e ndryshon titullin, duke e kthyer në një titull që nuk thotë asgjë për veshët e opinionit, pra që e fsheh realitetin, duke iu shmangur kështu detyrimit ndaj opinionit publik për mirinformim.
Dhe kur ia bëjnë këto Pjetër Arbnorit, a mendoni se çfarë mund të bëjnë me të tjerët ? Kjo pyetje retorike përbën një analizë më vete. Dhe ua jap të gatëshme si temë gazetarëve të Tiranës që ta zhvillojnë po mundën. Sidomos atyre që marrin rrogë mujore nga 5000-6000 Euro në muaj dhe që pretendojnë se janë ata që janë.
Shtypi i lirë është e drejtë e qytetarëve në një shoqëri demokratike, e cila duhet të sigurohet nga përçuesit e fjalës të lirë që janë gazetarët, opinionistët dhe opinionit publik duhet t'i garantohet kjo e drejtë nga shteti i së drejtës. Sot Teknologjia e Informimit - Information technology e mbështetur tek kompjuterat, interneti e me rradhë e njohur si IT, ka shkaktuar një revolucion në fushën e informimit pra edhe në favor të mirinformimit, por gjithsesi mirinformimi është çështje e nivelit të integritetit të shtetit ligjor dhe integritetit të pronarëve, të cilët i vënë në pozita shumë qesharake pastaj gazetarët, editorët, por dëmi kryesor është se komprometojnë sistemin, pasi siç dihet botërisht Shtypi i Lirë përbën pushtetin e katërt në mbrojtje të tre pushteteve të tjera. Me pak fjalë, pronarët blejnë dhe e venë në shërbimin e tyre pushtetin e katërt. Dhe kur degradohet pushteti i katërt atëherë sistemin e ka marrë lumi.
Shembulli në fjalë është vetëm maja e ajzbergut. Që tregon se oligarkët e rinj të Shqipërisë nuk pyesim për parimet dhe normat e demokracisë, nuk pyesin për komprometimin e fjalës të lirë që rrezikon sistemin demokratik, por veç shohin nga fitimet.
Duke i kaluar çdo ditë mediumet e fjalës të lirë të Tiranës konstatoj me trishtim të thellë:
Së pari, se shtypi në Shqipëri është pothuaj i gjithi i majtë dhe një pjesë e madhe e autorëve kanë një të shkuar të qartë si ish-funksionarë të diktaturës dhe sot janë të deklaruar qartas nga bastioni i së majtës, edhe kur bëjnë akrobaci, kur marrin në mbrojtje Berishën, edhe kur kritikojnë Ed Ramën, këtë e bëjnë nga pozitat e së majtës, për interesat e së majtës apo të një grupi të caktuar që ata përfaqësojnë. Janë të paktë ata që kritikojnë të majtën për ta reformuar dhe duke u nisur nga interesat kombëtare të shqiptarëve.
Ky fakt, mungesa në Shqipëri e shtypit të qendrës të djathtë, të paktën shtypit liberal, sepse nuk bëhet fjalë për shtyp konservator, është shumë e rrezikshme, pasi do të duhej që shtypi të shprehë dhe reflektojë pluralizmin e sistemit, çka nuk e shpreh ose e shpreh shumë vakët ose në mënyrë partiake nga një grusht gazetarësh të partive, por assesi nga gazetarë të cilët kur shkruajnë udhëhiqen nga interesat e kombit dhe jo të partisë. Shkruhet me fushata,jo me sistem, shkruhet pa strategji, shkruhet nga pozita shumë joprofesionale, pa vizion afatgjatë, por në shërbim të politikës të ditës dhe përfitimeve personale.
Së dyti, oligarkia financiare nuk ka asnjë interes të zhvillojë shtypin e lirë si shtyllë e sistemit demokratik, për të mbajtur afër gazetarë me integritet, personalitete të shquara nga shoqëria civile, përkundrazi edhe atyre dy tre emrave, të cilët përpiqen të mbrojnë nderin e faqes së tyre si profesionistë, u dikton; kjo duket qartë në anashkalimin e temave qendrore, kur gazetarët merren me tema pa asnjë lloj interesi për shoqërinë. Aktualisht, për shembull, janë duke u marrë me letërsinë memuaristike, duke tjerrë e duke na përrallosur broçkulla, duke shmangur përgjegjshmërinë ndaj sulmeve antishqiptare kundër Gjergj Fishtës dhe Koliqit që sot po u bëjnë me "vepra akademike", akademikët e Enver Hoxhës.
Së treti, oligarkia financiare i ka dhënë shtypit fytyrën rozë, atë të skandalit, të perversionit, deri të deformimit të racës, duke shmangur temat që lidhen me afirmimin e kulturës dhe vlerave si komb. Në faqet e këtij shtypi, që në kopertina, gjen helm për mendjen e shëndoshë të opinionit publik.
Së katërti, oligarkia financiare është përpjekur ta monopolizojë shtypin dhe fjalën e lirë përmes një grushti firmash, të cilat përbëjnë pseudoelitën pasi nuk janë në shërbim të opinionit publik por janë shërbëtorë të oligarkëve. Edhe partitë duan të monopolizojnë politikat e mjeteve publike të informimit në masë, duke përfituar prej rotacionit dhe pa kurrfarë strategjie kombëtare.
Pra, gazetarit i ka mbetur vetëm një alternativë, duhet t'i bindet ose oligarkut-pronarit ose partisë, rrugë të tretë nuk ka, sepse përndryshe kush zgjedh rrugën e tretë, mbetet pa punë, del në rrugë të madhe, sepse i mbyllen të gjitha dyert në turinj dhe veç kësaj është i detyruar të përballojë edhe sulme nga më monstruoze "për tradhti të lartë ndaj idealeve demokratike."
Kjo është situata e shtypit dhe fjalës të lirë në Shqipëri. Natyrisht po të krahasohet me errësirën e dikurshme ka një ndryshim kolosal, si nga numri i Televizioneve apo numri i madh i gazetave, paçka se dalin me tirazh tepër të vogël dhe diskreditues, por po të krahasosh me ato që botohen dhe lexon për çdo ditë, kur përshembull intervistat e Nexhmije Hoxhës që përpijnë faqet e para botohen e ribotohen sot në fund të vitit 2011, atëhere duhet t'i vesh gishtin kokës. Shteti duhet t'i vejë gishtin kokës. Sepse natyrisht njeriu si homo sapiens pyet: Zot i madh, mirë Nexhmije Hoxha dihet që do të japë intervista, dhe një pjesë e popullit e di se çfarë përfaqëson ajo, se ajo përfaqëson të shkruarën kriminale të diktaturës, them një pjesë, sepse gjeneratat e lindura pas 1991 nuk dinë gati asgjë për të; por ata që i marrin intervista Nexhmije Hoxhës, kush janë, çfarë përfaqësojnë, interesat e kujt përfaqësojnë?
Duke përfunduar, them se kambanat e alarmit janë duke rënë, të cilat duhet të shqetësojnë politikën, shoqërinë civile, intelektualët, institucionet e shtetit të së drejtës, ato që garantojnë lirinë e fjalës dhe që janë në mbrojtje të interesave kombëtare dhe lirisë të qytetarit.
©
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ