VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TË MBROHET FLAMURI I KOMBITNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 05:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

TË MBROHET FLAMURI I KOMBIT

Nga FRANK SHKRELI


E Martë, 01.24.2012, 08:19pm (GMT+1)

Kohët e fundit, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Z. Enver Hoxhaj bëri një vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Arben Imami vizitoi edhe ai zyrtarisht Maqedoninë. Nuk është e qartë se çka u arrit gjatë këtyre vizitave zyrtare të ministrave shqiptarë për avancimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe të Shqipërisë me dy vendet fqinje, por duke u bazuar në disa fotografi nga takimet zyrtare të ministrave shqiptarë në Podgoricë dhe Shkup, gjëja që të bjen në sy është se këto vizita kishin diçka të përbashkët -- ndoshta me koincidencë --mungesën e flamujve të Kosovës dhe të Shqipërisë në disa prej dhomave të takimeve zyrtare me homologët e tyre.

Ajo që më habit më shumë, nuk është fakti se Podgorica e Shkupi zyrtar sillen në këtë mënyrë ndaj simboleve të shteteve shqiptare me homologët e tyre shqiptarë, por më tepër është reagimi ose më mirë të them mosreagimi zyrtar dhe as në media ndaj një fenomeni të tillë. Nuk është asgjë e re që fqinjët tanë sillen në këtë mënyrë, pasi sharjet dhe mosrespekti për shqiptarët dhe simbolet e tyre janë të njohura mirë dhe popullsia sllave (zyrtarisht huliganët) i ka shfaqur e vazhdon t'i shfaqë në publik gjatë ndeshjeve sportive dhe evinemente të tjera publike. Por, fatkeqësisht duket se jehona e thirrjeve anti-shqiptare raciste të ''huliganëve'' sllavë, si ''shqiptar i mirë je veç i vdekur'' dhe ''shqiptarë ju presin dhomat e gazit'', është përplasur edhe në muret e kancelerive të Podgoricës dhe Shkupit, nën petkun e diplomacisë.

Heshtja e faktorëve politikë shqiptarë në lidhje me shfaqje të tilla anti-shqiptare, sidomos në nivele zyrtare, është vështirë të kuptohet. Dikush mund të thotë, mos u mërzit se këto shqetësime zyrtarët shqiptarë ua kanë shprehur kolegëve të tyre malazezë e maqedonas në mënyrë të qetë e diplomatike, prapa skenash. Kjo mund të ketë ndodhë, por problemi është se mungesat e flamurit të shtetit të Kosovës në takimet e Ministrit të Jashtëm të Kosovës në Podgoricë dhe Minisitrit të Mbrojtjes të Shqipërisë në Shkup ishin publike, për t'u parë nga të gjithë, e si e tillë duhej të kishte deklarata të drejtë për drejta e publike, në lidhje me këtë skandal. Pse një gjë e tillë nuk ndodh në Uashington, Londër, Berlin, Romë e Paris?

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se pse simboli i tyre shtetëror dhe kombëtar nuk është i pranishëm në takime të tilla, ashtu siç e kërkon protokolli diplomatik. Pasi gjithmonë, por sidomos në këtë 100-vjetor të ngritjes së këtij flamuri, ky është simboli i arritjeve kombëtare dhe burim krenarie. Është identiteti dhe simboli i historisë dhe idealeve për pavarësi e bashkim të shqiptarëve. Ky flamur simbolizon historinë, po se po, por edhe të ardhmen. Si i tillë, rreth këtij flamuri duhet të mblidhen të gjithë, ta respektojnë e ta nderojnë, por mbi të gjitha ta mbrojnë, para armiqve të vërtetë dhe para miqëve të rrëjshëm.

Fqinjët tanë në veri, në lindje dhe në jug duhet ta dinë tanimë se edhe në qoftë se nuk ia njeh flamurin dhe realitetin e sotëm politik në Ballkan -- shqiptari nuk do të shkrihet as nuk do të zhduket. Ai do të jetë aty. Ai vetëm kërkon të jetojë i lirë në shtëpinë e vet, në paqë dhe marrëdhënie të mira dhe respekt për të gjithë fqinjët pa dallim, në pritje të të njëjtit respekt dhe vullnet të mirë edhe nga fqinjët e shqiptarëve.

Faktorët politikë shqiptarë anembanë trojeve në Ballkan duhet ta dinë se çështjet e përkohëshme politike dhe ekonomike janë të rëndësishme, por më të rëndësishme janë vlerat kombëtare afat-gjata, janë ato vlera që bëjnë historinë e një kombi: vlerat të cilat burrat e gratë i nderojnë dhe i ruajnë me dashuri brez pa brezi vlera për të cilat burra e gra gjatë historisë kombëtare kanë dhënë jetën e tyre dhe të fëmijve të tyre për lirinë dhe pavarësinë që gëzojnë sot shqiptarët. Prandaj, gjykimi i realitetit të vërtetë duhet të përcaktohet nga e vërteta historike e idealeve dhe jo vetëm nga kalkulimet e përkohëshme të pushtetit e të politikës.

Më në fund, ndërsa fisi shqiptar po sheh dhe është gati të përjetësojë të vërtetën historike, është mirë që edhe përfaqësuesit e tij të shohin rreziqet dhe fatkeqësitë që mund të vijnë nga mungesa e mbrojtjes së vendosur të këtyre vlerave dhe simboleve të kombit, sidomos kur nepërkëmben nga të huajt pa ndonjë provokim.

Shpresoj që të gjithë, varësisht nga rrethanat në të cilat jetojmë dhe ku jetojmë, të jemi mbrojtës të denjë dhe shërbëtorë të idealeve dhe vlerave afatgjata të kombit.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAVARËSIA E DYTË NË KONGRESIN E LUSHNJËS- në nderim të 100-vjetorit të shtetit modern shqiptar -Nga VISAR ZHITI (01.21.2012)
QËNDRIMET E POLITIKËS SË JASHTME TË KRYEKANDIDATIT REPUBLIKAN PËR PRESIDENT TË SHTETEVE TË BASHKUARANga FRANK SHKRELI (01.19.2012)
NDËSHKIMI I KORRUPSIONIT NË AMERIKË DHE LULËZIMI I TIJ NË SHQIPËRINga ARTUR VREKAJ (01.19.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKPOLICIA TË JETË NË SHËRBIM TË POPULLIT, JO TË POLITIKËS SË FORCËS!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.16.2012)
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.15.2012)
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJESNga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.14.2012)
FAKTORI POLITIK SHQIPTAR NË MAQEDONI – PËRGJEGJËSI PARA HISTORISËNga XHELAL ZEJNELI (01.14.2012)
SHQIPTARËT NËN MAL TË ZI -- SI TË HUAJ NË TOKËN E VETNga FRANK SHKRELI  (01.14.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKRECIPROCITETI NË AKULL!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.12.2012)
KANDIDATURËN E KADARESË PËR ÇMIMIN NOBEL E MBËSHTET TËRË KOMBI SHQIPTARNga XHELAL ZEJNELI (01.12.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]