E Mërkurë, 12.06.2023, 07:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

KEN BIBERAJ SHPALL KANDIDATURËN PËR KËSHILLIN BASHKIAK TË QYTETIT TË NJU JORKUT

Nga FRANK SHKRELI


E Enjte, 03.01.2012, 04:37pm (GMT+1)


Ken Biberaj i lindur në Amerikë nga prindërit Kadire dhe Elez Biberaj me preardhje nga një familje e njohur patriotike e anti-komuniste nga Tropoja e Malësisë së Gjakovës, njoftoi dje zyrtarisht vendimin e tij për të shpallur kandidaturën për anëtar të Këshillit Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut. I rrritur dhe i edukuar në një frymë familjare për të marrë përgjegjësi për veten dhe për të qenë përgjegjës edhe për të tjerët, me këtë njoftim, ai hedh një hap serioz drejt një të ardhmeje të shkëlqyer politike, pasi e fillon nga e shkalla e parë e karrierës politike duke marrë vendimin për të vënë kandidturën për një post vendor, siç ka bërë djaloshi Biberaj.

Në njoftimin e shpërndarë dje në internet, Keni thotë se ka vendosur të shpallë kandidaturën e tij për të përfaqësuar zonën bashkiake numër 6 të qytetit të Nju Jorkut, një zonë këjo që përfshinë pjesën më të madhe të Zonës së Epërme Përendimore të qytetit në Manhattan, e cila thotë Keni në njoftimin e tij, ka një histori përfaqësie të fortë, traditë të cilën ai premton se do ta vazhdojë duke sjellur përspektiva të reja në mënyrën e drejtimit të qeverisjes vendore. Ken Biberaj shton se është i vetdijshëm ndaj sfidave me të cilat përballohen tregtarët e vegjël në këtë zonë, pasi ai vet është pronar i një bisnesi të tillë. Unë i njoh mirë, thotë ai, problemet me të cilat përballohen familjet çdo ditë në këtë zonë të qytetit metropolitan, pasi edhe ai vet jeton aty. Kandidati i ri për Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut, Ken Biberaj thotë se zona ku jeton ai po ndryshon, dhe ndërsa ndryshimet mund të sjellin shumë përfitime, ne nuk mundemi dhe nuk duhet, vazhdon ai, që të sakrifikojmë e të minojmë themelet bazë të këtij komuniteti dinamik. Unë po kandidoj, vazhdon ai në njoftmin e tij, sepse çdo ditë shikoj se edhe një tjetër dyqan i famshëm mbyllet, ndërkohë që një familje ose një tjetër detyrohet të largohet nga lagja, pasi nuk kanë mundësi të jetojnë më aty për arsye se jeta për ta në atë zonë është bërë aq e shtrenjtë. Ai u drejtohet bashkqytetarëve të tij në Manhattan duke u thënë, se kemi nevojë për një kandidat i cili do të mbrojë familjet dhe tregëtitë e vogëla, të cilat janë pjesë e Zonës së Epërme Përendimore -- një ndër zonat këjo më energjetike të qytetit të Nju Jorkut. Duke falënderuar përkrahësit e tij, Keni thotë se e ndienë veten shumë të emocionuar nga reagimet e para pozitive ndaj kandidaturës së tij, duke shtuar se fushata e tij për këtë post -- që të dalë me sukses -- do të nevojitë ndihmën dhe energjinë e shumë vetave. Këshilli Bashkiak i Nju Jorkut, që e synon Ken Biberaj, është legjislatura e këtij qyteti, që është më i madhi në Amerikë, dhe i cili përbëhet nga 51 anëtarë të cilët përfaqësojnë më shumë se 8-milionë banorë të 51 zonave të qytetit. Detyrat kryesore të Këshillit Bashkiak përfshijnë, ndër të tjera, monitorimin e veprimtarisë së agjensive të ndryshme të një qyteti ndër më të mëdhejtë e botës dhe ka përgjegjësinë ekskluzive të miratimit të buxhetit të qytetit. Këshilli ka të drejta të barabarta me kryetarin e Bashkisë, që sot është Michael Bloomberg, në qeverisjen e qytetit të Nju Jorkut.

Megjithëse i ri nga mosha, Keni si shumë pak të ri të gjeneratës së tij, qofshin ata amerikanë apo shqiptaro-amerikanë, ka një të kaluar të shkëqyeshme akademike dhe politike, që e ka përgatitur për kandidaturën dhe për detyrën që aspiron në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut. Para se të merrte diplomën e avokatit nga Universiteti i Nju Jorkut, Keni ka diplomua nga Universiteti Amerikan në Uashington dhe ka marrë diplomën master nga Shkolla Kennedy për Qeverisje e Universitetit të njohur Harvard në Boston. Përveç diplomave akademike, përvoja e tij politike përfshinë punën që ai bëri gjatë fushatës së kandidatit demokrat për president Xhon Kerri në vitin 2004, dhe ka punuar për Presidentin Bill Klinton dhe Fondacionin e tij. Këjo përvojë në fushën politike me dy gjigandë të politikës amerikane, e bën Ken Biberaj një kandidat serioz për detyrën për të cilën ka vendosur të kandidojë dhe të bëjë fushatë.

Tani i martuar, Kenin e kam njohur pothuaj ç'prej lindjes së tij, dhe megjithëse shumë i suksesëshëm në biznes, ai gjithmonë aspironte politikën. Për punën dhe veprimtarinë e tij të dalluar akademike, politike si edhe në fushën e tregëtisë e të biznesit, Universiteti Amerikan në Uashington i dha Çmimin e "˜'Një Ylli të Dalluar'' me përspektiva të mëdha në jetë, duke u bazuar në kontributet e tija të konsiderueshme deri tani ndaj shoqërisë, nepërmjet punës së tij profesionale dhe filantropike. Shumica e politikanëve të suksesshëm në Amerikë e kanë filluar karjerën e tyre politike duke kandiduar më së pari për poste vendore kështu siç po bën Keni, e pastaj me atë ekperiencë kanë vazhduar në detyra më të larta të nivelit shtetëror dhe federal të Shteteve të Bashkuara. Këtu në Amerikë thuhet se e gjithë politika zhvillohet në nivelin vendor, aty ku fillojnë ose dështojnë karjerat.

Ken Biberaj, me përvojën e tij politike, akademike, filantropike dhe të biznesit nuk do ta ketë të vështirë të bindi banorët e zonës së tij se ai është kandidati më i përshtatshëm për t'i përfaqësuar ata në Këshillin e qytetit të Nju Jorkut. Ken Biberaj, megjithëse në moshë të re, është kandidat i një kalibri të lartë, me karakter, përvojë, bindje dhe parime të shëndosha politike dhe shoqërore, i cili me fitoren e tij do të çojë përpara dhe do të forcojë qeverisjen vendore të këtij metropoli amerikan, si anëtar i ri në Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut dhe nëqoftëse fiton ai do ta bëjë këtë me një cilësi dhe stil të lartë moral e politik. Duke e falenderuar Kenin për vendimin e tij për të kandiduar si anëtar i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, shpresoj se i gjithë komuniteti shqiptaro-amerikan bashkohet me mua duke i uruar atij sukses dhe fitore në fushatën e tij dhe shërbim të vazhdueshëm për të mirë të komunitetit dhe të vendit ku jeton.

Frank Shkreli

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARRËDHËNIET AMERIKANO-EVROPIANE(Në prag të takimit të NATO-s në Çikago në Maj)Nga FRANK SHKRELI (02.29.2012)
Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.28.2012)
REZOLUTA 1244 NUK I TAKON SERBISËNga SHABAN MURATI (02.27.2012)
UDHËKRYQET SHQIPTARE NË MES PERËNDIMIT DHE LINDJES APO BASHKIMI KOMBËTAR SI RRUGË E VETME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISËNga Mr. sc. NUE OROSHI (02.27.2012)
BAROMETRI DIPLOMATIKOPOZITA VERSUS FUSNOTËS SË IMPONUAR SERBENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (02.26.2012)
VRITET NJË HEROINË E GAZETARISË BOTËRORENga FRANK SHKRELI (02.24.2012)
NJU JORK TAJMS MBI NEVOJËN E BALLAFAQIMIT ME TË KALUARËN KOMUNISTENga FRANK SHKRELI (02.22.2012)
TRASHËGIMIA KONTROVERSE E 20 SHKURTITNga AFRIM KRASNIQI (02.22.2012)
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT -Nga ELIDA BUÇPAPAJ (02.20.2012)
PËRVJETORI I RRËZIMIT TË BUSTIT TË ENVER HOXHËSNga FRANK SHKRELI (02.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2023  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]