Më 2 Mars në Lezhë u kujtua 568 vjetori i "Lidhjes Shqiptare". Paçka se nuk ishte një vit jubile, ky kremtim inkuadrohej shumë mirë në kuadrin e 100 vjetorit të pavarësisë të shtetit shqiptar, aq më tepër kur ke parasysh një kontekst shumë konfliktual ku gjendet klasa politike shqiptare sot e njëzetë vjet, ishte një rast shumë i mirë për t'u bashkuar, duke i lënë mënjanë interesat e vogla për pushtet klanor apo partiak, për hir të unitetit kombëtar.
Siç dihet, më 2 mars të vitit 1444, u tubuan princat dhe fisnikët më të njohur shqiptarë të asaj kohe si Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Teodor Muzaka etj nën drejtimin e gjeneral Skënderbeut, i cili posa ishte kthyer nga Stambolli. Qëllimi i Lidhjes Shqiptare të Lezhës ishte bashkimi rreth saj i sa më shumë fisnikëve e principatave dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit për t'u mbrojtur prej Perandorisë Osmane.
Lidhja Shqiptare e Lezhës ishte një aleancë politike-ushtarake e cila bazohej në vendime demokratike nga kuvendi, duke respektuar sundimin e fisnikëve në tokat e tyre. Sipas marrëveshjes, armiqësitë midis tyre për interesa personale do të ndaleshin apo do t'i paraqiteshin lidhjes, e cila, me vendime në bazë të shumicës, do t"˜i zgjidhte. Kjo arrihej me lehtësi pasi, që të gjithë fisnikët pjesëmarrës apo anëtarë të Lidhjes së Lezhës, forcat e tyre ushtarake i kishin vënë nën komanden e Gjergj Kastriotit i cili do t"˜i fuste në luftë mbrojtëse vetëm kur kërcënoheshin trojet e anëtarëve të Lidhjes.
Sot jetojmë në mileniumin e tretë ku prioritetet janë të tjera. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s në një Besëlidhje-Aleancë Euro-Atlantike dhe integrimi i saj për në BE ka dy vjet që është pezulluar për shkak të konfliktualitetit të vazhdueshëm midis palëve.
Le të hedhim një vështrim retrospektiv të aktorëve të politikës në Shqipëri, të cilët për interesa të tyre personale shpesh marrin rolin e xhonglerëve dhe akrobatëve, por kur vjen puna për interesat kombëtare kthehen në periudhën më të errët të mesjetës të diktaturës kur kundërshtarët i konsideronin si armiq për t'u eleminuar.
Nuk kanë moral, moralin nuk e njohin assesi, njohin veç interesat e ngushta të klanit për të uzurpuar pushtet politik, duke e kthyer edhe shtetin në shërbim të tyre. Harrojnë se janë zgjedhur nga sovrani për t'i dhënë llogari deri më një dhe për t'i shërbyer atij. Harrojnë se janë të përkohshëm në politikë dhe se rotacioni është destini dhe destinacion imediat i atyre që nuk përmbushin misionin në shërbim të votuesit dhe vendit. Ata mund t'i shpallin luftë kujtdo që nuk është pjesë e klanit të tyre, t'i shumëzojnë me zero intelektualët dhe njerëzit me kontribute, t"˜i djegin në turrën e druve apo t'i vënë në gijotinat e mediave puthadore me teknologji të shekullit XXI, supermoderne, por me vizion politik kleptokratik dhe thellësisht anakronik.
2 marsi ishte një ditë shumë e bukur, një shans për t'u bashkuar, për t'u parë sy më sy larg mllefeve dhe banaliteteve që janë bërë të padurushme për opinionin publik shqiptar. Kam parasysh një intervistë të ambasadorit Withers, kur thotë se klasa politike shqiptare ka nevojë për një Skënderbe, bashkues, larg përçarjeve, unifikues, duke mbledhur princat e elitës, me qëllimin e shenjtë për të bërë shtetin e së drejtës.
Nuk ka nevojë të jetë gjeneral, të ketë shpatë vringëlluese, të jetë trim mbi trima që t'i këndojë Longfellow, sepse shqiptarët nuk janë më në luftë, kombi shqiptar është në paqe dhe në kohën e tij më të favorshme, krahasuar me të gjitha kohërat, sepse pritet të integrohet në Europë dhe të faktorizohet në rajon, si faktor paqeje e stabiliteti, ndërsa është i rrezikuar nga klasa politike, e cila nuk e lejon, e pengon këtë proces të natyrshëm, kur SHBA dhe BE i kemi aleatë! E si mund të jenë faktor stabiliteti shqiptarët kur në shtetin amë ata janë në një luftë permanente për pushtet, por kurrsesi jo për shtetin e së drejtës!
Absurdi më i madh, por realiteti i dhimbshëm me të cilin ballafaqohemi tash 20 vjet, kur klasa politike mund të ndryshojë ngjyrë e flamur dhe mund të bëjë aleanca me armiqtë më të përbetuar të saj, për interesa pushteti, ndërsa nuk gjen gjuhë të përbashkët me aktorët kryesorë që përfaqësojnë institucionet legjitime, siç e pamë më 2 mars, kur në vend se t'i shihnim bashkë kryeministrin, presidentin, liderin e opozitës të Shqipërisë së unifikuar me të gjithë faktorët politikë shqiptarë në shtetin amë, rajon, pa marrë parasysh se janë në pozitë apo opozitë, se janë në maxhorancë apo minorancë, tani jemi të detyruar që të dëgjojmë banalitete nga më të papranueshmet me intriga kuluaresh, të cilat degjenerojnë komunikimin qytetar dhe demokracinë e brishtë shqiptare.
Më 2 mars në Lezhë do të duhej të merrnin fjalën kryeministri, presidenti, lideri i opozitës; po ashtu mund të merrnin fjalën politikanët më me integritet, përfaqësues të institucioneve legjitime në Kosovë, Maqedoni, trevat shqiptare e diaspora, kur kemi parasysh një datë me një simbolikë kaq domethënëse, kur më 2 marsin e vitit 1444 të gjithë u bashkuan për të luftuar bashkë me një qëllim të madh, kurse tani na duhet që të jemi bashkë jo për të luftuar, sepse luftën e bëri NATO, por për t'u integruar si shtete me demokraci solide, me politikanë me integritet, me politikanë me moral, me politikanë që dinë të shtrijnë dorën pa marrë parasysh bindjet politike, me politikanë që nuk vuajnë nga deliri i madhështisë, sepse nuk janë assesi heronj, janë njerëzit më të rëndomtë të botës, sepse nuk e njohin gjuhën e komunikimit, e cila sot shqiptarëve u duhet më shumë se kurrë.
Sot shohim se si klasa politike shqiptare krijon armiq imagjinarë, se si presidenti i republikës kthehet në një shënjestër për t'u eleminuar, apo se si kryeministri dhe lideri i opozitës nuk gjejnë një gjuhë të përbashkët, paçka se që të dy pretendojnë se e njohin gjuhën shqipe. Po na lodhën me këtë cirk që i takon shekullit të shkuar, të gjuhës së urrejtjes dhe luftës së klasave.
Kur kryeminisri i Shqipërisë arriti që të ndërtojë një aleancë normale me Ilir Metën, i cili dikur do ta arrestonte Sali Berishën, ndërsa katër vjet më parë Ilir Meta do ta sulmonte fizikisht kryetaren e parlamentit e përse këta njerëz nuk gjejnë një gjuhë civile me kundërshtarët e tyre. E njëjta gjë për liderin e opozitës, le të tregohet civil dhe t'i shtrijë dorën kryeministrit të Shqipërisë, sepse, me këtë stil, kjo klasë politike është bërë e papranushme. Sepse kur duan, për interesa të ngushta ata bëjnë aleanca me qoftëlargun, ndërsa kur duhet ata janë të gatshëm të hedhin në erë të ardhmen e shqiptarëve.
Të mos harrojmë se ata nuk janë as princa dhe nuk kanë as principata, kanë vetëm votën e popullit, pra princ e sovran është populli, ata janë vetëm shërbëtorë të sovranit për ta përmbushur detyrimin ligjor për sa kohë që e përmbushin mandatin e tyre ligjor, kur janë betuar para Kushtetutës të Shqipërisë.
©
Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT
- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am
NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO
NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Esse
HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET
Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës
PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror
NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ