VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PAPA BENEDIKTI TAKON FIDEL KASTRONNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 01:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PAPA BENEDIKTI TAKON FIDEL KASTRON

Nga FRANK SHKRELI


E Enjte, 03.29.2012, 05:13pm (GMT+1)

Papa Benedikti posa vizitoi Meksikën dhe Kubën, por ishte vizita treditëshe që ai bëri në Kubë këtë javë, ajo që tërhoqi vëmendjen e medias botërore, pasi për 50 vjet tani në pushtet është një regjim komunist i udhëhequr nga vëllezërit Kastro dhe i cili megjithëse me shumicë katolike -- deri kohët e fundit vendi ishte shpallur, zyrtarisht, shtet ateist. Para se të largohej mbrëmë për në Vatikan, Papa u takua me Fidel Kastron për 30 minuta në ambasadën e Vatikanit në Havanë. Burime të ndryshme të medias citojnë zëdhënësin e Vatikanit Dom Federiko Lombardi të ketë thënë se, gjatë takimit, ish-udhëheqësi kuban, që në fëmijëri ishte edukuar nga jezuitët, sikur zhvilloi intervistë me Papën duke i bërë atij pyetje në lidhje me ndryshimet në liturgjinë kishtare, mbi aktivitetin dhe rolin e Papës, si edhe mbi sfidat me të cilat përballet njerëzimi. Sipas Lombardit, gjatë takimit me njërin prej udhëheqësve të fundit më revolucionar komunist të botës, Papa u përqëndrua mbi çështje siç është roli i lirisë në shoqëri.

Para vizitës së Papës në Kubë, u shfaqën shqetësime serioze nga qarqe të ndryshme se regjimi komunist i Kubës do të shfrytëzojë vizitën e udhëheqësit të Kishës Katolike për qëllime të veta propagandistike. Zëdhënësja e Stejt Departmentit Viktoria Nuland tha para se të shkonte Papa në Havanë se Shtetet e Bashkuara "shpresojnë se Papa do të vazhdojë të mbajë një qëndrim të fortë mbi të gjitha çështjet e të drejtave të njeriut në Kubë, përfshirë edhe lirinë e fesë''. Ish-presidenti i Polonisë Lek Ualesa, Lëvizja Solidranost e të cilit ndihmoi në rrëzimin e komunizmit në Evropë dhe e cila qe frymëzuar nga vizita e Papa Gjon Palit të II në Poloni më 1979, tha se shpreson që vizita e Papa Benediktit në Kubë këtë javë "˜'do të hapte një kapitull të ri në historinë e Kubës''. Në një letër dërguar Papës më heret këtë muaj, e që citohet nga agjencia e lajmeve Asociejted Pres, Lek Ualesa thotë se shpreson që vizita e Papës në Havanë do të detyrojë autoritetet kubane që, mbi të gjitha, të përfillin vullnetin e popullit.

Gjatë udhëtimit për në Kubë, Papa u tha gazetarëve, që udhëtonin me aeroplanin e tij, se është e qartë se "ideologjia marksiste nuk i përgjigjet më realitetit'', dhe u bëri thirrje kubanëve që të "gjejnë modele të reja, me durim dhe në mënyrë konstruktive.''

Një takim që Papa zhvilloi me presidentin në detyrë Raul Katsro, vëllain e Fidelit, thuhet se Papa i bëri atij presion që regjimi komunist të lejojë më shumë liri për veprimtarinë e Kishës Katolike kubane. Gjatë qëndrimit të tij në Kubë, Papa kryesisht anashkaloi çështjet politike, por ai nënvijoi dështimin e marksizmit si ideologji dhe thekosi nevojën për zgjerimin e lirive personale. Duke kundërshtuar komentet e Papës mbi dështimet e marksizmit, një zëdhënës i regjimit komunist të Havanës u citua nga shtypi katolik amerikan të ketë thënë se "˜'gjëja për të cilën po flitet është modernizimi i modelit ekzistues ekonomik kuban, me qëllim për të ruajtur qëndrueshmërinë e socializmit'', si model ekonomik. Gjatë vizitës së tij treditëshe në Kubë, Papa sfidoi autoritetet komuniste të atij vendi duke bërë thirrje për më shumë liri dhe për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Duke iu referuar gjendjes politike në Kubë, Papa Benedikti tha se respekti nga ana e autoriteteve komuniste kubane për liritë bazë "˜'është i doemosdoshëm, me qëllim që të mund t'u përgjigjen nevojave themelore'' të dinjitetit njerëzor, si edhe për "të bërë të mundur krijimin dhe ndërtimin e një shoqërie, në të cilën të gjithë qytetarët janë pjesëmarrës aktivë në përcaktimin e të ardhmes së vet, të familjes dhe të vendit të tyre.'' Ai gjithashtu kritikoi embargon ekonomike të Shteteve të Bashkuara kundër Kubës që është në fuqi për pothuaj një gjysëm shekulli -- si një politikë që ka dështuar të ndryshojë regjimin komunist të Kastros -- gjë që kënaqi udhëheqësit kubanë.

Ndërkaq, në predikimin e fundit të vizitës së tij në Kubë të mërkurën , Papa deklaroi para një turme prej qindra mijëra vetash, se "˜'Kuba dhe bota kanë nevojë për ndryshime''. Papa Benedikti bëri thirrje për më shumë liri në Kubën komuniste, duke nënvijuar nevojën për ndryshime "autentike''.

Ndryshimet në Kubë janë tepër të nevojshme për të mos thënë urgjente: ndryshimet në fushën ekonomike po se po, por më me rëndësi janë ndryshimet politike e sidomos ndryshimi i qëndrimit komunist kuban ndaj respektimit të lirive dhe të të drejtave të njeriut për qytetarët e vet. Aktivisti katolik kuban i të drejtave të njeriut Osvado Paja, i emëruar kandidat për Çmimin Nobel për Paqë, lëvizja e të cilit kërkon referendum kombëtar për ndryshime politike dhe ekonomike, u tha gazetarëve të huaj se shumë prej kolegëve të tij aktivistë të të drejtave të njeriut nuk u lejuan të merrnin pjesë në Meshën e Papës në Havanë.

Gjatë Meshës, një burrë i cili bërtiti duke iu drejtuar Papës me fjalët: "˜'Mos u largo deri sa të rrëzohet komunizmi'' , u kap dhe u largua së andejmi me forcë nga policia e veshur me rroba civile. Ky incident ishte i ngjashëm me një rast tjetër gjatë Meshës së Papës në qytetin Santiago të hënën, ku një burrë tjetër bëri deklarata anti-regjimit komunist, e i cili pësoi të njëjtin fat, pasi u rrah nga policët u largua me forcë nga mesha. Me këto dhe masa të tjera, regjimi komunist i Kubës, gjatë vizitës së Papës, tregoi anën e ashpër diktatoriale të tij duke ndaluar protestuesit anti-komunistë që të merrnin pjesë në Meshën e Papës ndërkohë që sipas lajmeve më shumë se 200 disidentë u arrestuan para arritjes së Papës në Havanë dhe as antaret e "˜'Grave te Veshura me rroba të bardha'', burrat e të cilëve janë arrestuar nga regjimi për akte kundër regjimit komunist, nuk u lejuan të merrnin pjesë në Meshën e Papës.

Gjatë predikimit, Papa foli për "Ëœ'përpjekjet guximtare dhe sakrificat që katolikët kubanë detyrohen të ndërmarrin çdo ditë... në rrethanat konkrete nëpër të cilat po kalon vendi juaj në këtë moment të historisë''. Megjithëse regjimi komunist kuban është pak më i butë dhe më tolerant se në të kaluarën, ai vazhdon të pengojë seriozisht liritë bazë të popullit të vet.

Papa u kritikua nga disa qarqe se nuk u takua me disidentë dhe as me antaret e "˜'Grave të veshura me rroba të bardha'', burrat dhe meshkujt e shtëpisë të të cilave janë të arrestuar nga regjimi komunist. Zëdhënësi i Vatikanit tha se kjo ndodhi për arsye kohe, sepse agjenda e Papës ishet tepër e ngjeshur, duke shtuar se udhëheqësi i Kishës Katolike nuk u takua as me grupe katolike, si seminaristë, priftërinj e murgesha dhe grupe të tjera kishtare e katolike, duke thënë se kur flet Papa, ai ka parasyshë fatin dhe vuajtjet e disidentëve kubanë dhe flet për një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin kuban.

Sukseset ose dështimet e vizitës së Papa Benediktit në Kubën komuniste do të komentohen dhe do të analizohen për një kohë të gjatë, por ajo që mbetet është shpresa jo vetëm e katolikëve kubanë, por e mbarë popullit të Kubës se kjo vizitë do të ndihmojë në zgjërimin e lirive bazë të njeriut, në rrëzimin regjimit komunist si dhe në konsolidimin eventual të demokracisë në atë ishull.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
100 VJET PAVARËSI TË SHQIPTARËVE NË BALLKAN. PO PAVARËSIA E KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE???...Nga AT NIKOLLË MARKU (03.28.2012)
SHQIPËRIA TË BËJË 17 SHKURTIN FESTË ZYRTARENga SHABAN MURATI (03.27.2012)
AMNEZIA E MEDIAS SONË SOCIALENga NANCY SCOLA, Reuters (03.25.2012)
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.24.2012)
VIZITAT E ZYRTARËVE SHQIPTARË NË UASHINGTONNga FRANK SHKRELI (03.22.2012)
ME BESLIDHJE KASTRIOTIKE DREJT SHQIPËRISË ETNIKE... APO MALLIN E SHKRETË E HANË KUAJT E VERBËRNga Mr. sc. NUE OROSHI (03.20.2012)
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISËNga ELIDA BUÇPAPAJ   (03.20.2012)
"JAVA QË NDRYSHOI BOTËN’’40 VJETORI I VIZITËS SË PRESIDENTIT NIKSON NË KINËNga FRANK SHKRELI  (03.20.2012)
HARRESË EDHE MIDIS VARRESHKam varrosur Kristo KirkënNga AMIK KASORUHO (03.20.2012)
SERBIA TALLET ME STATUSIN E KANDIDATITNga SHABAN MURATI (03.19.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]