VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatikSË PARI, KUFIJTË NDËRSHTETËRORË, PASTAJ MENAXHIMI INTEGRUES I TYRE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Hënë, 11.11.2024, 06:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Barometri diplomatik

SË PARI, KUFIJTË NDËRSHTETËRORË, PASTAJ MENAXHIMI INTEGRUES I TYRE!

Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI


E Premte, 04.06.2012, 09:07am (GMT+1)

 

*** Serbisë i konvenojnë kufijtë ekzistues administrativë me Kosovën (sepse mbi këtë bazë Kosovën e konsideron si "territor të saj"), por këtë lakmi grabitqare shekullore të Serbisë ndaj territorit sovran të Kosovës, "dishepujt" e politikës drejtuese të Kosovës, duhet t'ia shkurtojnë në cung, duke shënuar me simbolet përkatëse vijën e demarkacionit të kufirit me të dhe me Malin Zi. Ndryshe, Serbia çdo ditë, në format më të ndryshme legale dhe jolegale, do të jetë e pranishme në territorin e Republikës së Kosovës.

Tanimë qe katër vite, Kosova është shtet i pavarur, mirëpo kufiri i saj ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, ende ka karakter administrativ artificial, i caktuar sipas kushtetutave të ish- RSFJ-së (1945-1974). De fakto dhe de jure, kjo gjendje është e padurueshme dhe e papranueshme sipas së drejtës ndërkombëtare, sepse Kosova si shtet i pavarur dhe sovran nga Serbia, ende nuk ka përcaktuar kufijtë e vet territorialë me simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Kjo ka ndodhur dhe është duke ndodhur për shkaqe politike ngase Serbia sipas Kushtetutës së saj (2006), nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, por ende e konsideron si "territor të vetin". Mirëpo, edhe pse kjo gjendje i konvenon Serbisë, në mënyrë që kjo, kur të dojë dhe si të dojë, të shkelë dhe të penetrojë në territorin sovran të Kosovës, qeveria e Kosovës, urgjentisht, duhet të kërkojë nga Amerika dhe nga BE-ja që, sa më parë të jetë e mundur, të krijojnë kushtet përkatëse për caktimin e vijës së demarkacimit të kufijve territorialë dhe shtetërorë të Republikës sëKosovës.

Kufijtë administrativë, të papranueshëm për Kosovën

Derisa Kosova, të mos e caktojë vijën e demarkacionit të kufirit shtetëror me vendet fqinje, Serbia atë do ta konsiderojë si krahinë të saj. Kështu thotë edhe "fusnota" fatale 1244 eKS të OKB-së, e cila e gllabëroiRepublikën sipas interesave absurde dhe antijuridike ndërkombëtare të një "dialogu teknik" serbo shqiptar. Kështu thotë edhe status quo-ja e Kosovës veriore nën jurisdiksionin e Serbisë (1999-2012).

-Menjëherë pas shpalljes dhe njohjes së Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008), qeveria dhe kuvendi i Republikës së Kosovës, është dashur të kërkonin nga SHBA-të dhe nga Bashkimi Evropian (BE) ndihmën dhe angazhimin e tyre në caktimin dhe shënimin e kufijve shtetërorë të Republikës së Kosovës (mbi bazën e kufijve administrativë të Kosovës, që paraprakisht i ka pranuar qeveria dhe kuvendi i Kosovës sipas Kushtetutës së 15 qershorit 2008, duke i lënë jashtë padrejtësisht Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën).

Kydo të duhej të ishte hapi i parë i "itinerarit" politiko-juridik dhe kushtetuesi Republikës së pavarur të Kosovës, sepse në këtë mënyrë, do bëhej e mundur shtrirja dhe mbrojtja e integritetit të sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, edhe në pjesën veriore të saj, ku qe 13 vjet (me mosbërjen asgjë të qeverive dhe të kuvendeve të Kosovës) ndodhet jashtë jurisdiksionit të Republikës së Kosovës nën sundimin kolonizues të ligjeve dhe të kushtetutës së Serbisë!?

"Grupomania" politike, la Kosovën Veriore nën Serbi!?

Sipasojë e politikës së gabuar të grupeve të ndryshme të ashtuquajtura të "kontaktit"të qeverisë së Kosovës për "decentralizimin" - copëtimin të territorit të Republikës së Kosovës sipas Planit të Marti Ahtisarit nëpër enklavat serbe dhe të kishave e manastireve serbe, Beogradi përfitoi nga rasti, që të okupojë pjesën veriore të Republikës së Kosovës (Plani i Ahtisarit Plus-Republika srspka në zemër të territorit të Kosovës shqiptare).

Një gjendje e këtillë antikushtetuese dhe antijuridike sipas së drejtës ndërkombëtare, e krijuar në pjesën veriore të Kosovës, ka ngelur e pandryshuar qe 13 vjet, për shkak se "grupet e kontaktit" të politikës së qeverieve të Kosovës, nuk kanë pasur kohë të mirren me zgjidhjen e këtij problemi tejet të ndërlikuar dhe serioz, sepse, së pari, sipas Planit të Ahtisarit kanë qenë të përqendruara në krijimin e numrit sa më të madh të komunave serbe në pjesën qendrore dhe jugore të territorit të Kosovës.

Sipas vazhdimësisë së agjendës së gabuar të "politikës vizionare" të grupeve të derisotme të ashtuquajtura të "kontaktit" për dekompozimin territorial të Republikës së Kosovës, fatkeqësisht, është duke vepruar, edhe i ashtuqujaturi "dialoguteknik", i cili Kosovën e zhveshi nga atributi-Republikë në "fusnotën" 1244 të KS të OKB-së, e cila, nëasnjë kuptim, nuk e njeh pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Një potez i tillë politiko-diplomatik i të gjithë faktorëve të involvuar në heqjene emërtimit Republikë të Kosovës, është plotësisht i gabueshëm dhe nëkundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe me parimet e sëdrejtës ndërkombëtare.

Menaxhimi ndërkufitar vetëm fantazmë!

Po si mund të ketë menaxhim të integruar të kufijve Kosovë Serbi, kur midis këtyre dy shteteve në kontest, nuk figuron kurrfarë kufiri i caktuar me shenjat dhe me simbolet përkatëse sipas së drejtës ndërkombëtare?!

Pikërisht pse nuk ekziston kurrfarë kufiri i shënuar ndërshtetëror midis Serbisë dheKosovës, Serbia qe 13 vjet e ka shkelur dhe e ka dhunuar territorin e Kosovës (dhe, derisa Kosova nuk do të ketë kufijtë e shënuar territorialë shtetërorë, Serbia vazhdimisht do të krijojë inicidente, konflikte dhe, do të penetrojë nëterritorin e Kosovës, sepse po e konsideron si "territor serb"). Mbi këtë bazë absurde, antiligjore, antikushtetuese dhe antijuridike ndërkombëtare, Serbiaka okupuar pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe për realizimin e këtij qëllimi e ka filluardhe, është duke e zhvilluar "dialogun teknik" me Prishtinën (mars 2011 mars 2012).

Së këndejmi, okupimi dhe ushtrimi i jurisdiksionit të Serbisë në pjesën veriore tëKosovës (1999-2012), është akt i dënueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, sidhe sipas Nenit 2 (4) të Kartës së Kombeve të Bashkuara, kur thuhet se "Shtetet anëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare, duhet të përmbahen nga çdo kërëcënimme forcë ose përdorim i forcës kundër tërësisë territoriale ose të pavarësisëpolitike të cilito shtet qoftë, ose në çfarëdo forme qoftë, sepse janë kundërshtim me objektivat e Kombeve tëBashkuara."

Mirëpo, sa ia vlen, kur për Serbinë, edhe pse ështëanëtare e OKB-së, nuk vlejnë rregullat, normat e as parimet e së drejtësndërkombëtare e as të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ndryshe Beogradi qe 13vjet (1999-2012), nuk do ta ushtronte jurisdiksionin në territorin verior të Republikës sëKosovës, edhe pse kjo, tanimë, ndërkombëtarisht është njohur nga 89 shtete. Këtë ndërhyrje agresive tëSerbisë ndaj shtetit të pavarur të Kosovës, nuk do ta lejonte asnjë shtet ipavarur në botë. Ky është turp i madh , edhe për drejtësinë e pushtetit më tëlartë ekzekutiv të Republikës së Kosovës, edhe për drejtësinë evropiane, siedhe për atë ndërkombëtare, sepse një akt i tillë brutal i jurisdiksionit tëSerbisë në territorin sovran të Kosovës, është shkelje e së drejtësndërkombëtare. Deri kur Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, do ta tolerojnëSerbinë, që t'i përdhosë dhe t'i shkelë rregullat dhe normat e së drejtësndërkombëtare, si dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara?

Kyështë problemi akut-NUMËR NJË, që kërkon zgjidhje imediate në frymën e Kartëssë Kombeve të Bashkuara dhe të rregullave e parimeve të së drejtësndërkombëtare, sepse Serbia kësisoj ka cenuar rëndë sovranitetin territorial tëRepublikës së Kosovës, gjë që sipas së drejtës ndërkombëtare, është një akt ipatolerushëm dhe i dënueshëm mbase përbën shkelje flagrante dhe paprecedencë tësë drejtës ndërkombëtare.

Përshkak të shkeljes së drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë në rastin konkret,këto akte terroriste dhe agresive të Serbisë, do të duhej të ishin objekt shqyrtimi dhe denoncimi në shkallë evropianedhe ndërkombëtare të institucioneve përkatëse politiko-juridike dhe diplomatike, jo "dialogu teknik", që zhveshiKosovën nga Republika, duke e shndëruar atë në një "fusnotë", që prejudikon Kosovënsi "provincë" të Serbisë.

Sa më sipër, derisa Republika e Kosovës, të mos ketë kufijt e saj, të shënuar mesimbolet përkatëse shtetërore, si dhe ushtrinë e saj, kufijt e sajterritorialë, do të jenë të cenuar dhe të rrezikuar nga Serbia kolonialiste dhehegjemoniste.

-Kidnapimet,kontrabnada dhe aktet e tjera terroriste serbe në territorin e Kosovës (siç ishte edhe kidnapimi i dy policëveshqiptarë nga bandat policore serbe, më 31 mars 2012), do të jenë fenomen ipërditshmërisë së Kosovës. Për këtë dukuri negative dhe jotoleruese të Serbisëndaj territorit të Kosovës, nuk mund të fajësohen as ministri i Brendshëm iKosovës, as Drejtori i Shërbimit Policor të Kosovës, derisa qeveria e Kosovës,e ka për detyrë, edhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, edhe sipas sëdrejtës ndërkombëtare, që sa më parë të jetë e mundur, t'i "vizatojë" me simbolet përkatëse kufijt shtetërorë , që ndajnë nga ish-Serbiakolonialiste. Pra, në rastin konkret tëmbroijtjes së sovranitetit territorial nga Serbia, politika e qeverisë sëHashim Thaçit, është ajo që do të duhej ta zgjidhte kontestin e sipërtheksuar me Serbinë, jo ministri i Brendshëm, asDrejatori i Policisë së Kosovës, sepse, fundja (pavarësisht nga kapaciteti dheaftësia e saj profesioniste në sigurimin e rendit dhe të ligjit) policia nukështë ajo që mbron kufijt e një shteti, por USHTRIA, e cila i mungon Republikëssë Kosovës, për shkak të gabimit dhe të shkurtpamësisë politike, diplomatikedhe ushtarake të garnituravekoalicioniste drejtuese të Kosovës(2000-22012).

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR RIVENDOSJEN E PREMTIMIT DHE TË FRYMËS SË 28 NËNTORIT 1912Nga FRANK SHKRELI (04.06.2012)
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.05.2012)
JO THJESHT TERMA!Nga Dr. PËRPARIM KABO (04.04.2012)
LUFTA E BOSNJËS, MËSIM PËR KONFLIKTIN E SIRISËNga RICHARD COHEN, Washington Post (04.03.2012)
BE-SHQIPËRI: PORTA E MADHE DHE PORTAT E VOGLANga SHABAN MURATI (04.03.2012)
MËSIMET E TRAGJEDISË GREKENga AJET NURO, Monteal, Kanada (04.03.2012)
TRADITA E SERVILIZMIT TË DIPLOMACISË SHQIPTARE NDAJ SHOVINIZMIT GREKOKARAGJOZNga ESHREF YMERI (04.03.2012)
FJALIM ME RASTIN E 101-VJETORIT TË KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE 3/31/12LE TA MARRIN VESH EVROPA DHE BALLKANI SE NUK LUHET MË ME FATIN E SHQIPTARITNga FRANK SHKRELI (04.02.2012)
PARTIA SHQIPTARE DEMOKRISTIANE E KOSOVËS DUHET TË RINGJALLET POLITIKISHT, E POPULLI SHQIPTAR NË KOSOVË SHPIRTËRISHTNga Mr. sc. NUE OROSHI (04.02.2012)
Barometri diplomatikBASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, OSE NËN MBROJTJEN E PËRHERSHME AMERIKANENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.01.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]