FILOZOFIA E MJERIMIT AKADEMIK!!! Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI
E Hënë, 06.25.2012, 11:13am (GMT+1)
Në veçanti në tridhjetë vitet e fundit, Rexhep Qosja me guximin, me ngulmësinë e patundshme, me parimësinë etike dhe profesionale si njeri, si pedagog dhe si shkencëtar i mirëfilltë, me njohurinë erudite, me vizionin gjithëshqiptar, me pikëpamjet, me qëndrimet dhe me veprat e tij të shumta historiko-politike, letrare shkencore dhe publicistike, është ZËRI I PARË I VIOLINËS për bashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, pa të cilin shqiptarët, do të jenë vetëm skllavë, hyzmeqarë dhe një monedhë kusuri, e levërdishme për interesat territoriale, ekonomike, politike, tregtare dhegjeostrategjike të imperialistëve dhe të fashistëve serbo-sllavë (të djeshëmdhe të sotshëm) të Ballkanit-kolonizues shekullorë të shqiptarëve dhe tëShqipërisë Etnike.
Prandaj, çdo tendencë dhe përpjekje në çfarëdo aspekti qoftë, që ka përqëllim dhe në shënjestër shpërfilljen dhe hijesimin e personalitetit dhe të veprës së ndritshme jetësore kombëtaredhe shkencore të Akademikut Rexhep Qosja në shërbim të shkencës dhe të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe atdhetar shqiptar, ështëantishqiptarizëm, injorancë. amoralitet dhe primitivizëm sui generis, që inderon dhe i gëzon vetëm honxhobonxhot, injorantët dhe armiqtë e brendshëm dhetë jashtëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
Vetëm injorantët, egocentrikët dhe armiqtë që i urrjenë shqiptarëtdhe Shqipërinë Etnike, ia kanë zili Rexhep Qosjes, sepse ai,asnjëherë s'u tremb që të pohojë dhe të mbrojë me vendosmëri dhe me argumentetë pakundërshtueshme të drejtën historike dhe të drejtën e vetëvendosjes sëshqiptarëve për shkolonizimin dhe bashkimin e tyre brenda kufijve natyrorë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë Etnike.
Mosdërgimii ftesës-akt primitiv politiko-provinicialist!
-Plotësisht pajtohem me vlerësimin aksiomatik të Koço Danajt, se: "Refuzimi i ftesës për Rexhep Qosjen në100 vjetorin e pavarsisë, fyen ndërgjegjen e kombit shqiptar..."(www.shqipërianatyrale.com/22/06/2012).
-Siçbën të ditur ideologu, thmeluesi dhe drejtuesi i Listës Shqipëria Natyrale,Koço Danaj : "Nënkryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,Myzafer Korkuti, në një intervistë dhënë medias së Tiranës bëri të ditur se nëaktivitetet shkencore me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë, nukështë ftuar personaliteti i madh i kombit shqiptar, akademik Rexhep Qosja. ZotiKorkuti, nuk ka dhënë asnjë shpiegim lidhur me arsyet e refuzimit të ftesës përRexhep Qosjen..." (Shih në www.shqipërianatyrale.com/22/06/2012).
Njëakt i tillë shpërfillës dhe mjeran i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ndaj Akademikut tonë të shquar dhe të mirënjohur (në dimensione gjithëkombëtare dhe ndërkombëtare) Rexhep Qosja, i cili deri tani për shkaqe të panjohura, nuk është ftuar nga ana e kësaj Akademie, që të marrë pjesë në "aktivitetet shkencore me rastin e 100-vjetorittë pavarësisë së Shqipërisë", nuk është vetëm i turpshëm, skandaloz, absurd dheI papranueshëm, por edhe i mjerueshëm,që në kuptimin e përgjithshëm filozofik të së sotmes, dëshmon se qe më se dydekada, nuk është kohë e akademikëve dhe e profesorëve-njerëzëve të ditur, tëdrejtë, të moralshëm, të arsyeshëm dhe përparimtarë, por është kohë e shkatërrimitdhe e mohimit të sistemit të vlerave etike, humane, profesionale, kombëtare,tradicionale dhe demokratike, është kohëe wheelchairistëve, e injorantëve, errencave, e diletantëve, e puthadorëve, e mashtruesve, e spekuluesve, eshfrztëzuesve, e mafiozëve, e korrupcionistëve dhe e hajnave të krimit tëorganizuar... etj., që kanë penetruar në të gjitha poret e shoqërisë shqiptare,duke përfshirë edhe institucionet shkencore dhe kulturore, të cilat për të "mbijetuar",veprojnë dhe bashkëpunojnë në varësi dhenënvarësi të ngushtë me politikëndiktuese ditore.
Ndaj,duke mbajtur parasysh një gjendje të tillë të fenomenologjisë së filozofisë sëmjerimit kombëtar, etik dhe profesional,Akademiku ynë i lartënderuar Rexhep Qosja nuk ka arsye pse të jetë i indinjuare as i ofenduar nga një gjest i tillë negativ dhe iracional i Akademisë sëShkencave të Shqipërisë, sepse edhe ajo qe më se 20 vjet, nuk ka mundur tëqëndrojë imune ( e pavarur) ndaj interesave të ndryshme të politikave partiakedhe shtetërore, ashtu siç është edhe rastii Akademisë "Mahallore" nëKosovë.
Nuk ka asnjë dyshim se, politizimi dhe abuzimi i këtyre institucioneve më të larta shkencore, kombëtare dhe shtetërore ngaindividë dhe nga grupacione tëpandërgjegjshme, për interesa të ndryshme egoiste dhe klanore përfituese, promovuese, karrieriste,politike dhe partiake, shënojnë kulmin e shpërfilljessë vlerave shkencore, kulturore dhe kombëtare të shoqërisë së sotme shqiptare.
Akademikë dhe akademi të tilla të politizuara, me orientim dhe me veprim politiko-partiak, klanor dhe provincial, që dëmtojnë vlerat e njëmendta kulutore, shkencore dhekombëtare mbarëshqiptare(duke improvizuar dhe shpërfytyruar të vërtetën mbivlerat dhe mbi arritjet shkencore), nuk u nevojiten as shqiptarëve e as Shqipërisë Etnike.
Prof. Dr. MEHDI HYSENI
|