E Djelë, 05.19.2024, 06:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KOSOVA FLAMURI QË MUNGON NË LONDËR?!
Nga AHMET SHQARRI

E Martë, 07.17.2012, 11:30am (GMT+1)


Kosova, flamuri që mungon në Londër!?Duke nisur nga parakalimi në ceremoninë hapëse të 27 korrikut dhe deri më 12 gusht, kur do të mbyllen edhe Lojërat Olimpike "Londër 2012", në kryeqytetin britanik do të valëviten të gjithë flamujt e shteteve që ekzistojnë në këtë glob, me përjashtim të një vendi të pavarur dhe që ndodhet në mes të Europës, Kosovës!? Një realitet i p a k u n d ë r s h - tueshëm e për më tepër një Republikë sovrane, e njohur diplomatikisht nga rreth 90 vende, midis tyre superfuqi të tilla si Amerika, Gjermania, Franca dhe vetë Anglia, që është edhe mikpritësja e Lojërave Olimpike, mungesa e Kosovës atje duket më shumë se një absurditet! Sepse, bëhet fjalë për një ngjarje të përbotshme, që historikisht ka shërbyer për të bashkuar aspiratat e të gjithë popujve dhe mbarë njerëzimit për paqe dhe miqësi me njëri-tjetrin, aq sa në lashtësi, kur zhvilloheshin këto Lojëra, arrihej deri atje sa që ndërpriteshin edhe luftërat!!! Por ja që, me Kosovën po ngjet krejtësisht e kundërta: Ajo është e përjashtuar nga kjo lëvizje olimpike, kur në të, çuditërisht, bëjnë pjesë edhe pseudoshtete apo pikëza ishujsh, krejtësisht të padëgjuar ndonjëherë më parë dhe të shpërndarë nëpër humbëtira oqeanesh e detrash pafund! Edhe pse deklarohet gjithmonë e me pompozitet se, sporti ruan linjën e tij të pastër, si mesazher i paqes midis popujve, e kundërta është duke ndodhur me Kosovën, ndaj së cilës shihet qartë se duke e përjashtuar nga "Londër 2012", me këtë rast janë shqelmuar e hedhur tutje pa asnjë kompromis të gjitha parimet e lëvizjes olimpike që si qëllim të vetëm e të përbashkët për të gjitha vendet e këtij rruzulli, ka bashkëjetesën e tyre në paqe dhe miqësi. Me sa duket, Kosova është bërë përsëri viktimë e konjukturave të pista politike, që nuk i janë ndarë asaj edhe në shumë raste të tjera. Është i freskët fakti i shëmtuar kur Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, pikërisht për shkak të disa marrëdhënieve e sajesave politike me serbët, iu kundërvu parimeve të pastra sportive që shpreh edhe vetë përmbajtja e lëvizjes olimpike botërore, nëpërmjet hedhjes poshtë të vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që e lejoi Kosovën për t'u ndeshur në takime miqësore ndërkombëtare me të gjitha ato vende që e kanë njohur atë si Republikë të pavarur. Edhe pse Mishel Platini vazhdon të deklarojë se sporti nuk ka të bëjë me politikën, siç kërkoi të vepronte edhe me finalet e fundit europiane të futbollit, kur tha se nuk do të ngatërrohej me politikë, duke i qëndruar larg çështjes së ishkryeministres së burgosur ukrainase, në fakt, me rastin e Kosovës ai tregoi një fytyrë tjetër, duke rënë plotësisht pre' e konjukturave të kësaj politike. Nuk e di se sa i ka futur hundët politika edhe tek Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rog, kur ai nuk pranoi që një përfaqësuese e shkëlqyer e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, të parakalonte, jo më me flamurin e Republikës së saj, por as edhe nën siglën e flamurit olimpik. Këmbëngulja e disave prej të ashtuquajturve si garantë të parimeve të pastra olimpike, në këtë rast nuk u trondit as nga ndërhyrja e ndonjë përfaqësuesi të Këshillit të Europës, si parlamentarja e njohur Doris Pack, e cila protestoi ndaj vendimit që ia hiqte të drejtën xhudistes kosovare për të përfaqësuar vendin e saj në garat e Londrës. Kështu që, u gjet "zgjidhja" më oportune për bosët e sportit, të cilët "e lejuan" kampionen e mirënjohur të xhudos botërore, që në vend të Republikës së saj, të përfaqësojë Shqipërinë, për të cilën ajo, por edhe të tjerë sportistë të dalluar kosovarë, do ta kishin për nder të garonin. Por, nuk do të ishte kjo zgjidhja e duhur e problemit në fjalë. Pjesëmarrja në Londër e Majlinda Kelmendit për ngjyrat e ekipit përfaqësues të Shqipërisë nuk mund të jetë ndryshe, veçse e mirë, sepse kështu ajo mund të sillte për herë të parë, ndoshta, një medalje olimpike, që neve na ka munguar në këto 6 pjesëmarrjet e deritanishme nëpër këto Lojëra. Me rezultatet e spikatura nëpër aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi realisht premton që të bëhet medaliste olimpike këtë herë, dhe, në se një gjë e tillë do të ndodhte, ajo natyrisht do t'na gëzonte të gjithë ne shqiptarëve kudo që punojmë e jetojmë, por në se ky sukses do të kish qenë i mundur të shkonte për Kosovën e pavarur, së cilës kjo mjeshtre e nivelit të lartë i përket me rrënjë, atëherë ky fakt do t'i shërbente më shumë forcimit të identitetit të Republikës së saj, se sa vetë Shqipërisë, për të cilën ajo, megjithatë, do të përpiqet të luftojë shumë, edhe si një sfidë ndaj politikës antisportive që ende vazhdon të ekzistojë në këtë botë të padrejtë e të trazuar.
AHMET SHQARRI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A PATI KORRJE GRURI SIVJETKronika me korrje gruri nga Lipjani i Kosovës që u transmetua në Top Channel (TCH) mesditën e datës 10 korrikNga REXHEP SHAHU (07.17.2012)
NE EMIGRANTЁT, ATA TЁ PAUDHЁT DHE SHQIPЁRIA NЁ MESNga ILIR HYSA (07.17.2012)
E MAJTA PO SULMON FIGURAT E SHQUARA TE NACIONALIZMIT ME TRILLIMET E ENVER HOXHESSULM I SHFRENUAR NDAJ FIGUAVE TE SHQUARA TE NACIONALIZMITNga MURAT BASHA (07.17.2012)
KRISJE NË GJEOPOLITKËN SOVJETIKE TË PUTINITNga SHABAN MURATI (07.17.2012)
Çdo ditë një temëNËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET "HARAKIRI"Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.17.2012)
(07.17.2012)
NE EMIGRANTЁT, ATA TЁ PAUDHЁT DHE SHQIPЁRIA NЁ MESNga ILIR HYSA, Nju Jork (07.16.2012)
Çdo ditë një temëDORËZONI IMUNITETINNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.16.2012)
Çdo ditë një temë –MIMOZA KUSARJANga ELIDA BUÇPAPAJ (07.13.2012)
KONDOLIZA RAJS KANDIDATE PËR NËNPRESIDENTE?Nga FRANK SHKRELI (07.13.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]