Ne jemi ata qё morёm rrugёt e botёs pёr njё jetё mё tё mirё pёr vete dhe pёr familjet tona dhe lamё pas kujtimet dhe brengat e vendlindjes. Lamё pas kujtimet dhe shkuam larg duke mos qenё pranё tё afёrmve tanё as pёr tё ndarё gёzimet e festave dhe as dhimbjen e hidhёrimeve.
Ata janё ustallarёt qё mbetёn pas, gjoja pёr ti dalё zot Shqipёrisё. Ata kishin qenё vёrtet ustallarё. Madje mё shumё nga ҫ'e kishim menduar tё gjthё ne. Ata nuk lanё gur pa lёvizur pёr ti mbushur mendjen lindjes dhe perёndimit se ata janё njerёzit e duhur nё momentin e duhur. Pёrdorёn bёrrylat pёr tё detyruar edhe disa tё tjerё tё marrin arratinё.
Nё mes, nёnat me lot nё sy tё cilave nuk iu thanё kurrё faqet. Nё mes, baballarёt qё janё mёsuar tё pёrballojnё edhe lajme tё kobshme pёr fёmijёt e tyre. Tani, ai ёshtё bёrё refreni i ri i jetёs sё tyre.
Ne jemi ata qё dashuria dhe dhembshuria na bёn tё duam ta marrim Perёndimin nё valixhe pёr ta dёrguar nё Shqipёrinё tonё tё dashur. Dhe shqyhen valixhet nga marazi aeroporteve dhe ne vuajmё nga mllefi dhe brenga. Perёndimi nuk futet nё valixhe. Shqipёria jonё ka nevojё pёr shumё, mё shumё nga ҫ'nxёnё valixhet tona.
Ata krekosen majave tё politikёs, jetёs sociale dhe ekonomike, paҫka se shumё prej tyre mbajnё diploma tё fallsifikuara. Por helbete, puna tё mёson vetё. Edhe pa diploma fare ata janё tё kudondodhur.
Nё mes, gratё qё druhen se kur tё kthehet burri nga mёrgimi, djali apo vajza nuk do ta mbajё mend fare tё atin dhe emigranti i brengosur nuk do tё mund tё marrё atё qё ka ёndёrruar pёr muaj dhe ndoshta vite, njё pёrqafim nga vogёlushi/vogёlushja e tij.
Ne e heqim kafshatёn nga goja pёr tё afёrmit tanё. Pavarёsisht nga sa dёrgojmё ne, ato tё shkreta para sikur bien nё njё humnerё tё pafundme. Djersa jonё ёshtё kudo. Nga ndёrtesat dhe makinat deri tek gjeli i detit, mollёt dhe portokallet pёr festat e fundvitit.
Ata mburren se ia ndryshuan faqen Shqipёrisё. Harrojnё ata se Shqipёrinё e ndryshuan tё tjerё burra dhe gra. Shqipёrinё e ndryshuan ata qё ngrinё maleve tё Greqisё dhe u mbytёn skafeve pёr nё Itali dimrave tё acartё. Shpёrblimi? Shqipёria ёshtё i vetmi vend ku ҫmimet rriten pёr festat e fundvitit ndёrsa ulen nё tё gjithё botёn dhe ata nё krye heshtin. Ata kanё mёsuar tё thonё "kёshtu e ka ekonomia e tregut!". A thua vallё se vendet e tjera ku nuk rriten ҫmimet nuk kanё ekonomi tregu? A thua vallё se me kaq mbaron pёrgjegjёsia e tyre? A thua vallё qё shqiptarёt nuk e dijnё se ata e kanё mbushur kupёn dhe ajo vazhdon tё derdhet prej kohёsh? Por pavarёsisht, paratё e marra me shumё mundim tё shqiptarёve vazhdon i ha inflacioni do tё thoshin ekonomistёt. Po ҫfarё do tё thotё kjo? E thёnё ndryshe kjo do tё thotё se njё grup njerёzish matrapazё ka gjetur njё mёnyrё pёr tё vjedhur njё grup tjetёr. Ah sikur tё ishte ashtu! Kёtyre matrapazёve "ndodhi" qё pala tjetёr t'iu ketё "besuar" pushtetin. Ah sikur tё ishte ashtu! Nuk dihet nёse atyre vёrtet iu besua pushteti. Ka shumё tё ngjarё qё ata ta kenё marrё dhe pastaj thanё se na e besuan. Por nё fund tё fundit, kjo ёshtё vetёm pjesё e problemit. Ata ndjehen sikur ata kolltukё tё rehatshёm janё bёrё posaҫёrisht pёr ata.
Nё mes, fёmijё tё cilёve mёsuesja iu dha pёr detyrё njё temё hartimi rreth babait tё tyre punёtor. E vetmja gjё qё ata dijnё ёshtё se babai mbeti nё fund tё detit por nuk patёn fatin ta njohin kurrё. Dhe ecejaket e mundimeve, pikёllimeve dhe dramёs shqiptare pushtojnё ҫdo skutё tё atij qё vendosёn ta quajnё "tranzicion" dhe ku ёshtё shpalosur dhimbshёm njёra nga dramat mё tё mёdha e kohёve moderne. Ky ёshtё ҫmimi qё ka paguar Shqipёria, por pёr tё cilin pushtetarёt nuk kanё dёshirё tё flasin.
Ne kёrkuam njё Shqipёri si gjithё Europa. A mos ёshtё kjo vallё njё kёrkesё qё shkon pёrtej mundёsive tё Shqipёrisё? Jo. Shqipёria ka qenё dhe do tё mbetet nё Europё. Ne na ёshtё bёrё Europa "molla e ndalueme" nga mbrapshtia e njё grupi horrash tё cilёt kanё treguar nё mёnyrё tё pёrsёritur se nuk kanё nё zemёr interesin e njeriut punёtor dhe kokёulur por ato tё rrjeteve mafioze qё synojnё ta bёjnё pushtetin e tyre tё pёrjetshёm.
Ata pёr 22 vjet na dhanё njё Shqipёri e cila ёshtё larg imazhit tё shqiptarёve tё ndershёm e patriotё. Ata na dhanё njё vend ku padrejtёsia ёshtё ulur nё ballё tё oxhakut dhe ia ka zёnё vendin drejtёsisё dhe nuk e ka lёnё atё as tё rrijё tek dera por e ka nxjerrё jashtё.
Nё mes, njerёz tё lodhur nga llumi qё ka prodhuar mentaliteti autokratik dhe kleptokratik dhe qё kёrkojnё njё ndryshim cilёsor. Ata janё pak dhe kёrkojnё mbёshtetje. Ata duhen pёrgёzuar, nderuar dhe respektuar qё nuk kanё pranuar tё lёpijnё kockat qё hedh pushteti dhe tё bёhen pjesё e llumit.
Ne pritёm se do tё vinte dita kur do tё dёgjohej edhe zёri ynё. Jo aq shumё ngaqё kemi kontribuar pёr vendin tonё, edhe pse ajo ёshtё shumё e rёndёsishme, por ngaqё ne jemi pjesё e atij vendi. Ne nuk ikёm pёr ta bёrё atё lanet. Pёrkundrazi,ne ikёm me kokёn mbrapa dhe me dhimbje se do tё na mungonin agimet dhe mbrёmjet shqiptare. Ne pёrjetuam brengёn e lamtumirёs sё Ҫajd Haroldit tё tё madhit Bajron:
"O lamtumirë! Atdheu im
Po zhduket dalëngadalë,
Gjëmon stuhia me tërbim,
Pulëbardha gërhet mbi valë.
Ja atë Diell që perëndon mbi det
E ndjekim për ta arrirë
Atij dhe ty Atdhe ju them unë sot
Të dyve Lamtumirë!
Kur nesër rishtaz ai diell
Do lindë me shkëlqim,
Do përshëndesim det e qiell
Po jo atdhenë tim..."
Ata bёnё premtime pas premtimesh dhe i shkelёn tё gjitha. Edhe pse disa nga tё parёt e tyre na quajtёn "rrugacё", ne pёrsёri besuam se Shqipёria ёshtё edhe e jona. Pritёm zgjedhjet njёra pas tjetrёs nё mёnyrё qё pёr vendimet qё merren nё vendin tonё tё dёgjohej edhe fjala jonё. Ata u ҫorrёn nga maja tribunash, tё larta sa egoja e tyre e sёmurё, si nga njёra anё e Atlantikut ashtu edhe nga tjetra se emigrantёt do tё votojnё. Ata i kanё thёnё gjithё botёs se largimi ynё ishte humbje e madhe. Nё fakt, kur ikёm ne, ata i thanё botёs se na iku truri. E megjithatё, edhe ashtu pa tru ata u tёrhoqёn zvarrё si vemje nё kurriz tё Shqipёrisё sё gjorё. Ia pinё gjakun tё paudhёt! Ata kanё bёrё aq paudhёsi sa shumё shqiptarё janё mёrzitur nё vendin e tyre, nё shtёpitё e tyre.
Shqipёria nuk mund tё vazhdojё tё qёndrojё indiferente. Shqipёria nuk mund tё qёndrojё e fjetur. Edhe ata njerёz qё pёrfitojnё sot nga pushteti dhe i shёrbejnё atij, duhet tё kuptojnё se e ardhmja e fёmijёve tё tyre ёshtё nё udhёkryq. Shqiptarёve po iu deformohet sёrisht historia, pёrdhoset e tashmja dhe grabitet paturpёsisht e ardhmja. Zhurmuesit e Tiranёs tё quajtura media janё vegla dhe partnere nё krimin e njё grupi komunistёsh tё vjetёr e tё rinj qё kanё uzurpuar pushtetin dhe ndryshojnё rregullat e lojёs sa herё iu rrezikohet ai pushtet. Ata sё bashku iu kanё vjedhur shqiptarёve ёndrrёn pёr njё demokraci tё vёrtetё. Shqiptarёt e kanё kuptuar skenarin ogurzi. Ata po ngrihen. Unё e ndjej aromёn e lirisё. Atё ma thotё Imzot Noli.
"Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
ILIR HYSA
Nju Jork