Ardhja e valës së dytë të shqiptarëve në SHBA nga 1990 e në vazhdim është një
fat i madh si për vetë ëndrrën e tyre për një jetë më të mirë por edhe për
ardhmërinë demokratike të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe në tërësi për çështjen
kombëtare shqiptare në Ballkan.
Siç shihet, ka një qasje më të madhe nga shqiptaro-amerikanët e ardhur pas
1990-ës me shoqërine amerikane në një periudhë më të shkurtër për vetë arsyen e
shkollimit të tyre të dyfishtë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni por edhe këtu në
SHBA.
Verehet nje organizim i komuniteteve te reja shqiptaro-amerikane ne shume
qytete amerikane fill me gjysmen e dyte te viteve 1990 si ne Boston e gjetke
por edhe me se shumti ne dekaden e pare te viteve 2000 sidomos ne New York;
Boston, Massachusetts; Cleveland, Ohio, Worcester, Massachusetts; Philadelphia,
Pennsylvania; Detroit, se fundi ne Washington DC, Michigan e gjetke.
Kuptohet, permes problemeve te shumta qe lidhen me financimet jane te pakta
qendrat kulturore te shqiptareve ne Amerike( Dallas, Filadelfia) sepse me se
shumti prej 1908 deri me 1990 kete rol e kane luajtur ndertesat e
institucioneve fetare qe edhe sot jane aktive me komunitetin e tyre.
Nuk ka nje strategji te te gjithe komunitetit shqiptar ne Amerike. Themi e
thone lobi shqiptar ( fjale me peshe kjo) po ky lob pas 1990 es eshte
identifikuar me sensibilizimin e ceshtjes kombetare shqiptare por edhe deri
diku i ka mbajtur krahun qeverive shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves pa u
ndergjegjesuar mire se komuniteti shqiptar i Amerikes nuk ka nje program te
qarte per ardhmerine. Kjo ndodh, sepse edhe asimilimi i kultures amerikane po
behet me i shpejte por edhe nga mungesa e nje strategjie per perfshirjen e
brezit me te ri ne drejtimin e organizatave me te vjetra.
Edhe ceshte me e rendesishmja, perfaqesimi i komuniteteve shqiptare ne
qeverisjet vendore ne SHBA eshte ne me te shumten jo dhe i ndihmuar nga
komuniteti shqiptar i atyre qyteteve ku ka nje shumice shqiptare (nje
perqindje qe ndikon fatin e te zgjedhurve ne Bashkite e medha).
Duke pare se themeli i shqiptarise dhe Identitetit Kombetar Shqiptar eshte
mesimi dhe trashegimi i Gjuhes Shqipe ne Diaspore dhe vecanerisht ne SHBA,
shohim qe Kosova eshte me perpara Shqiperise me perfaqesim ne Qeveri deri ne
rang Ministrie te Diaspores, kurse Shqiperia edhe pse ka nje te treten e
popullsise emigrante nuk e ka pare te arsyeshme ngritjen e ketij niveli
perfaqesimi shteteror.
Me pak se 100 vjet me pare librat shkollore shtypeshin ne Amerike dhe
dergoheshin is dhurate per Shkollat Shqipe ne Shqiperi, kurse sot ndodh e
kunderta, librat shkollore te Gjuhes Shqipe shtypen ne Shqiperi dhe Kosove por
ende perjashtuar Kosoven qe ka nje sistem funksional shperndarje ne Diaspore
dhe ketu ne Amerike; Shqiperia ende nuk e ka permiresuar apo plotesuar nevojen
e komuniteteve shqiptare me tekste e baze materiale. Blerja e teksteve eshte
perballuar me fondet e pakta te organizimeve por qe e e kane mbajtur boshtin e
mesimit me tekste zyrtare te Shqiperise apo Kosoves.
As qe behet fjale qe te Shqiperia te ndihmoje me buxhet mesuesit e Gjuhes Shqipe ne Amerike gje e cila do te ishte dobiprurese edhe per vete faktin
trajnues te ketyre stafeve mesimdhenese qe deri me sot jane vullnetare.
Edhe ambasadat shqiptare duhet te jene me praktike dhe me aktive, me me
ekperience te mesojne se si jane te organizuar shqiptaret ne çdo qytet ku ka
shumice shqiptare; kush jane veprimtaret dhe sipermarrjet vullnetare qe
ndihmojne per mbajtjen gjalle te shqiptarise.
Sot per sot nuk kemi pare nje titullar shtetesh shqiptare apo perfaqesues te
zyrave diplomatike ne Amerike te vije me objekt evidentimin e veprimtarive dhe
nevojave qe kane komunitetet shqiptare per te permbushur misionin e tyre (perjashtuar Kosoven) Nga ana tjeter, duke pare gjendjen kaotike te klases
politike shqiptare ne teresi qe e ha meraku me shume per karriken e saj se sa
per ardhmerine e kombit shqiptar, ne shqiptaret e Amerikes lypset te
organizohemi me mire, vetem ne menyre demokratike pa i shkelur statutet e
organizimeve; sepse ne rast te kundert autokratizmi zor se do te shkulet e per
me shume do demtohet ardhmeria e komunitetit. Ndryshe, zyrat e organizimeve do
tu ngjajne odave ku hyjne e dalin miq te vjeter pa perbere ndonje lajm sic
ndodh rendom.
Ardhja ne Amerike e titullareve shqiptare nuk eshte me lajm sepse ata vijne per
te kuruar biografine e tyre dhe jo per te ndihmuar shqiptaret e Amerikes.
Tjeter, mundesite e shqiptareve te Amerikes nuk jane keto. Aq me shume qe
verejme qe shqiptaret jane nga komunitetet me te suksesshme ne Amerike qe ecin
me djerse e dije per ta bere endrren amerikane.
E verteta eshte qe ne disa qytete te medha si Dallas, Teksas; Boston e
Worcester, Massachusetts; Cleveland, Ohio; Philadelphia, Pennsylvania; ne
Washington dhe Michigan komunitetet jane me te qartesuara se organizimet perkatese
po i japin tonin veprimtarise atdhetare e kulturore duke e gjalleruar jeten jo
vetem te shqiptareve por edhe te qyteteve respektive. Hapja e programeve te
Gjuhes Shqipe i ka bere me te konsoliduara ne misionin e tyre.
Ndryshe ndodh me New York. Atje ka disa organizata qe veprojne dhe me emer te
vjeter por ka dhe nje gare perfaqesimi sipas modelit te tyre organizativ. Po
New York ka dhe mediat me te fuqishme televizive dhe te shkruar ne gjuhen
shqipe. Organizimet e reja ne New York siç jane Rrenjet Shqiptare kane fituar
popullaritet edhe ne qytetin e New York per menyren se si ato e zhvillojne
verpimtarine perfaqesuese dhe integruese. Prape ne New York mbetet shume per te
bere. Ndoshta do te vije nje dite qe brezi me i ri i te shkolluarve ne Amerike
do te ndergjegjesohet per nje aksion me te plote ne ndihme te shqiptarise duke
e marre ne dore stafeten.
Ka ikur koha e rrojtjes me lavdine e atij brezi atdhetaresh qe u bene bashke
per Shqiperine 100 vjet me pare. Po i
afrohemi praglindjes se shekullit te dyte te Pavaresise se Shqiperise.
Pyetja eshte: cfare do te bejme me tej? Si do te ecim? Keshtu te parcelizuar
ne qytete, ne disa raste edhe sipas krahinave po ngrihen prape shoqatat si
dikur korçaret e Bostonit qe ishin fshat e shoqate!
Pra, mekanizmi i krijimit te shoqatave per shoqata nuk po funksionon sikunder
edhe copetimi e fragmentarizimi i klases politike shqiptare edhe pse deri diku
jane te njohur e me lidhje klanesh e gjaku me shume.
Prandaj, lypset perbashkimi i vlerave, i kapaciteteve intelektuale e
studentore; i fondeve etj jo per te perligjur drejtuesit e sotem qe te jene
kryetare deri sa te vdesin por te hedhin nje hap me perpara, per ta pare me
syrin e nenes punen per shqiptarine se shohim qe me shume behet buje me darka
lluksoze e me fotolajme marramendese se sa me projekte qe i japin nje shans me
shume shqiptarise ne Amerike.
Nuk degjojme te organizohet nje konkurs i Diaspores Amerikane per letersine e
shkruar shqipe ne Amerike, nuk degjojme te ndihmohet nje projektfilm ne
Hollivud per figurat kombetare shqiptare, nuk degjojme te ndihmohet nje program
i Gjuhes Shqipe me nje ndertese si Qender Edukimi dhe Kulture apo ti kerkojme
qeverise amerikane berjen te mundur zhvillimin e mesimit te Gjuhes Shqipe ne
Shkollat Publike Amerikane. Ka me shume mundesi te promohet Shqiperia dhe
Kosova apo dhe vete ceshtja shqiptare kombetare ne rast se ne dime te kemi nje
program te perbashket.
Pra, ka nje dremitje pa arsye. Ka nje ne vend numero qe do na kushtoje shume.
Mire Akademite e Shqiperise dhe Kosoves here-here as qe i pyesin qeverite
perkatese po ketu ne Amerike edhe sa kohe duhet qe te shkruhet me themel
prejardhja e kombit shqiptar nga njerez historiane qe duhen mbeshtetur me fonde
per te hulumtuar çdo leter te shkruar ne gjuhet e tjera te botes per tu dhene
mundesine kombeve te tjera ta marrin vesh te verteten e kombit tone por edhe
per te ndalur revanshin greko-sllav per te vjedhur trashegimine pellazge dhe
ilire te shqiptareve.
Prandaj, ardhmeria e shqiptareve te Amerikes eshte ende e paqarte kur ende ka
shume fusha veprimi per te bere me shume jo vetem ketu ne Amerike per
komunitetin por edhe per çeshtjen kombetare shqiptare pse jo per plagen e
pasheruar te Camerise, te asimilimit me presion shteteror te shqiptareve te
Lugines se Presheves apo dhe atyre te Malit te Zi!
Nese ka fonde financiare qe dendin llogarite, ka shume projekte qe presin per
tu dhene drite e rruge ardhmerise me vizionare se deri me sot!
Ndryshe, kjo ne vend numero do te jete me dekada deri ne asimilim!