VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.15.2012, 09:26am (GMT+1)
E lexova me një frymë opinionin e gazetarit të shquar shqiptaro-amerikan Frank
Shkreli "ÇFARË KA TË BËJË KONSTANDINI ME VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI?",
dhe thashë faleminderit Zotit që do të ketë gjithnjë shqiptarë të ndershëm që
t'i shqiptojnë të vërtetat sado rrënqethëse qofshin, sepse vetëm përmes të
vërtetave ne do të kryejmë detyrën ndaj atdheut dhe idealeve Euro-Atlantike.
Njëzet vjet pas rrëzimit të diktaturës në metropolin shqiptar, në Tiranë, nuk
ekziston asnjë simbol që të kujtojë se ky vend dhe ky popull ka përjetuar
diktaturën dhe terrorin më mizor në krahasim me vendet e tjera të ish-bllokut
komunist, ku klasat politike kanë ndërmarrë veprime të
përgjegjëshme, si duke i dënuar krimet e regjimeve totalitariste, ashtu edhe duke
i shërbyer kujtesës për të mos i harruar kurrë viktimat.
Në Tiranë nuk gjen asnjë shenjë që të flet për dhimbjet dhe tragjeditë e një
të shkuare të afërt, kur vetëm 24 vjet më parë poeti Havzi Nela u var sepse
shkruante poezi dhe, pak më shumë se dy dekada më parë, në kufi u ekzekutuan
me qindra shqiptarë, djem e vajza të reja, vetëm se tentuan të kalonin në Botën
e Lirë, sepse klasa politike gjatë këtyre njëzet viteve tranzicion ka bërë
gjithçka që kombi të përjetojë amnezinë.
Në Shqipëri nuk ka Shoah, nuk ka muzeume të krimeve të komunizmit, nuk ka
memoriale, nuk ka kujtesë, nuk ka pendesë, nuk ka dënim të krimeve të
komunizmit, nuk ka hapje të dosjeve, nuk ka zbardhje të së kaluarës, nuk ka
ligj të Lustracionit, nuk ka votim për dorëzimin e imunitetit, nuk ka shtyp të
lirë, ka vetëm luftë për të mbajtur pushtetin dhe luftë për të marrë pushtetin
të dy krahëve kryesore të politikës të rrethuar nga një klikë partish të vogla,
me hipoteka nga e shkuara, që riciklohen herë majtas e herë djathtas.
Po të të dëgjosh titujt e faqeve të para të përsëritura nga televizionet
kombëtare, po të lexosh intervistat e deklaratat e personazheve kryesorë të
tyre, duke filluar prej kuçedrës Nexhmije Hoxhës e të ish-eksponentëve të
shtetit diktatorial, do të krijohet përshtypja se në Shqipëri nuk është rrëzuar
sistemi komunist sepse ata që ishin dje në krye, sot janë përsëri në krye.
Në qershor të këtij viti në Tiranë zoti Besim Ndregjoni, Sekretar i
Përgjithshëm i Integrimit të të Burgosurve dhe të të Përndjekurve politikë,
duke marrë si shembull, Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Washington D.C.
me motivacionin se "historia e tiranisë komuniste duhet t'u mësohet gjeneratave
të ardhme", e inauguruar më 12 qershor 2007 nga Presidenti George W.Bush, me
rastin e 20 vjetorit të fjalimit të Presidentit Ronald Reagan përpara Murit të
Berlinit, ku i bëri thirrje Gorbaçovit "rrëzoje atë Mur", organizoi një
ekspozitë shumë të veçantë me titull: "Shqipëria kujton Eshtrat e tyre janë
pa varr", duke vendosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" fotografitë e 4500
viktimave të pafajshme, që u pushkatuan, u varën nga diktatura apo humbën jetën
në burgjet e regjimit kriminal, të cilëve edhe sot e kësaj dite, nuk u janë
gjendur eshtrat dhe kanë mbetur pa varr.
Ndërsa kjo ekspozitë do të duhej të përbënte ngjarje për jetën e një kombi që
ka vuajtur të zezat, të cilit gazetat dhe TV e Tiranës ia marrin frymën me
kronikën e zezë dhe kronikat rozë të mbushur me banalitete, kaloi pothuaj në
heshtje të plotë.
Përveç telegramit të Kadaresë dhe pranisë së njërit prej Mandelave shqiptare,
z.Adem Demaçi, i cili mori pjesë në inagurimin e saj, klasa politike e Tiranës bëri
syrin qorr dhe veshin shurdh, sikur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit të mos
kishte ndodhur asgjë. Turp i tyre.
Asnjë politikan apo politikane nuk shkoi të vendoste një lule në fotografinë e
Musine Kolakarit apo Bahri Omarit, asnjë nga politikanët e ashtuquajtur të
djathtë nuk e vizitoi këtë ekspozitë që do të duhej të na trondiste të
gjithëve, sepse ata njerëz të vrarë barbarisht e mbetur pa varr kanë 20 vjet që
lypin drejtësi!
Ato 4500 fotografi të rreshtuara në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, që
përfaqësonin elitën e kombit shqiptar, të vrara nga një regjim monstruoz dhe të
rivrara prej indiferencës, edhe prej fotografive akuzonin jo vetëm regjimin
totalitarist, por edhe klasën politike të katapultuar këta 20 vjet në pushtet,
e cila përmes heshtjes po i riekzekuton viktimat.
Në mesazhin që Kadare i dërgonte z.Ndregjoni shkruante "Shqipëria e sotme,
koha, njerëzit, ndërgjegja e të gjithëve nuk mund të jetë e qetë pa kryer
detyrimin moral ndaj të përndjekurve politikë. Ndaj kujtimit të atyre që vuajtën
dhe që nuk janë mê në këtë botë. Ndaj gjithë të përndjekurve, që arritën të
delnin prej ferrit të burgjeve dhe të internimeve."
Por klasa politike shqiptare ose hesht ose ashtu si thotë Frank Shkreli në
analizën e tij "ÇFARË KA TË BËJË KONSTANDINI ME VIKTIMAT E KOMUNIZMIT NË
SHQIPËRI?", "i përdor viktimat e komunizmit si një top futbolli, për interesa
të përkohëshme politike e partiake", duke dëshmuar këta 20 vjet "mungesë të
provave të sinqerta në lidhje me kujtimin e viktimave të komunizmit në Shqipëri".
Sepse Shqipëria nuk del gjëkund në të gjitha përpjekjet institucionale që ka
marrë Europa dhe SHBA në lidhje me të shkuarën totalitariste dhe krimet e
kryera nga regjime komuniste.
Këshilli i Europës, Bashkimi Europian, SHBA kanë ndërmarrë nisma në ndihmë të
kujtesës, që gjeneratat që vijnë të mos harrojnë kurrë atë që kanë përjetuar
prindërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre.
Klasa politike shqiptare, institucionet e saj në vend që të distancohen nga
krimet e diktaturës, janë të distancuara nga të gjitha përpjekjet që janë
ndërmarrë nga institucionet europiane dhe nga ndërgjegja e pastër e elitës
Perëndimore.
Në deklaratën e Pragës të vitit 2008 të inicuara nga Vaclav Haveli dhe
presidenti aktual i Gjermanisë Joachim Gauck, në pikën 2 të saj, thuhet se
"shumë krime të kryera në emër të Komunizmit duhet të vlerësohen si krime
kundër njerëzimit që shërbejnë si një paralajmërim për brezat e ardhshëm, në të
njëjtën mënyrë si krimet e Nazizmit që u dënuan nga Tribunali
Nurembergut".
Ndërsa klasa politike shqiptare dhe Parlamenti i Shqipërisë ka reaguar me
indiferencë të plotë ndaj thirrjeve që kanë bërë përfaqësuesit më të shquar të
elitës europiane!
Dhe viktimat e komunizmit në Shqipëri, që edhe sot e kësaj dite, kanë mbetur pa
varr dhe pa drejtësi, nga qielli ku ndodhen, shpirtrat e tyre akuzojnë klasën
politike shqiptare! Me akuzat e tyre le të bashkohet çdo shqiptar i
ndershëm që synon t'i lërë trashëgim brezave një Shqipëri demokratike, me
qëllim që e djeshmja të mos përsëritet kurrë më! © SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 08.10.2012, 10:16am KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL! Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 08.07.2012, 11:20am PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.04.2012, 10:08am MISTER,
HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI
BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN
HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.22.2012, 10:56am Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI » Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 07.17.2012, 12:31pm Çdo ditë një temë DORËZONI IMUNITETIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.16.2012, 09:57am Çdo ditë një temë MIMOZA KUSARJA Nga ELIDA BUÇPAPAJ Çdo ditë një temë JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË -Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe » Nga ELIDA BUÇPAPAJ
In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Martë, 06.05.2012, 07:34am
SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm
DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Martë, 04.10.2012, 11:14am
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 04.05.2012, 07:27am
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Martë, 03.20.2012, 10:09am
Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve
SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm
Analizë
për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI,
THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET
T'IU BESOJË SHBA-ve!
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT
- Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Hënë, 02.20.2012, 09:41am
NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO
NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL
OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT
IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Esse
HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET
Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës
PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror
NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR
VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin" BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 - INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO" NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010 E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ? NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ELIDA BUÇPAPAJ
|