Stejt Departmenti njoftoi se Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton do të bëjë
një turne në Ballkan, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Në njoftimin zyrtar
thuhet se vizita e Zonjës Klinton në Ballkan ka për qëllim të nënvijojë
interesin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshëme të Shteteve të Bashkuara
për të ardhëmen e vendeve të këtij rajoni në Komunitetin Evropian dhe në
strukturat euro-atlantike. Gjatë këtij turneu, (në Bosnje-Hercegovinë, në Serbi
dhe në Kosovë), Zonja Klinton do të shoqërohet nga baronesha Katerinë Ashton,
përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe të sigurisë.
Në njoftim thuhet se në Sarajevë, dy përfaqsueset e politikës së jashtëme të
Përendimit, Zonjat Klinton dhe Ashton do të theksojnë nevojën urgjente që udhëheqsit
e partive të ndryshme t'u shërbejnë interesave të popullit të
Bosnje-Hercegovinës, ashtuqë ata që të realizojnë reformat e nevojshme, dhe në
të njëjtën kohë do të theksojnë gjatë takimeve në atë vend, kushtimin dhe
angazhimin e patundur të komunitetit ndërkombëtar ndaj Marrëveshjeve të
Dejtonit.
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton
Stejt Departmenti thotë se gjatë qëndrimit të tyre në Beograd dhe Prishtinë,
Sekretarja Klinton dhe Përfaqësuesja e Lartë Ashton do të rithekësojnë
vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian që në lidhje me
marrveshjet e mëparshme midis Serbisë dhe Kosovës të shënohet përparim, ashtuqë
të shtyjnë përpara dialogun midis tyre dhe të inkurajojnë marrjen e masave
konkrete që do të bëjnë të mundur që këto dy vende të shënojnë përparim në
rrugën e tyre drejtë antarësimit të tyre në Komunitetin Evropian. Në Prishtinë,
Sekretarja Klinton pritet të ritheksojë angazhimin amerikan pë të punuar me
qeverinë e Kosovës për forcimin e mëtejshëm të institucioneve të shtetit të ri,
përfshirë funksionimin e ligjit, të ekonomisë dhe të ndërtimit të një shoqërie
tolerante dhe të begatshme, elementë kyç këta për një shtet të fortë demokratik
që dëshiron dhe ka aspirata për antarësim të plotë në organizmat
euro-atlantike.
Në Tiranë, thuhet në njoftimin zyrtar të Stejt Departmentit, Sekretarja e
Shtetit do të theksojë solidarizimin e NATO-s me Shqipërinë dhe në të njëjtën
kohë ajo gjëndet në kryeqytetin shqiptar për të shënuar 100-vjetorin e
Pavarësisë së Shqipqërisë me një fjalim me rëndësi për këtë rast, para
deputetëve të Kuvendit shqiptar, ndërkohë që gjatë asaj vizite do të theksojë
edhe nevojën kritike për një bashkpunim më të madh politik si edhe
doemosdoshmërinë e funksionimit të shtetit ligjor.
Kryeministri shqiptar Berisha me Sekretaren e Shtetit Klinon në Stejt
Department, Prill 2012
Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar në Prill të këtij viti në Uashington,
Zonja Klinton e përshëndeti udhëheqsin shqiptar duke thënë se ''Kryeministri
dhe vendi i tij janë partnerë të fortë të Shteteve të Bashkuara, në NATO, si
pjesë e misionit tonë në Afganistan, dhe vendet tona gëzojnë marrëdhënje të
gjëra dhe të thella, që ne i vlerësojmë shumë'', shtoi Sekretarja e Shtetit
Klinton.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha, gjatë atij takimi iu referua Zonjës
Klinton ''si një mike e madhe e vendit dhe kombit tim'', dhe shtoi se
''Shqipëria ka pasur privilegjin e madh të gëzojë mbështetjen e këtij vendi të
madh....në të gjitha përpjekjet për të ndërtuar një demokraci të ngritur mbi
ekonominë e tregut.''
Duke u bazuar në këto deklarata si edhe në deklarata zyrtarësh të tjerë të
lartë të dy vendeve, marrëdhënjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë
janë shumë të mira. Shtetet e Bashkuara e kanë treguar gjatë historisë
mbështetjen dhe miqësinë ndaj shqiptarëve, shpeshëherë në momentet më kritike
për ekzistencën e tyre si komb dhe si shtet. Edhe shqiptarët kudo, nga ana e
tyre, e shprehin vazhdimisht mirënjohjen dhe admirimin për ato që Shtetet e
Bashkuara kanë bërë në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve, jo vetëm në
Shqipëri e Kosovë, por edhe në të gjitha trojet.
Ndjenjat pro-amerikane në radhët e shqiptarëve kudo, megjithë propagandën
anti-amerikane të regjimit komunist të Enver Hoxhës,njihen mirë. Ato janë aty
dhe janë të sinqerta. Historikisht, Shqiptarët i janë mirënjohës
ish-presidentit amerikan Uilson për mbështetjen që ai i akordoi shtetit të ri
shqiptar më 1919. Edhe Shqipëria, nga ana e saj, megjithë problemet që ka, si
aleate e ngushtë e Amerikës ka përkrahur vendosmërisht përpjekjet amerikane në
luftën kundër terrorizmit dhe Shtetet e Bashkuara vlerësojnë rolin moderues që
Tirana ka luajtur në rajon. Për më tepër, shqiptarët kudo, kujtojnë ndërhyrjen
ushtarake të NATO-s më 1999 në Kosovë të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara, ndërhyrje
këjo që shpëtoi me qindëra mijëra shqiptarë të Kosovës nga sulmet barbare
serbe, gjë që më në fund çojë në largimin e detyrueshëm të forcave serbe nga ai
vend dhe eventualisht në pavarësinë Kosovës. Shqiptarët kudo u janë mirënjohës
Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për një Kosovë
stabile, të lirë dhe demokratike.
Jam i sigurt se në vizitën e saj në Tiranë, zyrtarja e lartë amerikane, do e
ndjejë veten midis miqësh, dhe si përfaqsuese e lartë e një vendi mik, ajo do
të trajtohet si e tillë. Zonja Klinton do i flasë politikës dhe shoqërisë
shqiptare duke i ofruar Tiranës mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të
Shteteve të Bashkuara në sfidat e saj për konsolidimin e institucioneve
demokratike dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë në organizmat
euro-atlantike.
Por në të njëjtën kohë, ajo do të bëjë gjithashtu thirrje, siç thuhet edhe në
njoftimin për vizitën e sajë në Tiranë, ''për nevojën kritike për një
bashkpunim më të madh politik si edhe për doemosdoshmërinë e zbatimit të
ligjit''. Ajo do t'i drejtohet Kuvendit shqiptar duke i këshilluar ligjvensit,
miqësisht, se SHBA shpresojnë që parlamenti të miratojë ligje dhe reforma që
çojnë vendin përpara. Duke u bazuar në deklaratat e kohëve të fundit të
zyrtarëve të lartë amerikanë, përfshirë edhe Sekretaren Klinton, ajo do t'i
bëjë thirrje klasës politike shqiptare që të tregohet më serioze dhe të
tejkalojë grindjet e politikave partiake në interes të popullit dhe të
zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet shoqëria shqiptare. Fjalimi i
Zonjës Klinton në Kuvendin shqiptar besoj do të nënvijojë ecurinë e reformave
dhe rëndësinë -- që sipas saj dhe qeverisë që ajo përfaqëson që duhet t'i
kushtohet respektimit të pavarësisë së institucioneve demokratike të vendit dhe
do të shprehë shpresën se zgjedhjet e vitit të ardhëshëm do të zhvillohen sipas
standardeve.
Sekretarja Klinton viziton Shqipërinë dhe Kosovën si përfaqësuese e një vendi që
kishte për president Abraham Linkolnin i cili nuk mund të duronte që vendi të
ishte gjysëm i lirë e gjysëm i skllavëruar. Ajo vjen si përfaqësuese e një vendi
që kishte për president Woodrow Wilsonin i cili nuk mund të toleronte një botë
gjysëm të lirë dhe gjysëm të skllavëruar dhe ndërhynë drejtë për drejtë për të
mbështetur pavarësinë e shtetit të të ri shqiptar, i cili kërcënohej nga
fqinjtë dhe përkrahësit e tyre. Ajo zbret në Tiranë dhe në Prishtinë, për tu
takuar me shqiptarët, si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara që kishte për
udhëheqës presidentin Ronald Reagan, i cili nuk mund të toleronte një botë
gjysëm të lirë dhe gjysmën tjetër të skllavëruar nga komunizmi ndërkombëtar.
Sekretarja Klinton vjen gjithashtu nga një vend i cili si dëshmitar, ndaj
masakrave dhe gjenocidit serb kundër shqiptarëve të Kosovës, të mos bënte
asgjë. Ajo vjen si përfaqsuese e presidentit Bill Klinton, i cili nën
udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, bindi aleancën NATO që të ndërhynte në
Kosovë për të shpëtuar popullsinë shqiptare nga zhdukja.
Marrëdhëniet e Shqiptarëve me Shtetet e bashkuara janë cilësuar si ''të
veçanta'', dhe si ''marrëdhëniet më të rëndësishme bilaterale'' që Shqipëria
dhe Kosova mund të kenë me cilindo vend. Vizita dhe bisedimet e Sekretares
Klinton në Prishtinë dhe në Tiranë do të jenë të sukseshme, pasi nuk ka si të
jetë ndryshe midis dy popujve miq.
Për shqiptarët është vendosmërisht në interesin kombëtar që këjo vizitë të
shërbejë si një rast i mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënjeve
dypalëshe, pasi për më shumë se një shekull histori, fati i shqiptarëve ka qenë
dhe është i lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën
kohë, shqiptarët duhet të njohin ato që Amerika ka bërë për "˜ta gjatë
historisë, pa u dukur të nënshtruar ose servil. Pasi Amerika dëshiron
marrëdhënje solide dhe të qinqerta dhe jo servile. Por siç thonte Fan Noli,
Shqipëria nuk mund t'ia këthejë plotësisht borxhin (Amerikës), por nëqoftse
''ne bëjmë aq sa kemi mundësi për kauzën e njerëzimit dhe të qytetërimit,
atëherë Amerika do të thotë se e kemi paguar borxhin'' dhe gjithnjë sipas Nolit,
''në këtë mënyrë, ne do të çlirohemi nga një barrë e rëndë....''.
Çështjet e mbrendshme dhe rajonale që Sekretarja Klinton do të bisedojë me
udhëheqsit shqiptarë si në Tiranë ashtu dhe në Prishtinë, do të jenë këshillat
dhe objektivat e një vendi mik dhe të sinqert, i cili dëshiron që marrëdhënjet
midis dy popujve të rriten dhe të forcohen edhe gjatë 100-vjetëve të ardhëshëm,
për të mirën e vet kombit shqiptar dhe për miqësinë e fortë historike midis dy
popujve.