Dy ditë më parë, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, Akademik Rexhep Qosja
i dha një intervistë nga studioja e tij në Prishtinë televizionit kombëtar Top
Channel, i cili është selektiv me të zgjedhurit e tij. Por kjo është modë për
gazetat e televizionet e Tiranës, po ashtu edhe në Prishtinë, ku gazetaria ka
humbur fytyrën dhe është kthyer në një gazetari klienteliste, sipas sloganit
"më jep, të jap", duke shkaktuar një boshllëk të pazëvendësueshëm për fjalën e
lirë, e cila duhet të jetë në shërbim të së vërtetës, opinionit publik dhe në
mbrojtje të interesave të vendit. Gazetarët profesionistë dhe me integritet
duhet të ndikojnë edhe tek vetë politikanët. Por integriteti është një fjalë e
hequr nga fjalori i gjuhës shqipe, e cila është zëvendësuar e përçudnuar me: kush është
maskara, ish-spiun dhe nëntëdhjetë e nëntësh është me integritet!
Duke iu kthyer intervistës së Akademik Rexhep Qosjes, ajo kishte dy qasje, e
para, e një Akademiku, kur fliste si historian i letërsisë, pasi Rilindasit
ishin edhe shtetarët e parë të Shqipërisë të 28 Nëntorit; ndërsa qasja e dytë,
e një militanti zemërak dhe emocional që shkonte deri aty sa i gjente të mira me bollëk diktaturës kriminale të Enver Hoxhës, merrni me mend deri në planin ekonomik,
të zhdukjes të pronës private, kur vuri re se regjimi totalitarist i shpëtoi shqiptarët nga varfëria (!!!!)
dhe nuk gjeti asgjë pozitive tek Sali Berisha. Deri sa mbante pozicionin e
Akademikut të letërsisë, Rexhep Qosja ishte OK, bile shumë OK, kur kaloi në
planin e avokatit të regjimit totalitarist dhe prokurorit të Berishës, sepse
emocionet e bënë që t'iu ikte analizave shkencore, atëherë e humbi
kredibilitetin dhe ra në pozitat e Saimir Tahirit apo Gramoz Ruçit do të
thoshja.
Këto rradhë i shkruaj me hidhërim, sepse shoh se nuk po gjendet një njeri, një
burrë që të ndikojë në paqtimin e politikës shqiptare, e cila për çdo ditë e më
tepër po bëhet më konfliktuale dhe më e rrezikshme për stabilitetin e vendit.
Zemërata e Rexhep Qosjes merrte nismën edhe për faktin se nuk pati ftesë
zyrtare me rastin e 100 vjetorit, diçka që e shoh të padrejtë, në frymën e
përçarjes, një frymë e kohës së Sigurimit të Shtetit, e cila po ndihet sot deri në
diasporë. Unë mendoj se Sali Berisha do t'i duhej t'i dërgonte ftesë Qosjes,
pavarësisht marrëdhënieve shumë negative mes të dyve, qoftë qëndrimeve të gabuara
të Qosjes, sepse Berisha po ashtu bën gabime sa të duash. Sepse dikush duhet të
shtrijë dorën. Dhe ai njeri që di të shtrijë dorën na duhet ne sot!
Disa ditë më parë dëgjova një intervistë të këngëtares dhe aktores shkodrane
Justina Aliaj, një talent shqiptar i djegur për së gjalli nga diktatura, e cila
vuri në dukje se talentet nuk mund të jenë të imponuara nga politika apo nga mediumet
e propagandës, siç bëhej dikur, sepse për ta vendos opinioni publik. Ky është
standarti edhe në Perëndim. Profesionalizmi, aftësitë, kompetencat, talenti dhe
integriteti. Edhe për gazetarinë. Gazetar i mirë është ai që lexohet dhe që
vlerësohet nga opinioni publik,dhe kurrsesi jo ashtu si ndodh në Tiranë ku
opinionit publik i imponohen një tufë opinionistësh pa integritet dhe me
skeletë në sirtarë, të cilët veç kësaj janë mediokër dhe mjeranë.
Në Shqipëri janë krijuar kushte të jashtëzakonshme për t'u mirëinformuar dhe
për të shprehur mendimet, por kjo përparësi e revolucionit të Teknologjisë
Informatike shpërdorohet dhe ka ndikim negativ tek opinioni publik, sa që e ka
kthyer në domosdoshmëri komunikimin me anë të rrjeteve sociale siç janë
Facebook dhe Twitter, ku qytetarët e zakonshëm shprehin mendimet e tyre në
mënyrë të barabartë me politikanët, praktikë kjo që aplikohet shumë në
Perëndim, ndërsa sa i përket komunitetit shqiptar të internetit ky komunitet
është i mirëpopulluar nga shqiptarë të të gjitha trojeve, ku vend kyesor zë
diaspora, ndërsa prania e politikanëve gati është inekzistente.
Pra me pak fjalë, televizionet e Tiranës dhe Prishtinës nuk mund t'i diktojnë
opinionit publik mendime apo qëndrime të ambalazhuara, që këta t'i gëlltisin si
medikamente, sepse kështu opinioni publik kthehet në kukull. Ne njohim
politikanë kukulla, gazetarë kukulla, ndryshe të njohur si yesmen, por opinion
kukull në demokraci nuk ka.
Me pak fjalë, opinioni publik kërkon të vërtetën, e cila është në shërbim të të
gjithëve, përfshi edhe militantët dhe profiterët politikë, ndërsa militantëve
dhe profiterëve politikë u interesojnë të vërtetat e shtrëmbëruara që t'i
përdorin për interesat e tyre të çastit.
Në këtë rrugë u orientua edhe Akademik Rexhep Qosja në intervistën e tij tek
Top Channel. Dhe ka 20 vjet që segmentet okulte të Tiranës orientojnë
konfliktualitet. Dhe nuk del një burrë që t'u thotë mor zotërinj mjaft më, le
të jemi bashkë, mjaft me folklor politik dhe mjaft me konfliktualitet, le të
bëjmë shtetin. Nuk jemi të parët. Pashko Vasa na e ka thënë me kohë, aleatët
tanë sot po ashtu, ndërsa ju e keni kthyer komunikimin në artin e pamundësisë. Sidomos sot, me këtë zhvillim të mjeteve komunikimit, pseudoelitat shqiptare
vazhdojnë stereotipin e periudhës staliniste, diçka që opinioni publik nuk e
pranon dot kurrë.
Askush nuk i vë përballë të vërtetave politikanët shqiptarë, të cilët për konsum
propagandistik, paraqiten si njerëz paqësorë dhe shërbëtorë të përvuajtur të
stabilitetit, dialogut dhe bashkëkomunikimit, të gatshëm t'i shtrijnë dorën
çdokujt, dhe bëjnë mirë, ndërsa me njëri-tjetrin janë si kanibalë, armiq të
përbetuar duke mbjellë këtë klimë monstruoze me pasoja për vendin dhe
shqiptarët.
Para disa ditësh, kryeministri serb tha se "me Thaçin në kohë lufte ne do të
vriteshim", tani dialogojnë, Ok, jemi fqinj dhe në kushte të reja, integruese,
mendojmë për të ardhmen, ndërsa mes shqiptarëve përse vazhdon lufta? Kur
gjendet gjuha e përbashkët me Daçiqin e përse nuk gjendet midis nesh! Është
shumë e mundur!
Edhe politikat përjashtuese janë staliniste dhe antishqiptare, të cilat i
aplikojnë me aq sadizëm politikanët shqiptarë dhe sejmenët e tyre që janë
televizionet dhe gazetat - deri tek ambasadat shqiptare në Perëndim - rrezikojnë
stabilitetin. Mjaft më. Të lartësohen vlerat, e vërteta historike të jetë mbi
baza shkencore, historiografia komuniste të hidhet në koshin e plehrave dhe
opinionin publik të mos e ushqejnë me kronikën e zezë për ta sëmurur mendërisht
dhe shpirtërisht, por ta orientojnë njerëz me integritet dhe integriteti të
jetë emëruesi i përbashkët për politikën.
Sepse sot nuk mund të ecësh me spekulime dhe nuk mund të manipulohet opinioni
publik, sepse rrenat nuk mbahen dot në këmbë. Kështu për shembull në
intervistën tek Top Channel, Rexhep Qosja filloi të krijonte paralele midis
regjimit diktatorial të Enver Hoxhës me atë të Titos. Titoja bënte kërdinë, tha
ai, masakronte. Por, kur u hap diskutimi rreth intervistës së tij në Facebook,
një koleg gazetar vendosi në mur, një shkrim vlerësues të Rexhep Qosjes me
rastin e vdekjes të Marshallit Tito, ku Qosja paraqitej si një titist i flaktë.
Atëherë lind pyetja, kë të besojmë ne opinioni publik, Rexhep Qosjen tek
Rudina Xhunga apo atë që shkruante të zezën në të bardhë?! E përse nuk e pyeti
Rudina Xhunga Akademik Qosjen për këtë shkrim panagjirik që ai kishte shkruar për Titon? Ky është
profesionalizmi. Të tjerat janë pallavra, të cilat opinioni publik por edhe
elitat e vërteta nuk do t'i pranojnë më.
Ndërkohë, unë nuk harroj as vlerat e Rexhep Qosjes si Akademik, nuk harroj as
ndërhyrjen e tij më 25 tetor 1991 me rastin e largimit të Kadaresë, as "Vdekja
më vjen prej syve të tillë". Pra pika bashkuese ne kemi, na bashkon gjuha, e
cila na fut në ata kufij që janë të përhershëm, siç po e pranojnë sot
politikanët shqiptarë, gjuha na krijon mundësi komunikimi qytetar dhe
intelektual, sepse, e them me bindje, pa dashur të cënoj askënd, por duke i
ftuar të gjithë, se ka ardhur koha t'i jepet fund propagandës partiake
militantiste me prejardhje staliniste që shërben për të sjellë në pushtet
përmes manipulimit ata të cilët duhet të jenë jashtë politikës.
©
GORDON
JEHONË APELIT TË ZONJËS KLINTON PËR BERISHËN E RAMËN Washingtoni
mesazhe politikës. Në interes të kombit shqiptar votimi në Kuvend i
ligjeve të kërkuara. Pa asnjë kusht
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 11.14.2012, 02:48pm
Kuvendi i Shqipërisë nuk e mbajti as një minutë heshtje për Lirak Bejkon
DEPUTETËT E KUVENDIT TË SHQIPËRISË JANË LILIPUTË PËRPARA LIRAK BEJKOS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 11.09.2012, 10:31am
E PATOLERUESHME ARROGANCA E SHUMICËS NDAJ KËRKESAVE TË SHBA E BE PËR DIALOG!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 10.18.2012, 11:08am
ME PËRKUSHTIM, DY MIQVE TANË, AKADEMIK MARK KRASNIQIT DHE HUMANISTES RITA SALIU
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 10.14.2012, 09:33am
200 VJET BURG 22 VJET TRANZICION, TË PASHPËRBLYER, TË PAREHABILITUAR DHE TË MARGJINALIZUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.10.2012, 09:18am
PRESIDENTJA
JAHJAGA TA LARGOJË RAMUSH TAHIRIN NGA STAFI I SAJ PAS DEKLARATËS
SKANDALOZE TË KËTIJ TË FUNDIT SE STRUKTURAT PARALELE JANË LEGJITIME!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 10.06.2012, 12:45pm
HESHTJA KRIMINALE E SHTYPIT DHE MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ GREVISTËVE MOS HARRONI SE INDIFERNCA VRET!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.03.2012, 09:25am
BERATI, QYTETI I ONUFRIT E KODIKËVE PO RILIND ME UNIVERSITETIN E RINga ELIDA BUÇPAPAJ
ZVICRA FITOI ME SHQIPTARË, POR SHQIPTARËT ISHIN FITIMTARË NË ZVICËR!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
AMBASADORI REEKER E LË NË FUND EDI RAMËN DUKE I DHËNË MESAZHE TË QARTA POLITIKËS - OSE KRYENI REFORMAT, OSE IKNI!
Reeker takohet me kryetarin e bashkisë së Kasharit përpara se me liderin e opozitës Rama
Nga ELIDA BUÇPAPAJ<
E Djelë, 09.09.2012, 02:10pm
REPLIKË ME TË GJITHË ATA QË I KONSIDEROJNË LIDERËT SHQIPTARË TË PAGABUESHËM!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 08.17.2012, 09:41am
VIKTIMAT E KOMUNIZMIT, MBETUR PA VARR E DREJTËSI, AKUZOJNË KLASËN POLITIKE SHQIPTARE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.15.2012, 09:26am
SHKARKIMI I SHEFIT TË SHISH VEPRIM AUTODESTRUKTIV I SHEFIT TË EKZEKUTIVIT TË SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Premte, 08.10.2012, 10:16am
KA ARDHUR KOHA TË NDËSHKOHET KJO KLASË POLITIKE MIZERABËL!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 08.07.2012, 11:20am
PO NUK VOTUAN MË 6 GUSHT, ED RAMA « OUTSIDER »- PS DEL NË PENSION
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.04.2012, 10:08am
MISTER,
HESHTJE E PLOT PIKËPYETJE PËR VDEKJEN TRAGJIKE TË ALI PODRIMJES - SALI
BERISHA DO TË DUHEJ TË ISHTE NË KONTAKT PREJ TË MARTËS ME PRESIDENTIN
HOLLANDE Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.22.2012, 10:56am
Çdo ditë një temë NËSE PS NUK VOTON MË 6 GUSHT, EDI RAMA BËHET « HARAKIRI » Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 07.17.2012, 12:31pm
Çdo ditë një temë
DORËZONI IMUNITETIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.16.2012, 09:57am
Çdo ditë një temë
MIMOZA KUSARJA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Çdo ditë një temë JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË
-Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe »
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
In Memoriam BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 06.05.2012, 07:34am
SHQIPËRISË I DUHET PRESIDENTI NË MËNYRË EKSPLICITE SIPAS PROFILIT TË JOACHIM GAUCK Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.17.2012, 02:07pm
DY FJALË PËR TAKIMIN E MBRËMSHËM TEK OPINION RAMA-FEVZIU ME DESTINACION ILIR METËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 04.10.2012, 11:14am
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 04.05.2012, 07:27am
MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am
RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 03.20.2012, 10:09am
Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve
SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm
20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm
Analizë
për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI,
THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET
T'IU BESOJË SHBA-ve!
KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT
- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am
NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm
Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO
NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ
14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)
KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL
OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT
IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Esse
HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET
Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës
PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror
NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
IKJ
ET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR
VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
IN
TERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ