Duke parë gjithë vlerësimin që po u bëhet figurave të ndrituara të kombit
shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë dhe Diasporë me të drejtë ne shqiptarët e
Amerikës duhet të ndërmarrim nismën e realizimit dhe përurimit të një
shtatoreje për Fan Nolin në Boston, Massachusetts të SHBA-së dhe një në Tiranë
si një nder që i bëhet figurës së një Burri të Shtetit Shqiptar, të Themeluesit
dhe Arkitektit të Pavarësisë së Kishës Autoqefale Shqiptare, të një Njeriu të
Zotit që foli Gjuhën Shqipe në Amerikë dhe Shqipëri, të një diplomati që e bëri
kombin shqiptar mik me kombin amerikan dhe e rreshtoi në Lidhjen e Kombeve, të
një Shqiptari të Madh që e bëri Shqipërinë mik me Presidentin Willson për ta
shpëtuar nga fqinjët, për poetin revolucionar që ngre peshë edhe sot me vargjet
himne shqiptare, për studjuesin e kalibrit botëror, për kompozitorin e njohësin
e mirë të kulturës botërore, për Idhullin e shqiptarëve të Amerikës!
Ky 100-vjetor i Pavarësisë së Shqipërisë u bën apel Organizatave shqiptare në
Amerikë dhe komunitetit shqiptar të Amerikës sepse Tirana zyrtare nuk e nderoi
Nolin në Tiranë ndaj ne Shqiptarët e Amerikës të mos e harrojmë Nolin sepse
Noli bashkë me patriotët e tjerë nuk u zuri këmba dhe' për Shqipërinë që
gëzojmë sot!
Për t'iu treguar brezave të shqiptarëve se Noli është mes nesh!
Dhe se Noli meriton Nder dhe Lavdi!
ARTUR VREKAJ,
Kryetar i shoqatës KOMBI të Worcester, MA-SHBA