VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DITA E FALENDERIMEVE NË AMERIKË - 2012Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 06:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DITA E FALENDERIMEVE NË AMERIKË - 2012
Nga FRANK SHKRELI

E Enjte, 11.22.2012, 08:08am (GMT+1)



Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet Dita e Falenderimeve. Dita e Falenderimeve në Amerikë është një ditë e dalluar në kalendarin vjetor të këtij vendi. Është me të vërtetë një festë kombëtare, në të cilën përfshihen dhe marrin pjesë të gjithë qytetarët, për një qëllim të përbashkët, dhe pa dallim feje, pikpamjesh politike ose origjinë etnike, vetëm e vetëm për të falenderuar Perendinë për bekimet që u ka dhenë familjeve dhe vendit të tyre, ku ata jetojnë.

Çdo vit, Dita e Falënderimeve shënohet të ënjten e katërtë të muajit Nëntor. Këjo festë e ka origjinën në fillim të historisë së këtij vendi kur kolonët e parë pelegrinë nga Anglia u vendosën në këtë hapësirë në shekullin e 16-të dhe të cilët ,pas të korrurave të bollëkshme, vendosën që të pushonin nga puna e mundshme për të falenderuar Perëndinë për të gjitha bekimet që u kishte dhënë atyre gjatë një periudhe shumë të vështirë për ta. Thuhet se pelegrinët mësuan nga indianët vendas për të mbjellur misër, fasulje dhe kunguj, ashtuqë në Vjeshtën e vitit 1621, nja 90 prej tyre, se bashku me indianët vendas, përgatitën një darkë të madhe për të shënuar ditën e parë të falënderimeve.

Në vitin 1789, pas një deklarate nga presidenti i atëhershëm i Amerikës Xhorxh Uashington, Amerika festoi zyrtarisht ditën e parë të Falënderimit ndaj Zotit, në bazë të kushtetutës së re, të caktuar si "një ditë falënderimesh publike, kushtuar të Madhit Zot, Autorit të të gjithë të mirave që kanë qenë, që janë dhe që do të jenë". Presidenti Xhorxh Uashington, duke caktuar ditën e Falënderimeve si festë kombëtare, u përpoq që të perdorte një ton gjithëpërfshirës dhe pa preferuar ndonjë fe ose besim, por në të njëjtën kohë, ai theksoi bekimet politike, morale dhe politike -- për demokracinë e re të cilat sipas tij bëjnë të mundur funksionimin e një qeverisjeje të mirë, duke perfshirë edhe pendimin personal dhe kombëtar, kur është e nevojshme për të pranuar gabimet, madje edhe në nivel kombëtar. Në Tetor të vitit 1777, të gjitha 13 kolonitë e para amerikane të asaj kohe u bashkuan për të festuar ditën e Falënderimeve, që në të njëjtën kohë shënoi edhe fitoren e kolonive të reja amerikane në luftën e tyre kundër Perandorisë britanike. Gjatë viteve që pasuan, festimi i kësaj dite pësoi ndryshime, por më në fund, presidenti Abraham Linkolni më 1863 shpalli zyrtarisht të Ënjtën e katërt të Nëntorit si Ditën Kombëtare të Falënderimeve.
Disa prej presidentëve më të dalluar të Shteteve tëBashkuara, siç janë Xhorxh Washingtoni, Abraham Linkolni dhe Franklin D, Rusvelti -- kanë luajtur rol me rëndësi për të bërë që Dita e Falënderimeve të jetë për të gjithë amerikanët, pa dallim, një ditë për të festuar me familjet e tyre, traditat dhe idealet amerikane.

Në të vërtetë, historikisht, këjo ditë është jo vetëm Ditë Falënderimesh, por gjithashtu shënon dhe nënvijon rëndësinë e traditës së kuptimit të vetqeverisjes së mirë, të punës së rëndë dhe etikës në punë, të komuniteteve qe varen nga vetvetja si edhe besimin në Zotin. Urata e Xhorxh Uashingtonit për Ditën e Falënderimeve ishte kuptimplotë nga pikpamja përsonale si dhe në nivel kombëtar, pasi i lutej Perëndisë me uratën:

"Le të bashkohemi dhe t'i lutemi me përvjutërinë me të madhe të Madhit Zot dhe udhëheqsit të kombeve, dhe t'i kërkojmë Atij që të na fali gabimet tona kombëtare dhe mëkate të tjera dhe lutemi të na mundësojë që në jetën tonë private ose publike të kryejmë detyrat tona ashtu siç duhet dhe siç kërkohet nga ne; që qeveria jonë të jetë gjithmonë e mençur, e drejtë dhe të zbatojë ligjet konstitucionale me besnikëri. Që Perëndia të ruaj dhe të mbrojë të gjitha shtetet sovrane, sidmos ato që janë mike me ne dhe bekojë të gjithë ata, o Zot, me një qeveri të mirë, falu atyre o Përendi paqë dhe mirëkuptim....."

 
Duke i ndejtur besnike kësaj tradite, gjatë gjithë historisë amerikane, presidentët amerikanë i kanë ofruar lutje Perëndisë -- por pa preferuar një besim fetar ose një tjetër -- në raste fitoresh ushtarake ose në raste fatkeqsishë dhe katastrofash kombëtare.

Edhe sivjet, në deklaratën e tij me rastin e kësaj dite të shënuar në jetën amerikane, Presidenti Barak Obama tha se ''kur presidenti Xhorxh Washington shënoi ditën e parë të Falënderimeve të demokracisë tonë, ai iu lut Krijuesit tonë për paqë e bashkim dhe kur Kombi përjetoi ndasitë më të thella në historinë e tij gjatë luftës civile, Presidenti Abraham Linkoln na kujtoi se thellë në zemër dhe në shpirtin tone, ne jemi një Komb, që nga koha në kohë, mund të përkulet por nuk mund të thyhet kurrë.'' Presidenti Obama tha se këto shprehje të bashkimit kombëtar janë edhe sot aktuale. Duke iu drejtuar bashkkombasve të tij në këtë ditë të Falenderimeve, Presidenti Obama inkurajoi ''qytetarët e Shteteve të Bashkuara që të bashkohen -- qoftë në shtëpitë e tyre, qoftë në faltoret, qendrat e komuniteteve të ndryshme, ose në shtëpitë e miqëve e të shokëve të tyre që të falenderojnë Perëndinë për të gjitha bekimet që Ai na ka dhënë gjatë vitit ë kaluar... dhe të ndajmë bekimet tona me të tjerët....''

Amerikanët, nga natyra janë popull optimist madje edhe në kohë të vështira. Megjithë problemet ekonomike që vitet e fundit kanë goditur këtë vend dhe pjesën më të madhe të botës, megjithë fatkeqsitë natyrore të kohëve të fundit, si dhe përballë një të ardhme të pasigurtë, amerikanët sot kujtojnë ditët e para të demokracisë së tyre si dhe vështirsitë dhe fatkeqsitë e brendshme dhe të jashtme gjatë historisë së tyre, përfshirë edhe luftën civile -- amerikanët janë të vetdijshëm se jetojnë në një vend me shumë bekime, dhurata të Përendisë, ku çdo person ka të drejtë të jetojë, të punojë dhe t'i lutet Perendisë në liri.            


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FALËNDERIME NGA ZEMRA KRYEMINISTRIT BERISHANga Prof. dr. ESHREF YMERI (11.22.2012)
OPINIONI PUBLIK ËSHTË I PAMANIPULUESHËM, MARRË SHKAS NGA INTERVISTA E REXHEP QOSJES TEK TOP CHANNELNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.21.2012)
POLITIKA E VETËPËRJASHTIMITNga XHEMAL AHMETI (11.19.2012)
KROACIA, SERBIA DHE ASIMETRIA E FAJITNga SHABAN MURATI (11.19.2012)
ILIA DILO SHEPERI - NJE FJALIM HISTORIK PËR 28 NËNTORINNga FRANK SHKRELI (11.19.2012)
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVENga SKËNDER BUÒªPAPAJ (11.18.2012)
LAVDI MALËSI E MADHE - O NDERI I KOMBITNga FRANK SHKRELI (11.15.2012)
LIBRI I FLAMUR ANAMALIT, ZË ALARMUES PËR GJENDJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZINga XHELADIN ZENELI (11.15.2012)
GORDON JEHONË APELIT TË ZONJËS KLINTON PËR BERISHËN E RAMËN Washingtoni mesazhe politikës. Në interes të kombit shqiptar votimi në Kuvend i ligjeve të kërkuara. Pa asnjë kushtNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.14.2012)
KOMPLIKIMI I LOJËRAVE ENERGJITIKE NË BALLKANNga SHABAN MURATI (11.13.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]