VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "LQSHA-AACL-Person i Vitit" - 20 vjet LQSHA ose Joe e Shirley DioGuardi dhe jubileu i lobimit shqiptar në Washington D.C.  - Nga Elida BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 11.12.2024, 01:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

"LQSHA-AACL-Person i Vitit" - 20 vjet LQSHA ose Joe e Shirley DioGuardi dhe jubileu i lobimit shqiptar në Washington D.C.  - Nga Elida BUÇPAPAJ


E Mërkurë, 01.14.2009, 08:28am (GMT+1)

Këtë janar shënohet 20 vjetori i themelimit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobit të fuqishëm me influencë të padiskutueshme në Washington D.C. Ky emër është i lidhur prej zanafillës me Joseph J. DioGuardin, i cili është edhe emri i përveçëm i lobimit shqiptar, duke u pasuruar prej 1993 edhe me emrin e përveçëm të bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes Dioguardi,  që njëkohësisht është Këshilltare për politikën e jashtme e LQSHA dhe një eksperte e shquar e çështjes Shqiptare dhe Ballkanit. Fati e donte që, më nëntor 1984, atëhere kur askush nuk ia dinte emrin Kosovës dhe shqiptarëve, ne të kishim anëtarin e parë shqiptar të Kongresit Amerikan. Dhe do të ishte një Arbëresh, një degëzim i atij gjaku të shpërndarë fillimisht në Gadishullin Apenin dhe pastaj në botë gjithandej, deri aty në lagjen e Bronxit të Nju Jorkut. Aty do të lindte më 20 shtator 1940 Joseph Junior, biri i Joseph Senior DioGuardit. Të parët e tyre, luftëtarë të Skënderbeut, kishin lënë Shqipërinë në Shekullin XV dhe pas katër shekujsh vendoseshin në Nju Jork. Fati po ashtu e donte që Joe i Riu ta merrte vesh se kishte gjak shqiptari, kur shqiptarë të Kosovës, mbështetës të republikanit DioGuardi për në Kongres, e dëgjonin DioGuard-in Baba të fliste shqip me motrën e tij. Në fakt, pra lobimi shqiptar zinte fill prej atij shtatori të vitit 1985. Me vetëdijë shqiptari dhe me identitet Amerikan, Joe DioGuardi do të paraqesë në Dhomën e Përfaqësuesve, rezolutën e parë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi, atë me numër 358. Të njëjtën rezolutë, me numër 150, do ta paraqesë në Senat miku i Joe DioGuardi-t, Senatori Bob Dole, kandidat për President të SHBA, më 1996 prej atëherë miku i madh i shqiptarëve. Me identitet Amerikan dhe këmbëngulje shqiptare Joe DioGuardi do të përballonte që të gjitha pengesat dhe stërkëmbëshat e ngritur jo vetëm nga kundërshtarët tradicionalë të shqiptarëve, por edhe nga vetë konfuzioni i diasporës shqiptare në SHBA, e përçarë nga segmente të ish-pushtuesit dhe të paragjykimeve partiake. Duke dale jashtë koniunkturave të kohës, me një vizion afatgjatë për të ardhmen e Ballkanit, Joe Dioguardi  dhe Shirley DioGuardi do të ishin shpesh në kundërrjedhë me politikat afatshkurtëra të ditës, të dirigjuara nga individë me vizion tradicionalist, që e mbante Ballkanin skllav të politikave anakronike.

Duke pasur një kredibilitet të padiskutueshëm midis emrave më të ndritur të politikbërjes amerikane si Bob Dole, Joe Biden, John McCain, Tom Lantos, Jospeh Lieberman, Alfonso D'Amato, Henry Hyde etj., Joe Dioguardi arriti të kapërcejë të gjitha pengesat e ngritura nga lobingjet me traditë të forte në SHBA, të cilat vepronin në drejtim të kundërt me akrepat e sahatit të kombit shqiptar. Atëhere kur të gjithë ishin kundër shqiptarëve, Joe DioGuardi në bashkëveprim me figura të shkëlqyera të politikbërjes Amerikane do të paraqisnin rezolutë pas rezolute në favor të interesave të Shqiptarëve të Kosovës.

Ishte koha kur Millosheviçi zaptonte Lidhjen e Komunistëve e Kryesinë e Jugosllavisë dhe i shpallte shqiptarët "armiq të shtetit". Me të ardhur në fron Millosheviçi, duke u përpjekur t'i shfrytëzonte të gjitha pëparësitë e tij personale dhe ato të shtetit të tij, do ta vinte në shenjë DioGuardin. Përballë një situate të bunkerizuar në diplomacinë e atëhershme të Uashingtonit, shqiptaroamerikani do të triumfonte duke organizuar të parën seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, ku për herë të parë do të ekspozonte hapur abuzimet barbare dhe flagrante ndaj të drejtave të shqiptarëve, veçanërisht atyre të Kosovës, nga ana e serbëve. Seanca dëgjimore do të pasohej nga një demonstratë masive e prirë nga DioGuardi, në qershor 1988, ku do të merrnin pjesë shqiptarë nga të gjitha anët e Amerikës, e cila do të mbahej njëkohshëm përballë Kombeve të Bashkuara në qytetin e Nju Jorkut dhe përballë Shtëpisë së Bardhë e Kapitol Hillit në Uashington D.C.

Politikan i pajisur me talente e dhunti të rralla, DioGuardi do të ndërthurte seancat dëgjimore në Kongresin Amerikan, me demonstratat e fuqishme të shqiptarëve në metropolet amerikane dhe ato europerëndimore, krijimin dhe rritjen e ndjeshmërisë të organizmave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe udhëtimet diplomatike në qendra të ndryshme botërore, veçanërisht në Europë, përfshirë ato në hapësirën shqiptare, në pjesë të ndryshme të ish Jugosllavisë, në Prishtinë, në Beograd, në Shkup, Tiranë, Podgoricë. Do të kishte përkrah tij, përveç Bob Dolit, të tjerë legjendarë të paharrueshëm amerikanë si Tom Lantoshin, Joe Biden, zëvendëspresident i SHBA prej 2009, Beniamin Gilman, Dana Rohrbacher, John McCain, kandidat për President të SHBA në vitin 2008, Jospeh Lieberman, Alfonso D'Amato, Henry Hyde e plot të tjerë.

Janari i vitit 1989, dy muaj pasi nuk arrinte të fitonte raundin e tretë për në Konresin Amerikan, e gjente Xhoin në kulmin e energjive, të ideve, të vizioneve për përkrahjen e mëtejshme të fuqishme të çështjes shqiptare, në shumanshmërinë e saj, duke pasur në krye të agjendës gjithnjë çështjen e Kosovës. Me mendjemprehtësi dhe largpamësi ai e kuptonte se një lobim shqiptar nuk mund të bëhej veçse duke siguruar miqësinë e lobeve më të fuqishme amerikane joserbe, joruse dhe jogreke. Një rast faltum për projektin kombëtar të Joe Dioguardin dhe për çështjen e kombit tonë ishte kur ai merr vesh se shqiptarët kishin shpëtuar mijëra hebrej në Luftën e Dytë Botërore. Përkrahja që do të merrte prej lobit hebre, prej faktorëve katolikë dhe prej lobeve të tjera amerikane të përmendura, do të çonte tek krijimi i institucionit më të madh që do të kishin prej atëherë shqiptarët, në radhë të parë Kosova, institucionin e miqësisë me Amerikën, i cili do të sillte në fitoren e çështjes së Kosovës.

Një dimension të fuqishëm do të fitonte Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane me zonjën Shirley Cloyes DioGuardi, këshilltaren e Çështjeve Ballkanike.

Vizioni dhe veprimtaria e DioGuardit e ndërthurur me atë të Shirli Cloyes DioGuardi do të bëheshin shtrat për një lum të gjerë ku do të grumbulloheshin veprimtarë e liderë shqiptarë që nga Ibrahim Rugova deri te Ramush Haradinaj, që nga Sali Berisha, Pjetër Arbnori te Azem Hajdari, që nga Arbër Xhaferri te Fadil Suljemani, Imzot Mark Sopi e sa e sa personalitete të botës shqiptare. Një nga kulmet e veprimtarisë së tyre dhe të LQSHA DioGuardët e cilësojnë organizimin e takimit privat para Mëngjesit të Lutjeve, më 1994, midis Presidentit Bill Klinton dhe Presidenti Ibrahim Rugova.

Nuk do të ketë projekt shqiptar, nuk do të ketë aspekt të çështjes shqiptare ku nuk do të ketë rolin e tij të fuqishëm LQSHA dhe DioGuardët, që nga pluralizmi në Shqipëri, tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tek Universiteti i Tetovës, tek të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi apo në Luginën e Preshevës e tjerë. Ata do të jenë të pranishëm në konferenca, simpoziume, do të jenë të pranishëm në mediat amerikane dhe perëndimore e kudo tjetër që flitet dhe vendoset për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi, pa iu dridhur qerpiku i syrit, pa iu trubulluar mendja as vizioni përballë armiqve të egër dhe të vendosur të Kosovës e të çështjes shqiptare.

Sot në vitin 2009, kur pritet anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, nuk mund të mos kujtoj se, 15 vjet më parë,  Joe Dioguardi do të udhëhiqte një delegacion të Kongresit Amerikan në Shqipëri dhe Maqedoni për të kërkuar pastaj në Kongres që SHBA të sponsoriznin anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën Verio-Atlantike. Sikur të ishte pranuar Shqipëria atë kohë në NATO, padyshim që sot i gjithë Ballkani do të ishte i integruar në Europë, duke kursyer shumë jetë njerëzish dhe energji njerëzore.

Nuk kemi si të mos kujtojmë se ishte LQSHA me në krye Joe DioGuardi që deklaroi në Kongres se "UÇK nuk është një grup terrorist", duke e detyruar me argumenta që i dërguari i posaçëm i SHBA Robert Gelbard ta tërhiqte këtë akuzë për ushtrinë e Kosovës.

Nuk kemi si të mos kujtojmë se në mënyrë të pandalshme që prej çlirimit të Kosovës, LQSHA ka kërkuar nga qeveria e SHBA të njohë sa më parë pavarësinë e Kosovës. Peticioni me 1 milionë firma shqiptare i organizuar nga LQSHA "për njohjen e pavarëisë së Kosovës tani"u dorëzua në Shtëpinë e Bardhë nga nga Kongresmeni Henry Hyde. Pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, Xhoe dhe Shirli Dioguardi janë të shqetësuar për fatin e të ardhme së Kosovës, duke kritikuar 6 Pikëshin e Ban Ki Munit për EULEX-it. Dhe padyshim që ata kanë të drejtë. Këtë jo, se e them unë, por sepse koha ka vërtetuar se Xhoe DioGuardi dhe Shirli Dioguardi kanë pasur të drejtë. Duke e ndjekur hap pas hapi veprimtarinë e LQSHA e të ish-kongresmenit Joe Dioguardi dhe të Shirley Cloyes, Voal-online e shpall LQSHA (AACL) i "Person i Vitit", duke ftuar politikanët shqiptarë që të tregojnë vëmendje për gjallërimin dhe forcimin e lobeve në metropolet e Europës dhe SHBA. LQSHA me në krye Joe e Shirley Dioguardi kanë 20  vjet që vazhdojnë punën e tyre. Shumica e politikanëve shqiptarë janë përfshirë në politikë në fund të viteve `90, kur LQSHA kishte dhjetë vjet që luftonte për të drejtat e Shqiptarëve në Kosovë e Ballkan. Me rastin e 20 vjetorit, duke pasur nderin që të kemi qenë bashkëpunëtorë konseguentë me Dioguardët, i urojmë që ta vazhdojnë më tutje edhe 200 vjet të tjerë këtë mision kaq të domosdoshëm për ne shqiptarët, për të na e përcjellë zërin e shqiptarëve në Washington D.C., tek aleati  strategjik i kombit shqiptar, pa të cilin nuk do të dihej se ku do të përfundonte fati i shqiptarëve.

 

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zekeria Cana ose pleqnari i madh i modernitetit tonë (01.11.2009)
Vdiq Zekeria Cana burrë i shquar i Kosovës dhe kombit (01.11.2009)
Wall Street Journal: Travajet e Ballkanit: Perëndimi i dha fund luftës, tani është koha të sigurojë paqen (01.09.2009)
Veriu i Mitrovicës është përgjegjësi e plotë e KFOR-it dhe EULEX-it (01.06.2009)
Më 2009 si më 2008 Kosova Sfidë Shqiptare (12.31.2008)
Pyetja është sa janë të pranishëm strukturat joparalele në Veriun e Mitrovicës (12.29.2008)
Ligji i Spiunëve nuk i cënon marrëdhëniet me Amerikën (12.24.2008)
REKUIEM PËR DOSJET E SIGURIMIT  (12.16.2008)
TË SHPËTOHET KOSOVA (12.12.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]