Paraqitja në Kuvendin e Kosovës e një rezolute për shqiptarët e Preshevës,
Medvegjës e Bujanocit vuri në një provë vendimtare politikën shtetërore të
Republikës së Kosovës, e cila, duam apo nuk duam ne, ende nuk ekziston si e
tillë, veçanërisht ende nuk ekziston në aspektin kombëtar të saj.
Dilema përmblidhet shkurt kështu: Në qoftë se Republika e Kosovës do të mëtonte
që, në rrafshin shqiptar, çështja e këtyre tri komunave tona në jug të Serbisë
të jetë ekskluzivitet i saj, atëherë do t'i takonte të krijonte një
infrastrukturë ligjore, politike, diplomatike shtetërore, në kuadrin e një
strategjie tërësore për këtë çështje.
E shtroj kështu dilemën e mësipërme, sepse Prishtina ka dhënë shenja të dukshme
jomirëkuptuese ndaj një roli ose ndaj një vëmendjeje, për shembull, të Tiranës
ndaj këtyre tri komunave shqiptare. E, në qoftë se Republika e Kosovës e shikon
çështjen e tyre si domen kryesisht të saj, duke iu lejuar sadopak rol faktorëve
të tjerë shqiptarë, atëherë i takon të mendojë ajo dhe të përcaktojë ajo se
çfarë roli do të kenë këta faktorë, në çfarë mënyrë do të bashkërendohen ata me
Prishtinën e mbi çfarë infrastrukture të posaçme do të bazohen.
Vetëm duke u institucionalizuar përpjekjet e përbashkëta të faktorëve shqiptarë
dhe vetë hapësirës më verlindore të atdheut e të kombit tonë, do të arrihet
përmirësimi thelbësor i gjendjes së përgjithshme në këtë hapësirë, do të
arrihet që ajo të ketë zhvillim të barbartë në kuadrin e Republikës së Serbisë
dhe përmbushje të saj në kuadrin e hapësirës tërësore shqiptare në rajonin e
Evropës Juglindore.
Thelbi i rezolutës së paraqitur në Kuvendin e Kosovës, përmendur nga mediat,
ishte: "Qeveria e Kosovës të shtojë kujdesin dhe interesimin shtetëror për
përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, lidhur
me të drejtat e tyre civile, politike dhe nacionale. Qeveria e Kosovës të ketë
më shumë kujdes dhe trajtim më të mirë për qytetarët shqiptar nga këto komuna
që janë shpërngulur në Kosovë dhe të drejtat e tyre janë të cenuara. Qeveria të
hapë një zyrë në Prishtinë dhe një tjetër në Gjilan për qytetarët nga Presheva,
Bujanoci e Medvegja me qëllim të mbrojtjes së drejtave dhe përmirësimit të
gjendjes së tyre."
Përveç kësaj linje të autorit të Rezolutës, si dhe të forcës politike opozitare
që përfaqëson ai, në Kuvend, gjatë debatit të nxehtë u vunë re edhe dy linja të
tjera. Njëra e deputetit të Vetëvendosjes Liburn Aliu. Ky mëtoi që Rezoluta të
kërkojë shtyrjen e ratifikimit të planit për zbatimin e Marrëveshjes
Kosovë-Serbi të arritur më 19 prill në Bruksel. Tjetra ishte ajo e paraqitur
nga vetë kryeministri i Kosovës i cili kërkoi të mos ketë rezolutë, por të ketë
një ndryshim në Kushtetutën e Republikës së Kosovës: "që nenit 1 të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës t'i shtohet edhe pika 4, dhe të
theksohet: Republika e Kosovës ka të drejtë të interesohet dhe të mbrojë
të drejtat legjitime të shqiptarëve jashtë Kosovës, me mjetet e përcaktuara me
këtë Kushtetutë, ligjet e Kosovës dhe aktet ndërkombëtare".
Autor i Rezolutës ishte deputeti gjilanas i Lidhjes Demokratike të Kosovës
Lutfi Haziri. Një ndër figurat kryesore të kësaj partie dhe të Kosovës, Haziri
mbahet mend sidomos për faktin se ka kryesuar delegacionin e Kosovës në takimet
e Vjenës për përcaktimin e statusit të Kosovës. Duke qenë, nga Gjilani, komunë
e Republikës së Kosovës ngjitur me tri komunat shqiptare përtej kufirit
shtetëror, Haziri ka treguar ndjeshmëri të veçantë dhe e ka ngritur vazhdimisht
zërin për këtë temë.
Rezoluta e paraqitur prej tij mund të miratohej pa kurrgjë të keqe në mënyrë të
njëzëshme nga Kuvendi i Kosovës dhe pa fare debat. Në asnjë fjalë, fjali apo
kryeradhë Rezoluta nuk përmbante asnjë lloj shqetësimi në kuadrin e vendit apo
të rajonit, nuk përbënte asnjë lloj shqetësimi në aspektin e ligjësisë
ndërkombëtare. Aq më tepër, nuk e cënonte aspak atë që ishte arritur në Bruksel
mes Kosovës dhe Serbisë, përkundrazi e plotësonte kuadrin e domosdoshëm të
synimit të asaj marrëveshjeje, i cili është përmirësimi i marrëdhënieve
ndërshtetërore mes dy vendeve fqinje, shtete të pavarura dhe sovrane.
Mund të ishte për debat parashtrimi i deputetit të Vetëvendosjes Liburn Aliu,
për faktin se i gjente të papërgatitur ndoshta deputetët e të gjitha forcave
politike në Kuvendin e Kosovës. Por një rezolutë me një përmbajtje të tillë do
të ishte shumë më detyruese për qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për të
gjithë faktorët e interesuar ndaj përmirësimit të marrëdhënieve mes Kosovës e
Serbisë.
Edhe më improvizuese ishte paraqitja e kryeministrit Hashim Thaçi, nga radhët e
Partisë Demokratike të Kosovës. Në vetvete shtimi i një kryeradhe të katërt në
Nenin 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nga përmbajtja është
plotësisht e pranueshme dhe me vend. Me një formulim që nuk do ta ndryshonte
përmbajtjen, por do të kishte më shumë sens juridik, në aspektin detyrues, kjo
kryeradhë mund të përfshihet në këtë kushtetutë në rast të një rishikimi
thelbësor apo tërësor të saj, mendoj, në një kohë të afërt.
Dështimi i miratimit të Rezolutës në Kuvendin e Kosovës, ku ishin të pranishëm
si vëzhgues edhe personalitetet kryesore të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,
la shije të keqe sidomos tek i gjithë faktori përkatës shqiptar. Këtyre tri
komunave, për absurd, veçanërisht pas miratimit të marrëveshjeve të para teknike
mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, iu është vështirësuar komunikimi me
Kosovës. Nëse serbët e Kosovës e kanë të pasur të lehtë të komunikojnë me ata
të Serbisë dhe, anasjelltas, serbët e Serbisë e kanë pasur edhe më të lehtë të
komunikojnë me ata të Serbisë, ky komunikim mes shqiptarëve të Kosovës dhe
atyre të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit është vështirësuar. Dhe në këtë
vështirësim e kanë rolin e tyre edhe Serbia, edhe Kosova.
Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, në bisedimet e Brukselit dhe në marrëveshjen e
arritur mes Kosovës e Serbisë, patjetër do të duhej të përfshihej veçantia, në
këtë sens, e tri komunave shqiptare në jug të Serbisë, si njëra nga urat
kryesore të mirëkuptimit midis dy vendeve fqinje. Kjo nuk u bë. Dhe, sa nuk
është vonë, do menduar nga Brukseli e faktori perëndimor në tërësi që të
gjendet mënyra për t'u përfshirë.
Shqiptarët në trojet e tyre në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë pakicë
kombëtare shqiptare në Republikën e Serbisë, si vijim i drejtpërdrejtë
territorial dhe kombëtar i Republikës së Kosovës. Pra, ata e gëzojnë statusin e
pakicës kombëtare të Repubikës së Kosovës në Republikën e Serbisë. Janë e
vetmja pakicë zyrtare që Kosova ka në një shtet tjetër. Pra, Republika e
Kosovës e ka detyrim të drejtpërdrejtë shtetëror dhe kombëtar mbështetjen dhe
përkrahjen e gjithanshme ndaj tyre. Dhe duhet ta ketë detyrim kushtetues
shtetëror dhe kombëtar mbështetjen dhe përkrahjen e tyre të gjithanshme.
Republika e Shqipërisë e ka këtë detyrim të përcaktuar me kushtetutë. Ndërkaq,
shqiptarët e Malit të Zi, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Greqisë,
shqiptarët kudo që ndodhen e kanë detyrim kombëtar mbështetjen dhe përkrahjen e
gjithanshme të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
Krahina shqiptare më verilindore, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, nuk e ka
shkëputur asnjëherë gjatë gjithë historisë veten e saj nga lëvizjet për liri
dhe përparim të hapësirës tjetër ilirodardaneshqiptare. Gjatë mijëra vjetëve,
përveç ndonjë periudhe të shkurtër nën sundimin bullgar, kjo krahinë ka qenë së
bashku me Dardaninë (Kosovën). Vetëm në vitin 1945 Tito, për herë të parë, e
shkëputi këtë krahinë nga Kosova dhe e përfshiu në Republikën e Serbisë. Kështu
shqiptarët e ish Jugosllavisë në trojet e tyre copëtoheshin në katër njësi
federative - Kosovë, Serbi, Maqedoni dhe Mal i Zi. Edhe pas kësaj date
shqiptarët e kësaj krahine kanë marrë pjesë në të gjitha lëvizjet kombëtare
deri në ditët tona. Në kuadrin e shpërbërjes së Jugosllavisë ata, nëpërmjet
referendumit të 1-2 Marsit 1992, me 95% të votave, u shprehën për bashkim me
Kosovën. Ata bënë më së miri detyrën e tyre në kuadrin e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës (UÇK). Në vitin 2000 formuan Ushtrinë e tyre Çlirimtare të Preshevës,
Medvegjës e Bujanocit (UÇPMB). Në Marrëveshjen e Konculit, të arritur në maj të atij
viti, ata kurorëzuan që Republika e Serbisë, sa kohë që ata të jenë pjesë e
saj, t'ua përmbushë të gjitha liritë njerëzore dhe kombëtare.
Republika e Serbisë nuk e ka zbatuar marrëveshjen. Kjo krahinë, edhe pas
mbarimit të Luftës së Ftohtë, edhe pas çlirimit të Kosovës, i është nënshtruar
e i nënshtrohet një spastrimi etnik të heshtur sistematik të ndërmarrë nga
Beogradi. Pasiguria e jetës, kërcënimet dhe kanosjet e përditshme, mungesa e
arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve të tjera janë faktorë që e nxitin dhe e
stimulojnë më tej spastrimin e heshtur etnik të kësaj krahine shqiptare. E
ndodhur në vijën e parë të frontit të mbrojtjes së substancës sonë kombëtare,
kjo krahinë e ka të domosdoshme dhe urgjente mbështetjen dhe përkrahjen e të
gjithë faktorëve të tjerë shqiptarë dhe e të gjithë faktorëve miq e aleatë.
Nga ana e saj, kjo krahinë shqiptare i ka përpunuar të gjithë termat e
funksionimit të saj si gjeopolitikë e veçante në kuadrin e gjeopolitikës
shqiptare dhe asaj rajonale. Mirëpo Prishtina, nën trysnitë e ushtruara ndaj
saj për përmirësimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, ka përpunuar të
tjera terma, duke u vënë praktikisht në pozita kundërthënëse ndaj aspiratave të
krahinës shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Për herë të parë,
shkallën e madhe ku ka arritur kjo kundërthënie, e kupton vetë kryeministri i
Kosovës, pikërisht në kryeradhën që propozon t'i shtohet Kushtetutës së
Republikës së Kosovës. Për herë të parë, çarmatosen përfundimisht kalemxhinjtë
e dekombëtarizuar pranë tij, me teoritë e tyre të riprovincializimit të Kosovës
dhe të shqiptarëve të saj.
Sa kohë që të mos jetë arritur një njësim dhe harmonizim i plotë i termave në
vetë Prishtinën, hapësira shqiptare më verilindore, pra Presheva, Medvegja dhe
Bujanoci do të mbeten peng i këtyre termave. Në qoftë se nuk flasim me të
njëjtën gojë e me të njëjtën mendje të gjithë faktorët shqiptarë për pjesët
përbërëse të çështjes sonë kombëtare, atëherë ne nuk do të arrijmë t'i
imponojmë ato as tek palët kundërshtare, as tek faktorët ndërkombëtare.
Perkundrazi, do të vazhdojmë të gërryhemi, të tretemi, të tkurremi e të
rrudhemi gjeografikisht, politikisht, kombëtarisht në të gjitha pikëpamjet.
--
©
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.10.2013, 10:23am
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 04.14.2013, 08:41am
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©