VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatikPRO ET CONTRA SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËSNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.09.2024, 10:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
PRO ET CONTRA SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Martë, 09.10.2013, 07:17am (GMT+1)


*** Modifikimi ose heqja e logos së Kosovës, është MOHIM i identitetit shtetëror të Republikës së Kosovës. Prandaj, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës (ASHAK) me anë të një Kumtese të gjerë reaguese prej 17 pikësh, ka vepruar drejt me rastin e kundërshtimit të vendimit për heqjen e logos nga fletëvotimet e zgjedhjeve lokale, të parashikuara për 3 nëntor 2013.

Simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, njëherazi janë edhe simbole të identitetit të Evropës integruese, demokratike dhe paqësore (të BE-së), ndaj çdo përpjkeje për bastardimin, për ndryshimin ose për heqjen e tyre për hir të kërkesave dhe të ultimatumeve të Serbisë, sikurse që është rasti i imponimit të heqjes së logos (stemës) nga fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të Kosovës, që do bëhen më 3 nëntor 2013, është e papranueshme sipas ligjit dhe sipas Kushtetutës së Kosovës (15 qershor 2008), sepse vendimin për ndryshimin apo pezullimin e simboleve shtetërore të Kosovës, mund ta miratojë vetëm Kuvendi i Kosovës me dy të tretat(2/3) e votove, ose sovrani-populli me anë të referendumit, jo KQZ-ja, jo qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi, as qeveria e Serbisë së Ivica Daçiqit(kryeministër), pavarësisht nga mbështetja e faktorëve ndërkombëtarë.

Politikanët mund ta"luajnë bishtin" për " hesape" të ndryshme të tyre (qoftë politike, karrieriste, ekonomike, tregtare, vasale... etj.), por akademikët JO, edhe nëse merren me politikë sikurse Nexhat Daci (dikur kryetar i Kuvendit të Kosovës, sot, kryetar aktual i LDD-së).

Akademikët, duhet të jenë të ndërgjegjshëm se atë që e pohojnë teorikisht, duhet të mbrojnë, ta justifikojnë dhe ta konkretizojnë edhe praktikisht. Ndryshe, nuk kanë bërë asgjë të vlefshme, as teorikisht e as praktikisht. Për më tepër shpërputhmëria midis teorisë dhe praktikës vë në pikëpyetje etikën, parimësinë, dinjitetin, integritetin dhe kredibilitetin kombëtar, profesional dhe shkencor të një individi, pavarësisht nga gradat akademike të tij.

Parimisht, në çdo rast dhe, në çdo situatë, pavarësisht nga krijimi dhe, nga diktati i rrethanave politiko-shoqërore në një vend dhe, më gjerë, akademiku duhet ta pohojë dhe, me çdo kusht, ta mbrojë të vërtetën, jo si "pula pa krye", të humbet në vorbullën e tyre, duke u përplasur në drejtime të ndryshme "kah fryn era" për interesa personale ose interesa të huaja.

Në politikë, ata që nuk kanë grada akademike shkencore, edhe nuk është kurrfarë çudie, që mund ta lakojnë të vërtetën dhe, të vrapojnë pas interesave të tyre të ngushta " kah fryn era", por akademikët me grada shkencore, nuk e gëzojnë një "luks" të tillë, sepse ata mbajnë përgjegjësi morale dhe profesionale si ajka e kombit, e shkencës dhe e shtetit. Ata nuk guxojnë ta gënjenë, ta mashtrojnë dhe ta dezorientojnë popullin për hir të interesave të tyre personale, klanore, partiake, politike, promovuese dhe karrieriste etj. Ata, me sjelljet e tyre të ekuilibruara konsistente njerëzore dhe, me veprat e tyre të suksesshme shkencore, duhet të dëshmojnë vlerat e tyre të njëmendta se, vërtet, janë zemra dhe truri i kombit dhe i atdheut, jo sahanlëpirës dhe "avokatë vullnetarë" të inetresave të ndryshme të politikës dhe të tregtisë ditore, edhe nëse merren me politikë apo janë liderë politikë partiakë sikurse Akademik Nexhat Daci.

Midis doktrinës konstruktive dhe praktikës destruktive!

*** Akademiku Nexhat Daci ka deklaruar se: "Heqja e logos s'e dëmton Kosovën"(http://www.reporteri.net/07/09/2013)!!!

Atëherë, pse Beogradi, duke u mbështetur në Marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të nënshkruar nga të dy kryeministrat Hashim Thaçi (në emër të Kosovës) dhe Ivica Daçiq (në emër të Serbisë (19 prill 2013) po kërkon që stema e Kosovës, të mos figurojë në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit të këtij viti, që të mos dëmtohet Kosova, apo të mos dëmtohen interesat shtetërore të politikës kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë në Kosovë?

Nuk ka asnjë dyshim se heqja e stemës së Kosovës, nuk e dëmton Serbinë, por teorikisht dhe praktikisht i mohon atributet shtetërore të Republikës së Kosovës, jo vetëm në veri, por në mbarë territorin e saj. Edhe më thejsht, heqja e logos e ndjell Serbinë hegjemoniste dhe militariste në Kosovë (1912-1999).
Këtë po e kërkon Beogradi, edhe nga qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi ( i cili, praktikisht, sikurse Nexhat Daci, është pajtuar me hejen e logos nga fletëvotimet e theksuara), edhe nga BE-ja.

Pse Daci, praktikisht i kundërvihet edhe reagimit të ASHAK-ut në mbrojtje të shtetësisë së pavarur dhe sovrane të Kosovës?!

Këtë nonsens të filozofisë së "hollë" politike të akademikut Nexhat Daci, e bëri të ditur portali elektronik në gjuhën shqipe "reporteri.net" i dates 7 shtator 2013, ku thuhet se "Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ka thënë se Kosova nuk është dëmtuar me heqjen e logos nga fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Teorikisht po them se nuk është dashur të hiqet, por praktikisht duhet mbështetur." ( http://www.reporteri.net/?page=1,2,10599//)

Po, çfarë eksperimenti "kimiko-politik " është ky, së pari, thotë: "teorikisht nuk është dashur të hiqet", kurse, së dyti, praktikisht, duhet mbështetur" heqja e logos nga fletëvotimet e theksuara lokale, që do bëhen më 3 nëntor 2013 në Kosovë?! Kjo do të thotë, teorikisht me Kosovën, praktikisht me Serbinë!? Ndryshe, nuk mund të kupohet ky nonsens politik kontradiktor.

Thënë të vërtetën, kësi "përkufizimi shkencor", nuk kam pasur rast, të lexoj nga ndonjë akademik shqiptar i Kosovës, as nga ndonjë akademik i Serbisë (sepse dihet akademikët serbë, jo vetëm praktikisht, por edhe teorikisht kanë dëshmuar se janë kundër shtetësisë së mëvetësishme të Republikës së Kosovës), sepse kur të përkthehet në fjalorin politik, nuk ka kurrfarë kuptimi logjik,-"teorikisht kundër heqjes së logos" (domethënë në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës), kurse "praktikisht" me Ivica Daçiqin për heqjen e logos së shtetësisë së Kosovës, ashtu siç po dikton politika propagandistike dhe diplomacia e Serbisë neokolonialiste.

Ky farë "përkufizimi teoriko-praktik shkencor" bie ndesh edhe me përmbajtjen e Kumtesës zyrtare të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës(ASHAK) kundër nërhyrjes dhe përzierjes së Serbisë në Kosovë, ku ndër të tjera, në pikën "6. ASHAK-u kërkon prej bashkësisë ndërkombëtare që të heqë dorë nga presionet e vazhdueshme ndaj Kosovës për bërjen e kompromiseve të reja, përfshirë këtu edhe çështjen e përdorimit të simboleve shtetërore, elemente këto që mund të dëmtojnë bazën e shtetit të Kosovës"( www.albaniapress.com/06/09/2013).

Pse, duhet të hiqet logoja e Kosovës, kur ajo, pikësëpari pasqyron të drejtën historike dhe të vetëvendosjes së shqiptarëve mbi Kosovën, si dhe vullnetin e tyre për liri dhe për pavarësi; kur ajo simbolizon identitetin e Evropës demokratike, integruese, civilizuese dhe paqësore në Kosovë? - Sepse shpërfytyrimi dhe bastardimi i saj, teorikisht dhe praktikisht po i leverdis "matematikës politike" të Tomislav Nikoliqit(president) dhe të Ivica Daçqit (kryeministër): "Kosovo je Srbija". Kjo është e tërë filozofia e politikës dhe e diplomacisë neokoloniale serbe të Beogradit, që gradualisht, me mjete paqësore, po lufton që Kosovën e pavarur shqiptare, ta rikthejë nën kthetrat e dikurshme të Serbisë kolonialiste të viteve (1912-1999).

Shpërputhja e teorisë nga praktika-rezultati zero!

Ky farë lloj eksperimenti pro et contra i "bashkëdyzimit" kimiko-politik, nuk është i pranueshëm as në doktrinën e metodologjisë së shkencave natyrore e as të atyre shoqërore, sepse në rastin konkret teoria dhe praktika e tij, e përjashtojnë njëra-tjetrën, që do të thotë se, ky farë eksperimenti i tij laboratorik, është i dështuar edhe teorikisht, edhe praktikisht ngaqë nuk përputhet teoria me praktikën. Kjo do thotë se rezultati është i barabartë me zero edhe në kuptimin politik të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, edhe në atë të simulimit naiv propagandistik në favor të vardisjes hipokrite diplomacisë evropiane dhe, politikës antishqiptare të Serbisë.

Çfarë paradoksi ky, akademiku Nexhat Daci teorikisht pajtohet me heqjen e logos së Kosovës nga fletëvotimet e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit 2013, në vend se të mbështetë Kumtesën zyrtare të ASHAK-së, që me plot të drejtë dhe, me argumente të qëndrueshme ka kritikuar heqjen e logos së Kosovës..., ai si antitezë, i kundërvihet kësaj kumtese (edhe pse ai vetë është anëtar i ASHAK-ut), duke pohuar se "PRAKTIKISHT E MBËSHTETË HEQJEN E LOGOS, përkundër faktit se heqja e saj, e MOHON identitetin e shtetësisë së Kosovës së pavarur dhe sovrane.

-Sa më sipër, me të drejtë shtrohet kjo pyetje shqetësuese, të tillë akademikë dhe liderë politikë sikurse Daci, që " kah të fryjë era", e lakojnë të vërtetën (për hir të vardisjes politikës ditore dhe, më gjerë, asaj evro-ndërkombëtare), i duhen Kosovës, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, përkatësisht Shqipërisë Etnike, i cili "praktikisht" pajtohet me propozimin e kryeministrit serb, Ivica Daçiq, që të heqet logoja e Republikës së Kosovës nga fletëvotimet e zgjedhjeve lokle të 3 nëntorit 2013, duke pohuar naivisht se heqja e saj "nuk e dëmton Kosovën"?!

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË PRITJE TË KRYEMINISTRIT EDVIN RAMANga SAMI REPISHTI (09.09.2013)
LUFTË E NJËJTË, VEND I NDRYSHËMNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (09.09.2013)
FLAMURËT NË GJYSMËSHTIZË...Nga LEBIT MURTISHI (09.09.2013)
A ËSHTË BRITANIA NJË ISHULL I VOGËL?Nga SHABAN MURATI (09.09.2013)
IRANI ËSHTË PËRPARËSIA REALE AMERIKANE NË LINDJEN E MESMENg IAN BREMMER, Reuters (09.08.2013)
Barometri diplomatikBEOGRADI KUNDËR IDENTITETIT DEMOKRATIK TË EVROPËS DHE TË KOSOVËSNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.06.2013)
SIRIA NUK ËSHTË KOSOVËNga JAMES RUBIN, New York Times (09.06.2013)
DEBATI MBI NDËRHYRJEN NË SIRINga FRANK SHKRELI (09.04.2013)
Barometri diplomatikHEQJA E LOGOS - AKT VULLNETAR ANTISHTETËROR DHE VETËMOHUES! - PO BEOGRADI A DO TË PRANONTE HEQJEN E LOGOS SË SERBISË NË PRESHEVË, NË BUJANOC DHE MEDVEGJË?Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.04.2013)
KASOLLET E ROMËVE OSE ATJE KU BËJNË VETËM FOTOGRAFINga MENTOR KIKIA (09.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]