
Në shkrimin e tij të sotëm "Një Jugosllavi e re me dy shtete shqiptare", kolegu diplomat Shaban Murati, një think tank në mendimin aktual shqiptar, sensibilizon opinionin për një shqetësim tejet të drejtë.
Serbia, nëpërmjet Podgoricës, ka hedhur në tregun diplomatik rajonal projektin e një commonwealthi serb të quajtur "Unioni Ballkanikoperëndimor", në përbërje të të cilit do të ishin, përveç Serbisë, edhe Mali i Zi, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Pra, do të ishte një Jugosllavi minus Kroacinë dhe Slloveninë, plus Shqipërinë, që do të zëvendësonte ekuacionin hegjemonist të Beogradit të perënduar në fund të viteve 1990 me luftërat e Millosheviçit në rajon dhe do të rilindte projektin e Serbisë së Madhe.
Commonwealth (komënuelth), nga anglishtja e vjetër, do të thotë e mirë e përbashkët. Në praktikën ndërkombëtare komënuelthet ndërtohen mes qendrave të ish perandorive me ish kolonitë e tyre. Më klasiku në epokën moderne është komënuelthi britanik. I quajtur Komënuelth i Kombeve, ai përfshin shtete që kanë qenë më parë pjesë e Perandorisë Britanike, disa prej tyre shtete të pavarura. Një komënuelth tjetër i deklaruar është ai midis Rusisë dhe ish republikave sovjetike, të cilat dolën të pavarura pas shpërbërjes së BRSS. Një formë më të moderuar ka zgjedhur Franca nëpërmjet Aelancës Frankofone, ku përfshihen përveç kolonive të dikurshme dhe vendet më të ndikuara nga kultura franceze.
Iu jam trembur lëvizjeve të viteve të fundit në kryeqyteteve e vendeve të mësipërme ballkanike dhe kam pasur arsye për të dyshuar se ato bëheshin, në mënyra të ndryshme, për të mikluar Serbinë.
Nisur nga praktikat e tipeve të komënueltheve moderne të përmendura më lart, ku interesat dhe përfitimet shkojnë në përpjesëtueshmëri të pajtueshme me dëshirat dhe synimet për përparim të përbashkët dhe për ndikime pozitive e konstruktive të ndërsjellëta, ky i nxitur nga Beogradi dhe i popozuar nga Podgorica më duket kundër interesave të shqiptarëve, kundër interesave të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe kundër projekteve bashkëkohore dhe perspektive të Evropës në pjesën perëndimore të gadishullit të Ballkanit.
Dihet historikisht roli tejet i rëndësishëm i Komënuelthit Britanik si në hapësirën e tij, ashtu edhe në proceset botërore, qoftë si precedent pozitiv, qoftë për peshën që kanë mbajtur, mbajnë e do të mbajnë në kuadrin e aleancave dhe organizmave të mëdha botërore. Interesat e përbashkëta, përparësitë e ndërsjellëta në marrëdhëniet e tyre në kuadrin botëror, qëllimet dhe parimet e përbashkëta i kanë mbajtur së bashku këto shtete dhe do të vazhdojnë t'i mbajnë shumë kohë në të ardhmen.
Edhe komënuelthi rus është deri diku i shpjegueshëm dhe i natyrshëm, për shkak të infrastrukturave të përbashkëta të trashëguara nga Bashkimi Sovjetik, për shkak të popullsive ruse që mbetën atje gjatë pushtimit rus, për shkak të peshës së gjuhës ruse dhe kulturës ruse në identitetin e atyre vendeve, si dhe për shkak se elitat e këtyre vendeve ishin ish më të privielegjuarit e Moskës, ishin pikërisht klasat udhëheqëse të republikave para shpërbërjes së BRSS.
Në këtë kontekst, është e kuptueshme edhe që Mali i Zi kërkon të jetë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Serbisë. Ky vend i vogël trashëgon një nga infrastrukturat fizike më të kushtueshme të Jugosllavisë së atëhershme (siç është, për shembull hekurudha Beograd-Podgoricë) dhe një ndër më të kushtueshmet në rajon e Evropë, të cilën mund ta mirëmbajë, ta shfrytëzojë dhe ta shndërrojë në të mirë të përbashkët të të dy vendeve. Është e kuptueshme që Bosnjë-Hercegovina, me peshën që ka atje Republika Serbe, ta dëshirojë veten po ashtu nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Serbisë. 'Maqedonia' do ta kishte si strehim Serbinë në interesin e tyre të përbashkët antishqiptar.
Ndërsa, çfarëdo pranie e Kosovës dhe e Shqipërisë në këtë komënuelth serb, në këtë federatë serbe, Jugosllavi të re, siç e quan me të drejtë Shaban Murati, do të ishte drejtpërdrejt në favor të frymëzimeve serbomëdha, në favor të hegjemonizmit të Beogradit në rajon. Një nga të mirat e tragjedisë së viteve 1990 në Ballkanin Perëndimor, shkaktuar nga shovinizmi serbomadh millosheviçian, ishte pikërisht dhënia fund e hegjemonizmit serb në Ballkan, dhënia fund e serbocentrizmit në politikën evropiane në rajonin e gadishullit tonë. Një "Union Ballkanikoperëndimor" do të ishte thjesht për të ngjallur dhe për të ushqyer orekset e Serbisë së Madhe.
Ky projekt nuk ka si të mos shihej me frikë dhe shqetësim nga dy vendet ish jugosllave, tashmë anëtare të NATOs dhe BEsë, të cilat janë prej më herët në qendër të iniciativave të Ballkanit Perëndimor. Një "Union" si ai që kërkon Podgorica dhe propozon Beogradi do të shmangte dhe përjashtonte rolin e Zagrebit e të Lubjanës. Serbia i sheh me sy të keq sidomos marrëdhëniet e mira mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, marrëdhëniet e mira kroato-shqiptare në tërësi, të cilat paskëtaj do të kontrolloheshin përherë e më tepër nga Beogradi.
Shaban Murati sjell në shkrimin e tij argumente dhe fakte bindëse sa iu druhen dhe sa i refuzojnë Zagrebi dhe Lubjana të gjitha projektet për ringjalljen e Jugosllavisë së vjetër, në çfarëdo mënyrash, të drejtpërdrejta apo të kamufluara. Në këtë mënyrë, "Unioni" është një sabotim i hapur i integrimeve të rajonit në hapësirën evroatlantike, është një mjet diversioni ndërfqinjësor rajonal në duart e Beogradit.
Nëpërmjet këtij mjeti diversioni, Beogradi do t'i sabotonte edhe integrimet shqiptare në dy shtetet e tyre si dhe në Maqedoni, ku janë komb shtetformues, në Mal të Zi e në Republikën e Serbisë (Lugina e Preshevës). Vitet e fundit, ne jemi dëshmitarë se si Serbia ka arritur të nxitë mes Tiranës dhe Prishtinës garën se kush do të jetë më e parapëlqyera e Beogradit. Edhe Marrëveshja e 19 prillit nga Beogradi synohet për sabotimin e marrëdhënieve midis dy shteteve shqiptare dhe faktorëve të tjerë shqiptarë në rajon, të cilët unë sapo i përmenda.
Shaban Murati për shkrimin e tij merr pikënisje nga njoftimi që gazeta malazeze "Dan" se në fund të shtatorit në Nju Jork, në kuadrin e takimeve vjetore në Kombet e Bashkuara, do të zhvillohet një takim i nivelit më të lartë i këtyre gjashtë vendeve "ballkanikoperëndimore" dhe një udhëzues paraprak me parimet dhe detajet e kësaj nisme iu është dërguar ministrave të Jashtëm të gjashtë këtyre vendeve.
Murati thotë se qeveria e mëparshme e ka dhënë pëlqimin e saj për projektin dhe kjo e vë para një fakti të kryer qeverinë aktuale, e cila vetëm se mund të kërkojë kohë për t'u njohur më mirë me nismën. Unë, nga ana ime, nuk mund të parashikoj sa do të jetë ndikimi i Prishtinës ndaj Tiranës për ta përfshirë Shqipërinë në "Union". Republika e Kosovës, në të vërtetë, nuk ka trashëguar nga Jugosllavia ndonjë infrastrukturë kurrkund të ngjashme me atë të Malit të Zi, nuk ka pse ta shohë veten pjesë të infrastrukturave të ardhshme të përbashkëta fizike me Serbinë, nuk mund të presë ndonjë investim serioz apo me qëllime të mira nga ana e Serbisë në përparimin e vendit apo në kuadrin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Nga ana ime mendoj se vizioni që shpalosi në Prishtinë kryeministri i ri i Republikës së Shqipërisë, ku ai e ftoi Kosovën që bashkë me Shqipërinë të jenë pjesë e pesëkëndësisht me Turqinë, Greqinë dhe Italinë, është vizion i të sotmes dhe të ardhmes përparuese dhe integruese perëndimore për të dyja shtetet shqiptare. Pra, qeveria Rama nuk ka pse të braktisë një projekt vizionar integrues shqiptar dhe perëndimore për hir të një projekti të errët antishqiptar dhe antievropian që e ka gatuar Beogradi dhe satelitët e tij. Nuk ka pse të braktisë një projekt vizonar madhor sa dhe transparent, për hir të një projekti që vetëm sa do ta legalizonte rajonin e Ballkanit Perëndimor si një zonë të lirë të mafies ndërkombëtare.
23.09.2013
©
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 09.15.2013, 09:50am
Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am
TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm
SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.28.2013, 09:42am
A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 06.16.2013, 07:12am
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.10.2013, 10:23am
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 04.14.2013, 08:41am
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©