VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇËSHTJA ÇAME NË REND TË DITËSNga ARTUR VREKAJ, Worcester, MA SHBA

                                                                                      

E Enjte, 11.07.2024, 03:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ÇËSHTJA ÇAME NË REND TË DITËS
Nga ARTUR VREKAJ, Worcester, MA SHBA

E Martë, 10.15.2013, 07:40am (GMT+1)


Veprimi diplomatik i qeverisë Shqiptare të Shqipërisë për njohjen e Çështjes Çame sapo ka filluar me dialogun ndërqeveritar në vizitën e ministrit të Jashtëm Grek Venizellos në Tiranë këtë javë.

Aspak nuk duhet të çuditemi me qëndrimin Grek të Venizellos në Tiranë për mosnjohjen e Çështjes Çame. I njohim mirë Grekët edhe pse kanë patur Shqiptarë në udhëheqje të shtetit që prej kryengritjes së përgjithshme për Pavarësinë e dhuruar nga Shqiptarët. Edhe pse që nga hapja e pikës së Kakavijës kemi patur rastin të komunikojmë me Shqiptarë që kanë qënë ministra të Jashtëm të Greqisë në më të shumtën e rasteve me Papulias ( sot President i Greqisë) apo Theodor Pangallos.
Kjo dramë ka filluar që më 1878. Atëherë e më pas më 1913 dhe 1919 lobimi për Çështjen e Jugut të Shqipërisë (vilajetin e Janinës-Çamërinë) ishte në rend të ditës si sot.

Greqia tregoi muskujt në Tiranë (sikundër edhe në Berlin dhe Paris më herët) edhe pse sot është më në hall se Shqiptarët e Ballkanit duke ditur se ka një borxh përmbi dy herë më të madh se ne (Shqipëria dhe Kosova së bashku) bazuar në mbështjetjen historike të Europës dhe Rusisë.

Shqipëria amë duhet të qëndrojë e kthjellët, sepse ne jemi rreshtuar me shtete dhe kombe që janë kundër gjenocideve njerëzore ndaj nesh si komb, kundër padrejtësive shekullore që na janë bërë nga fqinjët e në veçanti Greqia ( për rastin në fjalë) që ka sot të grabitur padrejtësisht territorin më të madh të banuar nga Shqiptarë autotoktonë-Çamërinë.

Një vend anëtar i NATO-s kërcënon diplomatikisht se nuk kemi frikë ( Venizellos, 14 tetor 2013)! Edhe pse ende Greqia ka një ligj lufte në dëm të Shqipërisë dhe Çamërisë. Kjo ndodh edhe sepse BE dhe NATO nuk janë ndalur si duhet me Greqinë megjithë elementët neonazistë në Parlamentin Grek dhe thirrjet e tyre për luftë kundër Shqipërisë këtë verë.

Shqipëria me ministrin e Jashtëm Bushati nuk kërkoi ndryshime territoresh por Shqip vetëm të drejtën e njohjes së Çështjes Çame, të drejtën e pronësisë së Çamëve.
Grekët kanë ende oreks për territor Shqiptar dhe këtu mund të përmendim edhe piketat Greke në territorin Shqiptar me Varrezat Greke në Jug të Shqipërisë apo dhe miljet detare në det të hapur që i përket Shqipërisë.

Kjo situatë në dëm të sovranitetit të Shqipërisë gjatë këtyre 23 vjetëve u degradua me qëndrime antishqiptare jo vetëm të Athinës zyrtare, por edhe të Tiranës zyrtare.
Papërgjegjshmëria më e madhe e deputetëve Shqiptarë e në veçanti e Servet Pëllumbit, ish-kryetar Kuvendi si dhe e Jozefina Topallit, së fundi, treguan se sa kombëtarë janë këta përfaqësues të popullit tonë kur bie fjala për interesa kombëtare siç është votimi dhe botimi i Çështjes Çame në kohën e duhur.

Po mbushet një shekull nga masakrat Greke në Çamëri dhe Shqipërinë e Jugut dhe ende qëndrimi Grek nuk ka ndryshuar. Bile, me qeverisjet e mëparshme Shqiptare të 23 viteve të fundit është krijuar terren pro-Grek për më shumë influencë Greke në Tiranën zyrtare nga brenda.

Shqiptarët duhet të kuptojnë se Çështja Çame nuk është detyrë vetëm e diplomacisë Shqiptare të Tiranës, por e të gjithë faktorit Shqiptar të Ballkanit dhe Diasporës. Prandaj, lobimi në favor të njohjes ndërkombëtare të Çështjes Çame deri në arritjen e saj duhet të marrë përmasa reale pranë institucioneve ndërkombëtare si Parlamenti Europian, NATO, OKB, OSBE, si dhe Kongresi dhe Senati Amerikan.

Ashtu si një shekull më parë, Shqiptarët e Amerikës duhet të përbashkohen të lobojnë me çdo mënyrë sikundër bëri Noli, Konica për dy dekada apo dhe DioGuardi së fundi për një çerek shekull për të bërë të qartë në Kongres dhe Senat Çështjen Çame si pjesë e Çështjes Kombëtare Shqiptare.

Një peticion me firmat e të gjithë Çamëve të Amerikës mund të ndihmojë si pjesë e një Dëshmie Historike për kalvarin e mundimeve gjatë Gjenocidit Grek të ushtruar mbi ta dhe familjet e tyre.

Po ashtu hartimi i një ProjektRezolute për Çështjen Çame dhe propozimi i saj për votim në Kongresin dhe Senatin Amerikan kërkon një bashkërendim për një lobim të fortë me të gjithë komunitetin Shqiptar e në veçanti me Lidhjen Qytetare të DioGuardit që ka dhënë tonin për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës siç ishte dhe rasti i Dëgjimit Historik në Kongres për Marrëveshjen Kosovë-Serbi në prill 2013.

Krijimi i një Grupi Ndërparlamentar me deputetë Shqiptarë të Ballkanit (përfshi deputetët Çamë) do të jepte mundësinë e përmbushjes së një axhende më të plotë për një lobim më të përfaqësuar për njohjen e Çështjes Çame në Bashkimin Europian.

Dosja e Çështjes Çame do të udhëtojë drejt Strasburgut jo se na e tregoi rrugën Greqia por, sepse ne jemi të vendosur për të kërkuar të drejtën Çame me çdo mënyrë legjitime e demokratike.

Kjo do të tregojë edhe se sa demokratike është Europa, e cila duhet të kuptojë se kombi ynë nuk mund të nëpërkëmbet më.

Për çdo subjekt Shqiptar, partiak apo shtetëror apo dhe të Diasporës Çështja Çame sot le të jetë në rend të ditës për lobim. Le të përbashkohemi vëllazërisht.

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJEOPOLITIKA TREGTARE E RUSISËNga SHABAN MURATI (10.14.2013)
GOJA TË RRJEDHTË MJALTË, PO PUNA ËSHTË BËRË BALTËNga RAMIZ LUSHAJ (10.14.2013)
TË NDËRTOJMË SHTETIN APO TË JETOJMË ME RREZIKUN MAJTAS SHILA DJATHTAS KARIBDA?!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2013)
SHUMË ZHURMË NË TIRANËNga AFRIM KRASNIQI (10.12.2013)
STOP FRIKËSIMIT DHE KËRCËNIMIT NDAJ SHTYPIT TË PAVARURNga FRANK SHKRELI (10.10.2013)
MIRADMINISTRIMI I SHTETIT PËRBALLË SYNIMEVE JAKOBINISTENga ROMEO GURAKUQI* (10.10.2013)
SHBA DHE MESAZHET PËR SHQIPËRINËNga AFRIM KRASNIQI (10.09.2013)
'GJENERATA E RE' - PROBLEME TË VJETRA!Nga Dr. PËRPARIM KABO (10.09.2013)
AKUZË GJENOCIDI PËR KRIMET KOMUNISTE NË RUMANINga FRANK SHKRELI (10.08.2013)
Kushtuar motrës sime Drita Kripa PelinguMIRUPAFSHIM MOTËRNga RESHAT KRIPA (10.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]