VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KRIMEA DHE KOSOVA - APO KOSOVA DHE KRIMEA?Nga ALFRED ÇAKO

                                                                                      

E Hënë, 10.14.2024, 04:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KRIMEA DHE KOSOVA - APO KOSOVA DHE KRIMEA?
Nga ALFRED ÇAKO

E Premte, 03.28.2014, 11:34am (GMT+1)



Më 18 mars 2014, përpara një grumbulli të madh politikanësh e hierarkësh të të gjitha institucioneve të Federatës Ruse, Presidenti Rus, V.Putin theksoi se ndarja e Krimesë ishte njëlloj si ndarja e Kosovës nga Serbia dhe çdo argument që kundërshton këtë fakt, është një përpjekje për të thyer rregullat që u përdorën në rastin e Kosovës. Z.Putin theksoi se "Partnerët tanë perëndimorë krijuan precedentin e Kosovës me duart e tyre. Në një situatë absolutisht të njëjtë me këtë të Krimesë, ata pranuan ndarjen e Kosovës nga legjitimiteti i Serbisë, duke argumentuar se nuk ka nevojë për leje nga një autoritet qendror për një deklaratë unilaterale të pavarësisë dhe Gjykata Ndërkombëtar e Drejtësisë së OKB ishte dakord me këto argumente" dhe më pas shtoi se, "Kjo që ata shkruan, ajo që ata trumbetuan në të gjithë botën, detyronte gjithsecilin për të zbatuar këtë rregull, ndërsa tani ata janë të pakënaqur. Përse kështu?"

1-Gjithashtu, para pak ditësh, në një prononcim publik, ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, L.G.Abramov, në lidhje me pozicionimin e Shqipërisë në anën e Ukrainës për referendumin në Krime, u shpreh se: "Mund të shpreh vetëm keqardhje, pasi Shqipëria e di shumë mirë parimin e vetëvendosjes dhe sa i rëndësishëm është ky parim për një jetesë normale te popujve". Gjithashtu, më vonë ambasadori theksoi se pas paralelizmit që Presidenti rus, Vladimir Putin i bëri Krimesë me Kosovën, ambasadori theksoi se, "nuk jam për deklarata të tilla, por udhëheqës dhe të Shqipërisë edhe Hashim Thaçi, kanë deklaruar se nuk ekziston asnjë ngjashmëri mes Kosovës dhe Krimesë. Nuk e kemi thënë ne, por e keni thënë ju". Nëse e shohim me kujdes, nënkuptimi i kësaj deklarate ishte grishja e palës shqiptare për të zhvilluar në diplomaci real-politikë, se Rusia ka vetëm interesa dhe jo kombe të rreshtuara përjetësisht si miq apo armiq. Deklarata e tij duket edhe si një sarkazëm ndaj diletantizmit të diplomacisë shqiptare, që nuk diti ta shfrytëzonte maksimalisht këtë qasje ruse në interes të shqiptarëve në diplomaci.

2-Dihet se pas kësaj deklarate zyrtare ruse, ku përmendeshin si paralele shqiptarët e Kosovës si kazus i zbatimit të së drejtës ndërkombëtare edhe me rastin e Krimesë, klasa politike shqiptare ndoshta u tregua më e zellshme seç duhet në tiparet e saj pro perëndimore, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Spikati, sidomos, ishkryeministri S.Berisha, i cili nga faqja e tij sociale e FB deklaroi me vrullin karakteristik se, "ky agresion është një dhunim flagrant i ligjit ndërkombëtar, kartës së OKB, OSBE dhe memorandumit të Budapestit për Ukrainën, të firmosur nga SHBA, Britania e Madhe, por edhe vetë Rusia. Me agresionin kundër Ukrainës dhe pushtimin e territoreve të gjera të saj, Kremlini hapi siparin e pushtimeve të tjera për rikthimin e perandorisë ruse". Po kështu, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha për "Business New Europe" se, "Në asnjë rrethanë nuk mund të krahasohen rastet e Kosovës dhe Krimesë dhe se përpjekjet e fundit ruse për të tërhequr paralele mes tyre janë të paqëndrueshme".

3 - Nga sa më sipër, u duk se diplomacia e vjetër ruse e real-politikës e shfrytëzoi kasusin e Kosovës për të lehtësuar pozitat e saj të minuara ndërkombëtare, nisur nga interesi madhor i Rusisë sipas rreshtimit Krimea dhe Kosova. Putini u përpoq t'i quante si të papërshtatshme krahasimet historike të figurës së tij me Adolf Hitlerin. Sigurisht që Putin dhe e gjithë klasa e sotme post- komuniste perandorake ruse i kujton me frikë dhe tmerr disa momente të vështira nga përplasja me Perëndimin, për shkak të etjes për ekspansion territorial, siç është lufta ruso-japoneze e financuar nga çifutët e NY dhe manjati i madh i kauzës së saj, Jacob Schiff, për të shkatërruar dinastinë thellësisht kristiane dhe antiçifute të Romanovëve, revolucioni i vitit 1905, Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, ku gjaku rus u përdor si mburojë kundër ekspansionizmit gjerman, Revolucioni Bolshevik çifut i 1917, i cili e arriti pikësynimin e shfarosjes së aristokracisë cariste dhe mburojës së saj, familjen e Carit. Perëndimi e di mirë se Goliathi i rritur prej tij në Euro-Azi nuk mund të rrëzohet tashmë nga jashtë, por nga brenda, me ndonjë "˜pranverë ruse' të ngjashme me "˜pranverat arabe'. Kjo ndoshta do kërkojë një garë të re ekonomike si "˜lufta e yjeve' e kohës së Reganit për t'i krijuar Rusisë një trysni të papërballueshme ekonomike dhe një zgjerim të pakënaqësisë së popullatave të saj ndaj kushteve që mund të krijohen për të ngritur krye ndaj luftës dhe konkurrencës me Perëndimin, çka mund ta fuste vagonin rus në rreshtin mbrapa lokomotivës së Rendit të Ri Botëror të Perëndimit protestanto-çifut.

4- Po qeveria dhe klasa politike shqiptare si e kaloi këtë moment shumë të rëndësishëm diplomatik ndërkombëtar, ku mund të flitej me gjuhë të ndryshme dhe me heshtje? A prodhoi ajo moral politikë apo real-politikë dhe si duhet të sillet elita diplomatike? Cili është ylli polar i diplomacisë sonë? Të ruajë statuskuonë gjeopolitike duke qenë një servil pa vlerë, qoftë edhe i aleatëve tanë të mëdhenj, apo të shfrytëzojë rrethanat e krijuara për të bërë një presion në arritje të synimeve të bashkimit kombëtar? A është e prirur klasa politike shqiptare në rajon të ruajë privilegjet e vogla të krijuara në këtë lloj organizimi të kombit tonë etnik, apo ajo ka vizionin e Rilindjes Kombëtare? A ka fjala Rilindje e socialistëve kuptimin e rilindjes së privilegjeve të elitës së re politike të Edi Ramës në ambientin ekonomiko-politik të palo shtetit të Konferencës së Londrës, apo kjo elitë me shumë buzëqumshta ka vizionin kombëtar të proklamuar ideologjikisht nga Sami Frashëri te vepra e tij "Shqipëria çka qenë..." dhe praktikisht nga Abdyl Frashëri me Lidhjen e Prizrenit? A e ka parasysh diplomacia dhe klasa jonë politike shprehjen popullore "I zoti e shet, por tellalli s'e jep"? A është ajo e kënaqur me ndikimin e shtetit shqiptar në këtë ambient gjeopolitik rajonal, apo shqiptarët duhet të jenë të fyer me trajtimin që ju kanë bërë fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha në shekullin e fundit? A janë këto mundësitë e etnisë shqiptare dhe a i ka realizuar objektivat e veta kjo etni, e cila është diskriminuar këtë shekull duke marrë faturën e perandorisë turke në Rumeli, ndryshe me ç'ndodhi me etnitë e tjera ballkanike të krishtera, të cilat u zgjeruan edhe mbi territoret e gjera me popullata shqiptare autoktone? Cili rreshtim u mor nga politika shqiptare në konsideratë në lidhje me dy çështjet e diskutuara nga Putin, Krimea dhe Kosova?

5-Duket se edhe Qeveria shqiptare dhe klasa politike shqiptare në Ballkan, e rrëmbyer nga ideja e të qenit protagonist, ashtu si diplomacia ndërkombëtare që u përpoq ta kalonte nyjen e litarit të quajtur Krime nga ana e vet, bëri të njëjtën gjë: u shqetësua më shumë për fatin e Krimesë dhe jo të Kosovës. Ajo nuk e shfrytëzoi pranimin de facto të Putinit dhe diplomacisë ruse të braktisjes së çështjes serbe në lidhje me Kosovën e pranimin indirekt të shkëputjes së saj dhe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën mbi bazën e shkeljes së të drejtave njerëzore dhe mbi bazën e vetëvendosjes së krahinës. Madje me këtë logjikë, Putin pranoi indirekt edhe të drejtën e shkëputjes së shqiptarëve të Maqedonisë, megjithëse kjo kërkon dy faza, pas një hapi institucional tjetër ku të ketë një ndarje administrative rajonale të Maqedonisë, si kusht paraprak. Duket qartë se edhe diplomacia shqiptare ra në kurthin e moral politikës dhe u shqetësua më shumë, si ndërkombëtarët, për fatin e Krimesë dhe jo të Kosovës, duke mos pranuar paralelet juridike ndërkombëtare të hedhura nga Putin dhe diplomacia ruse, çka duket se është një gabim. Dikush do të më thotë se ambicia jonë, edhe në rast se lëshon pe Putin për shtetin etnik shqiptar në rajon, do të varet edhe nga diplomacia perëndimore, e cila e ka futur këtë rajon nën ndikimin e saj politik, madje ajo ka vulën kryesore për të vendosur për këtë gjë. Jam dakord se SHBA dhe Britania mund të kenë interes që të jenë dy vota të aleatëve të tyre shqiptarë në OKB, por ne nuk mund të shikojmë vetëm interesat e tyre, por në radhë të parë interesat tona dhe ta Opinioni i Ditës shfrytëzojmë këtë moment dobësie e lëshimi të Rusisë, që ndoshta mund të ndodhë një herë në shekull, për t'u bërë presion aleatëve që të lejojnë bashkimin e kësaj race etnike, ndoshta më e lashta në rajon, për t'u bashkuar politikisht sipas aspiratës së sonë kombëtare, si të gjitha racat e tjera etnike. E dimë se kabineti qeveritar i Ramës heshti për pak ditë pas ngjarjeve në Krime, por më pas, i trysnuar nga pasojat publike që mund t'u shkaktonte adrenalina e tepruar nacionaliste primitive e demokratëve, të cilët bënin presion me deklaratat e tyre diplomatike partizane për një prononcim të shpejtë të Qeverisë së majtë të Tiranës, u detyruan t'i bashkohen korit të "˜properëndimoristëve' në lidhje me çështjen e Krimesë. Kështu, politika shqiptare foli pa u peshuar mirë për ta shfrytëzuar pozitivisht rastin e vështirë në të cilin ndodhej Rusia zyrtare, për bashkimin politik me Kosovën. Dihet se Rusia gjeti si bombul morale oksigjeni kasusin e Kosovës me Serbinë, duke e pranuar për herë të parë standardin që vendosi Perëndimi, standard të cilin nuk e kishte pranuar kurë më parë, madje gjithmonë kishte deklaruar se ata nuk do të lejonin, në asnjë rrethanë, krijimin e shtetit etnik të përbashkët të shqiptarëve në rajon.

6- Politika e Krimesë tregoi edhe njëherë se ambiciet nacionaliste vazhdojnë të jenë motori i vjetër në shërbim të politikës, që funksionon edhe sot në real-politikën e shteteve më të fuqishme. Ndoshta mund të jetë një nga rastet e rralla, kur gjenialiteti kozmopolit dhe aftësia parashikuese e George Orwellit për nacionalizmin, e shprehur tek eseja e tij e famshme, "˜Socializmi dhe gjeniu anglez', mund të jetë i papeshuar, bazuar tek faktet e shkuara dhe realiteti që po ndodh sot në Ukrainë, kur ai thotë se, "Karakteristikat kombëtare nuk janë të thjeshta për t'u identifikuar dhe, kur kjo ndodh, ato dalin se janë çikërrima pa peshë ose duket se nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën". Rasti i Krimesë për rusët dhe i Kosovës që duhet të jetë ylli polar i shqiptarëve, është i fundit që tregon pikërisht të kundërtën e kësaj që thotë shkrimtari dhe eseisti i madh, mbi fuqinë mistike të nacionalizmit në lidhje me emocionet në veprimet politike e ushtarake të popujve e shteteve etnike kombëtare. Gjithashtu, është budallallëk i të dobëtëve të vësh dallime pozitive me ngjyrim moral mes fjalëve nacionalizëm dhe patriotizëm. Të fuqishmit realizojnë gjithmonë real-politikë dhe janë nacionalistë, të dobëtit mbeten në moral-politikë dhe sa herë që trajtojnë nga pozitat e të dobëtit të drejtat e etnisë së tyre të nëpërkëmbur, thonë se janë "˜patriotë', por jo nacionalistë. Të jesh "˜nacionalist' do të thotë të mundesh, të jesh "˜patriot' do të thotë të jesh në rastin më të keq një kozmopolit trushpëlarë, që i pranon me dëshirë rrethanat diskriminuese ku të kanë vendosur të tjerët me kërbaç (si komunistët e E.Hoxhës gjatë Luftës) dhe, në rastin më të mirë, thjesht një i pafuqishëm që bën lojëra fjalësh nga e keqja. Në një shkrim tjetër ndoshta mund të flasim mbi ngjashmëritë dhe ndryshimet, për shkak të rrethanave historike, etnike dhe gjuhësore mes Kosovës dhe Krimesë.
ALFRED ÇAKO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROGRAMI SHQIP I "ZËRIT TË AMERIKËS" NUK MUND TË MBYLLET Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.27.2014)
LUFTA NË KOSOVË ISHTE NË MBROJTJE TË VLERAVE NJERËZORENga FRANK SHKRELI (03.27.2014)
PËRSIATJE PËR NJË DEKLARATË TË SHKRIMTARIT AMERIKAN GLEN DONOVANNga Prof. dr. ESHREF YMERI (03.26.2014)
TË BASHKUAR KUNDËR AGRESIONIT RUSNga FRANK SHKRELI (03.25.2014)
POLITIKA KONFLIKTUALE DHE MITI I TAKIMEVE 'HISTORIKE'Nga MENTOR KIKIA (03.25.2014)
22 MARS 2014 - U FESTUA SULLTAN NOVRUZI - U LANË NË HARRIM RILINDASIT BEKTASHINJ DHE 22 MARSI 1992!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.23.2014)
NË GJURMËT E DEKLARATAVE QESHARAKE TË PRESIDENTIT PUTINNga Prof. dr. ESHREF YMERI (03.22.2014)
(UPDATED) RUSIA E PUTINIT KA VETËM NJË ALTERNATIVË Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.21.2014)
UKRAINA - SIRENË ALARMINga FRANK SHKRELI (03.20.2014)
MALI I ZI - SHTET SHUMËNACIONAL, ME KUSHTETUTË NACIONALENga XHELADIN ZENELI (03.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]