E Mërkurë, 07.17.2024, 05:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
FEJA SI POLITIKË DHE POLITIKA E KORRUPTUAR SI FE - OSE 'MASONERIA' E RE SHQIPTARE
Nga MENTOR KIKIA

E Mërkurë, 04.09.2014, 01:52pm (GMT+1)


Në librin e tij eseistik "Hëna e Shqipërisë", gazetari, prej më shumë se 15 vjetësh politikan me rëndësi, Ben Blushi, cek edhe rrezikun e transformimit të fesë islame në rrymë politike dhe shndërrimin e xhamive në seksione të partive me bazë fenë islame. Kjo, ndër të tjera, edhe si pasojë e nevojës së shoqërisë për të mbushur vakuumin e dështimit të politikës dhe humusit që të ofron varfëria në shumë zona. Blushi ngacmon sërish debat lidhur me rolin e fesë islame, e cila është prekur edhe më parë në krijimtarinë e tij.

Teza e tij lidhur me lindjen së afërmi të partive apo shndërrimin e fesë islame në ideologji apo lëvizje politike, mund të mos jetë e pabazë edhe pse mbetet thjeshtë një profeci. Por, për të analizuar përhapjen e sforcuar të fesë islame, duhet bërë një dallim mes atyre që quhen rryma fetare dhe kryesisht asaj që është jashtë "juridiksionit" të Komunitetit Musliman, institucionit të vetëm që njeh shteti si përfaqësuese e këtij besimi. Janë pikërisht këto bashkësi, që dallohen për një mënyrë më radikale të trajtimit të besimit dhe rolit të besimtarëve në shoqëri. Në këtë kuadër, paralajmërimi i zotit Blushi është një shqetësim që duhet të marrë vëmendje, edhe pse shteti, për të frenuar fuqizimin e kësaj rryme ka prodhuar më herët dhe vazhdon t'i forcojë mekanizmat ligjorë.

Dua të sqaroj se jam i një mendjeje se islami radikal dhe akoma më keq, shndërrimi i besimeve fetare (pavarësisht se cili) në lëvizje politike është një rrezik jo thjeshtë për të ardhmen dhe synimet e Shqipërisë për t'u integruar në Europë, por edhe për vetë mënyrën e jetesës në këtë vend. Por, ndërsa deri këtu jemi në kushtet e një parashikimi, doja të ngrija një tjetër shqetësim, gjithnjë brenda dualizmit fe-politikë që Blushi ka trajtuar. Aktualisht, më shumë se rreziku i shndërrimit të fesë në lëvizje politike, të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë dhe vendit po e kërcënon shndërrimi i politikës së korruptuar në fe.

Dhe, ndryshe nga ajo që parashikon Blushi se mund të ndodhë pas 20 vjetësh, kjo tjetra ka ndodhur ndërkohë. Ndryshe nga islami që zgjeron terren duke shfrytëzuar edhe varfërinë, korrupsioni politik dhe shtetëror është bërë feja elitare, është bërë "Masoneria" e re shqiptare. Dhe ndryshe nga besimtarët radikalë të islamit, "masonët" e korrupsionit nuk mbajnë mjekra dhe pantallona treçerekëshe, por përfaqësojnë edhe shtresën më moderne të shoqërisë, duke mos ngurruar të organizojnë edhe ballo bamirësie për të ndihmuar ata që i vjedhin. Shndërrimi i fesë në politikë është padyshim një gjë e keqe, por shndërrimi i politikës së korruptuar në fe është edhe më e keqe.

Është kjo fe e re që ka marrë peng vendin dhe shoqërinë dhe është shndërruar në një kërcënim real e shumë serioz. Mendoj se nuk ka ekzagjerim në përcaktimin e politikës së korruptuar si fe, pasi politika sot i është imponuar me dhunë dhe mashtrim shoqërisë, ashtu siç edhe feja në mesjetë, apo edhe sot në disa vende të botës të pazhvilluara. Besimtarët nuk e dinë nëse Zoti ekziston vërtet, por ata thjeshtë e besojnë atë. Ndërsa politikën nuk e besojnë, por e kanë nevojë dhe janë të detyruar t'i shkojnë pas, pasi politika sot kushtëzon jetesën. Ajo kushtëzon vendin e punës, kushtëzon karrierën, kushtëzon statusin shoqëror e publik.

Njerëzit sot nuk besojnë se rruga më e mirë për të gjetur një vend punë dhe për të bërë karrierë është shkollimi dhe aftësimi profesional, por përfshirja në një forcë politike, në një "vëllazëri" e cila të garanton privilegje karshi të tjerëve dhe mbrojtje karshi ligjit, kur ti e shkel atë. Në Shqipëri është krijuar një aleancë mes njerëzve të korruptuar të politikës, drejtësisë dhe shtetit në tërësi, e cila ka marrë trajtën e një sekti të rrezikshëm fetar, ku të gjithë mbrojnë të gjithë. Ky sekt "masonerik" ka pushtuar dhe paralizuar çdo qelizë të shtetit dhe drejtësisë, duke deformuar të gjithë mekanizmin e tij. Dhe mbi të gjitha e më keq, ka deformuar edhe sistemin e demokracisë si formë e ushtrimit të pushtetit. Ajo që Blushi thotë se feja islame po e shtrin ndikimin e saj vrullshëm, duke shfrytëzuar varfërinë rurale e urbane, është e vërtetë. Por politika e korruptuar e ka bërë këtë para fesë islame. Të paktën në dy proceset fundit zgjedhore, vendore dhe parlamentare, në shumë raste ishte paraja që vendosi se kush do të shkonte në parlament e bashki dhe jo vota e lira e vullneti i popullit. Ashtu siç mund të shkojnë në një xhami për të marrë një trastë me ushqime, njerëzit e varfër shesin votën për 10 mijë lekë të vjetra dhe kjo e dyta është shumë e frikshme se shtrirja e islamit ndër hallexhinj.

Shumica e atyre që kërkojnë të futen në politikë e bëjnë këtë jo për arsye ideologjie, por sepse mendojnë se kështu mund të përfitojnë atë që meritojnë, por nuk ia japin, sepse mendojnë se kështu mund të përfitojnë edhe atë që nuk e meritojnë, sepse mendojnë se mund të vjedhin dhe të mos ndëshkohen. Kjo është feja më e re në Shqipëri dhe më e rrezikshmja njëkohësisht. Në Shqipëri nuk ka thjeshtë korrupsion, por një frymë të ngritur deri në nivelin legjionar dhe si i tillë, ai mund të luftohet dhe zhduket po aq sa ç'mund të luftohet dhe zhduket një vëllazëri fetare. Ky mund të jetë rreziku më i madh aktualisht për shoqërinë dhe vendin tonë.

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Temë për debatDEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.09.2014)
HOXHA I SANXHAKUT KËRKON RRËNJËT ILIRENga GANI MEHMETAJ (04.08.2014)
SHPREHEN SHQETËSIME PËR ELIMINIMIN E VOA-s SHQIPNga FRANK SHKRELI (04.08.2014)
PUTINI PO ECËN NË GJURMËT E STALINITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.08.2014)
ME NJË KANDIDAT, POR SËRISH TË PËRÇARËNga ARBEN LLALLA (04.08.2014)
SFIDË NDAJ SKEMAVELibri 'Traumat e tranzicioni' i Elida BuçpapajtNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.07.2014)
ALO VAÇENga ELIDA BUÇPAPAJ (04.07.2014)
Në kuadrin e kthimit të eshtrave në atdheMIRËSARDHE ALI BEJ KËLCYRANga RESHAT KRIPA (04.05.2014)
PARALAJMËRIME ALARMISTE PËR NGROHJEN GLOBALENga FRANK SHKRELI (04.05.2014)
BLOGSHQIPTARËT I LAJTHISIN NË KAOS – MIT’HAT FRASHËRI,PËLLUMB XHUFI, FATOS LUBONJA ETJ.Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]