VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NDALENI KËTË MASKARADË NË DREJTËSINga MENTOR KIKIA

                                                                                      

E Mërkurë, 11.13.2024, 02:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NDALENI KËTË MASKARADË NË DREJTËSI
Nga MENTOR KIKIA

E Djelë, 04.13.2014, 07:53am (GMT+1)


Një letër e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, drejtuar presidentit dhe KLD-së për të hetuar vendimet e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni, i ka shkaktuar reagime nervoze në mbledhjen e së premtes në KLD, ku Gjoni është anëtar. Por njëkohësisht i ka hapur kapakun pusetës së sistemit gjyqësor shqiptar, posaçërisht "sipërmarrjes" më të madhe të zezë në Shqipëri, Apelit të kryeqytetit.

Një nga gjyqtarët më të përfolur në sistemin e drejtësisë sonë, historikisht i afërt me pushtetin e PD-së, Gjin Gjoni, tani akuzohet publikisht nga eprori i tij administrativ, Alaudin Malaj, se fiton miliona euro nga vendimet klienteliste dhe në kundërshtim me ligjin. Malaj rendit disa vendime të bëra publike edhe në media më herët, të Gjonit, nga ajo e lirimit të një trafikanti ndërkombëtar droge deri tek manipulimi i provave të një aksidenti, me vdekjen e një fëmije, që ka shkaktuar, sipas tij, vetëgjykatësi. Megjithatë, duhet të pritet për të mësuar se çfarë dhe përse ka plasur në Apelin e Tiranës, derisa çështja ka shkuar në këtë pikë, pasi gjyqësori i korruptuar, sekretin dhe aleancën brenda "˜vëllazërisë' e ka kod siçilian, përmes të cilit hajdutët e ligjit mbështesin dhe mbrojnë njëri-tjetrin. Por, edhe pa i rreshtuar Alaudin Malaj këto çështje, ka qenë media më herët që ka bërtitur sa ka mundur, por pa e dëgjuar askush, veç njerëzve të thjeshtë, që çdo ditë e më shumë thonë se në këtë vend nuk jetohet më dhe se ky vend s'ka për t'u bërë kurrë.

Në fakt, me këtë drejtësi, ky vend ka për t'u bërë edhe më keq nga ç'është dhe këtu pesimizmi për të ardhmen nuk ka pse të maskohet hiç. Rreth tre vjet më parë, policia arrestoi me bujë një trafikant turk, Abduselam Turgut, i cili kërkohej nga drejtësia gjermane për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës. Pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë për mbajtjen e tij në burg deri në ekstradim, ishte Gjin Gjoni në Apel, që ndryshoi masën e sigurisë, duke e kaluar në arrest shtëpie, në një apartament pa adresë, ose me një adresë alla shqiptarçe "pallati tetëkatësh tek kthesa e Kamzës".

Një ditë më pas, ndërsa gazetarët ishin në kërkim të pallatit "tek kthesa e Kamzës", bashkë me ta nëpër shkallët e pallateve, përgjatë rrugës së Kamzës, hipnin e zbritnin edhe inspektorët e policisë që kërkonin apartamentin ku "vetëruhej" në arrest shtëpie trafikanti turk. Por as gazetarët dhe as policia nuk e gjetën as shtëpinë dhe as të kërkuarin. Disa herë me radhë mediat i kushtuan vëmendje këtij rasti të paprecedent dhe unik për nga mënyra e shkeljes së ligjit, pasi zbuluan se i kërkuari ishte "siguruar" në arrest shtëpie pa njoftuar policinë, e cila duhej të merrte masa për ruajtjen e tij në shtëpi. Por në KLD askush nuk deshi të merrej me këtë çështje. Ishte koha kur KLD-ja, e drejtuar nga Bamir Topi e Kreshnik Spahiu po shndërrohej në parti politike dhe nuk kishte kohë të merrej me kriminelët dhe trafikantët që ricikloheshin për t'u hedhur sërish në tregun e krimit...

Prej katër vjetësh vajza me shtetësi suedeze e biznesmenit të ndjerë Vehbi Velija, Anna Nordstrom, endet dyerve të gjykatave për të marrë dëshminë e trashëgiminë, pasi ka depozituar në gjykatë dokumentet e shtetit të saj dhe certifikatën e lindjes, lëshuar nga shteti suedez, me atësinë e Vehbi Velisë. Është vetëm një dëshmi trashëgimie.... Por me radhë, 5 gjyqtarë, pasi e mbanin dosjen nga 4-5 muaj pa e filluar çështjen, jepnin dorëheqjen. Avokati i palës tjetër në këtë çështje vinte nga studioja e avokatisë që kishte pasur ministri i Drejtësisë së kohës, Eduard Halimi. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese e konsideron zvarritjen si shkelje e rëndë dhe mohim i së drejtës për të pasur një proces gjyqësor normal dhe urdhëron zhvillimin e gjyqit. Ndaj gjyqtarëve u bë ankesë disa herë, por asnjëherë nuk u mor asnjë masë. Aktualisht çështja është në Gjykatën e Apelit në Tiranë dhe i është caktuar një prej tresheve standarde në këtë gjykatë, nga ato që funksionojnë si grupe solide prej vitesh. Ka që në korrik 2013 që çështja i është ngarkuar kësaj trupe gjyqësore, por edhe pas 10 muajsh, ende ata nuk kanë caktuar një datë për shqyrtim. Sërish ka dhjetëra ankesa për mosfillimin e çështjes, por sërish nuk ka asnjë masë ndaj gjyqtarëve që e mbajnë dosjen në sirtar. Aktualisht më shumë se dokumente të dosjes gjyqësore, ka ankesa që avokati i zonjës Nordstrom u ka dërguar në seri Ministrisë së Drejtësisë, KLD-së dhe Avokatit të Popullit.

Do të duhet të shkruhen libra, nëse u referohesh skandaleve pa fund dhe peripecive të njerëzve me drejtësinë në këtë vend. Korrupsioni në këtë sistem nuk është se lidhet me një rast apo një person. Ai ka marrë përmasat e një fatkeqësie kombëtare, duke paralizuar, deformuar dhe shkatërruar hallkën më të rëndësishme të shtetit. Vëzhgues të ndryshëm e kanë cilësuar atë një korporatë të paprekshme, që vepron brenda "˜ligjësisë' së vet informale.

Por nga mënyra e organizmit, korrupsioni në drejtësi ka marrë trajtën e një organizate të strukturuar kriminale. Nuk është aspak e ekzagjeruar, por duhet pranuar se kupola e krimit të organizuar nuk është aspak ilegale, por mu brenda në sistemin e drejtësisë. Me një vendim, një gjykatës i korruptuar hedh në kosh punën hetimore prej muajsh e vitesh madje, të policisë e prokurorisë. Ka shumë gjykatës që duhet të ishin me kohë pas hekurave, pasi janë më të rrezikshëm edhe se shumica e kriminelëve që janë sot në burg për vrasje, grabitje e rrëmbime. Duke iu referuar gjendjes së territorit në vend, kryeministri Rama e cilësoi atë një emergjencë kombëtare. Pastaj si emergjencë u vlerësua edhe situata mjedisore. Por është pikërisht sistemi i drejtësisë, emergjenca më e madhe që ka ky vend. Është korrupsioni në këtë sistem që ka marrë peng shtetin dhe ka shndërruar ligjin në mall, i cili shitet sipas bursës së caktuar nga vetë tregtarët e tij.

Kjo ushtri kriminelësh në radhët e drejtësisë ka shkatërruar përfundimisht besimin e njerëzve tek drejtësia dhe shteti i tyre, duke vrarë edhe përpjekjet e njerëzve të ndershëm e të guximshëm në radhët e drejtësisë për të vënë rregull në këtë xhungël. Tashmë bomba me siguresë të hequr i është lënë në derë KLD-së, jo më si një alarm publik dhënë nga media, para të cilit ky organ duhet të reagojë me iniciativën e tij, por si një ankesë zyrtare adresuar atij nga një prej zyrtarëve të rangut më të lartë të sistemit të drejtësisë. KLD-ja është tashmë jo më para provës nëse do të vërë dot apo jo drejtësi brenda vetes dhe krejt sistemit, por a është apo jo një Këshill i Lartë Drejtësie, apo Këshilli i "masonerisë" së të korruptuarve, që u siguron imunitet njerëzve që kanë marrë peng drejtësinë dhe po pasurohen duke shitur ligjin.

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E VËRTETA ËSHTË GJITHMONË VIKTIMA E PARËNga FRANK SHKRELI (04.10.2014)
DISA KARAKTERISTIKA TË PROTESTËS PARA SHTËPISË SË BARDHË DHE AMBASADES SË MALIT TË ZI NË UASHINGTONNga ARTUR VREKAJ (04.10.2014)
FEJA SI POLITIKË DHE POLITIKA E KORRUPTUAR SI FE - OSE 'MASONERIA' E RE SHQIPTARENga MENTOR KIKIA (04.09.2014)
Temë për debatDEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.09.2014)
HOXHA I SANXHAKUT KËRKON RRËNJËT ILIRENga GANI MEHMETAJ (04.08.2014)
SHPREHEN SHQETËSIME PËR ELIMINIMIN E VOA-s SHQIPNga FRANK SHKRELI (04.08.2014)
PUTINI PO ECËN NË GJURMËT E STALINITNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.08.2014)
ME NJË KANDIDAT, POR SËRISH TË PËRÇARËNga ARBEN LLALLA (04.08.2014)
SFIDË NDAJ SKEMAVELibri 'Traumat e tranzicioni' i Elida BuçpapajtNga SKËNDER BUÇPAPAJ (04.07.2014)
ALO VAÇENga ELIDA BUÇPAPAJ (04.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]