VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - The Guardian: MIRË SE VINI NË SHQIPËRI

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 02:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
The Guardian: MIRË SE VINI NË SHQIPËRI
E Hënë, 11.23.2009, 05:09pm (GMT+1)





Ne, në perëndim, mund të jemi të vetëkënaqur me Bashkimin Evropian, por për Ballkanin e trazuar BE-ja ofron një vizion shprese.

Ku tjetër në tokë 88 për qind e qytetarëve dëshirojnë të na bashkohen ne, në klubin më pak të mikpritshëm të botës? Merrni për në jug të Brukselit. Po shkojmë në Shqipëri, sepse aty do të gjejmë diçka, për të cilën mund të ndihemi paksa të turpëruar vetëkënaqjen me stilin tonë të jetesës.

Shqipëria? Ekonomia e këtij vendi do të ketë rritje këtë vit (rreth 2 për qind) në kohën kur pjesa dërrmuese e botës po njeh rënie. Sistemi politik vazhdon të jetë i trazuar qysh pas zgjedhjeve të qershorit, që përfunduan me rezultat aq të ngushtë, sa socialistët humbës vazhdojnë të braktisin parlamentin dhe mbushën rrugët e Tiranës me protestues në fundjavë.

Megjithatë, javën e kaluar, Shqipëria morri dritën e gjelbër për të negociuar anëtarësimin me BE-në. Shpërblimi përfundimtar për vjet të tëra përpjekjesh mund të jetë vetëm pak vjet larg, për më tepër me një mbështetje prej 88 për qind për anëtarësim.

Kur dëgjoni presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, të paraqesë versionin e tij, ai shtrihet në fund të vijës së verdhë të Brukselit. Dhe, kur ktheheni në Tiranë, disa vjet pas vizitës së fundit atje, gjeni një aeroport të ri, një rrugë të re që e lidh aeroportin me kryeqytetin, rrugët të mbushura me dyqane, kafene në çdo qoshe, pallate që kapin qiellin. Vetëm gropat në rrugë mbeten të njëjta.

Një ndjesi energjie dhe përparimi duket se të mbërthen nga fyti në Shqipëri. Vendi i vogël e i varfër, me një histori të pazakontë staliniste, po i kthen 17 vjetët e lirisë në diçka të jashtëzakonshme.

Riparimi i pjesëve të dëmtuara me pjesë të reja e të shëndetshme, por edhe mëkatet e vjetra i gjen së bashku.

Parkingjet janë të mbushura me Mercedes-benz. Por, kjo është vetëm një pjesë e historisë së mbijetesës, mirësisë, por edhe humorit. Nëse ky do të jetë vendi i 28-të apo i 29-të i Unionit, atëherë do të ketë diçka për të festuar: Kjo lidhet me vazhdimësinë e një ideje, që ne, të zhytur thellë në padijen e tabloidëve, kemi humbur imagjinatën për ta përqafuar.

Çfarë shikojnë 88 për qind e shqiptarëve kur hedhin vështrimin përreth? Një Greqi e merakosur për ta pranuar Shqipërinë. Një mori vizitash dhe fjalimesh nga zyrtarët e lartë të diplomacisë britanike, përfshirë Dejvid Milibend apo Glenis Kinok, që kërkojnë zgjerimin e Unionit. Dhe një veri, jug, lindje dhe perëndim të trazuar.

Kroacia dhe Sllovenia përjetuan një ndarje të dëmshme rreth vijës kufitare detare. Bosnja është sërish në krye të paqëndrueshmërisë në Ballkan, derisa baraspeshat burokratike po prishen. Serbia, ndonëse me një president të zotin, ende kërcënohet nga brenda nga nacionalizmi i vjetër dhe ogurzi.

Kurse, Kosova është një katastrofë etnike në pritje për të ndodhur. Kemi dhe dy fëmijët që kanë zënë këmbët, Maqedoninë e Malin e Zi. Dhe, çdokush i trembet zhytjes së sërishme të rajonit në mosbesim dhe ndëshkim.

Nëse bisedon me njerëz nga të gjitha anët e Ballkanit, BE-ja është përgjigjja e parë që iu vjen në gojë. Na ndihmoni të ndihemi diçka më shumë se sa pjesë të mbetura në fund të kontinentit. Na bëni ta ndjejmë e ta kuptojmë se nëse bëjmë përparimin e kërkuar, ju do të na shpërbleni.

Dhe, kjo është arsyeja pse duhet parë përreth 1200 miljeve nga Tirana në Londër e përreth. Ju do të supozoni se nga fakti se Kethrin Eshton, shefja e re e kandiduar e diplomacisë evropiane, nuk është e zgjedhur nga vota, kjo e bën diplomacinë evropiane të pakuptimtë.

Por, nuk është kështu. Politika e jashtme që ka vlerë për ne të gjithë, është ajo që përfshin stabilitetin afër shtëpisë sonë dhe marrëdhëniet përreth kufijve tanë.

A mund të ndalojë ky koncept në Padëkale? Kjo tingëllon si shaka e keqe në muajin kur Lufta e Parë Botërore filloi në Sarajevë.

Kjo është fyerje për trupat britanike që përpiqen të ruajnë paqen e brishtë në Kosovë dhe në Bosnjë. Një iluzion që bën të harrojmë mësimet e jashtëzakonshme të jetës evropiane që nga rënia e Murit të Berlinit. Është një mohim për një botë që dëshiron të jetë më afër.

Një Bashkim Evropian me 34 vende, apo më shumë? Ai po vjen përmes një perdeje dyshimi apo mungese mirësjelljeje nga ana jonë.

Nëse keni nevojë për një vizion që ta duartrokisni, ejani në sheshin "Skënderbej", në Tiranë, dhe gjeni pak shpresë në mes të gropave të rrugës.

 

(http://www.evropaelire.org 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Financial Times": EVROPA RREZIKON LARGIMIN NGA REALITETI (11.22.2009)
HISTORIA, ARDHMËRIA DHE FATI JONË JANË TË NGJASHËMNga PROF. DR. AHMET DAVUTOGLU, Ministër i Jashtëm i Turqisë (11.20.2009)
BOSNJA ENDE NË UDHËKRYQNga HEATHER MAHER (11.19.2009)
The Times: Myslimanët kthehen kundër Darvinit (11.19.2009)
GARTON ASH: HUMBJA E KUJTESËS, RREZIK I MADH (11.18.2009)
Financial Times: ZGJERIMI I BALLKANIT (11.17.2009)
New York Times: PRESIDENTI OBAMA NË KINË (Editorial) (11.16.2009)
SËRISH NË APOKALIPSNga GAIL COLLINS, New York Times (11.14.2009)
"Economist": RËNIA E NATALITETIT NË BALLKAN (11.13.2009)
PËRCEPTIMI I NDRYSHËM I DIKTATURAVE NGA INTELEKTUALËT - Idealizmi vrasës Nga PAUL HOLLANDER, Washington Post (11.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]