E Djelë, 12.08.2024, 03:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KOALICIONI NDËRKOMBËTAR KUNDËR GRUPIT TERRORIST ISIL
Nga FRANK SHKRELI

E Djelë, 09.14.2014, 06:09pm (GMT+1)




Shtetet e Bashkuara, nuk humbën kohë për të venë në lëvizje sa më shpejtë zbatimin e strategjisë të Presidentit Barak Obama të njoftuar javën që kaloi, për të luftuar grupin terrorist ISIL/ISIS në Irak dhe në Siri. Si një ndër masat e para, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry në një deklaratë për median dje njoftoi se Gjenerali në pension, dhe ish-komandanti i forcave amerikane në Afganistan, John Allen do të marrë përsipër rolin e Bashkrenduesit të Koalicionit Ndërkombëtar për të luftuar grupin terrorist ISIL në Irak dhe në deklaratë për media, qeveria shqiptare tha se do të mbështesë qeverinë e Irakut me
armë e municione për të luftuar këtë organizatë terroriste duke shtuar se, "Çdo vendim dhe kontribut i Shqipërisë në këtë drejtim, është i mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe i sinkronizuar me partnerët tanë strategjikë e aleatët tanë në NATO e në BE", thuhet më tej në deklaratën e qeverisë së Shqipërisë.

Edhe Presidenti Obama, gjatë fjalimit të përjavshëm në radio tha të shtunën se Gjenerali John Allen do të shërbejë si përfaqsues i tij i posaçëm për të organizuar dhe për të bashkrenduar veprimtaritë e koalicionit global në rritje e sipër, kundër grupit terrorist ISIL. Në fjalimin e tij javor në radio, Presidenti Obama tha se "Për të përballuar këtë kërcënim, ne duhet të jemi të mençur dhe të përdorim fuqinë tonë me mençuri dhe kujdes. Dhe njëkohsisht", shtoi ai "të evitojmë gabimet e së kaluarës." Fuqia ushtarake amerikane", tha Presidenti Obama, "nuk e ka shoqen në botë, por kjo ndërmarrje nuk do të thotë se duhet të jetë vetëm lufta e Amerikës." Udhëheqsi amerikan tha në fjalimin e tij të përjavshëm të shtunën se, "Ajo që nevojitet tani është një fushatë e pamëshirshme antiterroriste, me objektiva të caktuara kundër grupit ISIL, duke kombinuar fuqinë ushtarake ajrore amerikane me kontributet e aleatëve dhe partnerëve amerikanë dhe duke mbështetur më shumë forcat të cilat janë duke luftuar terroristët në Irak.
Ai siguroi amerikanët, se "Kjo është pikërisht, ajo që jemi duke bërë tani", u shpreh Presidenti.

Z. Obama tha në fjalimin e tij javor se edhe shtete të tjera po i bashkohen koalicionit anti-terrorist, duke shtuar se disa shtete arabe kanë pranuar tanimë që të shtojnë ndihmat e tyre për qeverinë e re të Irakut dhe kanë rënë dakort që të bëjnë atë që u takon në luftën kundër terroristëve të grupit ISIL, përfshirë edhe "aspektet ushtarake", tha udhëheqsi amerikan.

Ndërkaq, opozita republikane dhe kundërshtarët e tij politikë e kanë kritikuar Presidentin Obama se ka pritur shumë kohë për të organizuar një koalicion ndërkombëtar për të sulmuar grupin terrorist ISIL dhe se duhej të ndërmerrte më heret sulmet kundër këtij grupi. Por, administrata Obama ka vazhduar të theksojë nevojën dhe rëndësinë e krijimit të një koalicioni ndërkombëtar për të luftuar grupin terrorist, ISIL.

Gjenerali Allen duket se e njeh mirë rrezikun që vjen nga grupi terrorist ISIL. Në një artikull me titull "Të shkatërrohet tani shteti islamik" ISIL, të botuar muajin që kaloi, Gjenerali John Allen ka shkruar se grupi terrorist ISIL përbën një rrezik të vërtetë jo vetëm ndaj ekzistencës së Irakut, por edhe ndaj rendit dhe sigurisë në Europë dhe në Amerikë. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim, u shreh ai në artikull, se grupi terrorist ISIL, "përbën një rrezik të qartë dhe të tanishëm ndaj Shteteve të Bashkuara." E vetmja pyetje, shtoi ai, është nëse Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët e tyre, do të veprojnë vendosmërisht tani, për derisa kanë ende kohë për të influencuar situatën dhe për të shkatërruar grupin islamik, ISIL. Në artikullin e tij të botuar më 20 gusht, Gjenerali John Allen u shpreh gjithashtu se influenca e rekrutëve të huaj në radhët e këtij grupi terrorist, sidomos të atyre nga Perëndimi, do të ndihet në shtetet europiane dhe në Amerikë për shumë vjetë në të ardhmen -- pa marrë parasyshë se cili do të jetë fati dhe kauza e grupit terrorist, ISIL. Gjenerali Allen e përfundon shkrimin e tij duke shprehur besimin e tij se një përgjigje e gjithëanshme amerikane dhe ndërkombëtare tani, është jetike për shkatërrimin e këtij grupi dhe për zhdukjen e këtij kërcënimi. Grupi ISIL i cili e quan veten "Shteti Islamik", shkruan Gjenerali Allen, nuk ka të bëjë aspak me njerëzimin dhe si i tillë duhet të zhduket. "Në qoftë se nuk veprojmë tani, do t'a paguajmë më vonë", paralajmëroi gjenerali amerikan John Allennë artikullin e tij të muajit të kaluar.

Gjenerali Allen -- i posa emëruar nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në detyrën e Bashkrenduesit të Koalicionit Ndërkombëtar për të luftuar grupin terrorist, ISIL dhe përfaqsues i posaçëm i Presidentit Obama për Koalicionin Global kundër grupit terrorist ISIL -- ka një përvojë të gjatë në Lindjen e Mesme dhe ka punuar ngusht me udhëheqës të ndryshëm të shteteve të atij rajoni, përfshirë edhe përfaqsues të grupeve të ndryshme fetare. Gjenerali Allen është një veteran misionesh të vështira dhe sfiduese në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Afganistan, por mbetet për tu pa nëse do të ketë sukses në misionin e tij më të fundit dhe ndoshta më të vështirë dhe më sfidues se çdo një tjetër ndërmarrje të më parëshme të karierës së tij.




FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJYKATA KUSHTETUESE NUK KA PSE TË HEDHË POSHTË APO TË VONOJË VERDIKTIN E 8 QERSHORITNga AGRON ALIBALI (09.13.2014)
STRATEGJIA E PRESIDENTIT OBAMA KUNDËR GRUPIT TERRORIST ISILNga FRANK SHKRELI (09.11.2014)
AMERIKËN NUK DO TA MBANTE TOKA PO TË MOS PËRGJIGJEJ DENJËSISHT KUR U SULMUEN QIEJT E SAJNga RAMIZ LUSHAJ (09.11.2014)
RUSIA DHE BALLKANI - ÇËSHTJE E PËRHERSHME SHQETËSIMINga FRANK SHKRELI (09.10.2014)
IN MEMORIAM MIKUT TIM, ABDURRAHMAN KRESHPANga RESHAT KRIPA (09.09.2014)
'NE DHE JU' - ATDHEU DHE DIASPORANga UK LUSHI (09.08.2014)
GUVERNATORIN NUK E SHKARKOJE DOT, ZOTI KRYEMINISTËR, POR ERION VELIAJN, SIGURISHT! (09.07.2014)
DHJETË KËSHILLAT E PAPËS PËR TË QENË I LUMTURNga FRANK SHKRELI (09.06.2014)
Ne 65 vjetorin e ndarjes nga jetaMIT'HAT FRASHËRI, MEDET, S'KE NJË SHTATORE!Nga RESHAT KRIPA (09.05.2014)
DOM SIMON FILIPAJ: “SHQIPTARË: FLISNI SHQIP ME ZOTIN”Nga FRANK SHKRELI (09.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]