E Hënë, 11.11.2024, 07:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KRYEMINISTRI RAMA DUHET PËRSHËNDETUR DHE DUHET PËRKRAHUR FUQIMISHT PËR HIMARËN
Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

E Djelë, 12.07.2014, 10:13am (GMT+1)



    Përmes faqes së internetit të gazetës "Panorama" të datës 05 dhjetor 2014, u njoha me informacionin me titull "Debati me Dulen, Rama: Himara s'është minoritet".

    Unë mendoj se Kryeministri Rama, për herë të parë gjatë këtyre 24 viteve që na kanë shurdhuar veshët tellallët e shpëlarë të Athinës, si puna e Dules dhe e Bollanos për Himarën si zonë "minoriteti", ka reaguar si burrë shteti dhe, tërthorazi, u ka treguar vendin përfaqësuesve më të lartë të shtetit shovinist grek, si ish-presidentit Stefanopulos dhe presidentit të tanishëm Papulias, të cilët, i pari Korçën e ka quajtur vllaho-greke dhe Himarën greke, kurse i dyti, në faqen e Presidencës, Himarën e quan greke.

    Ky Dulja nuk e kuptuaka vallë që është bërë si gjellë e prishur me deklaratat e tija dalëboje për Himarën si zonë "minoriteti" dhe për gjoja mosrespektimin e të drejtave të minoritetit? Shqipëria ka qenë dhe është model i respektimit të të drejtave të minoritetit grek, ashtu siç ka qenë dhe vazhdon të jetë model në mbarë botën për tolerancën fetare. Kurse Athina zyrtare, prej së cilës Dules i vijnë orientimet dhe udhëzimet me ngarkesë shoviniste në qëndrimin ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk njeh kurrfarë minoriteti shqiptar në Greqi, nuk i lejon çamët të shkojnë të shikojnë vatrat e tyre stërgjyshore, çamët ortodoksë në Çamëri nuk i lejon të flasin shqip në mjediset publike.

 Madje ky Dulja është kaq ekstremist në qëndrimet e veta ndaj Çështjes Çame, saqë të krijohet përshtypja sikur ai është punonjës i ministrisë së jashtme greke dhe jo qytetar i Republikës së Shqipërisë, kur deklaronte (kur diskutohej Rezoluta për Çamrinë) se nuk ekzistuaka Çështje Çame! Po ku është Shpëtim Idrizi, kryetari Partisë që përfaqëson popullsinë çame në Shqipëri? Pse nuk del haptas në përkrahje të Kryeministrit Rama? Po ku janë kryetarët e partive të tjera parlamentare ose jashtëparlamentare, në pushtet ose në opozitë? Pse nuk dalin në përkrahje të Kryeministrit Rama për këtë çështje madhore me rëndësi kombëtare? Ku janë analistët, moderatorët, gazetarët? Pse heshtin, në vend që t'i nxjerrin bojën Dules dhe pallavrave të tij për Himarën zonë "minoriteti"?

    Në debatin me Dulen, Kryeministri Rama deklaroi:
    "... unë besoj se sa të ketë Parti Socialiste të Shqipërisë në këtë vend, Himara nuk do të jetë një çështje për diskutim".

    Kjo është një deklaratë e shkëlqyer e një Kryeministri Shqiptar që di t'i dalë zot çështjes kombëtare, ashtu siç i doli Kosovës në Beograd. Por problemi është se Dulja ka qenë sekretar personal i Janullatosit. Pra, Dulja Janullatosin e ka udhëheqës shpirtëror. Prandaj Kryeministri Rama duhet të korrigjojë një gabim të madh që Partia Socialiste bëri kur në Projektkushtetutën që u hodh në referendum në vitin 1998, e hoqi nenin e Projektkushtetutës së vitit 1994, sipas të cilit krerët e komuniteteve fetare duhet të jenë me gjuhë, me prejardhje dhe me shtetësi shqiptare. Heqja e atij neni në Projektkushtetutën e vitit 1998, i hapi rrugën Janullatosit  të pushtonte kreun e kishës ortodokse fanoliane, çka e lejoi Ramiz Alia në takimin që pati me Micotaqisin në shkurt të vitit 1991. Prandaj, po nuk u largua Janullatosi nga Shqipëria dhe kishës fanoliane t'i kthehet pavarësia, ne do të vazhdojmë të dëgjojmë teneqet e shpuara të Dules për Himarën zonë "minoriteti". Madje Dulja kërkon t'i japë "leksione" Kryeministrit Rama se na qenka KE-ja ajo që përcaktuaka se ku na qenkan zonat e minoritetit! Unë mendoj se Dulja është zëdhënës i Athinës në parlamentin shqiptar dhe kur i përmend Kryeministrit Rama Këshillin e Evropës për punën e Himarës, duhet nënkuptuar paralajmërimi  që Greqia po i bën Shqipërisë se po nuk u njoh Himara si zonë minoriteti, atëherë eurodeputetët grekë do të votojnë kundër pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Do të ishte mirë që Kryeministri Rama të kërkonte të bënte një vizitë në Athinë dhe atje t'ia thoshte asaj të katër të vërtetat në sy, jo vetëm për punën e Himarës, por edhe për ligjin idiot të luftës dhe për Çështjen Çame. Grekët kuptojnë vetëm gjuhën e fortë dhe atëherë dinë të sillen siç duhet sjellë me fqinjin që kanë pranë. Gjuhën e butë, siç e ka përdorur deri tani Tirana zyrtare në marrëdhëniet me ta, grekët nuk e kuptojnë dhe madje bëhen arrogantë karagjozë, duke e shkrehur inatin te emigrantët shqiptarë.


    Dulja le të merret më mirë me Partinë e tij, e cila është rrudhosur kaq shumë, saqë vetëm një duledeputet ka nxjerrë nga elektorati i saj. Figura të tjera të njohura të minoritetit, kanë shtegtuar nëpër dy partitë e mëdha. Madje Dulja e ka ca si tepër edhe atë postin e zëvendëskryetarit të parlamentit shqiptar.

Santa Barbara, Kaliforni
07 dhjetor 2014


Prof. Dr. ESHREF YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HISTORIA E GIORGIO AMBROSOLIT TË KUJTON SKANADALET BANKARE NË SHQIPËRINga ELIDA BUÇPAPAJ (12.06.2014)
NJË SHQIPTARO-AMERIKAN PËR GUVERNATOR TË BANKËS SË SHQIPËRISË?Nga FRANK SHKRELI (12.05.2014)
HUMB RUSIA, HUMB SERBIA!Nga FRANK SHKRELI (12.03.2014)
DËSHMI TË KRIMEVE KOMUNISTENëpër faqet e librit “Rikthimi i dhimbjes”Nga Prof. dr. ESHREF YMERI (12.02.2014)
7 PRILL 1939 - 29 NËNTOR 1944, ÇFARË IU NDODHI SHQIPTARËVE MIDIS DY TË PREMTEVET'i çlirojmë shqiptarët nga festa e çlirimitNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.01.2014)
IBRAHIM RUGOVA - NJERIU QË BËRI MIQ PËR KOMBIN SHQIPTARMe rastin e 70-vjetorit të lindjesNga FRANK SHKRELI (11.30.2014)
Barometri diplomatikPO, FESTË MBARËKOMBËTARE SHQIPTARE, POR JO EDHE GJITHËSHTETËRORE DERISA TË RIBASHKOHET SHQIPËRIA ETNIKENga Prof. dr. MEHDI HYSENI (11.30.2014)
JO 29 NËNTORIT!Ky opinion është shkruar dhe botuar një vit më parëNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.29.2014)
Barometri diplomatikJO, SERBISË 'DALJE NË DET'Prof. Dr. MEHDI HYSENI (11.29.2014)
DUKE RIPARË NJË DOKUMENTAR, NJË SHKRIM I PARA TRE VITEVERefleksion nga RESHAT KRIPA (11.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]