VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DR ELEZ BIBERAJ -  SHQIPËRIA DHE SFIDAT E TRANZICIONITNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Shtunë, 10.12.2024, 07:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
DR ELEZ BIBERAJ -  SHQIPËRIA DHE SFIDAT E TRANZICIONIT
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 12.23.2014, 09:55pm (GMT+1)



Të hënën ndodhej në Tiranë një delegacion i Bashkimit Europian (BE) i kryesuar nga euro-deputeti Eduard Kukan me misionin për të ndërmjetësuar midis palëve për zgjidhjen e ngërçit politik, zgjidhje e cila shpresohet se do të çonte në rikthimin e opozitës në Kuvend pas një mungese prej disa muajsh.  Në Tiranë, përfaqsuesi europian zhvilloi takime "ecejake" midis zyrave të kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqsit të opozitës, Lulzim Basha.  Duket se ndërmjetsimi ndërkombëtar nuk ia doli as kësaj here, ashtu siç nuk ka qenë i suksesshëm as në raste të tjera në përpjekjet e miqëve ndërkombëtarë për të bindur klasën politike shqiptare që të bashkpunojnë me njëri tjetrin për të mirën e vendit.  Përfaqsuesi i BE-së, Eduard Kukan u shpreh se ishte në Tiranë, "për të vendosur dialogun politik që është shumë i rëndësishëm, për të zhvilluar një politikë evropiane të suksesshme."
 
Është me të vërtetë e pabesueshme se pas 25 vjetësh ç'prej shëmbjes së regjimit komunist, në fillim të shekullit 21, një shtet në zemër të Europës siç është Shqipëria, ka nevojë për një diplomaci "ecejake" ndërkombëtare për të ndërhyrë për zgjidhjen e mosmarrveshjeve politike midis pozitës dhe opozitës.  Diplomacia "ecejake" është përdorur zakonisht në nivel ndërkombëtar, midis shtetesh historikisht armiqësore me njëra tjetrën, me qëllim për të ndaluar keqësimin e mëtejshëm të marrëdhënjeve midis tyre dhe për të parandaluar ndonjë luftë të mundshme që do të kërcënonte rendin dhe paqën ndërkombëtare.  Andaj rasti i ushtrimit të diplomacisë "ecejake" europiane, në kontekstin e një politike të mbrendshme të një vendi, midis dy palëve politike siç është Shqipëria, mund të jetë i vetmi rast ku një palë e tretë nga jashtë, përpiqet të zgjidhë mosmarrëveshjet dhe ngërçin politik të mbrendshëm të një vendi  anëtar i aleancës së NATO-s e që madje aspiron të bëhet edhe anëtar i komunitetit europian.   Pyetja është se kush e do më shumë  dhe kush po punon më fort për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Bashkimi Europian apo klasa politike shqiptare.  Është kjo një pyetje që ka ndjekur politikanët shqiptarë të 25-viteve tranzicion, përgjigja e së cilës më në fund do të vendosë antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ose do ta le atë përgjithmonë në dorë të një autokrati ose një tjetri, të tipit Vladimir Putin ose Rexhep Taip Erdogan.  

Tranzicioni nga komunizmi në demokraci nuk ka qenë i lehtë në asnjë prej shteteve të Europës Lindore dhe Qëndrore, por siç dëshmon edhe vizita e Eduard Kukan në Tiranë të hënën, Shqipëria është gjithnjë vendi që po përballet me probleme serioze politike të një vendi ku tranzicioni i suksesshëm, nga sistemi komunist në një demokraci të vërtetë, po merr më shumë kohë për tu realizuar se pothuaj kudo tjetër në Europë.
 
Sfidat dhe problemet me të cilat përballen ende vendet ish-komuniste të Europës Qëndrore dhe Lindore, qofshin ato tanimë anëtare të BE-së ose aspirante për tu antarësuar në klubin europian, janë subjekt i një libri të ri që u botua muajin e kaluar këtu në Shtetet e Bashkuara.  "Politika e Vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore: Nga Komunizmi në Demokraci", është titulli i librit që posa është botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i cili ofron për lexuesin analizat më të fundit nga akademikë dhe ekspertë më të njohur të politikës së këtij rajoni dhe të transformimit ost-komunist ose jo i vendeve ish-komuniste europiane.  Libri në terësi përshkruan qartë dhe në hollësi realitetin politik e shoqëror,  përfshirë    sfidat dhe problemet me të cilat përballet gjysma e Europës, ndërsa ekspertët mbi çështjet e vendeve të ndryshme ish-komuniste, gjurmojnë edhe potencialet dhe përfitimet që vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, si dhe Shtetet Baltike dhe Ukraina, sjellin në nivelin rajonal dhe atë ndërkombtar, në interesin e tyre dhe në interesin e përbashkët europia.    

Ekspertë dhe akademikë të ndryshëm trajtojnë secilin vend të këtij rajoni,  përfshirë edhe  kapituj me tema të ndryshme, siç është zgjërimi i BE-së dhe NATO-s, artikuj në kontekstin e tranzicionit ekonomik, problemet etnike, shfaqjet nacionaliste në rajon dhe reformat ose mungesën e reformës politike, si dhe pasojat e trashëgimisë të regjimeve komuniste në këto vende.  

Për herë të parë, botimi i tretë i këtij libri përfshinë edhe një kapitull mbi Shqipërinë, të autorit Dr. Elez Biberaj.  I njohur si ekspert i politikës shqiptare dhe asaj ballkanike dhe europiane,sin ë qarqet diplomatike ashtu edhe në ato akademike ndërkombëtare,  Dr. Biberaj është autor i tre librave dhe të jë numri artikujsh që janë botuar në gazeta e revista të njohura të politikës së jashtme në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë.  Që nga viti 2005 e deri tani, Elez Biberaj shërben si Drejtor i seksionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës dhe me kontributin e tij vazhdon të jetë njëri prej ekspertëve politikë më të sukseshëm, jo vetëm në radhët e shqiptarëve, por edhe në krahasim me shkencëtarë dhe historianë politikë këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në përgjithësi në botë.

Në kapitullin e tij të vëllimit të tretë të librit me titull, "Politika e Vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore:Nga Komunizmi në Demokraci",e redaktuar nga Sharon L.Wolchik dhe Jane L.Curry, Dr. Biberaj paraqet sfidat me të cilat përballet Shqipëria në kontekstin historik të gjëndjes aktuale.  Në studimin e tij me titull: Shqipëria Sfidat e Tranzicionit, Elez Biberaj pohon se "Ç'prej shëmbjes së komunizmit në fillim të 1990-ave, Shqipëria ka kaluar nepër një transformim thelbësor, politik, ekonomik dhe shoqëror."  Autori thekson se dikur si njëri prej vendeve më të izoluara komuniste, "Shqipëria ka shënuar vitet e fundit një nivel të rëndësishëm pjekurie politike, me një sistem politik të fortë dhe me insituticione demokratike relativisht të qëndrueshme."  Si e tillë, thotë Dr. Biberaj, Shqipëria  "është bërë një faktor i rëndësishëm në promovimin e stabilitetit rajonal dhe i vlerave demokratike në Europën jug-lindore, duke përmendur antarësimin e Shqipërisë në NATO në prill të vitit 2009 dhe dhënjen e statusit të vendit kandidat për antarësim në Bashkimin Europain, qershorin e këtij viti.

Por, Dr. Biberaj shprehet se megjithë përparimet e mëdha që ka shënuar Shqipëria   gjatë çerek shekullit të kaluar, "një pjesë e madhe e vlerave të saj demokratike mbeten të përkohëshme dhe delikate".  Ai shkruan se,  "Shqipëria e gjen veten në një udhëkryq kritik dhe se më shumë se çdo vend tjetër i Europës Jug-Lindore, ajo vuan nga një qeverisje e dobët, nga institucione të paafta dhe nga mos aftësia për të zbatuar plotësisht shtetin ligjor."   "Politika shqiptare," thekson Dr. Biberaj, "vazhdon të jetë tepër përçarëse dhe konfrontale, gjë që prekë negativisht aspiratat e Shqiptarëve për një jetë të begatshme dhe për një konsolidim demokratik kombëtar."   Z. Biberaj I kujton lexuesit se organizata Freedom House e kategorizon Shqipërinë si "gjysëm të lirë", ndërkohë që Transparency International e renditë atë si një prej vendeve më të korruptuara në Europë.  Përveç këtyre, thotë Dr. Biberaj, Shqipëria përballet me sfida të mëdha shoqërore dhe ekonomike.

Pasi për gjëndjen aktuale me të cilën përballet sot Shqipëria, Z. Biberaj jep një kontekst historik të nevojshëm për të vlerësuar sfidat para të cilave gjëndet Shqipëria sot, ai shpjegon gjithashtu zhvillimin e demokracisë, ose më mirë të themi përpjekjet jo gjithmonë të suksesshme për ndërtimin e një sistemi demokratik, gjatë këtyre 25 viteve të kaluara.  Ai përmend edhe rolin ose mungesën e luajtjes së një roli që i takon medias në zhvillimet demokratike në Shqipëri, duke thënë se "Shumica e mediave kontrollohen ose janë nën influencën e qeverisë, të një partie politike ose të ndonjë politikani. Ndërkohë që qeveri të ndryshme shqiptare e kanë etikuar veten si kampione të lirisë së shtypit, ato shpesh kanë përdorur instrumente të ndryshme presioni ndaj lirisë së shtypit, duke u mohuar atyre, ndër të tjera, edhe botimin e reklamave dhe duke u bërë lloj lloj presionesh pronarëve dhe bizniseve të tyre.  Bisnismenë të njohur, aleatë të ngushtë të qeverisë ose të partive politike të opozitës kanë blerë gazeta dhe  stacione televizioni, të cilat shërbejnë si burime me rëndësi lajmesh për mbarë popullësinë", shkruan Elez Biberaj në  artikullin e tij të zgjëruar, botuar në vëllimin e tretë të librit, "Politika e Vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore: Nga Komunizmi në Demokraci".  Për më tepër, shumë gazetarë shqiptarë, thekson Dr. Biberaj, për arsye politike dhe ekonomike, i nënshtrohen vet-censurës dhe shumë prej tyre u mungon profesionalizmi dhe etika gazetareske. Si gazetar i karierës, me një përvojë 35-vjeçare në Zërin e Amerikës, njërën prej mediave më me zë në botë, Zoti Biberaj në artikullin e tij këshillon se nëqoftse Shqipëria duhet të ketë një media të fortë, të lirë dhe të pavarur, atëherë vet, "gazetarët vendas duhet të marrin qëndrime më të forta në mbrojtje të të drejtave të tyre" ndërkohë që Drejtori i seksionit të Euro-Azisë të VOA-s njëkohsisht thekson nevojën  që "gazetarët vendas tu përmbahen me vendosmëri standardeve të gazetarisë profesionale."
 
Mbi një fushë tjetër, Dr. Biberaj mendon se politika e jashtëme e Shqipërisë do të vazhdojë të zhvillohet bazuar në prioritetet që Tirana i kushton përforcimit të marrëdhënjeve strategjike dhe të partneritetit me Shtetet e Bashkuara, si dhe antarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe zgjërimit të bashkpunimit rajonal. Z. Biberaj thotë se Washingtoni dhe Brukseli kanë ndjekur një strategji të përbashkët ndaj Shqipërisë dhe kanë investuar burime të mëdha për të avancuar demokratizimin e Shqipërisë.

Por siç duket këto burime të mëdha nuk kanë qenë të mjaftueshme për një demokratizim të vërtetë të Shqipërisë, siç ve në dukje edhe vizita e fundit në Tiranë e përfaqsuesit të BE-së, Eduard Kukan, i cili deklaroi se qëllimi i qëndrimit të tij në Tiranë të hënën, "është rivendosja e dialogut politik në Shqipëri", dhe arritja e një marrveshjeje midis shumicës dhe opozitës, që do të bënte të mundur këthimin në kuvend të opozitës dhe aleatëve të saj.

E kaluara lidhet me të tashmen me aktualitetin politik të sotëm në Tiranë.  Në përfundim,  Dr. Elez Biberaj shkruan se në kapitullin "Shqipëria Sfidat e Tranzicionit" pjesë e librit, "Politika e Vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore: Nga Komunizmi në Demokraci" -- botuar muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara  -- se "Periudha post-komuniste në Shqipëri ka provuar se ai vend ka probleme të mëdha që pengojnë demokratizimin vendit e të cilat shkojnë përtej natyrës totalitare të regjimit të Enver Hoxhës dhe mungesës së një tradite demokratike."  Z. Biberaj pohon se këto probleme përfshijnë një numër faktorësh të tjerë historikë, ekonomikë dhe shoqëroro-politikë, e të cilët sipas tij, "së bashku me dështimet e përgjithshme të elitave politike të Shqipërisë post-komuniste që të shikojnë përtej interesave të tyre të ngushta partiake, të grupeve dhe klaneve", kanë ngadalësuar  ndjeshëm zhvillimet demokratike në vend.  Kjo është arsyeja, shkruan Biberaj, që tranzicioni demokratik në Shqipëri është aq i vështirë dhe demokratizimi aq i ngadalshëm, megjithë përparimet e shënuara në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.  Prandaj, mesazhi i këtij studimi nga një ekspert i njohur i çështjeve shqiptare është se "Shqipëria ka nevojë urgjente për të bërë reformat e nevojshme politike, ligjore dhe ekonomike", të cilat sipas Dr. Elez Biberajt janë "të doemosdoshme për të mbyllur më në fund procesin e tranzicionit post-komunist në një demokraci vërtetë të konsoliduar", në Shqipëri.

 Ai e pëfundon kapitullin duke shkruar se ndërkohë që, "Komuniteti Ndërkombëtar mund të japë ndihmesën dhe mbështetjen e tij drejtë konsolidimit të demokracisë së vërtetë,  më në fund është në dorë të forcave kryesore politike të Shqipërisë që ato vet të krijojnë një atmosferë besimi e bashkëpunimi midis tyre, t'i japin fund polarizimit politik që ka penguar përparimin e vendit dhe të arrijnë një konsensus shoqëror dhe politik për të ndërmarrë reformat e nevojshme thelbësore politike, ligjore dhe gjyqësore, për të cilat ka aq shumë nevojë vendi.  Që Shqipëria t'i realizojë këto objektiva, udhëheqsit e vendit duhet patjetër të heqin dorë nga interesat e tyre të ngushta personale dhe të marrin përgjegjësitë (që u kanë dhënë votuesit) për të zgjidhur një mori problemesh dhe sfidash me të cilat ka të ngjarë që vendi të përballet mbrenda një periudhe afat-shkurtë dhe afat-mesme", shkruan Elez Biberaj.

Këshilla e Dr. Elez Biberajt, njerit prej studiuesve dhe eskpertëve më të njohur të çështjeve shqiptare dhe europiane -- dhe njërit që vazhdimisht ka punuar për të mirën e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar -- është tepër aktuale këtë javë, ndërkohë që eurodeputeti Eduard Kukan vizitoi Shqipërinë të hënën në përpjekje për t'i dhënë fund ngërçit politik  duke rivendosur dialogun politik në Shqipëri midis forcave kryesore politike të vendit, objektiv ky që që sipas përfaqsuesit europian,    "është shumë i rëndësishëm për vendin nëse dëshirohet të ecet përpara me sukses në procesin e integrimit europian".



FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Barometri diplomatikAMERIKA NUK DIKTOI KURRFARË KOALICIONI, AS KURRFARË QEVERIE TË RE NË KOSOVËNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (12.23.2014)
TË IDENTIFIKOHET DËMI NJERËZOR, MË PAS DËMSHPËRBLIMI MORALNga SULEJMAN GJANA (12.19.2014)
VJEDHJA E PRONËS PRIVATE NË ULQIN KONSIDEROHET SI NGJARJE E VITITE Drejta e pronës është e drejtë e njeriutNga FRANK SHKRELI (12.18.2014)
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE (12.17.2014)
ÇFARË DO ZONJA BUÇPAPAJ KËTU – M’U HAKËRRUA ARBEN IMAMI NË MES TË PARLAMENTIT!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (12.17.2014)
NDËRROI JETË SHKRIMTARJA ROZI THEOHARINga FRANK SHKRELI (12.14.2014)
MUNGESA E GRUPIT TË PDsë NË KUVEND NUK ËSHTË NDIER - AS PRANIA E TIJ NUK DO TË NDIHETNga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.13.2014)
STOP KORRUPSIONIT!Nga FRANK SHKRELI (12.11.2014)
TË DREJTAT E NJERIUT, 365 DITË NË VITNga FRANK SHKRELI (12.09.2014)
NEOKOZMALLINJTË E AMERIKËS JANË NË NJË LINJË ME DULEN DHE JANULLATOSINNga ARTUR VREKAJ (12.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]