VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - THEMELET E BE-së PO THËRMOHENNga CHRISTOPH HASSELBACH, Deutsche Welle

                                                                                      

E Premte, 12.06.2024, 05:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
THEMELET E BE-së PO THËRMOHEN
Nga CHRISTOPH HASSELBACH, Deutsche Welle

E Martë, 02.03.2015, 07:42pm (GMT+1)



Asnjë vend i BE-së nuk mund t'i mbrojë më interesat e tij i vetëm në botë, por vetëm në bashkëpunim me anëtarët e tjerë.

Në Athinë fituesi i majtë të zgjedhjeve mendon se mund të bëjë shantazh ndaj pjesës tjetër të Evropës me kërkesat e tij financiare. Në Budapest, një kryeministër i djathtë nacionalist shpreh admirimin e tij për presidentin rus Putin. Dhe një kryeministër konservator britanik po e zgjeron sa më tepër Kanalin e La Manshës. Tre vetë - Aleksis Tsipras, Viktor Orban dhe David Cameron - janë përfaqësues të anulimit të pjesëve më të rëndësishme të një konsensusi evropian. Se ku do të çojë ky zhvillim, nuk është ende e qartë. Por e qartë është se ai është dramatik.

Ndihmë kundër reformave

Sipas radhës: në politikën ekonomike ka qenë deri tani konsensus se BE-ja e ndihmon një vend me shumë borxhe në qoftë se ky konsolidon buxhetin dhe e bën përmes reformave ekonominë e tij konkurruese. Vendet që i kanë pranuar këto kushte, kanë paguar një çmim të lartë në formën e papunësisë dhe shkurtimeve në fushën sociale. Megjithatë, ata i kanë bërë këto - vullnetarisht madje. Askush nuk i ka detyruar. Ata i kanë bërë duke e ditur se kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga mizerja dhe për të rifituar pavarësinë. Dhe donatorë qënë të gatshëm për ndihmë vetëm nëse plotësoheshin kërkesat për sakrifica.

Kjo politikë është shoqëruar me shumë ankesa, demonstrata, greva dhe debate të forta. Por në thelb konsensusi ekonomik mbeti, ndryshe uniteti i BE-së do të thyhej gjatë krizës së euros. Kur Alexis Tsipras mendon se mund të ketë gjithçka, pra mbështetjen e evropianëve të tjerë pa sakrifica nga Greqia, ai largohet nga baza e përbashkët. Eurozona mund ta përballojë tani ekonomikisht një largim të Greqisë. Por politikisht kjo do të ishte një katastrofë. Kjo do të thotë se evropianët do të lejojnë kalbjen e tyre. Por që tani imitues të ndryshëm në vende të tjera besojnë gjithashtu se mund t'i bëjë për vete votuesit e tyre me shpresa jorealiste për një shkurtim të rrugës së vështirë. Në rast se ndonjë qeveri ia arrin kësaj, solidariteti menjëherë do të merrte fund.

Gëzim në Kremlin

Edhe konsensusi për qëndrimin ndaj Rusisë është në rrezik akut. Sipas tij edhe nëse sanksionet nuk mund ta prapësojnë presidenti Putin nga politika e tij imperialiste dhe madje mund të dëmtojnë ekonomikisht vendet e BE-së, sanksionet janë të rëndësishme si një shenjë se Evropa nuk e pranon një zhvendosje të dhunshme të kufijve. Interesante është se si i majti Tsipras në Greqi dhe i djathti nacionalist Orban në Hungari, mendojnë se BE duhet të tregojë më shumë mirëkuptim ndaj Moskës.

Të paktën Orbani, por jo vetëm ai, shpreh madje edhe simpati të hapur për Putinin dhe stilin e tij politik, pra se si sillet Putini me opozitën, me mediat, me homoseksualët apo refugjatët. Dhe kjo nga ana e vet e stimulon Putinin, i cili përpiqet në mënyrë aktive për përçarjen e BE-së. Sepse një BE e përçarë ka pak mundësi për ta kundërshtuar Putinin.

Nëse çahen të gjitha digat


Së fundi, veçantitë e britanikëve. Ata e vënë në përgjithësi në pikëpyetje gatishmërinë Evropian për kompromis. Sado të justifikuara të jenë disa pretendime nga Londra për një ndarje të re të pushteteve në BE ose një politikë ekonomike më liberale - David Cameron dhe partia e tij i shtrojnë ato shpesh në mënyrë aq të ashpër dhe ultimative sa që të tjerët vetëm se mund mund t'i refuzojnë, nëse duan të ruajnë respektin për veten e tyre.

Fronte janë ngurtësuar plotësisht. Ndërkohë, nuk duket e pamundur që Britania do të dalë nga BE-ja pas një referendumi. Kjo në vetvete do të ishte një katastrofë. Sepse pas kësaj pritet që dhe në pjesën tjetër të BE-së të çahen të gjitha pengesat dhe digat. Vende të tjera mund të ndjekin menjëherë shembullin britanik apo të vendosin si kusht për anëtarësimin rritjen e kërkesave për përjashtime deri sa në fund vështirë se do të gjehet dot më një bazë e përbashkët.

Konsensusi nuk është vlerë në vetvete

Konsensusi nuk është vlerë në vetvete. Ka konsens të detyruar, të rehatshëm ose pa interes dhe për këtë arsye vetëm konsensus sa për sy e faqe. Por nëse evropianët luftojnë për të, e gjejnë më në fund dhe pastaj e përdorin atë për një qëllim të përbashkët, ajo është shumë e vlefshme. Asnjë vend i BE-së nuk mund t'i mbrojë më interesat e tij i vetëm në botë, por vetëm në bashkëpunim me anëtarët e tjerë. Kjo vlen si për vendet e mëdha si Gjermania dhe Britania e Madhe dhe për vendet e vogla si Greqia dhe Hungaria. Por për këtë është e nevojshme një bazë e përbashkët. Kushdo që e vë në pikëpyetje atë duhet të thotë, se cila mund të ishte alternativa.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI (02.03.2015)
SHUHET NJË FIGURË E RESPEKTUAR E GJERMANISËNga FRANK SHKRELI (02.02.2015)
FISHTËN BOTOJENI - MOS E PËRDHOSNINga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.02.2015)
KA SHUMË TË DREJTË ZONJA ELIDA BUÇPAPAJNga Prof. Dr. ESHREF YMERI (01.31.2015)
LËVIZJA E ARDHSHME E CAR PUTINITNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (01.30.2015)
KOSOVA NJË GETO NË ZEMËR TË EUROPËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.29.2015)
EUROPA E TËRË, E LIRË DHE NË PAQË, BIE OSE NGRIHET ME UKRAINËNNga FRANK SHKRELI (01.28.2015)
MËSIME TË GABUARA NGA PARISINga MICHAEL MÃœNZ, Deutsche Welle (01.27.2015)
ME SHKAS NGA POEZIA E FARUK TASHOLLIT – PSEUDORUGOVISTËVE - KËTYRE KAMALEONËVE INJORANTË E KOKËBOSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (01.26.2015)
NUK KA NEVOJË PËR PANIK - EVROPIA IU KA MBIJETUAR SULMEVE TERRORISTE EDHE MË PARËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (01.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]