Blog QYTETARË, KUPOLA MAFIOZE PO MERR NËN KONTROLL ÇDO GJË NË VENDIN TONË! Nga ROMEO GURAKUQI
E Enjte, 03.26.2015, 08:06am (GMT+1)
Socialiste, demokrate, Gege dhe Toske, qytetare shqiptare pa dallim bindjesh politike dhe preardhjeje krahinore!
25 dhe 26 mars 2015: mbreme definitivisht Shqiperia eshte vendosur nen sundimin e nje sistemi njepartiak i artikuluar permes partive te kontrolluara, nje prokurorie qe kontrollohet qartesisht nga nje dore e vetme, extra juridike; nje turme deputetesh pa karakter, pa ndergjegje humane, pa kurajo, as profesionale dhe as qytetare; turp i vendit; nje opozite naive, inkoherente, qe ne rezultat final merr pjese ne Shkeljen e Kushtetutes dhe European Convention of Human Rights, qe eshte pjese e brendshme e legjislacionit tone: kur konstatohen shkeljet e mesiperme, kur verehet perdorimi politik, extra juridik i organit te akuzes, kur konstatohet ekzistenca e nje establishmenti policor qe kercenon deshmitaret, zhduk proces -verbalet dhe filmimet e marra me vendim gjyqesor, kur manipulohen provat, kur ndodhet para skandalit te nje kupole Mafioze qe kontrollon çdo gje ne kete vend, ESHTE DETYRE E OPOZITES TE PENGOJE EDHE HETIMIN NE KETO KUSHTE. Neser gjerat do kthehen kunder saj: me radhe, me qetesi, me durim dhe me dashurine qe karakterizon establishmentin.
Duhet te kuptoni se vendi praktikisht ndodhet nen nje sistem tipik autoritar, me te gjitha pushtetET e kontrolluara nga nje burim i vetem i autoritetit, qe mund te beje gjithshka, ndaj kujtdo qe i del para Kupoles. Kjo kupole vepron ndaj gjithe popullit, socialist, demokrat, medias, qytetareve dhe intelektualeve. Ketu nuk behet fjale per LIRINE E NJE DEPUTETI VETEM, POR PER LIRINE E ÇDO QYTETARI. JEMI NE RRETHANAT E Delegjitimimit te institucioneve nga perdorimi i Shtetit per interesa partikulariste. NE KETE FORME KA FILLUE EDHE MUSSOLINI, TRUSTI I LULELAKRES NE GJERMANINE E VITEVE 1930', dhe po keshtu ka fillue edhe KOÇI XOXE ME ENVER HOXHEN 1945-1946. Beni si ta ndjeni, por duhet te kuptoni se keto dy data, do te shenohen si FILLESA E VENDOSJES SE REGJIMIT AUTORITAR. Nder te tjera, me ndihmen idiote, te nje opozite burracake dhe te padenje me e mbrojte ne kete forme KUSHTETUTEN DHE KARTEN E LIRIVE.
ROMEO GURAKUQI
|